Wednesday, March 25, 2020

Kreu i Mbrojtjes Civile në Itali me temperaturë, dyshohet për koronavirus, anulohet konferenca e përditshme

Prej më shumë se një muaji ai ndodhet çdo ditë para mediave për të informuar mbi atë çka po ndodh në Itali me koronavirusin. Kreu i Mbrojtjes Civile italiane Angelo Borrelli ka shfaqur simptoma temperature këtë mëngjes ndërsa ishte duke u zhvilluar komiteti operativ.

Sipas asaj që është mësuar atij i është bërë një tampon i ri për koronavirusin pas atij që iu bë disa ditë më parë dhe rezultoi negativ. Tashmë pritet rezultati i ekzaminimit. Ndërkohë, konferenca e zakonshme për shtyp në orën 18:00 ku jepen shifrat e 24 orëve të fundit është anuluar.

“Për shkak të kësaj gjendje – thuhet në një njoftim nga Mbrojtja Civile – konferenca e përditshme për shtyp mbi urgjencën e koronavirusit në orën 6 pasdite pezullohet duke filluar nga sot dhe deri në një afat të papërcaktuar”. Departamenti “do të vazhdojë të garantojë efikasitetin maksimal dhe gjithashtu përmes zyrës së shtypit, të shpërndajë informacionin e disponueshëm për urgjencën aktuale”.

No comments:

Post a Comment