Friday, March 27, 2020

Pse shërbejnë çadrat e triazhit? Mjeku jep detajet: Pyetjet dhe kontrollet që do i bëhen çdo pacienti

Në Spitalin e Traumës në Tiranë janë vendosur tashmë çadrat e triazhit, ku do të ndalohen të gjithë pacientët që i drejtohen spitalit, për ti pyetur ata në rast se kanë simptoma të Covid 19, në mënyrë që të evitohet çdo ekspozim i mjekëve ndaj tyre.

Një prej mjekëve shpjegoi se çadrat do të jenë në funksionim në çdo moment, dhe do të ketë një pyetësor që do të plotësohet nga të gjitha pacientët.

“Kjo çadër do të përdoret si triazh ndaj një armiku të padukshëm, të gjithë pacientët do të ndalohen në këto çadra, ku do të plotësohet më pas dhe një formular me të dhënat e tyre.

Një ndër pikat e tyre është dhe historia e udhëtimit, apo kontakte që ai mund të ketë pasur me persona të dyshuar.

Pyetet nëse ka simptoma. Të gjithë pacientët që do të vijnë në spitalin e Traumës do të kalojnë këtu, tamponi në rast se ka persona të dyshuar do të merret nga një epik tjetër. Ka nisur që prej ditës së sotme shërbimi në këto çadra”, u shpreh mjeku.

Ndërkohë që në ambientet e brendshme të çadrave janë vendosur paisje për matjen e temperaturës dfhe tensionit, ndërsa janë në gjendje gadishmërie dhe mjekët që do të kryejnë këto verifikime të cilët janë të paisur dhe me maska dhe mjetet e duhura mbrojtëse.

No comments:

Post a Comment