Studimi RECOVERY i Universitetit të Oksfordit ka zbuluar se ilaçi deksametazon, i përdorur që në vitet ’60, përmirëson mbijetesën te pacientët me COVID-19. Rezulatet e para të këtij studimi janë mirëpritur edhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, ku nëpërmjet një njoftimi për shtyp deklaron se “është trajtimi i parë që ka treguar ulje të vdekshmërisë tek pacientët me COVID-19 që kanë pasur nevojë për oksigjen ose kanë qenë në terapi intensive”. Ndërkohë, lidhur me këtë super-lajm ka reaguar edhe mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti, ku nëpërmjet një postimi në faqen e tij në Facebook thotë se medikamenti deksametazoni ndodhet edhe në Shqipëri dhe është shumë i lirë.
Lexoni postimin e plotë…
“Super lajm i mire miqte e mi! Studimi RECOVERY i Universitetit te Oxfordit gjen mjekimin e pare qe permireson mbijetesen te pacientet me COVID-19. Medikamenti eshte DEKSAMETAZONI!
Deksametazoni eshte nje mjekim i kudondodhur, edhe ne Shqiperi, dhe shume i lire. Sa eshte perfitimi? Pasi u studiuan plot 6.425 paciente ne 175 spitale te ndryshme u gjet se:
Ulet me 33% vdekshmeria te pacientet e intubuar!
Ulet me 20% vdekshmeria te pacientet ne terapi intensive jo te intubuar!
Shpetohet 1 jete plus per çdo 8 paciente te intubuar dhe te trajtuar me deksametazon!
Shpetohet 1 jete plus per çdo 25 paciente nen oksigjen te trajtuar me deksametazon!
Super super lajm!
Studimi publikohet ne forme te reduktuar paraprakisht per te bere te mundur fillimin e terapise ne te gjithe boten, nderkohe qe presim detajet e plota.
Forca miq! Cdo dite qe kalon shtohen mjekimet kunder COVID-19”, shkruan Alimehmeti.
No comments:
Post a Comment