Tuesday, June 30, 2020

Ndarja nga jeta e mjekut si pasojë e COVID-19, dr. Prifti: Raca shqiptare duhet të mbijetojë, bëjeni të mbijetojë, por jo me këtë kosto!

Mjeku Edvin Prifti ka shprehur sot ngushëllimet për ndarjen nga jeta të mikut të tij mjek Arjan Pushi, që ndërroi jetë për shkak të koronavirusit. Prifti thotë se me Pushin janë takuar para tre javësh dhe kanë biseduar për COVID-19, ndërkohë që bën thirrje që të gjithë të ruhen dhe të zbatojnë masat anti-koronavirusit, pasi ai nuk është një iluzion.

“Prof. Arian Pushi e përfundoi rrugëtimin e tij në këtë planet. U takuam bashkë tre javë më parë dhe bisedonim për covid-19. Qesharakja përmblidhet me tragjedinë. Arjan ti e dije dhe nuk e dije me çfarë po përballeshim.

Mas mediat të dhanë për të vdekur 24 ore më parë a thua se shprehnin kënaqësinë që një profesor i mjeksisë ishte në grahmat e fundit se zbatonte betimin e Hipokratit. Dhe ndërkohë shikon turmat e pa identifikuara, turma që rrokullisen në rrugët e Tiranës pa asnjë proteksion, apo disa delirantë dhe sharlatanë të mendimit që deklaronin me paturpësinë që covid-19 është thjeshtë një iluzion.

Raca shqiptare duhet të mbijetojë, bëjeni të mbijetojë, por jo me këtë kosto. Mjekët, infermierët, bijtë dhe bijat tuaj janë atje. Nuk ka më vijë të parë, të dytë dhe të shtatë. Janë atje duke luftuar për ju dhe për familjet tuaja.

Sot humbëm një koleg dhe mik. Humbëm një profesor të universitetit tonë. Nesër mbase do të jetë radha jonë, mbase do jetë radha ime, por kjo s’ka asnjë rëndësi! Ju jeni thelbi! Këtu nuk flitet më për individin, por për racën tonë. Mbrojeni, mbështeteni, mos u beni naiv dhe injorant siç jeni sjellë në shekujt e kaluar, luftoni për mbijetesë, kuptojeni, dhe lutuni shumë për veten tuaj, familjet dhe për ne mjekët tuaj që nuk ndaluam një ditë duke trajtuar dhembjet dhe sëmundjet tuaj.

Lamtumirë koleg i nderuar. Lamtumirë, kur u puqëm bashkë tre javë më parë dhe bisedonim për covid-19. Dhe në perjetësinë e mallkimit qofshin kush i thotë të kundërtën këtij populli që nuk ç’bën! Dashuria do të triumfojë mbi gjithçka,”-thotë Prifti.

Ndarja nga jeta e dr. Arjan Pushi, Dr. Ivanaj: Iku si hero i mjekësisë, dha jetën e tij në luftën ndaj COVID-19

Shefi i Shërbimit të Hermatologjisë, Profesor Doktor Arben Ivanaj, koleg me profesorin dhe mjekun e njohur Arjan Pushi, që u nda sot nga jeta për shkak të Covid-19, tha se Arjani iku nga jeta si një hero i mjekësisë.

Ivanaj u shpreh se profesori dhe mjeku Arjan Prushi bëri sakrifica të mëdha për të shëruar të gjithë të prekurit nga koronavirusi, madje duke e paguar edhe me jetën e tij.

“Është një lajm i hidhur, sepse largohet nga jeta një profesionist i shëndetësisë, një njeri që ka 33 vjet eksperiencë, e që fatkeqësisht është njeriu i parë nga bluzat e bardha që ndërron jetë nga Covid-19. Është lajm shumë i keq, për QSUT dhe të gjithë ne. Profesor Arjani po luftonte me jetën kishte 15 ditë. Ne shprehim ngushëllime të sinqerta për familjen e Arjanit. Ai ishte një nga pedagogët më të vjetër në Fakultetin e Mjekësisë.

Ishte një univers më vete Arjani, që me largimin e parakohshëm, la boshllëk të madh. Kjo tregon se virusi nuk bën shaka me askënd. I bëj thirrje popullatës që të respektojë masat e distancat sociale. Arjani iku si hero i mjekësisë QSUT nuk infekton njeri, por jep kujdes shëndetësor shumë të mirë. Jemi infektuar duke dhënë kujdes për të tjerët. Virusi, pavarësisht masave mbrojtëse, ndodh që edhe të infektojë, sepse ne luftojmë përditë me Covid-19. Një mjek e profesionist nuk mund të bëjë më shumë sesa të lërë jetën e vet duke luftuar me virusin. Ne në Shqipëri, si në Europë, kemi zbatuar rregullat e OBSH-së. Arjani gjithmonë kujtonte të afërmit e tij. Ai thoshte se Kristina sot bëri këtë e bëri atë, mori notë të mirë në shkollë etj. Ne nuk mund të zëvendësojmë dot Arjanin, por do të përpiqemi të jemi pranë Kristinës, Norës dhe prindërve të tij. Ngushëllimet më të sinqerta për profesor Arjanin. ”, tha shefi i shërbimit të Hermatologjisë Arben Ivanaj.

Ja sa do të jetë çmimi i ilaçit që lufton COVID-19!

Trajtimi me Remdesivir kundër Covid-19 do të kushtojë mesatarisht 3,120 dollarë për pacientët me sigurim vullnetar në SHBA.

Ilaçi i prodhuar nga kompania farmaceutike Gilead-it është aktualisht i vetmi që është aprovuar për t’u përdorur kundër koronavirusit në Shtetet e Bashkuara nga FDA (Administrata e Ushqimit dhe Barnave).

Kompania prodhuese deri më tani e ka shpërndarë falas ilaçin, por duke filluar nga 1 korriku, Remdesivir do të kushtojë më shumë se 3000 dollarë.

Më 26 qershor, Remdesivir u shndërrua në të parin ilaç kundër COVID-19.

Agjencia Evropiane e Barnave, EMA e ka miratuar atë për trajtimin e pacientëve të prekur nga infeksioni i koronavirusi, për fëmijët mbi 12 vjeç dhe për të rriturit që shfaqin simptomën e vështirësisë në frymëmarrje dhe kanë nevojë për respiratorë.

Ndërkohë më shumë se 30 ilaçe dhe vaksina po testohen në të gjithë botën kundër Covid-19. Në muajin maj, SHBA autorizoi përdorimin e këtij antivirali, deri dje i krijuar për të luftuar Ebola-n.

UNFPA: Pandemia po rrezikon të drejtat e grave dhe vajzave në mbarë botën

Një veprim urgjent, i përshpejtuar i nevojshëm për të ndaluar martesën e fëmijëve, përzgjedhjen e seksit të fëmijës (preferencën për djalë) dhe praktikat e tjera që dëmtojnë gratë dhe vajzat, sipas raportit të ri të UNFPA.

30 qershor 2020 – Çdo vit, miliona vajza në të gjithë botën u nënshtrohen praktikave që i dëmtojnë ato fizikisht dhe emocionalisht, me njohuri dhe pëlqim të plotë të familjeve, miqve dhe komuniteteve të tyre, sipas Raportit “Gjendja e Popullsisë së Botës 2020”, prezantuar sot nga UNFPA, agjensia e Kombeve të Bashkuara për shëndetin seksual dhe riprodhues.

Të paktën 19 praktika të dëmshme që ne njohim, duke filluar nga hekurosja e gjirit deri tek testimi i virgjërisë, konsiderohen shkelje të të drejtave të njeriut, sipas raportit të UNFPA, i cili përqendrohet në tre ato më të përhapurat: gjymtimi i organeve gjenitale të femrave, martesa e hershme / e fëmijëve dhe paragjykimet ekstreme ndaj vajzave në favor të djemve.

“Praktikat e dëmshme kundër vajzave shkaktojnë një traumë të thellë dhe afatgjatë, duke ua hequr atyre të drejtën për të arritur potencialin e tyre të plotë,” deklaroi Drejtoresha Ekzekutive e UNFPA-së, Dr. Natalia Kanem.

Këtë vit, rreth 4.1 milionë vajza i janë nënshtruar gjymtimit të organeve gjenitale. Sot, 33,000 vajza nën moshën 18 vjeç detyrohen të martohen, zakonisht me burra shumë më të moshuar. Gjithashtu, një preferencë ekstreme për djemtë përkundrejt vajzave në disa vende ka nxitur përzgjedhjen e seksit të njëanshëm të gjinisë ose një neglizhencë ekstreme, që çon në vdekjen e fëmijëve apo rezulton në 140 milionë «femra të humbura».

Në Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore, martesa e fëmijëve është përgjithësisht e paligjshme dhe në përgjithësi në rënie, por përsëri praktikohet gjerësisht në pjesë të rajonit (deri në 15% të grave ishin martuar para moshës 18 vjeç në disa vende; dhe në disa komunitete një në dy gra ishte martuar herët në moshë fëminore).

Preferenca për djemtë mbetet gjithashtu e zakonshme në Evropën Lindore, përfshirë Shqipërinë, dhe rajonin e Azisë Qendrore, duke rezultuar në raporte të pabalancuara të lindjeve midis djemve dhe në një pjesë të Kaukazit të Jugut dhe Evropës Juglindore, pasi atje lindin më shumë djem se vajza.

Vendet që kanë ratifikuar traktatet ndërkombëtare, siç është Konventa për të Drejtat e Fëmijëve, kanë për detyrë t’i japin fund këtyre praktikave të dëmshme. Shumë prej tyre janë përgjigjur me hartime ligjesh, por vetëm ligjet nuk janë të mjaftueshme.

Dekada të tëra përvoje dhe hulumtimi tregojnë se qasjet nga poshtë-lart që vijnë nga komunitetet dhe grupet në terren janë më të mira për të sjellë ndryshime, thuhet në raportin e UNFPA.

“Këto praktika të dëmshme kanë një shkak thelbësor të përbashkët: nënvlerësimin e përhapur dhe të vazhdueshëm të vajzave dhe grave,” thotë Alanna Armitage, Drejtoresha Rajonale e UNFPA për Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore. “Por ne po shohim që normat sociale po zhvendosen në drejtimin e duhur dhe ekziston një mundësi e vërtetë që të punojmë së bashku – qeveri, shoqëri civile, influencues dhe persona model për t’u ndjekur – ne mund t’i ndalojmë praktikat që dëmtojnë vajzat, duke i lënë pas si një gjë e së kaluarës.”

Programet për të ndryshuar normat diskriminuese sociale janë efektive në eliminimin e praktikave të dëmshme, por ato nuk duhet të përqendrohen vetëm në këto praktika. Përkundrazi, ato duhet të adresojnë çështje më të gjera që ndikojnë në pozicionin e varësisë së grave dhe vajzave, të drejtat e tyre të njeriut dhe përmirësimin e statusit të tyre dhe aksesit në oportunitete dhe mundësi, thuhet në raport.

Në përgjithësi, ndalimi i martesës së fëmijëve dhe gjymtimit të organeve gjenitale femërore në të gjithë botën është e mundur brenda 10 viteve, duke rritur përpjekjet për t’i mbajtur vajzat në shkollë më gjatë dhe për t’u mësuar atyre aftësi jetësore, si edhe duke angazhuar burrat dhe djemtë në ndryshimet shoqërore. Investimet që kapin shumën prej 3.4 miliardë dollarë në vit deri në vitin 2030, do t’i jepnin fund këtyre dy praktikave të dëmshme dhe do t’i jepnin fund vuajtjes së rreth 84 milion vajzave, tregon raporti.

Ndërsa është arritur përparim në ndalimin e disa praktikave të dëmshme në të gjithë botën, pandemia COVID-19 kërcënon të ndikojë negativisht. Një analizë e kohëve të fundit zbuloi se nëse shërbimet dhe programet mbeten të mbyllura për gjashtë muaj, një shtesë prej 13 milionë vajzash mund të detyrohen të martohen dhe 2 milionë vajza të tjera mund t’i nënshtrohen gjymtimit të organeve gjenitale femërore nga tani deri në 2030.

Pandemia mund të rrisë rrezikun e martesave të detyruara e në moshë të hershme si një strategji për të zvogëluar barrën ekonomike në familje. Dhe bllokimet, mbylljet e shkollave dhe kufizimet e lëvizjes po prishin rutinat e vajzave adoleshente dhe sistemet e tyre mbështetëse.

“Pandemia vë më shumë vajza në rrezik dhe kërcënon të minojë përparimin që kemi bërë,” thotë Armitage. “Ne duhet të dyfishojmë përpjekjet tona për të siguruar që vajzat kudo ku janë, të jenë plotësisht në gjendje të gëzojnë të drejtat e tyre, të bëjnë zgjedhje për jetën e tyre dhe trupat e tyre.”

 

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 69 raste të reja dhe 3 humbje jete në 24 orët e fundit

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 69 raste të reja dhe 3 humbje jete në 24 orët e fundit

25 të shëruar në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet të gjithë qytetarëve të të tregojnë kujdes me ruajtjen e higjienës personale, me mbajtjen e distancës fizike, vendosjen e maskës në ambiente publike

Monday, June 29, 2020

Ndërron jetë pacienti 69 vjeçar në spitalin infektiv

Një pacient 69-vjeçar nga Shkodra ka ndërruar jetë në spitalin infektiv në QSUT, i konfirmuar me COVID19, i shtruar prej 10 ditësh në gjendje të rëndë.

Gjendja e tij është përkeqësuar si pasojë e vështirësisë në frymëmarrje dhe pavarësisht terapisë intensive medikamentoze dhe kujdesit të stafit mjekësor, 69-vjeçari, i cili vuante nga hipertensioni, nuk ka mundur të mbijetojë.
Që nga fillimi i epidemisë, 59 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19, ndërsa vijon të ketë raste të rënda që po trajtohen në shërbimin infektiv. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët të tregojnë kujdes, të mbajnë maskën dhe të respektojnë distancën nga njëri-tjetri si dhe bizneset të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë, për të ruajtur shëndetin e qytetarëve.

Ndërron jetë mjeku i parë në vend si pasojë e Covid-19

Mjeku i njohur hematolog, Arjan Prushi ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-19. Prushi, është viktima e parë mes bluzeve të bardha të prekur nga koronavirusi që nuk ja doli të mbijetojë. Sipas Abc News, mjeku ishte i shtruar prej ditësh në spitalin Infektiv në gjendje të rëndë. Nuk dihet ende nëse mjeku ka patur ndonjë sëmundje shoqëruese që ka përkeqësuar edhe më gjendjen.

Lajmin e ka bërë publik një prej kolegëve të tij përmes një statusi, ku ka shprehur ngushëllimet familjarëve.

“U dorëzua një mjeshtër i punës që ndër vite dha një kontribut madho në shërbimin e hematologjisë në vendin tonë dhe mbarë trevat tona ku ka shqiptarë.

Dhe edukoi profesionalisht breza mjekësh ndër vite në vendin tonë! Shpirti i tij u prehtë në paqe! Dhe ngushëllime familjarëve!”- shkruan ai përmes një statusi në Facebook.

Situata e Covid-19 në vend mbetet problematike pas numrit të përditshëm të shtuar të rasteve pozitive dhe viktimave.

Humb jetën shoferi i Urgjencës në Tiranë, ishte infektuar nga COVID-19

Punonjësi i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Artur Ndreu është ndarë nga jeta. Lajmin e ka bërë me dije Qendra Kombëtare Urgjencës Mjekësore, e cila shkruan se Ndreu ishte dhënës i ndihmës së parë, shofer ambulance dhe njeri i dedikuar në shërbimin e urgjencës paraspitalore të Tiranës.

Mësohet se Ndreu ishte infektuar me COVID-19 dhe kishte marrë pushim për t’u vetë-karantinuar në shtëpi.
“QKUM shpreh ngushellime familjes dhe te afermeve. Artur Ndreu, i palodhur dhe kudo ndodhur! Arturi dhenes i ndihmes se pare, shofer ambulance dhe njeri i dedikuar ne sherbimin e urgjences paraspitalore te Tiranes. Fatkeqesisht u nda nga jeta ne menyre te pa pritur. Do ti mungosh familjes, pacienteve, kolegeve, urgjences, miqve dhe shokve. Lamtumire Artur, te qofte dheu i lehte!”, shkruan QKUM.

Dy viktima orët e fundit nga COVID-19, gruaja nga Tirana u infektua në një spital privat

Dy viktima të tjerë janë registruar në 24 orët e fundit në Shqipëri si pasojë  Covid-19.

Referuar të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetesise një paciente 78 vjeçare nga Tirana, e transferuar nga një spital jopublik, ka ndërruar jetë në spitalin infektiv.

Pavarësisht trajtimit intensiv në reanimacion, gruaja  e moshuar nuk ia ka dalë dot.

Ndërkohë viktima e dytë është një pacient 83 vjeçar nga Durrësi, që gjithashtu kishte qënë në terapi intensive. Ai vuante nga hipertensioni.

Në total numri I personave që kanë humbur jetën në vendin tonë është 58, nga të cilët 32 janë në qarkun Tiranë dhe 10 në qarkun Durrës.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bëri të ditur se për të katërtën javë të vijimit të epidemisë vazhdon një situatë serioze e rasteve të konfirmuara pozitive me Covid19, e rasteve që kanë kërkuar shtrim në spital apo rasteve në terapi intensive.

COVID-19/ “Situatë serioze”, Ministria e Shëndetësisë njofton të dhënat e sotme

COVID-19/ “Situatë serioze”, Ministria e Shëndetësisë njofton të dhënat e sotme

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit nga 371 teste të kryera janë konfirmuar 64 raste të reja pozitive me Covid-19 në vendin tonë.

Për të katërtën javë të vijimit të epidemisë vazhdon një situatë serioze e rasteve të konfirmuara pozitive me Covid19, e rasteve që kanë kërkuar shtrim në spital apo rasteve në terapi intensive. Një tjetër trend në rritje janë edhe rastet që kanë pësuar humbje jete. Të gjithë këta indikatorë tregojnë që virusi po vijon me të njëjtin intensitet transmetueshmërie dhe po paraqet raste me shenja klinike.

“Prandaj u drejtohemi si çdo ditë, qytetarëve që të mos e ulin vigjilencën dhe të zbatojnë masat e vendosura, të mbajnë maskën kudo ku nuk është e mundur të ruhet distancimi fizik, kurse bizneset të zbatojnë protokollet e miratuara, për të ruajtur punonjësit por edhe qytetarët të cilëve u shërbejnë.
Në 24 orët e fundit, referuar shërbimit infektiv, një paciente 78 vjeçare nga Tirana, e transferuar nga një spital jopublik, ka ndërruar jetë në spitalin infektiv, megjithë trajtimin intensiv në reanimacion dhe një pacient 83 vjeçar nga Durrësi, në terapi intensive, i cili vuante nga hipertensioni. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve”, u tha ndër të tjera në deklaratë.

Vijon të ketë shtrime në spitalin infektiv ku aktualisht po trajtohen 84 pacientë, 11 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar. Pavarësisht rasteve ditore të identifikuara pozitivë, lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 54 qytetarë, duke e çuar në 1438 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Ndërkohë kanë vijuar testimet në Laboratorin e Virologjisë në ISHP dhe gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 371 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 64 raste pozitive. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 15 raste në Tiranë, 13 në Krujë, 11 në Shkodër, 7 në Durrës, 4 në Lezhë, nga 3 raste në Kukës, Pukë, 2 në Kurbin, dhe nga 1 rast përkatësisht në Korçë, Elbasan, Vlorë, Berat, Mat, Pogradec.

Në vendin tonë aktualisht janë 970 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju fton për t’u treguar të kujdesshëm për respektimin e distancës fizike me njëri-tjetrin, evitimin e kontakteve, shtrëngimit të duarve dhe përqafimeve, ruajtjen e higjienës personale. Mbajtja e maskës është domosdoshmëri për të parandaluar përhapjen e infeksionit në ato ambiente ku nuk ruani dot distancën. Biznese, bar, kafe, restorante, zbatoni me rigorozitet protokollet higjieno-sanitare të sigurisë. Kryeni shërbimin vetëm në ambientet e hapura dhe jo të mbyllura, duke respektuar distancimin fizik sipas udhëzimit të autoriteteve shëndetësore. Të nderuar qytetarë evitoni festat apo ceremonitë me më shumë se 10 persona në këto ambiente, dhe për më tepër duhet të jenë të rrethit të ngushtë familjar. Respektimi strikt i masave të vendosura do të ruajnë shëndetin tuaj dhe njerëzve tuaj të dashur. Nëse keni shenja të sëmundjes telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127 dhe në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid-19”, u përmbyll deklarata.

COVID-19 – Statistika (29 Qershor 2020)
Testime totale 26663
Raste pozitive 2466
Raste të shëruara 1438
Raste Aktive 970
Humbje jete 58 (Qarku Tiranë 32, Durrës 10, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 7, Kukës 1, Elbasan 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 358
Durrës 198
Shkodër 155
Vlorë 100
Fier 47
Lezhë 39
Korçë 28
Kukës 18
Elbasan 13
Gjirokastër 7
Berat 6
Dibër 1

Tritan Kalo: COVID është ulur këmbëkryq mes nesh, ja çelësat për zgjidhjen e kësaj sfide!

Mjeku i njohur infeksionist Tritan Kalo e ka nisur ditën me një tjetër mesazh të fortë për situatën aktuale në vend, duke shkruar se duhet t’i bëhemi krahë njëri-tjetrit në këtë sfidë mbarëbotërore që ka shkaktuar Covid-19.

Me një postim ne faqen e tij të “Facebook”, bashkë me apelin për ndërgjegjësim, kërkon edhe bashkëpunimin e te gjithëve.

“MIRËBESIMI dhe MIRËKUPTIMI mes nesh si kolegë si dhe i yni me publikun, i cili për asnjë çast të mos e nënvlerësojë kujdesin ndaj vetes dhe të afërmve të tij, MBETEN çelësat e zgjidhjes së kësaj sfide që ka vënë në vështirësi jetën e të gjithëve….BASHKË me siguri NE do ja dalim mbanë”, shkruan Kalo.

Postimi i plotë:

“Kohë Kovidiane… PUNA, PËRKUSHTIMI dhe PROFESIONALIZMI duhet të prevalojnë këto kohë në Shëndetësinë tonë Publike dhe jo vetëm….Si Mantelbardhë DUHET t’i bëhemi krah njëri-tjetrit në këtë sfidë mbarëbotërore….TEORIZIMET për PROTAGONIZËM por jo për ZGJIDHJE praktike të ardhura këto javë nga burime si të brendëshme po ashtu edhe të jashtëme, sidomos kur ato në harkun kohor të disa javëve kundërshtojnë njëra-tjetrën, NUKU sjedhin ndonjë dobi në përballjen me këtë sfidë, përkundrazi… Sars-Cov2/Covid-19 është ulur tashmë këmbëkryq në mesin tonë…. JO me mërira dhe hatërmbetje të pavlera, që disa i sjedhin në vëmëndjen tonë këto kohë, KUR të tëra energjitë tona intelektuale dhe jo vetëm duhen përmbledhur në mirëmenaxhimin e kësaj sfide, që ishte, është dhe ndoshta do mbetet me shumë shqetsime edhe për vende me fuqi ekonomike dhe sisteme shëndetsore më të mirëpajisura e më mirë të financuara se Sistemi ynë Shëndetsor….MIRËBESIMI dhe MIRËKUPTIMI mes nesh si kolegë si dhe i yni me publikun, i cili për asnjë çast të mos e nënvlerësojë kujdesin ndaj vetes dhe të afërmve të tij, MBETEN çelësat e zgjidhjes së kësaj sfide që ka vënë në vështirësi jetën e të gjithëve….BASHKË me siguri NE do ja dalim mbanë….Javë të mbarë miq, kolegë e bashkëatdhetarë!!!”.

Kohë Kovidiane…PUNA, PËRKUSHTIMI dhe PROFESIONALIZMI duhet të prevalojnë këto kohë në Shëndetësinë tonë Publike dhe jo…

Posted by Tritan Kalo on Sunday, June 28, 2020

Sunday, June 28, 2020

Rritet sërish numri i të prekurve me Covid-19, infektohen 72 persona gjatë 24 orëve të fundit

Dr. Rovena Daja
Instituti i Shëndetit Publik

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën epidemiologjike në vend ku vijon të ketë raste të reja por edhe shtrime të reja në spital apo pacientë që kanë nevojë për terapi intensive.
U drejtohemi me një lutje gjithë qytetarëve dhe bizneseve të jenë rigoroz në zbatimin e protokolleve të sigurisë, të vendoset detyrimisht maska në shërbim, edhe nga çdo qytetar kur është e pamundur ruajtja e distancës fizike, si e vetmja mënyrë për kufizimin e përhapjes së infeksionit.
Një 70 vjeçar nga Shkodra dhe një 54 vjeçar nga Tirana, të konfirmuar me Covid19, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, kanë ndërruar jetë në spitalin infektiv, megjithë kujdesin e mjekëve dhe terapinë intensive. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve.
Vijon të ketë shtrime në spitalin infektiv ku aktualisht po trajtohen 77 pacientë, 15 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar.
Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 38 qytetarë, duke e çuar në 1384 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Ndërkohë kanë vijuar testimet në Laboratorin e Virologjisë në ISHP dhe gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 374 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 72 raste pozitive.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 19 të prekur në Tiranë, 9 në Krujë, nga 8 raste në Shkodër, Durrës, Pukë, nga 4 raste në Sarandë dhe Vlorë, nga 3 raste në Fier, Lushnje, 2 në Lezhë, dhe nga 1 rast në Korçë, Elbasan, Has, Kavajë.
Në vendin tonë aktualisht janë 963 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

Të nderuar qytetarë, rastet ditore do të vazhdojnë të shfaqen në ndërmarrje biznesi, institucione, nëse ju nuk zbatoni rregullat e vendosura.
E vetmja mënyrë për të ndaluar përhapjen e infeksionit është duke ruajtur distancën fizike, duke vendosur maskën kur nuk ruani dot distancën, duke ruajtur higjienën personale, bizneset dhe institucionet duke respektuar protokollet e përcaktuara. Respektimi strikt i masave të vendosura do të ruajnë shëndetin tuaj dhe njërëzve tuaj të dashur.
Shkelja e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezik për jetën dhe shëndetin e të tjerëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju rikujton se për sa kohë nuk ka një vaksinë, qytetarët duhet të përshaten me normalitetin e ri dhe të përshtasin sjelljen e tyre duke u kujdesur për zbatimin strikt të çdo rregulli të vendosur.
Telefononi nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.
Mos i neglizhoni shenjat e sëmundjes. Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga Covid19.

COVID-19 – Statistika (28 Qershor 2020)
Testime totale                         26292
Raste pozitive                          2402
Raste të shëruara                      1384
Raste Aktive                             963
Humbje jete                              55 (Qarku Tiranë 31, Durrës 9, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 6, Kukës 1, Elbasan 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë     371
Durrës     181
Shkodër     162
Vlorë     103
Fier         48
Lezhë     33
Korçë     26
Kukës     15
Elbasan     12
Gjirokastër 7
Berat      5

Saturday, June 27, 2020

COVID-19/ 61 raste të reja, 2 viktima brenda 24 orëve të fundit

48 të shëruar në 24 orët e fundit. Vijon të ketë shtrime të reja me simptoma të rënduara si pasojë e Covid19

Genta Qirjako
Instituti i Shëndetit Publik

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet gjithë qytetarëve dhe bizneseve të jenë të kujdesshëm dhe të jenë rigoroz në zbatimin e protokolleve të sigurisë. Kjo është e vetmja mënyrë që të kufizojmë përhapjen e infeksionit. Sjellja individuale është përcaktuese në këtë betejë me Covid19.
Dy qytetarë e kanë humbur betejën me Covid19 në 24 orët e fundit.
Një 59 vjeçare nga Lushnja me insuficencë renale kronike dhe disa sëmundje të tjera bashkëshoqëruese dhe një pacient 77 vjeçar nga Vlora, i cili vuante nga hipertensioni, që trajtohej prej 10 ditësh në terapi intensive nuk kanë mundur të mbijetojnë pavarësisht mjekimit intensiv dhe pëpjekjeve maksimale të stafit mjekësor.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve.
Vijon të ketë shtrime në spitalin infektiv ku aktualisht po trajtohen 81 pacientë, 12 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar.
Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 48 qytetarë, duke e çuar në 1346 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Kanë vijuar testimet në Laboratorin e Virologjisë në ISHP dhe gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 355 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 61 raste pozitive.
Një pjesë e konsiderueshme e rasteve lidhen me ndërmarrje me shumë punëtorë, ndërkohë që vazhdon hetimi për raste të reja.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 12 të prekur në Tiranë, 11 në Vlorë, 7 në Durrës, nga 5 raste në Kukës dhe Divjakë, nga 3 raste në Pukë, Korçë, Kurbin, 2 në Krujë dhe nga 1 rast përkatësisht në Shkodër, Fier, Lezhë, Has, Mirditë, Kamëz, Sarandë, Fushë-Arrëz, Selenicë, Belsh.
Në vendin tonë aktualisht janë 931 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.
Nisur nga fakti se ditet e fundit po vihet re shtim i rasteve në aktivitete biznesi, ndërmarrje me shumë punëtorë, institucione publike dhe private, i bëjme apel të gjithëve: Ju lutemi respektoni rregullat.
E vetmja mënyrë për të ndaluar përhapjen e infeksionit është duke ruajtur distancën fizike prej 1.5 metër nga njëri tjetri, duke ruajtur higjienën personale dhe duke larë duart vazhdimisht, bizneset dhe institucionet duke respektuar protokollet e përcaktuara.
Maskat janë një domosdoshmëri për t’u mbajtur kudo ku ambienti është i mbyllur, në spitale, qendra shëndetësore, dyqane, supermarkete, parukeri, taksi, ambiente pune, zyra shërbimesh dhe kudo në ambiente publike ku nuk ruhet dot distancimi.
Qytetarët duhet të shmangin grumbullimet masive pasi janë burim infeksioni, të evitojnë ceremonitë mortore dhe vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye.
Telefoni në linjën e gjelbër 0800 40 40 me mjekun tuaj të familjes, për këshillim psikologjik apo informacion për Covid19.
Nëse keni shenja klinike, nëse dyshoni se jeni i prekur me Covid19, eshte e rendesishme te qendroni te izoluar dhe telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127.

COVID-19 – Statistika (27 Qershor 2020)
Testime totale                         25918
Raste pozitive                          2330
Raste të shëruara                      1346
Raste Aktive                             931
Humbje jete                              53 (Qarku Tiranë 30, Durrës 9, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 5, Kukës 1, Elbasan 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë     359
Durrës     180
Shkodër     156
Vlorë     96
Fier         44
Lezhë     31
Korçë     26
Kukës     16
Elbasan     11
Gjirokastër 7
Berat      5

____________________________

Dr. Tritan Kalo: COVID-19 mund të marrë jetën e pacientëve të çdo moshe

Përmes një postimi në Facebook, mjeku Tritan Kalo bën thirrje të mos biem pre e atyre që i cilëson si idiotësi të mosekzistencës së Sars-Cov2/Covid-19.

Bëhet fjalë për një virus dhe një sëmundje me DY kuptimshmëri njëthelbësore, e cila DUHET marë sa më seriozisht…..CORONA-VIRUS = Virus me Kurorë mbi kokën e tij, POR edhe mbi KOKËN tonë nëse largohemi nga kjo jetë e NUK tregojmë kujdes ndaj një virusi të tillë…..CO-VID = Bashkë – Zbrazëse e shëndetit si dhe e jetëve tona, nëse përsëri NUK bëjmë kujdes ndaj një infeksioni të tillë shëndet dhe jetëmarrës”, shkruan Kalo.

 

Më tej shprehet:

 

“Një sëmundje e tillë MUNDET të marë jetën e pacientëve të çdo moshe….FLAS nga ajo që unë dhe kolegët e mi të nderuar në COVID-1/Shërbimin e Sëmudjeve Infektive të QSUT “Nënë Tereza”, po vijojmë të përjetojmë në vijën e parë të përplasjes me këtë infeksion….DURIMI dhe PËRKUJDESJA ndaj vetes dhe të tjerëve, mbeten thelbësore edhe sot e kësaj dite për tu përballur me këtë sfidë….MIRËKUPTIMI dhe MIRËBESIMI reciprok në këtë sfidë, me këtë “flamë mbarëbotërore” duhen vlerësuar për çdo sekondë, sepse JANË dy “armët” tona më të sigurta në këtë betejë sociale…”

 

Lexoni më poshtë postimin e plotë:

“JETËT tona janë të pakthimta dhe shumë të vlefshme…..MOS vijoni të bëheni pre e IDIOTËSIRAVE të mos ekzistencës së Sars-Cov2/Covid-19…..Bëhet fjalë për një virus dhe një sëmundje me DY kuptimshmëri njëthelbësore, e cila DUHET marë sa më seriozisht…..CORONA-VIRUS = Virus me Kurorë mbi kokën e tij, POR edhe mbi KOKËN tonë nëse largohemi nga kjo jetë e NUKU tregojmë kujdes ndaj një virusi të tillë…..CO-VID = Bashkë – Zbrazëse e shëndetit si dhe e jetëve tona, nëse përsëri NUKU bëjmë kujdes ndaj një infeksioni të tillë shëndet dhe jetëmarrës….BESOJ se dëgjoni dhe informoheni se çfarë po ndodh në botën mbarë, por MË PAK vëmëndje ndaj lojrave me shifrat dhe interpretimin e tyre shpesh konfuz prej shumë GJITHOLLOGËVE….Ju rikujtojmë se Sars-Cov2/Covid-19 PREK ÇDO MOSHË….Një sëmundje e tillë MUNDET të marë jetën e pacientëve të çdo moshe….FLAS nga ajo që unë dhe kolegët e mi të nderuar në COVID-1/Shëbimin e Sëmudjeve Ibfektive të QSUT “Nënë Tereza”, po vijojmë të përjetojmë në vijën e parë të përplasjes me këtë infeksion….DURIMI dhe PËRKUJDESJA ndaj vetes dhe të tjerëve, mbeten thelbësore edhe sot e kësaj dite për tu përballur me këtë sfidë….MIRËKUPTIMI dhe MIRËBESIMI reciprok në këtë sfidë, me këtë “flamë mbarëbotërore” duhen vlerësuar për çdo sekondë, sepse JANË dy “armët” tona më të sigurta në këtë betejë sociale….MOS e zhbëni për asnjë çast për ndonjë qejfmbetje jo thelbësore, vlersimin tuaj ndaj heroizmit dhe vetësakrifikimit të mantelbardhëve, infermjerëve, farmacistëve, sanitareve, barrelmbajtësve, teknikëve të imazherisë, punonjësve të koordinimit e administratës si dhe punonjësve të rendit, të cilët venë në rrezik jetët e tyre për të shpëtuar shendetin dhe jetët tuaja…..BASHKË dhe vetëm BASHKË do mundemi me siguri të mbrijmë në fund të tynelit pak sa të gjatë, POR ku edhe drita jeshile për daljen mbanë në këtë sfidë Sars-Cov2/Covid-19 vijon të ndrijë….Together forever!!!”

Friday, June 26, 2020

Covid-19: Situata serioze në spitalin infektiv, MSHMS apel bizneseve

48 të shëruar në 24 orët e fundit. Vijon të ketë shtrime të reja me simptoma të rënduara si pasojë e Covid19

Dr. Eugena Tomini
Instituti i Shëndetit Publik

Situata epidemiologjike në vend po vijon në javën e 16 të epidemisë, por në 3 javët e fundit kemi një intensitet të lartë të hasjes së rasteve pozitive me Covid19. Kemi gjithashtu dhe një numër të lartë të rasteve që kërkojnë trajtim spitalor dhe terapi intensive. Kjo situatë, lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me kriterin epidemiologjik, siç është periudha e gjatë e inkubacionit 14 ditor, si dhe mos respektimi i masave të vendosura për ndërprerjen e trasmetimit të virusit.

Ndaj Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për të gjithë qytetarët, bizneset, institucionet, respektoni masat e vendosura dhe protokollet e miratuara të sigurisë, si e vetmja mënyrë për të mbrojtur veten dhe të afërmit tuaj.
Gjatë 24 orëve të fundit, për fat të keq dy qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen, pavarësisht asistencës së madhe të mjekëve dhe trajtimit mjekësor.
Dy humbjet e jetës kanë qenë të papritura. Një 76 vjeçar nga Tirana, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, pasi ishte përmirësuar pas 15 ditësh trajtim, ka pësuar tromboemboli pulmorare. Dhe një 54 vjeçar në gjendje të rëndë, me insuficencë renale, ka ndërruar jetë në urgjencën e spitalit. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve.

Situata paraqitet serioze në spitalin infektiv ku aktualisht po trajtohen 87 pacientë, 15 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar.
Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 48 qytetarë, duke e çuar në 1298 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Ndërkohë kanë vijuar testimet në Laboratorin e Virologjisë në ISHP dhe gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 402 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 77 raste pozitive.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: Tirana 28 raste, Shkodra 13 raste, Durrësi dhe Korça me nga 5 raste; nga 4 raste Delvina dhe Berati; nga 3 raste në Fier, Kurbin dhe Pukë; nga 2 raste në Elbasan dhe Kamëz; nga 1 rast përkatësisht në Krujë, Tropojë, Librazhd, Gjirokastër, Sarandë.
Në vendin tonë aktualisht janë 920 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.
Kanë vazhduar testimet serologjike në Laboratorin e Mikrobiologjisë në QSUT. Janë kryer 3380 testime në personel shëndetësor me një pozitivitet të përgjithshëm 6%.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet çdo sipërmarrje turistike dhe të gjithe pushuesve të zbatojnë protokollin e masave anti-Covid19 përgjatë gjithë sezonit.
Stafi i shërbimit, në kontaktet me pushuesit / vizitorët duhet të mbajë në mënyrë të domosdoshme maskat mbrojtëse. Në strukturat akomoduese duhet të ruhet distancimi fizik jo më pak se 1.5 metër.Të zbatohen me rigorozitet masat e pastrimit dhe dezinfektimit në të gjitha zonat bufe, bare, restorante, kuzhina në të gjitha strukturat akomoduese.
Të tregohet kujdes në përdormin e ashensorit në strukturat akomoduese që e disponojnë atë, duke respektuar masat e distancimit dhe të higjienës.
Të kryhet dezinfektimi i krevateve të plazhit, shërbimeve higjienike dhe aksesorëve të ndryshëm në mënyrë periodike. Të respektohet hapësira midis çadrave dhe ndenjëseve të pushuesve në distancë jo më pak se 3.5 m dhe të evitohen grumbullimet shoqërore.
Kontaktoni nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik, apo informacion për Covid19. Nëse dyshoni se jeni të prekur duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127.
COVID-19 – Statistika (26 Qershor 2020)
Testime totale 25563
Raste pozitive 2269
Raste të shëruara 1298
Raste Aktive 920
Humbje jete 51 (Qarku Tiranë 30, Durrës 9, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 5, Kukës 1, Elbasan 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 375
Durrës 174
Shkodër 154
Vlorë 84
Fier 44
Lezhë 27
Korçë 25
Kukës 13
Elbasan 12
Gjirokastër 7
Berat 5

Dasho: “Ekspertëve” u ka ngelur ora tek larja e duarve, mbajtja e dorezave dhe teshtitja në brryl

Erion Dasho, Ekspert i Shëndetit Publik

Sot situata e COVID po përjeton rritje në shumë vende dhe rajone të botës, ndër to edhe në Shqipëri. Por megjithë ngjashmërinë në dukje, ajo që ndan si me thikë vendet është përafrimi ndaj epidemisë, diku profesional dhe diku amatoresk.

Ç’po ndodh Shqipëri?

1. Shqipëria është akoma pa një strategji funksionale megjithëse kanë kaluar gjashtë muaj nga shfaqja e epidemisë së COVID në botë. Ka dokumente që quhen strategji, por edhe dokumenti më i fundit “Strategjia e Rihapjes” nuk është duke u zbatuar. Të paktën, jo për sa u takon tre indikatorëve të alertit.

2. Shqipëria ka një komitet ekspertësh i cili ka humbur besimin e publikut. Para disa javësh përgjigja shqiptare ndaj COVID dhe, sidomos, karantina u bënë deri objekt i një parodie therëse që përmbledh në pak minuta zemërimin qytetar ndaj mënyrës se si u trajtua pandemia në Shqipëri.

3. Shqipëria ka një ekip teknicienësh që përpiqet të kontrollojë epideminë në shekullin 21 me metoda të shekullit të 19, pa teste të mjaftueshme, pa masa inteligjente, thjesht me një grup epidemiologësh të stërmunduar që akoma rendin pas pacientëve dhe kontakteve.

4. Shqipëria nuk ka arritur akoma të kthejë në zona të sigurta spitalet, administratën, bizneset, transportin dhe supermarketet. “Ekspertëve” u ka ngelur ora tek larja e duarve, mbajtja e dorezave dhe teshtitja në brryl.

5. Shqipëria po përjeton rinisjen e shtrimeve në spital, pranimeve në reanimacion dhe vdekjeve, çka përbën kambanë alarmi për përkeqësim të gjendjes.

SOT NUK DUHET HUMBUR KOHË DHE DUHET FILLUAR NGA RIFITIMI I BESIMIT TË PUBLIKUT!

POR!!!

BESIMI I PUBLIKUT NUK FITOHET DUKE I THËNË QYTETARIT “RESPEKTO MASAT”, KUR TI, SI SHTET, NUK ARRIN T’I RESPEKTOSH ATO NË ADMINISTRATË DHE NË SPITALET PUBLIKE!

BESIMI I PUBLIKUT NUK FITOHET DUKE FSHEHUR TRANSMETIMIN E COVID NË SPITALE, AS DUKE MBYLLUR SHËRBIME TË TËRA NË QSUT, POR DUKE I BËRË SPITALET TË SIGURTA!

BESIMI I PUBLIKUT NUK FITOHET PA TESTIME MASIVE. TESTIMI ËSHTË BAZA E KONTROLLIT TË COVID. PËRVEÇ PARANDALIMIT DHE KONTROLLIT, TESTIMI NDIHMON DIAGNOZËN DHE TRAJTIMIN E HERSHËM DUKE MOS LEJUAR QË SËMUNDJA TË ZHVILLOHET NË STADE TË AVANCUARA, KU RREZIKOHET SHËNDETI DHE JETA!

BESIMI I PUBLIKUT NUK FITOHET PA KËRKUAR NDJESË PËR GABIMET E BËRA DERI TANI DHE PA LANÇUAR NJË PARTNERITET ME PUBLIKUN NË PËRPJEKJE PËR TË NDALUAR PËRHAPJEN E MËTEJSHME TË COVID!

PIKA E KTHESËS NË PËRGJIGJEN SHQIPTARE NDAJ COVID ËSHTË PIKËRISHT RIFITIMI I BESIMIT TË PUBLIKUT! GJITHÇKA DUHET TË NISË ATY!

Thursday, June 25, 2020

Bino: Mjekët e QSUT-së kanë tangërllëk, nuk e mbajnë maskën

Javën e fundit kemi patur një rritje të ndjeshme të infektimeve me COVID-19, por ajo çfarë e bën më shqetësuese situatën është se një pjesë e mirë e tyre ishin punonjës të personelit shëndetësor ose pacientë të QSUT-së.

Këtë fakt e ka pranuar dhe shefja e Departamentit të Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino.

Sipas saj, përhapja e virusit në qendrat shëndetësore, dhe në QSUT, ka ardhur si pasojë e pakujdesisë së personelit mjekësor, të cilët nuk respektojnë protokollet e sigurisë madje disa prej tyre, sipas saj, kanë tangërllëk dhe nuk e vendosin maskën.

“Në këto 67 raste nuk është vatër QSUT dhe as poliklinika. Ka pasur raste nga QSUT por s’mund të themi vatër. Natyrisht problemi i QSUT ka qenë tepër i rëndësishëm por dua të theksoj që mjekët, punonjësit shëndetësor nuk janë më kot më të rrezikuarit, dhe sfida kryesore është në mbrojtjen e tyre.

Kjo lidhet me edukimin  e tyre për tu mbrojtur. Po të ishte kështu do ishin infektuar të gjithë poliklinikat e vendit. Nuk kemi patur grumbullime të stafit që të kemi pasur shpërthim epidemik. Institucioni shëndetësor nuk duhet të jetë një vend ku pacienti shkon për tu kuruar dhe sëmuret.

Kjo ka ndodhur përpara 2 javëve dhe ne jemi përpjekur ta adresojmë së bashku me QSUT e cila ka ngritur edhe një grup hetimi. Tani po përfundojmë bashkërisht hetimin e shkaqeve që kanë çuar në këtë gjendje. Dua të them se problemi kryesor ka qenë moszbatimi i rregullave të kontrollit të infeksionit.

Mos përdorimi i maskës dhe mjeteve mbrojtëse të stafit, QSUT në përgjithësi ka një lloj tangërllëku, më falni që po e them por ndoshta është elita- profesorët. Dhe shpesh herë edhe kur ja u kërkon këtë  me domosdoshmëri ata nuk e mbajnë, pra mbajtja e maskës është e detyrueshme.

Hyrje dhe daljet që nuk lidhen me të sëmurët nuk duhet të ndodhin, duhet një qëndrim strikt në mënyrë që masat e kontrollit të infeksionit të zbatohen”, tha Bino në “Byro Politike”. Burimi: Fjala

Mjeku letër Ramës: Ka dy metoda natyrale për trajtimin e COVID-19

Mjeku natyropat Arben Gjoni thotë që periudha e izolimit duhet të shërbente për të mësuar nga përvoja e vendeve të tjera, pasi kjo pandemi s’mund të luftohet me këshilla të epokës së gurit. Sipas doktorit, aktualisht ka dy metoda natyrale për trajtimin e COVID-19, plazma e gjakut dhe ozonoterapia. Kjo e dyta, vë në dukje ai, është kura më efikase, më e shpejtë, më e thjeshtë dhe me shumë pak shpenzime.

Kjo metodë trajtimi në Itali ka nisur të aplikohet që prej muajit mars. Përmes një letre të hapur drejtuar Kryeministrit Rama dhe ministres së Shëndetësisë, Manastirliu, mjeku Gjoni kërkon që edhe në vendin tonë të hartohet një ligj për përdorimin e ozonoterapisë. “Kur kjo terapi aplikohet që në fillim, pacienti del negativ brenda 10 ditësh dhe asnjë nuk përfundon në intubim ose shtrim në spital. Pra, në një kohë të shkurtër dhe pa pasoja për jetën mund ta kalojmë të gjithë shumë shpejt. Përmes saj bëhet i mundur eliminimi i virusit, duke e nxjerrë 100% jashtë loje sepse nuk mund të lidhet dot me receptorët e qelizave dhe e dyta furnizon direkt organet dhe vetë mushkërinë me oksigjen, edhe kur ajo nuk punon 100%, e treta nuk lejon koagulimin e gjakut, e katërta forcon mikrocircolacionin etj., për më tepër nuk ka asnjë efekt anësor”, vihet në dukje në letrën e doktorit.

LETRA E PLOTË

Duke parë situatën pas hapjes nga COVID-19 dhe duke parashikuar një situatë akoma më të rëndë se kjo, dua t’ju jap disa informacione që do t’ju ndihmonin shumë në përballimin e shpejtë, pa izolim dhe pa shumë viktima të pandemisë. Uroj që të mos e neglizhoni, siç neglizhuat letrën e parë të marsit. Në atë letër ju tregoja se ka edhe protokolle të tjera për të luftuar këtë virus, por askush s’e vuri ujin në zjarr. Unë mbeta në Tiranë nga 9 marsi deri në 9 qershor. Tani, falë riatdhesimeve, jam kthyer në Itali dhe po bëj karantinën e detyruar në shtëpi. Mund të them meqë isha i pranishëm në Shqipëri, se faza e parë e pandemisë pothuajse nuk ekzistoi te ne, sepse populli u izolua totalisht. Por tani që u hapëm, fillon pandemia e vërtetë dhe duhet të kishim shfrytëzuar këta muaj për të zgjedhur kurën më të mirë të mundshme dhe me më pak shpenzime nga përvoja e vendeve të tjera. Nuk duhet pritur vetëm vaksina, sepse njerëzit po vdesin dhe duhet të kurohen sa më mirë dhe shpejt të jetë e mundur.

Është për të ardhur keq për mjekësinë e sotme ku pas mijëra vjet ekzistencë të njerëzimit, i cili ka shkuar edhe përtej sistemit diellor, të luftojë një pandemi vetëm me disa këshilla elementare të epokës së gurit. Kjo, jo sepse ne nuk kemi kura kundër virusit, por burokracia në mjekësi dhe disa arsye të tjera interesash lanë në hije kurat e thjeshta ekzistuese dhe me pak shpenzime.

Më konkretisht, gjatë pandemisë dolën të suksesshme edhe dy terapi natyrale, ajo e ozonoterapisë dhe e plazmës me antitrupa të fituara pas shërimit. Kjo e fundit mund të ketë edhe efekte anësore apo probleme të tjera organizative dhe nuk vlen në rastin e Shqipërisë. Ndërsa ozonoterapia doli kura më efikase se çdo kurë tjetër, më e shpejtë, më e thjeshtë dhe me shumë pak shpenzime. Drejtuesit e spitaleve të Lombardisë, duke zbatuar autonominë e tyre dhe parimin e shpëtimit të jetës, e anashkaluan burokracinë duke aplikuar në fund të marsit në spitalet e Lombardisë protokollin shkencor të shoqatës SIOOT, e cila përdoret nga rreth 3000 mjekë në të gjithë Italinë, si në spitale shtetërore dhe klinika private. Ky protokoll mori aprovimin nga ISS “Istituto Superiore di Sanita” në datën 24 mars 2020 dhe një ditë më vonë filloi të zbatohej në spitalet e Bergamos, më pas u përdor në 15 spitale të tjera të Lombardisë, ku vazhdon të përdoret edhe sot e kësaj dite.

Çfarë është ozonoterapia? Është marrja e 200ml gjak nga pacienti pozitiv ose i sëmurë dhe pasurimi i tij me një raport përzierjeje oksigjeni dhe ozoni. Pas përzierjes, gjaku i hidhet përsëri pacientit. E gjithë procedura zgjat 20 min dhe bëhet 1 herë në ditë. Përzierja bëhet nga një aparaturë e posaçme e certifikuar CE dhe me ndihmën e një bombole oksigjeni.

Çfarë bën kjo përzierje në organizëm? Përveç shumë të tjerave që do t’i lexoni më poshtë, ato më kryesoret janë eliminimi direkt i virusit, duke e nxjerrë 100% jashtë loje, sepse nuk mund të lidhet dot me receptorët e qelizave dhe e dyta furnizon direkt organet dhe vetë mushkërinë me oksigjen, edhe kur mushkëria nuk punon 100%, e treta nuk lejon koagulimin e gjakut, e katërta forcon mikro-circolacionin etj…..për më tepër nuk ka asnjë efekt anësor.

Përdorimi i ozonoterapisë në spitalet shtetërore apo klinikat private është një vlerë e shtuar e sistemit shëndetësor, pasi kuron me dhjetëra sëmundje të tjera. Kjo është totalisht në dorën tuaj.

Në mars, një nga anëtarët e task-forcës anti-COVID tha që s’kemi prova shkencore për këtë kurë.

Tani le të flasim me fakte shkencore:

Nga faktet e mëposhtme po ju them vetëm një, më kryesorin, ku nga 25 të intubuar dhe të pashpresë për jetën, 15 prej tyre dolën nga intubimi pas 5 ditë terapie, ndërsa 3 të tjerë dolën më pas dhe vetëm 7 vdiqën, pasi për ta ishte shumë vonë. Kur kjo terapi aplikohet që në fillim, pacienti del negativ brenda 10 ditësh dhe asnjë nuk përfundon në intubim ose shtrim në spital. Pra, në një kohë të shkurtër dhe pa pasoja për jetën mund ta kalojmë të gjithë shumë shpejt.

Sa për informacion, po ju njoftoj se Parlamenti i Brazilit ka aprovuar këto ditë ligjin Nr. 1383/20 mbi përdorimin e ozonoterapisë në spitalet shtetërore. Ndërsa në Itali përdoret prej më shumë se 15 vitesh nëpër spitale dhe në klinika private. Prandaj do t’ju këshilloja edhe ju që të bëni një ligj për përdorimin e ozonoterapisë në Shqipëri. Njëkohësisht duhen kualifikuar dhe certifikuar rreth 30 ose më shumë mjekë për përdorimin e ozonoterapisë dhe protokollit SIOOT. Këta 30 mjekë duhen shpërndarë në 10 qendra në të gjithë Shqipërinë me nga 3 mjekë dhe 3 infermierë për çdo qendër dhe shërbim 24-orësh. Një qendër trajtohen rreth 75 pacientë në ditë, ndërsa 10 qendra shërbejnë për rreth 750 pacientë të infektuar në ditë, që është një shifër mjaft e lartë për të përballuar çdolloj situate. Kjo terapi mund të aplikohet vetëm ose në mbështetje të terapive ekzistuese, të cilat i vendos personeli mjekësor sipas rastit.

Në këtë mënyrë nuk do jeni të detyruar të mbyllni asgjë dhe jeta do vazhdojë normalisht.

Nëse ky plan ju duket interesant, unë dhe presidenti SIOOT, Prof. Marianno Franzini, do t’ju ndihmonim në çdo drejtim të mundshëm që shqiptarët të kishin një kurë më shumë në luftën me këtë virus apo ndonjë tjetër në të ardhmen. Po ju rikujtoj se jeni betuar që do përdorni çdo kurë të mundshme mbi tokë për zhdukjen e pandemisë në Shqipëri. Nëse jeni në atë post, jeni edhe prej votës sime, prandaj vendosni që shqiptarët të marrin të njëjtën kurë që marrim edhe ne në Itali. Mundohuni ta ndiqni këshillën time sepse jemi ende në kohë. Ju siguroj që do dilni faqebardhë dhe të gjithë do bëjmë plazh sivjet. Në faqen SIOOT keni të gjitha intervistat dhe shpjegimet shkencore nga presidenti i SIOOT, Prof. Marianno Franzini, për argumentin në fjalë.

Me respekt dhe shpresë Arben Gjoni, mjek parandalues natyropat. /Panorama

Ndërron jetë 66 vjeçari në QSUT, i konfirmuar me COVID-19

Një pacient 66-vjeçar nga Tirana ka ndërruar jetë në spitalin infektiv në QSUT, i konfirmuar me COVID-19, i shtruar prej një jave në gjendje të rëndë.

“Gjendja e tij është përkeqësuar si pasojë e vështirësë në frymëmarrje dhe pavarësisht frymëmarrjes së drejtuar, terapisë intensive medikamentoze dhe kujdesit të stafit mjekësor, 66-vjeçari, i cili vuante nga diabeti dhe hipertensioni, nuk ka mundur të mbijetojë. “, njofton ministria.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët të tregojnë kujdes në zbatimin e rregullave në përditshmëri dhe bizneset të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë, për të ruajtur shëndetin e qytetarëve. Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor dhe Task-Forca anti-COVID vijojnë të jenë në terren 24/7 për monitorimin dhe kontrollin e zbatimit të protokolleve të sigurisë.”

Që nga fillimi i epidemisë, 49 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19, ndërsa vijon të ketë raste të rënda që po trajtohen në shërbimin infektiv.

78 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit në vend

Testimi i bërë në personat e dyshuar gjatë 24 orëve të fundit ka konfirmuar 78 raste të reja me COVID-19 në vendin tonë.

Njoftimi i MSH:

Dr. Flutura Beqo Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën me dije situatën epidemiologjike në vend, ku vijon të ketë shtrime të reja në spital, vijon të ketë rritje të të prekurve nga Covid19, pothuajse në të gjithë Shqipërinë.

Ndaj ftojmë çdo qytetar të tregojë kujdes me ruajtjen e higjienës personale, me mbajtjen e distancës fizike, vendosjen e maskës në ambiente publike.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 344 testime për të dyshuar të prekur me Covid19 nga të cilat janë konfirmuar 78 raste pozitive.

Një pjesë e mirë e rasteve ditore lidhen me kontakte të rasteve të mëparshme pozitive, ndërkohë që vazhdon hetimi për raste të reja.

Numrin më të lartë të të prekurve ditorë e ka Shkodra me 14 raste, në Krujë janë identifikuar 13 të prekur, Tirana ka 12 raste, 9 janë identifikuar në Pukë, 6 në Delvinë, nga 4 raste në Gjirokastër, Vlorë, Kukës, nga 2 raste në Kamëz, Durrës, Fier, dhe nga 1 rast përkatësisht në Kurbin, Korçë, Kavajë, Lushnje, Mirditë, Pogradec.

Ndërkohë që në spitalin infektiv aktualisht po trajtohen 76 pacientë, 14 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar.

Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 33 qytetarë, duke e çuar në 1250 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Në vendin tonë janë aktualisht 894 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet të gjithë qytetarëve të respektojnë masat e vendosura, ndërsa bizneset të zbatojnë protokollet e miratuara të sigurisë.

Qytetarë, mbani duart të pastra dhe mos e prekni fytyrën.
Lani duart sa më shpesh për të paktën 20 sekonda.

Ruani distancën fizike në ambientet publike.

Kudo kur kjo nuk është e mundur, vendosni maskë apo barrierë mbrojtëse.

Bizneset të sigurojnë vazhdimisht elementët e higjienës si sapun, letër për pastrimin e duarve, dezinfektantë.

Siguroni ajrosjen e mire, pastrimin dhe desinfektimin e ambjenteve të punës.
Përdorni maskat apo barrierat mbrojtëse gjatë kohës që u shërbeni qytetarëve.

Task forca anti-covid nuk do të tolerojë shkelje të rregullave të sigurisë duke e konsideruar rrezik për shëndetin e qytetarëve.

Mininistria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet qytetarëve të shmangin vendet me grumbullime, pasi janë burim për përhapjen e infeksionit.

Kontaktoni nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40 me mjekun e familjes për barnat me rimbursim, apo infromacion për Covid19.

Nëse dyshoni se jeni të prekur duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127.

COVID-19 – Statistika (25 Qershor 2020)

Testime totale 24711
Raste pozitive 2192
Raste të shëruara 1250
Raste Aktive 894

Humbje jete 48 (Qarku Tiranë 27, Durrës 9, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 5, Kukës 1, Elbasan 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 370
Durrës 176
Shkodër 153
Vlorë 79
Fier 41
Lezhë 26
Korçë 20
Kukës 12
Elbasan 9
Gjirokastër 6
Berat 2

Tritan Kalo ka një mesazh për të gjithë: E pafalshme të ulet vigjilenca nga stafi mjekësor

Ditët e fundit, është raportuar një rritje të ndjeshme e numrit të të infektuarve nga COVID-19. Mjeku Tritan Kalo ka përcjellë një mesazh për të gjithë, përfshirë edhe personelin shëndetësor, për situatën e krijuar nga koronavirusi.

Teksa ripërsërit thirrjen për qytetarët që të respektojnë masat kunër koronavirusit, mjeku kritikon ashpër edhe stafin mjekësor të QSUT, që së fundi është kthyer në burim infeksioni, duke infektuar edhe pacientët.

“ËSHTË e PAFALSHME që Personeli i Dhënies së Përkujdesit Mjeksor t’a ulë vigjilencën ndaj rrezikut të infektimit prej Sars-Cov2/Covid-19, duke shtuar shkallën e infektimit të tyre POR edhe duke u bërë disa herë burim i infektimit për të tjerët”, shkruan ai.

Mesazhi i plotë i Kalos:

KOHË KOVIDIANE…..KOHË për më shumë KUJDES dhe jo për FRIGIM apo PANIK….PËR JU bashkëqytetarë që ende jeni sy dhe mëndjehapur…Ju miq, shokë e kolegë që ende OKSIGJENONI si dhe sa duhet, arësyetimin dhe qëndrimin tuaj ndaj infeksionit me Sars-Cov2/Covid-19….Ditët e fundit vërehen tre dukuritë e mëposhtëme në sfidën ndaj tij: 1- shtimi i rasteve në përgjithsi, 2- shtimi i të sëmurëve në spitalin Covid-1, si dhe 3- prekja edhe e moshave të reja deri dje të pa prekura….NUKU bëhët fjalë aspak për një “Con-virus” ose “Con-flu” (“virus budalla” ose “grip budalla”), sikundër mundet t’a keni dëgjuar apo lexuar edhe në shtypin apo TV e huaj….SARS-COV2/COVID-19 është “një virus inteligjent”, REAL dhe sëmundje e vdekje-shkaktues….

Të dhënat nga e mbarë Bota e vërtetojnë këtë gjë….Më mirë se kushdo tjetër janë të SËMURËT e prekur nga format e rënda të këtij infeksioni, ata/ato që mundet më qartë të mbështesin shpjegimet e mësipërme, si dhe të cilët me bindje të plotë janë kundër çdo DONKISHOTIZMI për mos ekzistencën e këtij infeksioni, të përhapura shpesh nga disa GJITHOLLOGË apo ANAL-ISTË jo profesionistë të fushave të Epidemiologjisë, Infektologjisë, Virologjisë, Imazherisë apo Imunologjisë…..VETËNDËRGJEGJËSIMI mbetet KYÇI i suksesit në sfidën tonë me Sars-Cov2/Covid-19….

NUKU është e pamundur të kujdesesh ndaj vetes si dhe ndaj atyre që gjallojnë rreth jush, të mbash higjenën e duhur personale, kolektive dhe të mjedisit të punës, shkollës apo të jetës së përditëshme, ti ajrosësh ato sa më shpesh, të eleminosh sa të jetë e mundur grumbullimet jo jetësore, të hidrosh sa më shpesh trupin tënd, të ushqehesh sa më variueshëm dhe sa më shëndetshëm sipas mundësive, POR të shprehësh njëkohësisht edhe SOLIDARITET me ata që janë në nevojë dhe në mungesë të tij, të ecësh në natyrë apo buzë lumenjve, liqenjve e detit që NATYRA na i ka falur me bujari, të ekspozohesh ndaj diellit jetë-zgjatës dhe jetë-dhënës, të mbash maska në mjediset e mbyllura dhe aty ku lëvizin shumë njerëz, të respektosh distancimin fizik kur dhe ku është e mundëshme….TË GJITHA këto janë masa lehtësisht të zbatueshme, POR që në fund të fundit rezultojnë edhe jetë-shpëtuese….

KAQ pak vlerë ka jeta e jonë sa të luajmë papërgjegjshmërisht me të???….PËRSE nënvlerësohet jo rrallë VETËIZOLIMI i këshilluar i personave pozitiv për Covid-19, çka është një DETYRIM moral, social si dhe ligjor….ËSHTË e PAFALËSHME që pas një mbrojtje prej pothuajse tre mujore të moshave të treta dhe të atyre me ko-morbozitete, t’i ekspozojmë ato kaq brutalisht e frikshëm ndaj kësaj sëmundje…..ËSHTË e PAFALSHME që Personeli i Dhënies së Përkujdesit Mjeksor t’a ulë vigjilencën ndaj rrezikut të infektimit prej Sars-Cov2/Covid-19, duke shtuar shkallën e infektimit të tyre POR edhe duke u bërë disa herë burim i infektimit për të tjerët…SARS-COV2/COVID-19 është edhe për shumë kohë mes nesh dhe ndaj tij DUHET vijuar, të ushtrohet kujdesi maksimal për të mos u i infektuar…Ju duam, ju respektojmë dhe jemi pranë jush për t’ju ndihmuar në çdo kohë….BASHKË dhe me MIRËBESIM reciprok NE me shumë siguri do ja dalim edhe kësaj sfide jetësore me Sars-Cov2/Covid-19!!!

Pjepri duhet konsumuar me kujdes nga diabetikët, ja si ta kombinoni një vakt    

Përgatiti për Gazetën Shëndet Plus, Nutricionistja: Francesca Basha

Pjepri, në veçanti është një diuretik i shkëlqyeshëm, mbron lëkurën dhe shikimin dhe ka një veprim të mirë antioksidant. Le të shohim më në detaje se cilat janë të gjitha përfitimet e këtij fruti të shijshëm.

Antioksidant dhe antitumoral

Falë sasisë së lartë të beta-karotenit të pranishëm në pjepër, ky frut ka një aktivitet të shkëlqyeshëm antioksidues, kështu që konsumi i tij rekomandohet të parandalojë dëmtimin e shkaktuar nga radikalet e lira, pra plakjen e qelizave dhe tumoret.

Ul presionin e gjakut

Kaliumi që përmbahet në pjepër ndihmon për të stimuluar diuresën dhe për këtë arsye për të eleminuar lëngjet e tepërta, duke zvogëluar kështu vlerat e presionit të gjakut.

Mbron shikimin

Prania e Vitaminës A në pjepër garanton shëndetin e syve, duke mbrojtur kundër degjenerimit makular, një patologji e shkaktuar gradualisht gjatë procesit të plakjes së syrit.

Stimulon sistemin imunitar

Përmbajtja e lartë e vitaminës C  mbron nga sulmet nga viruset dhe bakteret pasi stimulon sistemin imunitar.

Kundërshton mbajtjen e ujit dhe celulitin

Përmbajtja e lartë e ujit në pjepër dhe sasia e mirë e kaliumit stimulojnë diuresën dhe për këtë arsye kundërveprojnë mbajtjen e ujit dhe shfaqjen e celulitit. Parandalon sulmet në zemër dhe goditjet Ky veprim mbrojtës është për shkak të një substance që përmbahet në pjepër, adenozinë, e cila ka një veprim të hollimit të gjakut duke zvogëluar rrezikun e këtyre patologjive.

Mban të shëndetshme veshkat

Falë përmbajtjes së lartë të ujit, konsumimi i pjeprit stimulon diuresën dhe për këtë arsye i mban të shëndetshme veshkat.

Promovon nxirjen e lëkurës ndaj diellit ne menyre fiziologjike

Pjepri, si të gjitha bimët me ngjyrë portokalli, është e pasur me beta-karoten, një substancë që stimulon prodhimin e melaninës, promovon nxirjen e lekurës në menyrë të shëndetshme ndihmon në mbrojtjen e saj nga dëmtimet e rrezeve UV.

Pjepri: si ta zgjedhim dhe ta konsumojmë

Para së gjithash, le të shohim se si të zgjedhim një pjepër

Lëkura e jashtme: për të zgjedhur një pjepër rekomandohet  të prekni lëkurën e tij të jashtme. Një pjepër në nivelin e duhur të pjekurisë do të ketë lëkurë paksa të butë, ndërsa nëse lëkura është shumë e fortë do të thotë që pjepri është akoma i papjekur ose, përkundrazi, nëse ështe shumë i butë, atëherë pjepri tashmë është shumë i pjekur; Aroma: një pjepër në shkallën e duhur të pjekurisë lëshon një parfum të mirë ndërsa një pjepër akoma e papjekur nuk do të nuhasë fare dhe një pjepër i pjekur do të ketë një erë të fortë. Këshillohet gjithashtu të blini pjepër me lëkurën e pa dëmtuar, pa mavijosje. Pjepri duhet të hahet i freskët, pasi të keni hequr lëvoren dhe farat. Mund të shijohet si një meze e lehtë e mëngjesit ose e pasdites dhe mund të përdoret gjithashtu për të përgatitur smoothie dhe lëngje që shuajnë etjen. Kombinime të shkëlqyera do ti keni  me luleshtrydhe, pjeshkë, limon, tranguj, selino ose kajsi. Një racion optimale e pjeprit  është rreth 150 gr, e barabartë me rreth 2 feta. Pjepri mund të përdoret gjithashtu për vetitë e tij kozmetike: lëngu i pjeprit  mund të përdoret në lëkurën e ekspozuar në diell për efektin e tij freskues dhe dekompestues. Mund të përdorim gjithashtu pjepër për të bërë një maskë për lëkurën e fytyrës, duke e bërë atë të butë dhe të hidratuar. Thjesht përzieni 3 lugë gjelle pjepër të pjekur shumë me një lugë çaji mjalt dhe disa lugë qumësht bajameje. Lëreni në lëkurë për 15 minuta para se ta shpëlani.

Pjepri: kundërindikacione

Pjepri, megjithëse është i pasur me përfitime, ka kundërindikacione. Në veçanti, pasi që ka një indeks të lartë glicemik, konsumi i tij i zakonshëm nuk rekomandohet për diabetikët, veçanërisht nëse kombinohet me ushqime të tjera me indeks të lartë glicemik, siç janë makaronat dhe buka. Mos konsumoni sasi të mëdha sepse përmbajtja e lartë e kaliumit mund të shkaktojë dhimbje muskulare. Marrja e tij nuk rekomandohet edhe për ata që vuajnë nga çrregullime të stomakut.

 

REFERENCA

Ensminger, Marion Eugene (1993-11-09). Foods & Nutrition Encyclopedia, Tëo Volume Set. CRC

 

Rastet po shtohen çdo ditë, ja si mund ta mbroni veten nga koronavirusi i ri

Koronavirusi shkakton simptoma tipike respiratore. Më poshtë paraqiten rekomandimet kryesore:

  • Lani shpesh duart me ujë dhe sapun ose pastrojini ato duke i fërkuar me pastrues me bazë alkooli;
  • Kur kolliteni apo teshtini, mbuloni gojën dhe hundën me gropëzën e bërrylit ose shami letre. Hidheni menjëherë shaminë e letrës në koshin e plehrave dhe pastaj lani duart;
  • Mënjanoni kontaktet e ngushta me këdo që ka temperaturë dhe kollë;
  • Mbani një distancë të caktuar – të paktën një metër – nga njerëzit e tjerë, veçanërisht kur kolliten ose teshtijnë ose nëse kanë ethe, sepse virusi gjendet në spërklat e pështymës dhe mund të transmetohet nëpërmjet frymëmarrjes në distancë të afërt.
  • Paraqituni tek mjeku nëse keni kollë, temperaturë apo vështirësi në frymëmarrje dhe raportoni historinë e udhëtimeve nëse keni udhëtuar kohët e fundit;
  • Mënjanoni kontaktet me tregjet e kafshëve të gjalla në zonat që kanë Koronavirus dhe parandaloni kontaktet e pambrojtura me kafshë të gjalla apo sipërfaqe që kanë qenë në kontakt me kafshët;
  • Mënjanoni konsumin e produkteve të mishit të pagatuara apo gatuara jo shumë. Mishi, qumështi i papërpunuar apo organet e kafshëve duhet të trajtohen me kujdes, duke përdorur mjete mbrojtëse në mënyrë që të mënjanohet kontaminimi;
  • Udhëtarët që kanë patur kontakte me raste të konfirmuara apo ekspozim direkt ndaj një burimi të mundshëm të infeksionit duhet të vendosen në observim mjekësor. Kontaktet me rrezik të lartë duhet të mënjanojnë udhëtimet për periudhën e inkubacionit deri në 14 ditë;
  • Mos harroni se ka disa shkaktarë të sëmundjeve respiratore dhe Koronavirusi i ri mund të jetë njëri prej tyre. Nëse keni simptoma të lehta dhe nuk keni qenë kohët e fundit në Kinë, qëndroni në shtëpi derisa simptomat të lehtësohen duke zbatuar masa higjenike, të cilat përfshijnë higjienën e duarve dhe atë respiratore./Burimi ISHP

Wednesday, June 24, 2020

Reagon MSHMS: Ndërron jetë pacienti 90-vjeçar, vuante nga disa sëmundje

Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar lajmin se një 90-vjeçar nga Tirana i prekur me koronavirus ka ndërruar jetë në spitalin infektiv në QSUT.

“Një pacient 90 vjeçar nga Tirana ka ndërruar jetë në spitalin infektiv në QSUT, i prekur nga COVID19, me disa sëmundje bashkëshoqëruese silikoza, hipertension.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit dhe i rikujton qytetarëve rëndësinë që ka respektimi i masave mbrojtëse për të kufizuar përhapjen e COVID19.

Nga fillimi i epidemisë, 48 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19, pavarësisht përpjekjeve të stafeve mjekësore dhe terapive të mjekimit.”, njofton MSH

Referohet për tampon nga mjeku i QSUT, pacienti me temperaturë 40 ende në pritje

Një ngjarje e rëndë është raportuar sot në mattv.al Një djalë i ri me prejardhje nga Mati është nisur me urgjencë sot në spitalin “Nënë Tereza” por është trajtuar pa asnjë lloj kujdesi nga stafi i spitalit. Siç mund të shihet në dokumenta doktori përgjegjes ka kërkuar nga stafi i infektivit ti bëhet tamponi në mënyrë të menjëhershme

Por edhe pse kanë kaluar më shumë se 24 orë asnjë kontroll nuk është ushtruar për të verifikuar gjendjen e djalit. Përvec kësaj edhe pse në një gjendje tepër të rënduar atij i është dashur të presë më shumë se 4 orë për tu shtruar në një nga tendat të cilat janë aspak të përshtatshme për një person i cili paraqitet me 40 gradë temperaturë dhe një gjendje tepër të rëndë./mattv

Shënohet një tjetër viktimë nga Covid-19 tek Infektivi

Një tjetër viktimë është regjistruar sot tek Infektivi, duke e çuar në 48 numrin total të jetëve të humbura.

Bëhet fjalë për një 90-vjeçar, i cili ishte i infektuar me Covid-19, dhe ndodhej i shtruar në gjendje të rëndë.

Kujtojmë që në 24 orët e fundit humbi jetën dhe një 34-vjeçare nga Librazhdi, e cila kishte shumë sëmundje bashkëshoqëruese.

Sakaq, pritet konfirmimi zyrtar nga autoritetet përkatëse.

Covid-19: 34-vjeçarja ndërroi jetë sot në Infektiv, u infektua në QSUT

34-vjeçarja që ndërroi jetë sot në Infektiv, pasi ishte e prekur nga koronavirusi, ishte infektuar në ambientet e QSUT. Lajmi është konfirmuar nga burime për gazetarin e ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ Erjon Skëndaj.

Në një lidhje live nga Infektivi, ai tha se viktima nga Quksi i Librazhdit, kishte COVID-19 të shkallës së tretë, ndërsa ishte e intubuar. Burimet i thanë Skëndajt se e reja ishte e shtruar para se të diagnostikohej dhe me COVID-19, në QSUT, ndërsa vuante nga disa sëmundje. Mes të tjerash Skëndaj bëri edhe deklaratën e fortë, ndërsa shtoi se gjysma e vdekjeve nga COVID-19, kanë ndodhur tek pacientë të shtruar në QSUT.

“Viktima kishte covid të gradës së tretë. Ishte e inubuar, në gjendje të rëndë. Vajza ka qenë e shtruar në spital kur është prekur nga COVID. Këto nuk janë burime zyrtare, por kërkojmë informacione zyrtare nga ministria. Ne e kemi thënë në raste analoge që pacientë të tjerë janë prekur nga COIVD kur kanë qenë të shtruar në QSUT. kur bëhet abdetimi i informacioneve të Ministrisë, nuk thuhet se ata u prekën në spital. Apo nuk thuhet se sa mjekë në këto 7-8 ditë në QSUT janë infektuar. Për fat të keq nuk kemi transparencë të paktën për këto ditë në spital. Të shtruar janë 72 persona, rreth 70 % e kapacitetit të Infektivit. Në ish-kirurgjinë janë 100 shtretër ku do të trajtohen rastet e lehta me COVID-19. nëse kemi pasur 20 vdekje nga 1 maji, 10 prej këtyre vdekjeve, kanë ardhur pas infektimit të tyre në spitale. Pra gjysma e rasteve fatale, i përkasin të shtruarve në QSUT”, tha Skëndaj.
(BalkanWeb)

COVID-19: Rëndohet gjendja në QSUT, 1 humbje jete mëngjesin e sotëm

Dr. Marjeta Dervishi

Gjatë 24 orëve të fundit është shënuar një viktimë si dhe janë konfirmuar 67 raste të reja me covid në vendin tonë.

Viktima është një 34 vjeçare nga Librazhdi e cila vuante nga insuficenca renale kronike, diabeti, hipertensioni, e konfirmuar me Covid19, e shtruar në shërbimin infektiv prej disa ditësh, në gjendje të rëndë dhe e intubuar, pavarësisht përkujdesjes së mjekëve nuk ka mundur të mbijetojë.

22 të shëruar në 24 orët e fundit mes të cilëve 7 mjekë dhe infermierë. Vijon të ketë shtrime të reja me simptoma të rënduara si pasojë e Covid19.

Dr. Marjeta Dervishi; Instituti i Shëndetit Publik

Ju njohim me situatën epidemiologjike në vend dhe gjendjen në spitalin infektiv, ku vijon të ketë shtrime të reja me simptoma të rënduara si pasojë e Covid19, përfshirë edhe mosha të reja.

Një humbje jete ka ndodhur mëngjesin e sotëm. Një 34 vjeçare nga Librazhdi e cila vuante nga insuficenca renale kronike, diabeti, hipertensioni, e konfirmuar me Covid19, e shtruar në shërbimin infektiv prej disa ditësh, në gjendje të rëndë dhe e intubuar, pavarësisht përkujdesjes së mjekëve nuk ka mundur të mbijetojë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerës.

Vijon të ketë sërish shtrime të reja në spitalin infektiv ku aktualisht po trajtohen 82 pacientë, 14 prej tyre janë në terapi intensive.

Por lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 22 qytetarë, mes tyre 7 mjekë dhe infermierë, duke e çuar në 1217 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 347 testime për të dyshuar të prekur me Covid19 nga të cilat janë konfirmuar 67 raste pozitive.

Numrin më të lartë të të prekurve ditorë e ka Kruja me 18 raste, kemi 16 të prekur në Tiranë, 10 në Shkodër, 6 në Vlorë, nga 2 raste në Kukës, Lezhë, Kurbin, Lushnje, dhe nga 1 rast përkatësisht në Durrës, Fier, Korçë, Kavajë, Rrogozhinë, Tropojë, Berat, Vau i Dejës dhe Divjakë.  Një pjesë e konsiderueshme e rasteve lidhen me ndërmarrje me shumë punëtorë, ndërkohë që vazhdon hetimi për raste të reja.

Në vendin tonë janë aktualisht 850 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet të gjithë subjekteve të respektojnë protokollin e sigurisë. Ndërmarrjeve, institucioneve, subjekteve me shumë punonjës:

Kryeni çdo ditë vlerësimin temperaturës si dhe vlerësoni prezencën e simptomave të COVID-19 në personat e punësuar dhe të kujtdo që hyn apo del në ambientet e punës. Personat me temperaturë apo me simptoma duhet të rikthehen në shtëpi dhe të kryhet komunikimi me strukturat shëndetësore. Siguroni vazhdimisht elementet higjenizues e pastrues si sapun, letër për pastrimin e duarve, dezinfektantë. Mbani maskën mbrojtëse duke mbuluar hundën dhe gojën. Siguroni ajrosjen e mirë dhe dezinfektimin e ambjenteve si dhe larje para hapjes dhe pas mbylljes së tij.

Mininistria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet qytetarëve të shmangin vendet me grumbullime, të respektoni distancën, dhe kurdo kur kjo nuk është e mundur, përdorni maskë.

Kontaktoni nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40 me mjekun e familjes, nëse nuk është e domosdoshme evitoni kontaktin me institucionet shëndetësore.

Nëse dyshoni se jeni të prekur duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127.

COVID-19 – Statistika (24 Qershor 2020)

Testime totale                         24367

Raste pozitive                          2114

Raste të shëruara                      1217

Raste Aktive                             850

Humbje jete                              47 (Qarku Tiranë 26, Durrës 9, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 5, Kukës 1, Elbasan 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë     377

Durrës     165

Shkodër    135

Vlorë     69

Fier         39

Lezhë     24

Korçë     18

Kukës     10

Elbasan     9

Gjirokastër 2

Berat              2

Manastirliu: Infektimet në QSUT jo nga mungesa e vigjilencës, raste sporadike

Ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha në një intervistë për Euronews Albania se sjellja e deritanishme e virusit COVID-19 është e paparashikueshme, çka e bën të pamundur hartimin e planeve për atë se çfarë mund të ndodhë në shtator, por shtoi se nga ana e qeverisë janë duke u ndërtuar të gjithë skenarët e mundshëm që nga shëndetësia deri arsimi.

“Ky virus është i paparashikueshëm dhe ne nuk mund të bëjmë dot plane afatgjatë dhe afatmesëm. Por ajo çka ne ndërtojmë janë skenarë të bazuar mbi projeksione.

Ne jemi duke punuar fort që sa i përket shëndetësisë të kemi gati skenarët edhe për më të keqen, duke shpresuar gjithmonë më të mirën.

Por gjithashtu edhe për shkollat, për t’ju përgjigjur jo vetëm me mësimin në shkolla, por edhe me mësimin online dhe për të gjitha ato aktivitete që janë të nevojshme, por që nëse do të duhet të përballemi me një vështirësi, duhet t’i përgjigjemi me një alternim të shërbimeve.

Për riizolimin nuk mund të them sot, sepse situata është shumë dinamike dhe nëse një vaksinë do të zbulohet do të jetë shumë më e lehtë.

Në rast të mungesës së një vaksine, masat e distancimin fizik, maskat, higjiena personale do të vazhdojnë të jenë masa që do të kenë shumë vlerë, si e vetmja armë që kemi në dorë kundër virusit”, tha ministrja në Ilva Now.

E pyetur lidhur me infektimet e ndodhura së fundmi në QSUT, ministrja refuzoi t’i quante ato mungesë të vigjilencës në gjithë sistemin, por raste sporadike të cilat sipas saj nuk kanë munguar as në spitalet e vendeve më të zhvilluara si Italia e Gjermania, ndërsa siguroi se mjetet mbrojtëse për të garantuar sigurinë e mjekëve dhe infermierëve jo vetëm nuk kanë munguar, por kanë ardhur duke u shtuar.

Ministrja Manastirliu siguroi se sistemi shëndetësor në Shqipëri ka furnizimet e duhura sa i përket tamponëve për COVID-19, ndërsa e lidhi numrit e vogël të testimeve që kryhen në vendin tonë me atë që e cilësoi ‘smart testing’ apo testim sipas një strategjie.

“Ne kemi furnizim të tamponëve në vazhdim. Kemi synuar të kemi sasi të testimeve, por edhe cilësi. Nuk është vetëm çështja e testimit në vetvete. Por është edhe ‘smart testing’; ne testojmë për të ndërprerë zinxhirin e infeksionit. Nuk do të ketë mungesë të testimeve molekulare dhe po hapim një laborator për testim molekular në QSUT. Kemi një plan për ta shtrirë, por po bëjmë testim, sipas një strategjie për të këputur zinxhirin e infeksionit”, tha ministrja e Shëndetësisë.

E pyetur lidhur me mundësinë e një riizolimi të vendit pas mëdyshjes së BE për të hapur kufijtë më 1 korrik apo vendimit të Malit të Zi për të mbyllur kufijtë me Shqipërinë, znj. Manastirliu tha se ky është një vendim që i takon vendeve të BE dhe që merret mbi kritere vetëm epidemiologjike, bazuar në  rastet ditore të javës së fundit.

“Ka kritere epidemiologjike që vlerësohen nga institucione ndërkombëtare si OBSH etj., që kanë dhënë kriteret kur një vend quhet me risk të lartë. Me risk të lartë janë ato vende që kanë mbi 50 rast për 100 mijë banorë për javën e fundit.

Ne nuk hyjmë tek këto vende, madje mund të përmirësohemi nëse kemi më shumë kujdes, por patjetër që do të ketë një rivlerësim për kriterin epidemiologjik”, tha ministrja.

Ndiheni të rraskapitur? Ja pse ky frut mund t’ju ndihmojë

Përgatiti për Gazetën Shëndet Plus, Nutricionistja: Francesca Basha

Pjepri është një frut perfekt për dieten gjatë verës. I pasur me antioksidante, vitamina dhe minerale, është i përsosur për të luftuar rraskapitjen për shkak të nxehtësisë së tepërt. Le të zbulojmë së bashku vetitë e pjeprit.

Pjepri është një frut veror i pasur me veti. Emri i tij shkencor është Cucumis melo dhe i përket familjes Cucurbitaceae e cila gjithashtu përfshin shalqirin. Origjina e saktë e kësaj bime është e paqartë, por duket se është ose aziatike ose afrikane. Sidoqoftë, në Itali u prezantua në epokën e krishterë.

Prodhuesit më të mëdhenj në të gjithë botën janë Azia dhe Evropa, veçanërisht Spanja, Franca dhe Italia. Për të rritur dhe pjekur bimën e pjepërve ka nevojë për një klimë të ngrohtë. Bima karakterizohet nga një kërcell kacavjerres ndërsa frutat kanë një formë ovale ose të rrumbullakosura, me lëkurë të verdhë dhe pulpë të bardhë ose portokalli, e cila mban farat, e karakterizuar nga një aromë e ëmbël, por vetëm nëse ka arritur pjekurinë e duhur. Të gjitha varietetete pjeprit kanë veti të dobishme për shëndetin. Le t’i studiojmë së bashku.

 Pjepër: kalori dhe vlera ushqyese

Siç kemi parë, pjepri ka pak kalori (vetëm 34 për 100 gramë pjesë ushqimore), prandaj është një frut aleat i dietës. Eshtë gjithashtu i pasur me ujë (90%), kështu që ka fuqi të lartë ngopëse dhe ka forcë diuretike, të dobishme për pastrimin e veshkave. Gjithashtu parandalon dehidratimin për shkak të djersitjes së tepërt gjatë verës dhe lejon të rimbush kripërat minerale të humbura.

Vlera ushqyese për 100 gr pjepër
Ujë 90 gr
kcal 34
Proteina 0,8 gr
Yndyrna 0,1 gr
Karbohidrate 8 gr
Fibra 0,9 gr
Kalcium 9 mg
Magnez 12 mg
Kalium 267 mg
Fosfor 15 mg
Vitamin C 36,7 mg
Folate 21 µg
Vitamina A 7 mg
Beta-karoten 2 mg
Vitami K 2,5 µg
Vitamin B3 0,7 mg
Indeksi i glicemisë 75

 

Pjepër: Karakteristikat ushqyese

Pjepri është një frut i pasur me antioksidantë, veçanërisht beta-karoten, kripëra minerale, në veçanti kalium, dhe vitamina. Ndër këto, më të bollshmet janë vitamina C dhe folatet. Le të hedhim një vështrim në  elementët të pranishëm në pjepër.

 Beta-karoten: është një pigment i verdhë-portokall që i jep ngjyre bimëve. Pjepri është i pasur me këtë substancë e cila ka vetinë e kundërshtimit të radikalëve të lira pasi ka aktivitet të fortë antioksidant. Përfaqson pararendësin e Vitaminës A, thelbësore për rritjen dhe diferencimin e qelizave dhe e domosdoshme për funksionimin e duhur të syve;

Kaliumi: ky mineral merret me procese të ndryshme jetësore: ekuilibrin acid-bazë, transmetimin e impulseve nervore dhe tkurrjen e muskujve. Zvogëlon presionin e gjakut dhe gjithashtu rregullon rrahjet e zemrës;

Niacina: kjo vitaminë ka një veprim vazodilatues, ul kolesterolin e keq dhe është pjesë e dy koenzimeve që janë të përfshirë në metabolizëm.

 Vitamina C: pjepri është i pasur me vitaminë C, një substancë që ka një aktivitet të fortë antioksidant, duke mbrojtur kundër dëmtimit të shkaktuar nga radikalet e lira dhe për këtë arsye nga plakja. Ai gjithashtu stimulon sistemin imunitar dhe mbron nga gjendjet e gripit dhe ftohjet. Një mungesë e vitaminës C çon në infeksione të përsëritura, lodhje, dhimbje muskulore dhe humbje të oreksit.

 Folate: ato përfaqësojnë pararendësit e acidit folik (ose vitaminë B9), një vitaminë themelore për funksione të shumta qelizore. Rregullon rritjen dhe riprodhimin dhe merr pjesë në sintezën e disa aminoacideve dhe hemoglobinës, proteina përgjegjëse për transportin e oksigjenit në inde.

 

REFERENCA

Ensminger, Marion Eugene (1993-11-09). Foods & Nutrition Encyclopedia, Two Volume Set. CRC

Tuesday, June 23, 2020

Flet nga karantina mjekja që u infektua me COVID-19: Koronavirusi është realitet, bëni shumë kujdes!

Nirvana është mjekje familjeje, e cila iu shërbeu shumë pacientëve të infektuar me koronavirus, por që më pas u infektua edhe vetë me virusin e rëndë.

“Ne nuk punojmë në fushë me lule, por me pacientë të prekur nga sëmundje të ndryshme. Erdhi një moment që u preka edhe vetë. Më pas u infektua vajza ime dhe prindërit. I kam në moshë dhe e harrova fare veten. Tani jemi më mirë. Vazhdojmë karantinën.
Unë pata këto simptoma: laringit, dhimbje trupi, temperaturë, humbje shije. Goca dhimbje koke dhe temperaturë.

Dëgjojmë histori konspiracioni, por unë them se Kovidi është realitet, ndaj duhet të vazhdojmë të bëjmë shumë kujdes.

Kur shikoj nga ballkoni njerëz, që e kanë ulur vigjilencën dhe nuk respektojnë rregullat, nga njëra anë, dhe unë e familja ime, që jemi karantinuar, janë dy realitete paralele.

Paragjykime ka. Një shoqe i tha vajzës: Po m’u sëmurën gjyshërit, ju të gjithë do mbani përgjegjësi.

Unë kam telefonuar gjithë kontaktet e para një jave nga infektimi, dhe të gjithe kanë bërë tampon dhe fatmirësisht dolën negativë.

Kovidi është sëmundje dhe vetmi në të njëjtën kohë”./ Top Channel

OBSH: Pasojat e pandemisë do të ndihen për dekada me radhë

Pandemia e koronavirusit vazhdon të përshpejtohet dhe pasojat e saj do të ndjehen për dekada të tëra – tha shefi i OBSH në një konferencë për shtyp të hënën.

Kërcënimi më i madh me të cilin përballet bota, tha ai, nuk është vetë virusi por mungesa e solidaritetit global dhe lidershipit global. Ne nuk mund ta mundim këtë pandemi me një botë të ndarë – tha ai.

“Politizimi i pandemisë e ka përkeqësuar situatën. Asnjë nga ne nuk është i sigurt deri sa të gjithë të jemi të sigurt. Asnjë organizatë dhe asnjë shtet nuk mund ta luftojë i vetëm këtë pandemi. Vetëm, duke punuar bashkë mund ta kapërcejmë këtë kërcënim global. Kërcënimi më i madh me të cilim përballemi tani nuk ëhstë vetë virusi, por mungesa e solidaritetit dhe lidershipit global”, tha ai.

OBSh paralajmëroi javën e shkuar për një fazë e re dhe e rrezikshme e pandemisë së koronavirusit, me njerëzit e lodhur nga izolimet pavarësisht përhapjes së shpejtë të sëmundjes.

Covid 19 që deri më tani ka vrarë më shumë se 465 mijë njerëz në botë dhe ka infektuar rreth 9 milionë të tjerë, po rritet në kontinentet amerikane dhe pjesë të Azisë, ndërkohë që Evropa po vazhdon hapjen graduale. Izolimet për ndalimin e virusit kanë gjunjëzuar ekonominë por OBSH thotë se pandemia sërish përbën një kërcënim të madh.

Rriten sërish shifrat/ 52 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

2047 raste pozitive nga fillimi i epidemisë. Aktualisht janë 807 raste aktive, kryesisht në Tiranë, Shkodër dhe Durrës

Dr. Rovena Daja
Instituti i Shëndetit Publik

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet të gjithë bizneseve, qytetarëve, të tregojnë kujdes në zbatimin e masave të vendosura sipas protokolleve të sigurisë pasi virusi ka ende transmetueshmëri të lartë, kemi rritje të rasteve të reja ditore pozitive si dhe të rasteve që kanë nevojë për trajtim spitalor.

Pavarësisht shërimeve, ka sërish shtrime të reja në spitalin infektiv ku aktualisht po marrin trajtohen 81 pacientë, 11 prej tyre janë në terapi intensive. Mosha mesatare e të shtruarve është rreth 61 vjeç, ndërsa gjysma e të shtruarve është nga Tirana.

Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 36 qytetarë, duke e çuar në 1195 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 328 testime për të dyshuar të prekur me Covid19 nga të cilat janë konfirmuar 52 raste pozitive, kryesisht raste të reja ne proces hetimi si dhe kontakte të rasteve të konfirmuara më herët pozitive.

Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë në 24 orët e fundit është si vijon: 22 të prekur në Tiranë, 9 në Vlorë, 7 në Krujë, 5 në Kurbin, 2 në Fier dhe nga 1 rast në Kamëz, Kavajë, Lezhë, Pukë, Rrogozhinë Delvinë dhe Tepelenë.
Në vendin tonë janë aktualisht 807 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

Nisur nga rastet pozitive ditore kryesisht në ndërmarrjet me shumë punëtorë dhe kontakte në vendet e punës, i bëjmë thirrje edhe një herë bizneseve të respektojnë protokollet e sigurisë, distancimin fizik, dezinfektimin dhe ajrosjen e ambienteve, mbajtjen e maskave kudo ku ofrohet shërbimi për qytetarët.
Me rihapjen e transportit publik është domosdoshmëri mbajtja e maskës nga të gjithë, ata në shërbim dhe përdoruesit e transportit publik, dezinfektimi i mjeteve të transportit etj.
Task forca anti-covid nuk do të tolerojë shkelje të rregullave të sigurisë duke e konsideruar rrezik për shëndetin e qytetarëve.
Edhe një herë një kujtesë për masat e thjeshta që duhet të respektojë çdo qytetar në përditshmëri:
Mbani duart të pastra dhe mos e prekni fytyrën
Ruani distancën në ambientet publike.
Kudo kur kjo nuk është e mundur, vendosni maskë apo barrierë mbrojtëse.
Mos u grumbulloni me shume njerëz pasi është rrezik për përhapjen e infektimit nga Covid19.
Kontaktoni nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40 me mjekun e familjes, nëse nuk është e domosdoshme evitoni kontaktin me institucionet shëndetësore.
Kur dyshoni se jeni të prekur duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127.
Qytetarët e prekur nga Covid19 pa shenja klinike ose me simptoma të lehta, të kontaktojnë online me mjekun e familjes për keshilla përgjatë kohës së karantinimit. Nëse shenjat rëndohen, telefononi 127.

COVID-19 – Statistika (23 Qershor 2020)
Testime totale                         24020
Raste pozitive                          2047
Raste të shëruara                      1195
Raste Aktive                             807
Humbje jete                              45 (Qarku Tiranë 25, Durrës 9, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 5, Kukës 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë     374
Durrës     152
Shkodër     124
Vlorë     63
Fier         37
Lezhë     20
Korçë     17
Elbasan     10
Kukës     7
Gjirokastër 2
Berat     1

Hapet transporti publik. Manastirliu: Përdorimi i maskës i detyrueshëm. Nuk do ketë asnjë tolerancë!

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë publik vendimin e Komisionit të Ekspertëve për hapjen e transportit publik.

 

Manastirliu nuk ka dhënë datë se kur do hapet transporti publik qytetas apo ndërqytetas por shprehet se maska do jetë e detyrueshme për ata që udhëtojnë si dhe disa masa të tjera, gjithashtu paralajmëron se në këtë drejtim nuk do ketë asnjë tolerancë.

“Duke vlerësuar pa masa sakrificën e secilit prej jush gjatë fazës së parë, ju drejtohem të gjithëve edhe njëherë; të respektojmë rregullat dhe protokollet e sigurisë!

Në fund të këtij komunikimi, dua t’ju informoj për vendimin e fundit të Komitetit Teknik të Ekspertëve për transportin publik.

Komiteti Teknik i Ekspetëve vendosi heqjen e kufizimit për transportin publik, pra do të vijoj transporti publik ndërqyetetas dhe brenda qytetit, por me disa masa dhe protokolle të veçanta të cilat tashmë janë të miratuara dhe aprovuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Dua të theksoj se përdorimi i maskës gjatë udhëtimit si për ata që shërbejnë dhe për qytetarët që përdorin transportin publik do të jetë i detyrueshëm. Nuk do të ketë asnjë tolerancë nëse do të konstatohet mosrespektim i këtyre masave dhe rregullave të vendosura që janë të domosdoshme për të mbrojtur shëndetin e popullatës dhe për të mos lejuar përhapjen e SARS-COV2.”- tha Manastirliu.

Më shumë se tri gjenerata të mjekësisë janë larguar nga vendi përgjatë viteve 2010-2017, çfarë pritet të sjellë COVID-19

Nga viti 2010 në vitin 2017 janë larguar nga vendi 772 mjekë, me arsim të përgjithshëm ose me specializime pasuniversitare, sipas të dhënave nga Forumi Ekonomik Ndërkombëtar i Vjenës. Ky numër përfaqëson me shumë se tre gjenerata të dala nga Fakulteti i Mjekësisë në Universitetin e Tiranës ku diplomimet mesatare në një vit janë më pak se 200 mjekë. Kjo do të thotë se nga 7 gjenerata të diplomuarish, 3 kanë emigruar gjatë periudhës në studim.

Gjithsej numri i mjekëve shqiptare në emigrim është 1029, por 772 prej tyre kanë emigruar nga viti 2010-në në 2017, por ky numër realisht është edhe më i lartë pasi nga 2017 në 2020 emigrimi i trupës mjekësore ka vijuar me ritme të larta. Ekspertët e Vjenës analizojnë se pandemia Covid-19 do të nxisë edhe më shumë emigrimin e trupës mjekësore nga vendet në Zhvillim dhe Europa Lindore drejt Perëndimit, pasi pandemia Covid nxori në pah se sistemet shëndetësore në vendet e zhvilluara kishin mangësi.

Nevojat më të larta për mjekë në perëndim bashkë me pagat e ulëta të mjekeve në lindje do të nxisin edhe më tej emigrimin e mjekëve nga Shqipëria, duke e dobësuar edhe më shumë aftësinë e sistemit tonë shëndetësor për të ofruar shërbime mjekësore cilësore. Sakaq Shqipëria është vendi me numrin më të ulët mjekëve dhe infermiereve për banorë ndër vendet e Europës dhe Ballkanit perëndimor, por emigracioni do ta përkeqësojë më tej këtë trend. Në vitin 2017 përllogaritet se 18 për qind e fuqisë punëtore në shëndetësi ndodhet jashtë vendit, veçanërisht në Gjermani.

Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, SHBA ja dhe Kanada, janë vendet e preferuara të emigrimit për mjekët shqiptarë. Akti i Migracionit të Aftësuar, i cili u miratuar në Parlamentin Gjerman vitin e kaluar ja hyrë në fuqi në mars 2020 dhe synon të lehtësojë hyrjen në tregun e punës dhe punësimin e profesionistëve me kualifikim të lartë me origjinë nga vendet jashtë BE-së. Lehtësimi i procedurave nga Gjermania mund të nxisë më tej emigracionit drejt këtij vendi.

/ Monitor

Monday, June 22, 2020

MSH: Ndërron jetë pacienti 62-vjeçar nga COVID-19

Ministria e Shëndetësisë njofton se rreth dy javë pas shtrimit në spital, pas 10 ditësh në terapi intensive, i intubuar, një 62 vjeçar nga Tirana ka humbur jetën nga COVID19 pavarësisht se nuk vuante nga sëmundje bashkëshoqëruese.

“Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit dhe i rikujton qytetarëve rëndësinë që ka respektimi i masave mbrojtëse, pasi referuar ekspertëve të Institutit të Shëndetit Publik, virusi është prezent, ka transmetueshmëri dhe nuk e ka humbur forcën e tij virusale.

Nga fillimi i epidemisë, 45 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19. Aktualisht janë të shtruar mbi 80 pacientë në shërbimin infektiv dhe janë mbi 790 raste aktive me COVID19 në vend.”, njoftoi Ministria.

Komiteti i Ekspertëve propozon hapjen e spitalit COVID 2

Rritja e numrit të i infektuarve me COVID-19 mund mund të sjellë edhe hapjen e një spitali të dytë COVID. Komiteti i Ekpertëve po mendon për hapjen e një spitali të dytë COVID, pasi numri i të infektuar është rritur ndjeshëm javët e fundit.  Ekspertët kanë propozuar që ish-kirurgjia në QSUT të kthehet në një spital COVID, por ende nuk është marrë një vendim.

“Mund të hapet një spital i dytë. Por shihet si mundësi. Spitali COVID2 mund të jetë ish-kirurgjia në QSUT”, thanë burime nga ministria për Dosja.al.

COVID-19/ Rritet numri i të shtruarve në spital. 82 të shtruar dhe 10 në terapi intensive

Vijon të ketë shtrime të reja të qytetarëve që kanë nevojë për trajtim spitalor si pasojë e Covid19. Aktualisht në shërbimin infektiv po trajtohen 82 pacientë, 10 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 1 është i intubuar.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 239 testime për të dyshuar të prekur me Covid19 nga të cilat janë konfirmuar 33 raste pozitive, kryesisht raste të reja ne proces hetimi, si dhe kontakte të rasteve të konfirmuara më herët pozitive.

Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë në 24 orët e fundit është si vijon: 23 të prekur në Tiranë, 8 në Shkodër dhe nga 1 rast në Pogradec dhe Kamëz.
Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 25 qytetarë, duke e çuar në 1159 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Në vendin tonë janë aktualisht 792 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

 

Ulet numri i rasteve ditore në vend/ 33 raste të reja pozitive në 24 orë