Tuesday, June 16, 2020

Diarreja kronike, shkaktarët dhe metodat përmirësuese shtëpiake dhe natyrore

Diarreja kronike,

Diarreja është një gjendje e aparatit tretës që shkakton jashtëqitje të lirshme ose të holluar (të ujshme). Shumë njerëz përjetojnë diarre në një pike të jetës së tyre. Këto periudha janë shpesh akute dhe zgjidhen brenda dy ditësh pa komplikime. Megjithatë, disa përjetojnë një diarre që vazhdon për më shumë se dy deri në katër javë.

Kjo quhet diarre kronike.

Diarreja akute ose afatshkurtër zakonisht nuk është serioze, por jashtëqitjet kronike, të holluara me ujë mund të shfaqin probleme nëse nuk trajtohen. Prandaj është e rëndësishme të kuptohet shkaktari i diarres dhe të trajtohet sëmundja bazë (fillestare).

Simptomat e diarresë kronike

Simptomat kryesore të diarresë kronike janë jashtëqitjet e lirshme ose ujshme që vazhdojnë për javë të tëra. Këto jashtëqitje mund të shoqërohen edhe me një ndjenjë urgjence për të shkuar në tualet, por gjithashtu mund të ketë edhe simptoma të tjera, siç janë:

  • Krampet (ngërçet) e barkut
  • Fryrjet e barkut
  • Të vjellat

Shkaqet e diarresë kronike

Diarreja kronike ndonjëherë shkaktohet nga një gjendje mjekësore e thellë. Duhet të Shkoni te mjeku tuaj nëse diarreja nuk shërohet nga masat e marra në shtëpi.

Gjendjet inflamatore që mund të shkaktojnë jashtëqitje të hollë, të ujshme, përfshijnë kolitin ulcerativ dhe sëmundjen e Crohn. Këto sëmundje gjithashtu mund të shkaktojnë jashtëqitje me gjak dhe dhimbje barku.

Dieta luan një rol thelbësor në diarrenë kronike. Disa përbërës shpejtojnë shpejtësinë e tretjes, duke bërë që ushqimi të kalojë me shpejtësi në zorrën e trashë. Fajtorët e zakonshëm përfshijnë qumështin dhe ëmbëlsuesit artificial (sorbitoli dhe fruktoza).

Shkaqe të tjera të diarresë kronike mund të jenë:

  • Medikamentet – antiinflamatorët, antibiotikët, antiacidët
  • Diabeti
  • Intoleranca ndaj glutenit
  • Abuzimi me alkoolin

Mundësitë e trajtimit të diarresë kronike

Ilaçet kundër diarresë mund të lehtësojnë diarrenë, por këto ilaçe nuk rekomandohen si një terapi afatgjatë.

Trajtimi për diarre kronike varet nga shkaku bazë, nga sëmundja fillestare.

Diarreja mund të përmirësohet edhe duke u përmirësuar shëndeti/imuniteti.

Mundësitë e tjera të trajtimit të diarresë kronike përfshijnë:

Mënyra e jetesës (lifestyle) dhe dieta

Ndryshimet e stilit të jetës për të ndihmuar në zgjidhjen e diarresë kronike përfshijnë:

  • Shmangia e kafeinës dhe pijeve alkoolike
  • Konsumi i ushqimeve që nuk përmbajnë fibra
  • Konsumi i lëngjeve pa ngjyrosës për të parandaluar dehidratimin
  • Kontrollimi i sasisë së ushqimeve për të shmangur tej-ngopjen

Ilaçet

Nëse ndonjë bakter ose parazit shkakton diarre kronike, mjeku mund të përshkruajë një antibiotik. Ilaçet që përmbajnë kodeinë gjithashtu mund të ofrojnë lehtësim pasi rrisin kohën e nevojshme që jashtëqitjet të kalojnë në traktin e tretës, duke rritur kështu sasinë e jashtëqitjes. Sidoqoftë, ekziston rreziku i varësisë nga këto ilaçe, kështu që mjeku mund të mos e rekomandojë kodeinën si një terapi afatgjatë.

Medikamente të tilla si bismuthi (Pepto-Bismol) dhe loperamidi (Imodium) gjithashtu ngadalësojnë tranzitin e jashtëqitjes, por ato duhet të merren vetëm në kohë afatshkurtër. Duhet të flisni me mjekun përpara se të përdorni këto ilaçe për të trajtuar diarrenë kronike.

Metodat përmirësuese shtëpiake dhe natyrore

Diarreja kronike mund të shfaqet edhe pasi të keni marrë një ilaç pa recetë si psh. antibiotik. Duhet të flisni me mjekun për ilaçet alternative.Duhet të përfshihen probiotikët në dietë për të rivendosur florën intestinale dhe për të rritur sasinë e jashtëqitjes. Këto mund të gjenden në në formë lëngu dhe kapsulash.

Suplementet e fibrave lehtësojnë kapsllëkun, por gjithashtu mund të lehtësojnë edhe diarrenë kronike për shkak të efektit të mbajtjes së ujit. Marrja e psyllium (Psylloial) në baza ditore mund të prodhojë jashtëqitje më të madhe dhe të zvogëlojë ose eliminojë diarrenë të shkaktuar nga IBS (Sindroma e Zorrës së irrituar) ose ilaçet.

Parandalimi i diarresë kronike

Ju mund të parandaloni diarrenë kronike që shkaktohet nga infeksioni duke ndërmarrë disa hapa, për shembull:

  • Pini uj nga një burim i pastër ose të filtruar.
  • Pastroni plotësisht mishin para gatimit.
  • Gatuajeni mishin plotësisht.
  • Lani duart pasi të keni përpunuar ushqimin.
  • Pastroni sipërfaqet e kuzhinës për të parandaluar ndotjen.
  • Lani frutat dhe perimet para se t’i konsumoni.
  • Lani duart pasi përdorni banjën, pasi ndërroni një pelenë ose pasi jeni kujdesur për një person të sëmurë.

Ndërlikimet e diarresë kronike

Diarreja akute mund të jetë e padëmshme, por me diarrenë kronike, ekziston rreziku i dehidrimit për shkak të humbjes së lëngjeve. Dehidratimi ndodh atëherë kur trupi juaj nuk ka ujë të mjaftueshëm. Kjo mund të jetë e rrezikshme për jetën, kështu që pini sa më shumë lëngje si ujë, supë dhe çaj. Shenjat e dehidrimit përfshijnë:

  • Urinë me ngjyrë të errët
  • Etje e tepërt
  • Marrje mendsh
  • Lodhje
  • Të vjella
  • Ethe

Duhet të shkoni te mjeku nëse shfaqni shenja të dehidrimit.

Prognoza e diarresë kronike

Perspektiva e diarresë kronike varet nga shkaku. Nëse trajtohet çrregullimi inflamator i zorrëve, infeksioni ose ndonjë problem tjetër që ka të bëjë me tretjen, jashtëqitja gradualisht duhet të kthehet në normë. Dieta dhe bërja e ndryshimeve në stilin e jetës mund të sigurojë gjithashtu lehtësim. Gjëja e rëndësishme është që të mos e injoroni problemin. Sa më shpejt të flisni me mjekun, aq më shpejt mund të vijë përmirësimi.

Top of Form

 

No comments:

Post a Comment