Në një deklaratë për mediat, kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli, u shpreh se pas vlerësimit të situatës aktuale epidemiologjike, u vendos që të mos ketë kthim mbrapa – pra nuk do të vendosen masat e mëparshme kufizuese – por do të shtyhet rihapja e transportit publik për të paktën një javë.
Rakacolli u shpreh se rritja e numrit ka ardhur si pasojë e uljes së vigjilencës dhe mosrespektimit të rregullave. “Situata është krejtërisht e kontrolluar,” shtoi ajo. Sipas Mira Rakacollit, transporti publik konsiderohet një aktivitet me rrezikshmëri të lartë sepse nuk ruhet dot distanca sociale.
Ndërkohë situata mbetet e paqartë te transporti publik, pasi ndonëse qeveria shpalli datën 15 qershor si rinisje të transportit publik – tashmë të shtyrë me 1 javë – nga ana tjetër, përfaqësues të shoqatave të transportit publik nuk pranojnë të rinisin aktivitetin në rast se shteti nuk plotëson kërkesat e tyre.
No comments:
Post a Comment