Thursday, March 26, 2020

Koronavirusi/ Bilanci në SHBA: 1,036 viktima dhe 68,573 të infektuar

Koronavirusi ka shkaktuar 1,036 viktima në SH.B.A.

Ndërkohë 68,573 raste të koronavirusit janë raportuar në të 50 shtetet dhe në Uashington.

SHBA ka shpallur një emergjencë kombëtare dhe po konsideron masa gjithëpërfshirëse financiare për të përmirësuar ekonominë.

Senati kaloi një paketë stimulimi prej 2 trilion dollarë të mërkurën në mbrëmje ndërsa koronavirusi kërcënoi të hidhte ekonominë e SHBA në një recesion të afërt.

Organizata Botërore e Shëndetit ka paralajmëruar se Amerika mund të bëhet epiqendra e re për pandeminë pas një “përshpejtimi shumë të madh” në raste ditët e fundit.

Nju Jorku është deri tani shteti i prekur më keq por rastet shtrihen në të gjithë vendin.

No comments:

Post a Comment