Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në spitalin infektiv një pacient 59 vjeçar nga Lushnja, i shtruar prej 6 ditësh në terapi intensive, i konfirmuar me Covid19. 59-vjeçari vuante nga Kardiomiopati e dilatuar, sëmundje renale kronike, diabet mellitus, anemi. Pas asistencës së madhe të stafit mjekësor në terapi intensive, 59 vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë.
Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë njofton se vijon të ketë shtime të rasteve të të shtruarve në spitalin infektiv. Aktualisht janë 52 pacientë të shtruar, ndërsa 8 prej tyre janë në terapi intensive. Në vendin tonë janë aktualisht 349 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë ku ka transmetime komunitare.
COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 44 raste të reja, 9 personel mjekësor
No comments:
Post a Comment