Thursday, March 18, 2021

Sokol Buba: Në kirurgjinë pediatrike ka rënë numri i ndërhyrjeve, shkak rënia e lindshmërisë

Ndërhyrjeve kirurgjikale nuk i nënshtrohen vetëm të rriturit por edhe fëmijet të cilët fillojnë që nga mosha 0-1 vjeç. Këto ndërhyrje nuk mund ti ndajmë ndërhyrje kirurgjikale të lehta apo të vështira. Kirurgjia Infatile është kirurgjia e cila bëhet me fëmijët e porsalindur. Në shërbimin e pediatrisë në QSUT janë dy lloje kirurgjishë, ajo infatile dhe pediatrike. Tek ajo pediatrike pacientët janë nga mosha 0-14 vjeç.  Në këtë shërbim dekadën e fundi kryhet edhe kirurgjia laparaskopike e cila funksionon më së miri. Në një intervistë për gazetën “Shëndeti Online” mjeku kirurg infatil Dr. Sokol Buba tregon më shumë rreth këtyre ndërhyrjeve dhe patologjive që prekin këtë grup moshë.

Dokor, çfarë është kirurgjia infantile?

Kirurgjia infatile është kirurgjia që bëhet me fëmijët e porsalindur nga 0-1 vjeç. Kirurgjia pediatrike përfshin një gamë më të gjërë moshe. Tek ne është nga 0-14 vjeç. Vende të ndryshme të Europës e kanë kirurgjinë pediatrike nga 0-16 ose 0-18.

Cilat janë patologjitë që prekin këtë moshë dhe që kanë nevojë për ndërhyrje?  

Janë të gjitha anomalitë kongenitale, të lindura, të cilat janë të shumta.

Disa prej tyre janë:

  • Defektet e aparatit abdominal (dhjamthi e thënë ndryshe në zhargonin popullor)
  • Herniet e kërthizës
  • Hernie inguinale
  • Hernie lina alba

Këto defekte janë më të lehtat.

  Anomalitë e lindura të traktit tretës të cilat janë:

  • Atrezia e ezofakut
  • Atrezia e doudenit
  • Atrezia e zorrëve të holla
  • Atrezia e zorrës së trashë
  • Atrezia e anusit (ka shumë fëmijë që me ekzaminimet e bëra që në lindje rezulton që janë pa anus)
  • Patologjitë e ndryshme të pulmonit

    Problemet kongenitale të aparatit urinar:

  • Fëmijë me defekte të veshkave
  • Defekte të sistemit të tërheqjes së urinës nga veshkat për në fshikzën e urinës

Anomalitë e lindura të penisit, të cilat janë përsëri të ndryshme.

Kjo është gama më e madhe e të gjithë kirurgjisë kongenitale që kryhen ne shërbimin e kirurgjisë në  pediatrinë ne QSUT-së. Gjithashtu janë edhe anomalitë e fituara.

A mund t’i kategorizojmë në ndërhyrje të “thjeshta” dhe ndërhyrje “të vështira”?  

Jo nuk mund t’i ndajmë në të thjeshta ose në të vështira. Për një mjek me eksperiencë ndërhyrjet mund ti duken të lehta, por asnjë ndërhyrje kirurgjikale nuk është e lehtë, sepse çdo ndërhyrje ka rrezikun se mund të shkojë keq. Po të bëjmë një kategorizim tjetër, ndërhyrje rutinë dhe operacione madhore, atëherë i ndajmë në:

Rutinë janë:

  • Herniet Inguinale
  • Apendiciti etj.

Ndërsa operacionet madhore ose të vështira janë:

  • Atrezia e ezofagut
  • Patologjitë e ndryshme të pulmonit etj

Për çdo ndërhyrje kirurgjikale përgatitja është e njëjtë, pavarësisht sa eksperiencë ka mjeku. Kirurgët kur ikin në shtëpi, ikin me kokën mbrapa, sepse na duket se në çdo moment do të na thërrasin për punë. Shtrihemi  dhe ngrihemi nga gjumi gjithmonë me idenë që dikush ka nevojë dhe dikush po na thërret, dhe po na pret me sytë nga ne.

Sa ndërhyrje mund të bëhen në ditë në pavionin e kirurgjisë pediatrike?

Mund të shkojnë 9-10 ndërhyrje në ditë. Ka dhe diçka tjetër tek ndërhyrjet dhe mua më vjen keq që po e përmend këtë sepse kemi dhe një plakje të popullatës tonë. Më përpara kemi patur një numër më të madh ndërhyrjesh sepse edhe numri  i lindjeve ishte më i madh. Po ti referohem viteve 90 kemi patur mbi 80.000 lindje në vit , ndërsa sot sipas të dhënave të INSTAT-it janë diku rreth 26-27.000 lindje në vit. Kjo ka probleme të tjera sociale, shoqërore, emigrim, migrim dhe mosha që ikën jashtë është mosha e re por, kemi dhe plakje të popullatës. Unë mund ta them më bindje këtë sepse nëse para 15 vitesh ne kishim mbi 20 Atrezi Ezofagu në vit, sot mund të kemi 4-5 raste të tilla në vit. Duke u ulur numri i lindjeve detyrimisht ulet dhe numri i patologjive.

Si po funksion kirurgjia laparaskopike në këtë shërbim?

Kirurgjitë laparaskopike është një kirugji relativisht e re si tek të rriturit ashtu dhe tek fëmijët. Është një kirurgji shumë bashkëkohore ku përfitimi i saj është në trajtimin sa më të mirë të sëmurit dhe pa dhimbje, gjithashtu edhe rikpuerimi është shumë i shpejtë.

Sa vite ka që është në funksion kjo lloj kirurgjie?

Ne po bëjmë dekadën e parë të përdorimit të saj. Si çdo gjë e re dhe e fillimit ne jemi shumë “të dashuruar” me këtë lloj kirurgjie.

Të gjitha ndërhyrjet i bëni me kirurgjinë laparaskopike?

Jo. Ne jemi të kufizuar në ndërhyrjet e bëra me ketë kirurgji. Kemi filluar nga ato më të lehtat dhe gjithmonë në progres për operacionet e mëdha.

A është e lehtë si procedurë pune?

Edhe kjo lloj ndërhyrje ka vështirësitë e veta. Nuk mund të fillosh dhe të mësosh dorën me pacientë. Kryesisht këto ndërhyrje ne i kemi bërë me kualifikime jashtë vendit, por shpresojmë që nga viti në vit ta rrisim gamën e këtyre operacioneve dhe rezulatet që kemi me këtë lloj kirurgjie.

Covdi-19 si po ndikon tek këto pacientë?

Sipas literaturës dhe të dhënave, Covid -19 tolerohet më mirë tek fëmijët. Kemi operuar fëmijë me COVID-19 pa e ditur që janë mbartës të COVID-19. Pas komplikacioneve që mund të jenë shfaqur gjatë interventit, u kemi bërë testime dhe kanë rezultuar pozitiv. Rezultatet janë të mira, fatmirësisht kushteve që e kalojnë virusin por edhe e punës së bërë. Duke filluar nga reanimatori, kirurgu, infermieri etj.

 

 

No comments:

Post a Comment