Wednesday, March 25, 2020

Koronavirusi/ Manastirliu: Një mjek dhe një infermier janë mes të shëruarve të ditës së sotme

Mes 17 të shëruarve nga COVID-19 janë një mjek dhe një infermier. Bëhet fjalë për mjekun e parë të konfirmuar pozitiv në spitalin e Durrësit dhe një infermier në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka ndarë lajmin e mirë me publikun nëpërmjet një postimi në Facebook.

“Sot lajmi i mirë është shërimi i një mjeku dhe një infermieri mes 7 qytetarëve të tjerë që sot rezultuan negativë në dy testet e njëpasnjëshme për COVID-19”, shkruan Manastirliu.

Sot lajmi i mirë është shërimi i një mjeku dhe një infermieri mes 7 qytetarëve të konfirmuar me COVID-19, që sot…

Posted by Ogerta Manastirliu on Wednesday, March 25, 2020

No comments:

Post a Comment