Friday, March 27, 2020

Kryeministri britanik Boris Johnson konfirmohet me koronavirus

Kryeministri britanik Boris Johnson është konfirmuar pozitiv me koronavirus. Mediat britanike njoftojnë se rezultatet e testit sapo kanë dalë dhe kryeministri është njoftuar nga stafi i tij i afërt.

Ndërkohë Jonson njoftoi në rrjetin e tij social Twitter se është vetë-izoluar dhe se gjatë 24 orëve të fundit ka zhviluar simptoma të lehta të sëmundjes.

Ai shtoi se do të drejtonte qeverinë përmes video-konferencave.

No comments:

Post a Comment