Friday, June 19, 2020

4 viktima në 48 orë, rritet numri i të shtruarve në spitalin infektiv

Tashmë vendi ynë numëron 42 viktima nga COVID-19.

Pak më parë Dr. Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik tha se ka ndërruar jetë në spitalin infektiv një pacient 69 vjeçar nga Kruja me leukozë akute.

“Pavarësisht mjekimit intensiv prej 10 ditësh dhe përpjekjeve të stafit mjekësor, nuk arriti të mbijetojë. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit”, njoftoi ajo.

Prej dy ditësh tashmë, përveç numri të lartë të rasteve, janë regjistruar dhe 4 viktima në 48 orë.

Përmes një njoftimi për shtyp, Ministria e Shëndetësisë gjithashtu bëri të ditur se në 24 orët e fundit ka rritje të të shtruarve në spitalin infektiv. Aktualisht po marrin shërbim 64 pacientë, 7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 1 është i intubuar.
Në vendin tonë janë aktualisht 682 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë.

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 50 raste të reja dhe 1 humbje jete

 

No comments:

Post a Comment