Burime për Top Channel konfirmojnë se në 24 orët e fundit nga 270 testime janë konfirmuar 48 të prekur në vend. me covid-19
Prej tyre janë: 24 Tirana, 8 Kruja, 4 Durrës, 3 Fieri, 1 Elbasan, 2 Lezhë, 2 Pukë, 3 Kamëz, dhe 1 Gjirokastër.
24 orët e fundit shënojnë edhe një rekord për rastet më të larta që janë regjistruar me covid-19 deri më tani në vend që nga fillimi i pandemisë.
Ndërkohë që ditët e fundit kanë pasur një rritje të rasteve, me 31 raste, 42 apo 44.
Për situatën në fjalë dje Mira Rakacolli, Kryetare e Komitetit Teknik të Ekspertëve, tha se: Ne vlerësojmë se kjo rritje e numrit ka ardhur si pasojë e uljes së vigjilences, shkujdesjes dhe mos respektimit të rregullave të distancimit fizik në aktivitetet e jetës së përditshme.
Gjithsësi, pas shqyrtimit të të gjithë treguesve në rastet e reja ditore, situtën në spitale dhe pacientët në terapi intensive, Komiteti Teknik vlerëson se situata mbetet e kontrolluar.
Ndërkohë ajo njoftoi se duke parë situatën , do të shtyhet me një javë, hapja e transportit publik: Kemi vendosur të mos ketë hapa prapa në strategjinë e rihapjes, por për më shumë siguri, në kushtet aktuale, kemi vendosur të shtyhet për të paktën një javë hapja e transportit publik, si një shërbim me risk të lartë në këtë situatë epidemiologjike.
No comments:
Post a Comment