Wednesday, March 10, 2021

Tri javë në intubim, humb jetën 22 vjeçarja nga Korça, mjekët arrijnë të shpëtojnë foshnjën

Një nënë e re 22 vjeçe nga Korça ka ndërruar jetë paraditen e sotme, pasi nuk e ka fituar dot betejën me Covid-19. E reja ishte e shtruar prej 1 muaji në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Nëna e re, një muaj më parë për shkak të gjendjes së rëndë bëri lindje të parakohshme. Më pas, u fut në intubim dhe sot bëhet me dije se ajo ka ndërruar jetë. Mjekët kanë arritur të shpëtojnë foshnjën e saj.

No comments:

Post a Comment