Wednesday, March 25, 2020

Koronavirusi: Këshillat jo të vërteta shëndetësore që duhet t’i injoroni

Përshtati në shqip: Arlinda Rexhmati

Ndërkohë që rastet me koronavirus po shtohen në gjithë botën nuk kanë munguar as një sërë këshillash shëndetësore, duke filluar nga ato të padobishmet por relativisht të padëmshme tek disa këshilla të rrezikshme.

Ja disa nga këto këshilla dhe se çfarë thotë shkenca për to:

  1. Hudhra

Mund të keni dëgjuar, sidomos në fillimet e përhapjes së koronavirusit, se hudhra mund ta parandalojë atë.

OBSH thotë se “ndonëse hudhra është një ushqim shumë i shëndetshëm dhe mund të ketë disa veti anti – mikrobiale, nuk ka prova shkencore që ngrënia e hudhrave mund t’i mbrojë njerëzit nga koronavirusi i ri.

Ne dimë që, në përgjithësi, konsumimi i frutave dhe perimeve si dhe pirja e ujit, mund t’ju ndihmojnë të qëndroni të shëndetshëm. Por, nuk ka prova se ushqime specifike do t’ju ndihmojnë të luftoni këtë virus.

  1. ‘Mineralet e mrekullive’

Jordan Sather, që ka me dhjetra mijëra ndjekës në platforma të ndryshme sociale, pretendon se një “suplement i një minerali mrekullish”, i quajtur MMS, mund të “zhdukë” koronavirusin.

Ky produkt përmban dioksid klori, një agjent zbardhues.

Por, FDA – ja amerikane (Administrimi i Ushqimeve dhe Ilaçeve), thotë që “nuk ekziston ndonjë studim që tregon që këto produkte të jenë të sigurt apo efektivë në trajtimin e ndonjë sëmundjeje”. Gjithashtu paralajmëron se konsumimi i tyre mund të shkaktojë të vjella, diarre dhe simptoma të dehidratimit të rëndë.

  1. Dizinfektues duarsh i bërë në shtëpi

Larja e duarve apo dizinfektimi i tyre është një nga mënyrat më të rëndësishme në parandalimin e përhapjes së virusit.

Me zbrazjen e farmacive apo dyqaneve dhe mungesën e dizinfektantit të durave, në mediat sociale filluan të qarkullonin receta për bërjen e tyre në shtëpi.

Por, këto receta, ishin për një dizinfektant që ishte për t’u përdorur në pastrimin e sipërfaqeve, dhe sipas shkencëtarëve nuk bënte pët t’u përdorur në lëkurë.

  1. Konsumimi i ujit çdo 15 minuta

Një post që qarkulloi në rrjete të ndryshme sociale, i shpërndarë nga shumë persona ishte një “këshillë e një doktori japonez”, që rekomandonte pirjen e ujit çdo 15 minuta për të larguar dhe shpëlarë gojën nga çdo lloj virusi që mund të kishte hyrë në gojë.

Por, sipas ekspertëve “nuk ka asnjë mekanizëm biologjik që të mbështesë idenë që mund ta largosh me ujë virusin për në stomak dhe ta vrasësh atë.

  1. Nxehtësi

Ka shumë variacione të kësaj këshille që sugjeron që nxehtësia mund ta vrasë virusin, nga rekomandimi i konsumimit të ujit të nxehtë tek dushet e nxehta apo përdorimi i tharëseve të flokëve.

Por dhe kjo këshillë bie poshtë sipas ekspertëve. Sipas tyre kur virusi ka hyrë në trup, nuk ka asnjë mënyrë se si ta shkatërroni atë, trupi duhet ta luftojë vetë atë.

Burimi: BBC

No comments:

Post a Comment