Tuesday, March 2, 2021

Varianti brazilian i COVID-19 më ngjitësi, dyshohet se prek edhe ata që janë vaksinuar

Pas variantit britanik dhe afrikano-jugor të koronavirusit të ri, vëmendja tani është përqendruar në variantin brazilian P.1, i cili sipas të dhënave është 2.2 herë më ngjitës se variantet e tjera.

Varianti brazilian ka shqetësuar të gjithë ekspertët shëndetësore, pasi vaksinat nuk janë shumë efektivë kundër tij, duke mos siguruar mbrojtje imune, dhe duke ri-infektuar personat që janë rikuperuar nga Covid në të kaluarën.

Ky është përfundimi i hulumtimit të ri nga shkencëtarët nga Brazili dhe Shtetet e Bashkuara, të cilët konsiderojnë nevojën urgjente për të testuar efektivitetin e vaksinave aktuale kundër këtij varianti.

Përmes një deklarate për shtyp, ministri i Shëndetësisë në Brazil, Eduardo Pazuello njoftoi se variantet e reja të koronavirusit kanë bërë që gjendja të dalë jashtë kontrollit në Brazil, me shtimin e numrit të vdekjeve dhe rasteve të infektuara.

No comments:

Post a Comment