Wednesday, March 25, 2020

Studiuesit zbulojnë një tjetër simptomë të koronavirusit: Nëse e keni, merreni seriozisht

Koronavirusi është kthyer në një rrezik serioz për shumë vende në botë, ndërsa studiuesit gjithnjë edhe më shumë mundohen të hedhin dritë mbi këtë virus të ri.

Nga studimet e para pas shfaqjes së virusit në Kinë u tha se temperatura e lartë, kollitja dhe vështirësia në frymëmarrje janë disa nga simptomat më të shpeshta tek personat e infektuar.

Ndërkohë, dy deklarata të ndryshme vijnë së fundmi, njëra në Britaninë e Madhe dhe tjetra në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një tjetër simptomë duket se i shtohet Covid-19. Kjo simptomë, mund të jetë tejet e rëndësishme në identifikimin e të infektuarve, edhe ata të quajtur deri më tani si asimptomatikë.

Bëhet fjalë për anosminë dhe dysgeusinë, ose më thjesht humbjen e përshkallëzuar të nuhatjes dhe shijes.

Humbja e nuhatjes duket një e përbashkët e konstatuar në shumë raste në vendet më të prekura nga koronavirusi, si Kina dhe Koreja e Jugut.

Kjo e dhënë është konfirmuar nga Shoqata amerikane e Otorinolaringoiatrisë, dhe nga shoqata simotër britanike. Me këtë deklaratë kanë dalë disa mjekë dhe rëndësia e këtij zbulimi mund të jetë domethënëse, nga momenti që sipas vëzhgimeve në Korenë  e Jugut, pothuajse 30% e pacientëve pozitivë ndaj COVID -19 kishin anosminë, pra kishin mungesën  e nuhatjes, si simptomën e tyre të vetme.  Po ashtu në Gjermani, 2 në 3 pacientë kishin mungesën e nuhatjes si simptomë.

Sipas mjekëve në SHBA, qytetarët nëse kanë këtë simptomë duhet ta marrin seriozisht.

No comments:

Post a Comment