Wednesday, June 17, 2020

Kastraveci, pse është ideal për ata që mbajnë dietë

Përgatiti për Gazetën Shëndet Plus, Nutricionistja: Francesca Basha

Bima e kastravecit rritet në vendet me një klimë të butë të ngrohtë dhe besohet se vinte nga India dhe ishte  përhapur nga egjiptianët. Kastravecët karakterizohen nga një formë e zgjatur që mund të shkojë deri në 30 cm, ato kanë lëkurë të gjelbër të errët me protuberanca të imëta dhe një pulpë ujore të gjelbër të lehtë me fara të bardha. Sa më të vegjël të jenë trangujt, aq më pak ato janë të pranishme në fara. Ekziston një specie me lëkurë të bardhë, por është shumë e rrallë. Mbledhja e kastravecit bëhet gjatë verës. Le të shohim cilat janë karakteristikat e tij ushqyese.

Kastraveci: kalori dhe vlera ushqyese

Kastravecat janë perime shumë të pasura me ujë dhe për këtë arsye ato janë freskuese dhe shumë hidratuese. Ato janë ushqime me shumë pak kalori (100 gr kastravec sjellin vetëm 12 kalori), dhe praktikisht pa yndyrë. Për këto arsye ato janë të shkëlqyera për ata që mbajnë dieta të ndryshme.

Vlera ushqyese për 100 gr kastraveca
Ujë 96,73 gr
kcal 12
Proteina 0,59 gr
Yndyrna 0.16 gr
Karbohidratet 2,16 gr
Fibra 0,7 gr
Kalcium 14 mg
Magnez 12 mr
Kalium 136 mg
Fosfor 21 mg
Vitamin C 3,1 mg
Folate 14 µg
Vitamin K 7,3 µg

 

 

Kastraveci: vetitë ushqyese

Kastraveci përmban një sasi të mirë të kripërave minerale, në veçanti kalium dhe fosfor. Ndër vitaminat, më të pasurat janë vitamina C, folate dhe vitamina K. Një substancë që karakterizon trangujt është gjithashtu acidi tartarik. Le të zbulojmë tani karakteristikat e këtyre elementeve.

Kaliumi: siç kemi parë, kastraveci është i pasur me kalium, një mineral që favorizon eleminimin e lëngjeve të tepërt duke kundërshtuar kështu mbajtjen e lëngjeve dhe rrjedhimisht ulur presionin e gjakut;

Fosfori: është pjesë e strukturës së proteinave dhe enzimave të ndryshme dhe matricës minerale të kockave dhe dhëmbëve. Merr pjesë në aktivizimin e disa vitaminave, rregullon ekuilibrin acido-bazik dhe gjithashtu ndërhyn në proceset e riparimit qelizor;

Vitamina C: kjo vitaminë quhet edhe acid askorbik. Eshtë thelbësore për funksionimin e duhur të sistemit imunitar, duke na mbrojtur nga viruset dhe bakteret dhe për këtë arsye luftimit të infeksioneve dhe gripit. Lejon thithjen e hekurit në zorrë dhe lejon formimin e kolagjenit. Eshtë një antioksidant i fuqishëm dhe për këtë arsye lufton plakjen qelizore dhe formimin e kancerit;

Folatet: në të vertetë ato janë provitamina, domethënë elemente që në trupin tonë shndërrohen në vitaminën B9 ose Acid folik, të cilat ndërhyjnë në procese të shumta qelizore pasi rregullojnë rritjen, riprodhimin dhe funksionimin e qelizave. Thelbësore për funksionimin e trurit, sintezën e hemoglobinës (proteina që transporton oksigjenin në inde) dhe sintezën e aminoacideve;

 Vitamina K: e rëndësishme për të mbrojtur kockat dhe për të rregulluar përgjigjen inflamatore, kjo vitaminë gjithashtu kryen një funksion të rëndësishëm anti-hemorragjik;

Acidi tartarik: është një acid organik i pranishëm në tranguj dhe mjaft i zakonshëm në botën e bimëve, i cili është shumë i rëndësishëm për ata që duan të humbin peshë. Në fakt, kjo substancë parandalon që një pjesë e karbohidrateve të gëlltitura në të njëjtin vakt të shndërrohen në yndyrë, duke bërë që ato të eleminohen drejtpërdrejt me fecet.

 

 

REFERENCA

Du Toit A. 10 health benefits of cucumbers. Natural News . 2012 Aug 6;

 Haifa Group. Nutritional Recommendations for Cucumber . Haifa;

 Nutrition Facts – Cucumber, with peel, raw . 2014. Available from: https://ift.tt/1vDYrqO

No comments:

Post a Comment