Tuesday, March 16, 2021

Zbulohet një variant i ri i Covid-19 në Francë

Franca ka zbuluar një variant të ri të koronavirusit në rajonin francez të Bretanjës, tha Ministria Franceze e Shëndetësisë në një deklaratë të hënën vonë.

Sipas Reuters, deklarata e ministrisë së shëndetësisë shkruan se analiza fillestare nuk tregoi që ky variant i ri të ishte më serioz ose i transmetueshëm se të tjerët.

Ministria e shëndetësisë tha se varianti i ri ishte gjetur në një grup rastesh në një qendër spitali në Lannion.

Më parë, Presidenti Francez Emmanuel Macron kishte tha se Franca do të ndalojë administrimin e vaksinës AstraZeneca Covid-19 si një “masë paraprake” në pritje të një vlerësimi të ri nga rregullatori i ilaçeve të Bashkimit Evropian.

Vendimi i Macron erdhi pas një njoftimi të ngjashëm nga qeveritë gjermane dhe italiane.

No comments:

Post a Comment