Amerika ka dhënë një tjetër fond për Shqipërinë, për të përballuar situatën si pasojë e Covid. Nëpërmjet një njoftimi në faqen e saj zyrtare në Facebook, ambasada njofton se SHBA ka dhënë një shtesë fondesh prej 346.000 dollarësh.
“Qeveria e Shteteve të Bashkuara, përmes USAID/Albania, ka dhënë një shtesë fondesh prej 346,000 dollarësh për të ndihmuar Shqipërinë në luftën kundër pandemisë.
Këto fonde ishin shpallur më parë si pjesë e angazhimit mbi 11 miliardë dollarë të qeverisë së Shteteve të Bashkuara për luftën kundër pandemisë COVID-19 në mbarë botën”, njofton ambasada.
No comments:
Post a Comment