Ministria e Shëndetësisë informon se, referuar shërbimit infektiv, një 81 vjeçare ka ndërruar jetë nga insuficienca multiorganore. E moshuara, sipas këtij shërbimi, ishte asimptomatike për Covid19.
81-vjeçarja vuante dhe nga Insuficience multiorganore kronike të dekompensuar (kardiake, renale, metabolike, diabet insulinovartes), bartëse e sars cov2, por pa simptoma, njofton ministria.
Ndërkohë dita e sotme shënoi një rekord në rastet pozitive të konfirmua, 42 të tilla.
Në 24 orët e fundit janë kryer 311 testime nga të cilat janë konfirmuar 42 raste pozitive, përkatësisht, 21 raste në Tiranë, 9 në Shkodër, 4 në Durrës, 3 në Krujë, 2 në Lushnje, dhe nga 1 rast në Pukë, Berat dhe Ura Vajgurore, ashtu siç u raportua më herët nga Top Channel.
Rastet e konfirmuara janë kontakte të rasteve pozitive, bën me dije ministria e Shëndetësisë, por edhe shume raste të reja që janë në hetim në Durrës, Berat, Pukë, Shkodër.
No comments:
Post a Comment