Wednesday, March 25, 2020

“Testi është thjesht një armë”, eksperti i shëndetit publik: Rastet në Shqipëri po shtohen, persona të infektuar po humbasin jetën

Në një lidhje më “ABC News” eksperti i Shëndetit Publik Erion Dasho ka folur për situatën e shkaktuar nga koronavirusi dhe masat e marra për ndalimin e përhapjes së epidemisë.

“Masat që janë marrë nga Ministria e Shëndetësisë janë duke e mbajtur epideminë në kontroll situatën. Por rritja e rasteve tregon që duhet të respektohen sa më shumë.

Gjermania zgjodhi një tjetër përafrim ndryshe nga vendet e tjera. Gjermani i mori masat pasi sëmundja ishte përhapur.

Për më momentin Gjermania është një nga vendet me përhapjen më të shpejtë të infeksionit. Përvoja e vendeve të tjera tregon që kur infeksioni del nga kontrolli nuk ka sistem në botë ta përballojë.

Personat që vuajnë nga sëmundje të tjera kronike, janë më të prekur dhe kanë nevojë për një kujdes intensiv.

Gjithashtu ai u shpreh se statistikat nuk aplikohen në nivel individi, ndërsa theksoi se ky infeksion do të vazhdojë gjatë.

“Personat e moshës 70-vjeç të ndalohen të qarkullojnë. Të mbrojmë këta persona dhe në këtë mënyrë të mbrojmë sistemin tonë. Sepse nuk është vetëm në rrezik ai vet, por edhe për personat e tjerë.

Shumë vende e kanë bërë politikë duke marë masa e nevojshme. Sistemi shqiptar duhet të vazhdojë të mbajë sa më të dominuar përhapjen e infeksionit, gjithashtu të marë shembull edhe nga vatrat e prekura”.

A duhet të bëhen testime masive apo vetëm atyre me simptoma?

“Jemi në të njëjtën situatë sikurse flasim për mjekimet. OBSH thotë testo situatën. Edhe Wuhan bënte 350 teste në ditë. Testi të krijon mundësinë të njohësh situatën dhe të marrësh masa. Por nuk mund të bësh test qorrazi, duhet që informacionin që ta jep testimi ta përdorësh për ta parandaluar përhapjen.

Testi është thjesht një armë, por beteja nuk fitohet nga arma por nga strategjia për masat që do të merren më pas.

Nëse bëjmë testin nuk do të thotë që je e garantaur që nuk e ke sëmundjen, sepse mund të mos e shfaqësh. Kryesorja është që testi asnjëherë nuk duhet parë si zgjidhje.

Duhet urgjentisht të futet në lojë mjeku i familjes jo për të qënë ballë për ballë, por të përdorur edhe kontaktin telefonik. Është gabim kur politikanët përmendin emra medikamentesh, kjo nuk është punë e tyre.

Rastet në Shqipëri po shtohen dhe të infektuar po humbasin jetën, tani nuk është koha për teori spekulative”,-tha më tej ai.

No comments:

Post a Comment