Wednesday, March 17, 2021

Një tjetër i ri viktimë e COVID-19/ Humb jetën 31-vjeçari nga Kukësi

Një tjetër i ri, vetëm 31 vjeç, ka humbur betejën me COVID-19. Xhafer Gjana, me origjinë nga Kukësi, nuk i ka bërë dot ballë betejës me virusin e rrezikshëm.

Burime pranë Gazeta Shendeti bëjnë të ditur që i riu jetonte prej vitesh në Tiranë, por  ishte dërguar për të marrë shërbim mjekësor në qytetin e vendlindjes me frikën që në Spitalet COVID në Tiranë nuk do të merrte shërbimin e duhur për shkak të mbingarkesës.

Pavarësisht gjithë përpjekjes së mjekëve, i riu nuk ka mundur që t’ia dalë kundër këtij virusi vdekjeprurës.

No comments:

Post a Comment