Friday, March 27, 2020

Koronavirusi/ Mjeku Pipero tregon se kur mund të kthehet normaliteti në Shqipëri

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ka deklaruar se numri i personave të infektuar me koronavirus mendohet të ulet nga java e tretë e prillit.

Gjatë një interviste për “Opinion”, Pipero bëri thirrje për t’u respektuar masat e marra nga qeveria duke theksuar se vendimtare do të jetë kjo javë dhe java e ardhshme.

“Nëse zbatojnë urdhrat, nga fundi i javës së dytë dhe fillimi i javës së tretë do fillojnë të zbuten shumë.

Unë kam thënë që kjo javë dhe java tjetër janë vendimtare. Javën e tretë të prillit do të fillojnë të bien”, tha Pipero.

No comments:

Post a Comment