Thursday, March 26, 2020

Edhe 8 raste pozitive me koronavirus në Kosovë, në total 71 të infektuar

Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK, nga 34 mostra të testuara, janë konstatuar pozitive tetë raste të reja me koronavirus. Rastet e konfirmuara pozitive, sipas IKSHPK-së, janë raste kontakti prej të cilëve 4 raste janë me vendbanim në fshatin Domanek- Malishevë, 3 raste me vendbanim në Prishtinë dhe 1 rast me vendbanim në fshatin Studime e ulët-Vushtrri.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se edhe tetë persona kanë dalur si pozitivë me virusin korona pas analizave të kryera.

Sipas Institutit, rastet e konfirmuara pozitive janë raste kontakti prej të cilëve 4 raste janë me vendbanim në fshatin Domanek- Malishevë, 3 raste me vendbanim në Prishtinë dhe 1 rast me vendbanim në fshatin Studime e ulët-Vushtrri.

Njoftimi i plotë:

Sot me 25.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar tridhjetë e katër (34) mostra të marra të rasteve të hospitalizuara në Klinikën Infektive dhe nga terreni. Nga këto mostra të marra për testim në virusin SARS-CoV, tetë (8) prej prej tyre kanë rezultuar pozitive.

Rastet e konfirmuara pozitive janë raste kontakti prej të cilëve 4 raste janë me vendbanim në fshatin Domanek- Malishevë, 3 raste me vendbanim në Prishtinë dhe 1 rast me vendbanim në fshatin Studime e ulët-Vushtrri.

Nga data 08.02.2020 deri me 25.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 766 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, gjithsej shtatëdhjetë e një (71) raste kanë rezultuar pozitive, me një (1) rast të vdekjes i një të moshuari 82 vjeç.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Nga data 01.02.2020 deri me 25.03.2020 në Aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” si dhe në pikat tokësore kufitare janë depistuar gjithsej 18.027 udhëtarë. Në Aeroportin “Adem Jashari” 1.015 udhëtarë, Merdare 5.306, Vërmicë 4.825, Jarinje 1.362, Dheu i Bardhë 1.010, Hani i Elezit 2.587, Kullë 1.151, Qafë Morinë 47, Bërnjak 521, Qafë Prush 35, Muçibabë 167 dhe Glloboçicë 1 udhëtarë.

No comments:

Post a Comment