Nisur nga shtimi i rasteve me COVID-19 ditët e fundit, shefe e shërbimit të Spitalit Infektiv në QSUT, Najada Çomo përmes një video mesazhi u ka bërë apel të gjithë qytetarëve që të përdorin maska, të qëndrojnë sa më larg të sëmurëve dhe të shmangin vendet publike.
“Dua të tërheq vëmendjen se një pjesë e madhe e të shtruarve tek Infektivi janë në gjendje të rënduar, në terapi intensive. Ajo që dua të thkesoj është se qytetarë të nderuar, është situatë për t’u shqetësuar nga ana shëndetësore.
Keni një detyrim madhor. Të qëndroni sa më larg të sëmurëve, që kanë sëmurë të tjerë. Ulni në maksimum qëndrimin në vende publike, si dhe maska është e vemtja armë mbrojtësi që kemi. Virusi është mes jush, ju bëni hapin për t’u mbrojtur. Virusi nuk ka më përzgjedhje, jo vetëm mosha të treta. Janë të rinjtë që e çojnë tek të tjerët. Kini në vëmendje se ky virus është shumë tepër mes jush tani që u hoqën dhe barrierat, pra vendi është i hapur”,- tha Çomo.
“Të shtruarit në shërbimin infektiv po shtohen, ndaj të nderuar qytetarë, kjo është situatë për t’u shqetësuar për shëndetin tuaj. Ne jemi në krye të detyrës për t’ju shërbyer, por keni një detyrim madhor, të qëndroni sa më larg nga personat e sëmurë, ulni në minimum frekuentimin e ambienteve publike dhe përdorni maskën” – ju lutem dëgjoni thirrjen e prof. Najada Çomo, shefe e Shërbimit Infektiv në QSUT.
Posted by Ogerta Manastirliu on Tuesday, June 16, 2020
No comments:
Post a Comment