Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka folur në Kuvend në lidhje me situatën e pandemisë në vendin tonë duke sqaruar se nuk është verifikuar ende prezenca e varianteve të reja të koronavirusit.
Manastirliu foli edhe për dozat e vaksinës Pfizer që priten të mbërrijnë sot në vendin tonë si dhe ato të AstraZeneca, të cilat pritet të përdoren për të vaksinuar mësuesit.
Manastirliu: Në botë, virusi ka prekur më shumë se 1140 milionë njerëz dhe ka shkaktuar më shumë se 2 milionë e gjysmë fatalitete. Britania e Madhe vijon të jetë e mbyllur dhe kjo është mbyllja e tretë. Franca ka gjithashtu masa drastike të mbylljes së bareve e restoranteve dhe ka regjistruar 12 mijë infektime në ditë pavarësisht masave. Me këtë rast, nuk duhet të kemi iluzionin që virusi po zhduket.
Prezenca e varianteve të reja kushtëzon dhe masat e pandemisë. Ende nuk është verifikuar prezenca, por ne kemi dyshime se variantet e reja qarkullojnë dhe shpejtësia e përhapjes e bën të vështirë edhe kontrollin e pandemisë nëse nuk shoqërohet me bashkëpunimin e çdo qytetari.
Vaksinimi i popullatës është objektivi ynë i përbashkët. Po vaksinojmë çdo ditë dhe me ritëm. Sot kemi më shumë jetë të mbrojtura të mjekëve në spitale ndërkaq që vaksinimi i kombinuar për moshat +80 vjeç po vijon.
Sot jemi në pritje të vijimit të sasisë së radhës të kontratës së Pfizer, do të vijnë 15.210 vaksina. Do të vijojë vaksinimi dhe presim nga instrumenti i Covax që të mbërrijnë 14,440 vaksina të AstraZeneca me të cilat do të fillojmë kalendarin e vaksinimit duke pasur prioritet mësuesit në mënyrë që të kemi ecuri të mirë të edukimit të fëmijëve dhe mbrojtjes së mësuesve./tch
No comments:
Post a Comment