Tuesday, March 2, 2021

Kompanitë kampione shqiptare për mjedis pune miqësor ndaj familjes

Studimet tregojnë se shumica e grave në Shqipëri përballen me një vendim kritik midis zgjedhjes së karrierës ose krijimit të një familjeje. Sipas Analizës së Politikave të Përgjegjshme Gjinore për Familjen në Shqipëri”, faktorë si përfitimet/mbështetja financiare, siguria ekonomike, aksesi në kujdesin për fëmijët dhe ndarja e pabarabartë e përkujdesjes, ndikojnë në vendimin e grave dhe aftësinë e tyre për të zgjedhur midis një karriere të sigurt ose krijimit të një familje. Vajzat dhe djemtë marrin pjesë në mënyrë të pabarabartë në aktivitete të papaguara dhe të paguara që në moshë shumë të re dhe si prindër gratë dhe burrat angazhohen dhe e shpenzojnë kohën ndryshe për kujdesin ndaj fëmijëve dhe shtëpisë. Kështu gratë shpenzojnë 88% të kohës kundrejt 16% të burrave për kujdesin e papaguar. Ndërkohë 32% e grave 15-19 vjeç nuk ndjekin shkollën ose nuk punojnë për shkak të përgjegjësive të tyre familjare. Covid19 e ka përkeqësuar më tej këtë situatë, duke rritur barrën e grave me përgjegjësitë përkujdesëse dhe punët e shtëpisë, ka ulur aksesin e tyre në tregun e punës, si dhe ka ndikuar në shëndetin e tyre mendor.

Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë (UNFPA) në Shqipëri prezantoi rezultatet e proçesit të skanimit të mjedisit në rreth 100 kompani private dhe dorëzimin e listës finale me 9 kompani që zbatojnë Politika Familjare të Përgjegjshme Gjinore në mjedisin e punës ndaj personelit të tyre.

Prezantimi pasqyroi një përmbledhje të analizës së të dhënave, duke përfshirë profilet e kompanive të përzgjedhura.

Kompanitë Kampione do të jenë partnerët kryesorë të UNFPA, duke u bërë modele pozitive në këtë nismë përmes punës së tyre, si edhe duke sjellë ndryshime konkrete për mjedise pune më miqësore për familjen, duke shpresuar që në këtë rrugëtim të ashkohen edhe kompani të tjera.

“Korniza ligjore për fuqizimin e gruas, promovimin e barazisë gjinore, luftën kundër dhunës, fuqizimin e familjes, lejen prindërore edhe për baballarët, të gjitha këto janë të barazvlefshme për të gjithë sektorë. Vënia e kompanive përpara përgjegjësisë, qoftë nëpërmjet një sistemi çertifikimi që verifikon investimin në barazinë gjinore apo përmes mekanizmave që inkurajojnë bizneset të grumbullojnë dhe raportojnë të dhëna se si e integrojnë barazinë gjinore në modelin e tyre të punës – këto do të ishin kritike nëse duam të arrijmë objektivat globale mbi barazinë gjinore.” – u shpreh Elsona Agolli, Analiste e Programit Gjinor në zyrën e UNFPA në Shqipëri.

Ndërsa Elona Fana, Menaxhere e Programit të Agjensisë Austriake për Zhvillim, si  mbështetës dhe partnerë në këtë projekt, nënvizoi: “Ne nuk mund të punojmë vetëm drejt barazisë gjinore, nuk mund të punojmë më vete. Ne duhet të shfrytëzojmë potencialin e sektorit privat për të adresuar sfidat ekzistuese dhe për të nxitur barazinë gjinore në punësim. Është e rëndësishme të pranojmë këtu që edhe punëdhënësit vuajnë nga pasojat e pabarazisë gjinore kur, për shkak të pamundësisë për të menaxhuar diversitetin gjinor, kompanitë humbin mundësinë për të punësuar dhe mbajtur talente në punë.”

Ky raport është pjesë e aktiviteteve dhe objektivave të projektit rajonal “Më shumë zgjedhje: Politikat Familjare të Përgjegjshme Gjinore për Sektorin Privat në Ballkanin Perëndimor dhe Moldavinë” i zbatuar nga UNFPA[1] dhe mbështetur financiarisht nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim (ADC).

Nëntë kompanitë e përzgjedhura kampion janë:

[1] Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë (UNFPA) në përputhje me misionin e tij për të promovuar shëndetin dhe të drejtat seksuale dhe riprodhuese, kërkon të krijojë një mjedis të mundshëm në të cilin të gjitha gratë dhe burrat do të ishin në gjendje të arrijnë nevojat e tyre të familjes, ndërsa ndjekin qëllimet e tyre të karrierës dhe çdo mundësi tjetër personale ose shoqërore.

No comments:

Post a Comment