Friday, February 26, 2021

Shqipëria po plaket, sfidat demografike dhe shëndetësore të shekullit 21

UNFPA në Shqipëri prezantoi sot një analizë të detajuar mbi Sfidat Demografike dhe Shëndetësore me të cilat përballet Shqipëria në Shekullin 21. Hartuar nga një grup ekspertësh në fushat e demografisë dhe shëndetit publik, nga këndvështrimi shkencor, ky raport ka një rëndësi të veçantë, sepse nxjerr në pah sfidat më emergjente të Shqipërisë, si edhe tenton të japë rekomandime mbi hartimin dhe zbatimin e disa politikave të integruara gjithëpërfshirëse si një mënyrë për t’u përballur me këto sfida, politika jo vetëm për shëndetin e fëmijëve dhe të rinjve, por edhe për nënat e tyre.

“Raporti nxjerr në pah nevojën për t’u përqendruar tek potenciali i të rinjve në vend, jo vetëm për të ndaluar migracionin, por edhe për të ngadalësuar procesin e mplakjes. Raporti gjithashtu thekson se fokusi tek të moshuarit duhet të përbëjë një axhendë të re për kujdesin shëndetësor dhe social. Raporti nuk le më pas vëmendjen ndaj të drejtave të njeriut dhe të drejtave të shëndetit riprodhues. Duke adresuar rregullimin e abortit, ndalimin e abortit për shkak të gjinisë, si edhe duke fuqizuar gruan për të marrë vendime vetë, ky raport nënvizon rëndësinë e të drejtave të shëndetit riprodhues si pjesë e të drejtave të njeriut.”, – u shpreh Dr. Arjan Gjonca, Ekspert i Demografisë në London School of Economics, një nga autorët e analizës.

“Raporti dëshmon përmirësimin e qëndrueshëm të shumë treguesve shëndetësorë gjatë viteve të fundit, por, njëkohësisht edhe nevojën për rritjen e nivelit të edukimit shëndetësor të mbarë popullsisë dhe bën thirrje për angazhim serioz të qeverisë për rritje të qëndrueshme të financimit në sektorin shëndetësor si parakusht themelor për të garantuar mbulesë shëndetësore universale.” – u shpreh Dr. Genc Burazeri, Ekspert i Shëndetit Publik një tjetër autor i këtij raporti.

Raporti është një vazhdim i punës së bërë me Studimin Shqiptar Demografik dhe Shëndetësor 2017-2018 (ADHS 2017-2018) dhe përdor të dhënat e ADHS dhe të një numri të madh burimesh të disponueshme për çështjet e trajtuara, që nga regjistrat vitalë, të dhënat e censuseve, të dhënat nga përdorimi i shërbimeve e deri tek studime të veçanta në popullatë.

“UNFPA shpreson që kjo analizë e thelluar do të shërbejë si një bazë për sektorin publik shtetëror dhe atë joqeveritar për të përmirësuar më tej politikat që lidhen me shëndetin dhe demografinë e popullit shqiptar.”, – deklaroi Zj. Elsona Agolli, Analiste Programi për Çështjet Gjinore dhe Popullsinë në zyrën e UNFPA në Shqipëri.

Ky raport u prezantua në partneritet me Komisionin Parlamentar të Shëndetësisë, Punës dhe Çështjeve Sociale koordinuar nga Fondacioni NESMARK si partner zbatues i UNFPA Albania.

SFIDAT DEMOGRAFIKE DHE SHËNDETËSORE NË SHQIPËRI

REKOMANDIME PËR POLITIKAT

 

Fokus tek fëmijët dhe nënat – një plan për të përmirësuar vdekshmërinë neonatale dhe perinatale

Shqipëria nuk duhet të shqetësohet thjesht për numrat e popullatës. Politikat më të fundit pronataliste, të cilat inkurajojnë lindjet, nuk mund të jenë përgjigja e vetme, ndërkohë që nuk japin zgjidhje afatgjata. Qeveria e Shqipërisë duhet të konsiderojë hartimin e një politike të integruar multidisiplinore dhe multisektoriale, që përfshin rininë dhe çështjet gjinore. Kjo do të kishte efekte të prekshme dhe të qëndrueshme mbi demografinë dhe zhvillimin e vendit, siç është demostruar në mënyrë te suksesshme në vende të tjera.

Lidhur me stanjacionin e dekadës së fundit në nivelin e vdekshmërisë foshnjore dhe fëminore, është e këshillueshme të ndiqet sërish një qasje e integruar dhe multisektoriale. Ajo duhet të fokusohet jo vetëm në përmiresimin e cilësisë së shërbimeve në maternitete, përfshirë pajisjet dhe personelin, të cilat janë të rëndësishme për të shpëtuar jetët e foshnjave të sapolindura, por fokusi duhet të përfshijë edhe kujdesin për nënat gjatë shtatëzanisë, çka është thelbësore për mbrojtjen e shëndetit si të nënës, ashtu edhe të foshnjes.

 

Të dhënat duhet të përmirësohen. Të dhënat mbi shëndetin e nënave dhe fëmijëve duhet të sigurohen jo vetëm përmes zyrave të gjëndjes civile, të cilat regjistrojnë vdekjet dhe shkaqet e tyre, por edhe përmes shërbimeve të kujdesit shëndetësor. Ky burim informacioni mund të jetë më i saktë, bazuar në një traditë të ruajtjes dhe raportimit të të dhënave me cilësi të lartë pranë shërbimeve të nënës dhe fëmijës në kujdesin parësor.

 

Fokus tek të moshuarit – një axhendë e re për kujdesin shëndetësor dhe social

Në 15 vitet e ardhshme vendi do të përjetojë një rritje të paprecedentë të popullatës mbi 65 vjeç. Situata do të bëhet kritike lidhur me kujdesin shëndetësor dhe social, çka do të kërkojë një ndryshim në gjithë qasjen e kujdesit drejt një strategjie të integruar për ofrimin e shërbimeve.

Qeveria duhet të mendojë se si të integrojë kujdesin shëndetësor dhe atë social për të moshuarit dhe, sa më shpejt të arrihet kjo, aq më shumë vite jete do të shpëtohen dhe aq më e lartë do të jetë cilësia e jetës së të moshuarve në shoqërinë shqiptare.

Një tjetër moment me rëndësi lidhur me shëndetin e të moshuarve është ndjekja e qasjeve të balancuara mes trajtimit dhe parandalimit të sëmundjeve kronike, duke ruajtur një prioritet për parandalimin në kushtet e burimeve të kufizuara në sistemin shëndetesor.

 

Shëndeti Mendor – barriera në sistem

Shqipëria nuk bën përjashtim nga prirjet globale që i projektojnë problemet e shëndetit mendor si një nga çështjet më madhore shëndetësore të shekullit 21. Faktet tregojnë një prevalencë të lartë të problemeve të shëndetit mendor tek të rinjtë dhe të moshuarit në Shqipëri.

Si hap i parë, vendi duhet të vijojë të mbështesë dhe përmirësojë decentralizimin e shërbimeve në nivel lokal, duke mbështetur kujdesin shëndetësor parësor të identifikojë në kohë çrregullimet e shëndetit mendor; duke ndërtuar më shumë struktura në nivel komunitar, duke përmirësuar trajnimin për punonjësit socialë, psikologët dhe infermierët se si të ndjekin dhe trajtojnë problemet në komunitet dhe duke përmirësuar mekanizmat për sistemet e informacionit.

Një fokus tjetër i politikave duhet të jetë edukimi i popullatës së përgjithshme, sidomos i të rinjve. Kjo është jetike me qëllim shmangien e stigmës.

Kush duhet të paguajë për kujdesin shëndetësor në Shqipëri?

Pagesat nga xhepi janë shumë të larta në Shqipëri dhe kanë krijuar një bazë për pabarazi lidhur me përdorimin e niveleve të ndryshme të shërbimeve. Ndërkohë që investimi në sektorin publik shëndetësor është rritur lehtësisht vitet e fundit, duhen shumë më tepër financime për përballimin e ndryshimeve në popullatë që lidhen me tranzicionin epidemiologjik dhe pritshmëritë në rritje të qytetarëve për shërbime më cilësore shëndetësore. Kjo është akoma më e rëndësishme në kushtet kur arritja e objektivave afatgjatë të mbulimit universal me shërbime vihet në dyshim. Është e nevojshme që qeveria të ndërmarrë politika rregullatore për marrëdhëniet midis ofruesve publikë dhe privatë, duke mbështetur mes të tjerash edhe me më shumë financime shërbimin shëndetësor publik.

Paradoksi i dytë i vdekshmërisë në Shqipëri: Nivele të larta të vdekshmërise foshnjore dhe neonatale

Shqipëria vijon të perjetojë nivele të ulëta të vdekshmërisë tek të rriturit krahasuar me vende të tjera të Ballkanit Perëndimor, por nivele të larta të vdekshmërise foshnjore dhe neonatal. Kjo dukuri mbështet kërkime të mëparshme, ku përshkruhet i ashtuquajturi ‘paradoksi i dytë i vdekshmërise në Shqipëri’.

UNFPA në Shqipëri prezantoi sot një analizë të detajuar mbi Sfidat Demografike dhe Shëndetësore me të cilat përballet Shqipëria në Shekullin 21. Hartuar nga një grup ekspertësh në fushat e demografisë dhe shëndetit publik, nga këndvështrimi shkencor, ky raport ka një rëndësi të veçantë, sepse nxjerr në pah sfidat më emergjente të Shqipërisë, si edhe tenton të japë rekomandime mbi hartimin dhe zbatimin e disa politikave të integruara gjithëpërfshirëse si një mënyrë për t’u përballur me këto sfida, politika jo vetëm për shëndetin e fëmijëve dhe të rinjve, por edhe për nënat e tyre.

Problemet neonatale, apo të lidhura me lindjen, shkaktuan të paktën 46.3% të vdekjeve foshnjore në 2010 dhe 69.2% në 2018. Raporti krahasimisht i lartë i vdekjeve neonatale mes vdekjeve foshnjore nënvizon nevojën urgjente të forcimit të shërbimeve të kujdesit perinatal, si në nivel kombëtar, por sidomos në zonat më të paprivilegjuara të vendit, për të adresuar problemet në lindje të kategorive më vulnerabël dhe grupeve të margjinalizuara apo minoriteteve.

NDRYSHIMET DHE SFIDAT DEMOGRAFIKE NË SHQIPËRI

Në 2019, Shqipëria përjetoi një situatë të re demografike, të karakterizuar nga jetëgjatesi e lartë dhe fertilitet shumë i ulët. Jetëgjatësia ka vijuar të rritet në nivele shumë të larta, shpesh duke kaluar edhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Në 2018, Shqipëria kishte një jetëgjatësi prej 80.6 vjeç për gratë dhe 77.4 vjeç për burrat. Jetëgjatësia mesatare për gratë është më e larta mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndërkohë që për burrat kalohet vetëm prej Kroacisë. Niveli i fertilitetit është ndër më të ultit në Europë; 1.37 fëmijë për grua në moshë riprodhimi në vitin 2018. Kjo është edhe më befasuese sepse është arritur në kushtet e një prevalence shumë të ulët të përdorimit të kontraceptivëve, ndërkohe që metodat tradicionale ngelen mbizotëruese.

Shqipëria vazhdon të jetë një vend, i cili ka arritur “shëndet të mirë me kosto të ulët” me jetëgjatësi të lartë për nivelin e saj ekonomik. Vazhdon mesa duket ai që në literature është quajtur ‘paradoksi Shqiptar’. Shqipëria ka arritur një nga nivelet më të ulëta të fertilitetit në Europë, në kushtet e sjelljeve sociale shumë të ndryshme nga ato të vendeve të tjera Europiane – martesa të hershme (mosha mesatare e martesës së parë = 21.9 vjec) dhe fertiliteti të hershëm (mosha mesatare në lindjen e parë = 26.4 vjec). Kjo duket te jetë një rrugë paradoksale drejt fertilitetit të ulët, duke ruajtur aspekte të veçanta të traditave dhe normave tradicionale. Për fat të keq, në Shqipëri vazhdon të vërehet nje raport i pabalancuar mes sekseve në lindje, me rreth 110 lindje foshnjash meshkuj kundrejt 100 lindjeve foshnjash femra(2017). Kjo prirje dëshmon me sa duket për aplikimin e abortimit selektiv sipas seksit në Shqipëri. Eshtë e nevojshme që kjo dukuri të adresohet me politikat e duhura. Ndërkohë që lidhur me fertilitetin dhe mortalitetin, Shqipëria “është duke u sjellë” në mënyrë të ngjashme me pjesën më të madhe të Europës, lidhur me migrimin e popullsisë, vërehen prirje dhe dukuri që hasen kryesisht në Europën Lindore, ku migrimi është shndërruar në përcaktorin më të rëndësishëm të rritjes së popullsisë dhe strukturës moshore të saj. Ashtu si në shumë vende të tjera të Europës lindore, Shqipëria është duke përjetuar nje rritje negative të popullatës, të përcaktuar nga një nivel i lartë migrimi.

Raporti nxjerr në pah nevojën për t’u përqendruar tek potenciali i të rinjve në vend, jo vetëm për të ndaluar migracionin, por edhe për të ngadalësuar procesin e mplakjes. Raporti gjithashtu thekson se fokusi tek të moshuarit duhet të përbëjë një axhendë të re për kujdesin shëndetësor dhe social. Raporti nuk le më pas vëmendjen ndaj të drejtave të njeriut dhe të drejtave të shëndetit riprodhues. Duke adresuar rregullimin e abortit, ndalimin e abortit për shkak të gjinisë, si edhe duke fuqizuar gruan për të marrë vendime vetë, ky raport nënvizon rëndësinë e të drejtave të shëndetit riprodhues si pjesë e të drejtave të njeriut.”, – u shpreh Dr. Arjan Gjonca, Ekspert i Demografisë në London School of Economics, një nga autorët e analizës.

Popullata shqiptare është moshuar me shumë shpejtësi, me një rritje të proporcionit të personave mbi 65 vjeç më të shpejtë se në vende të tjera. Në 2020 popullata mbi 65 vjeç është 14.7% dhe pritet të arrijë 24% në vitin 2035. Kjo nuk i dedikohet vetëm nivelit në ulje të fertilitetit, por sidomos migrimit afatgjatë të pjesës në moshë aktive të popullatës, për të rezultuar në dukurinë e moshimit nga mesi i piramidës. Shqipëria ka humbur rreth një të tretën e popullatës së saj të 1989 dhe ndryshe nga ç’shpresohej, nuk ka përfituar nga i ashtuquajturi ‘dividend demografik’.

 

SHËNDETI DHE FAKTORËT RISK

Shqipëria vijon të perjetojë nivele të ulëta të vdekshmërisë tek të rriturit krahasuar me vende të tjera të Ballkanit Perëndimor, por nivele të larta të vdekshmërise foshnjore dhe neonatal. Kjo dukuri mbështet kërkime të mëparëshme ku përshkruhet i ashtuquajturi ‘paradoksi i dytë i vdekshmërise në Shqipëri’. Shkaqet kryesore të vdekshmërisë janë të ndryshme në grup mosha të ndryshme; problemet e lidhura me shtatzaninë dhe lindjen si dhe sëmundje të caktuara infektive shkaktojnë shumicën e vdekjeve foshnjore; aksidentet dhe vetëvrasjet kërcenojnë sidomos jetën e adoleshentëve dhe të rinjve; sëmundjet jo të trasmetueshme janë kërcënimi kryesor për jetën e te rriturve dhe të moshuarve.

Gjatë 30 viteve të fundit, nivelet e vdekshmërisë foshnjore dhe fëminore kanë vijuar të bien në Shqipëri, nje prirje në linjë me përmirësimin shkallë shkallë të mirëqenies së popullatës dhe kujdesit shëndetësor. Dekada e fundit ka dëshmuar një stanjacion në prirjen e përmirësimit të të dy treguesve, rrjedhojë e nivelit të vdekshmërisë neonatal, që ngelet i lartë dhe i pa ndryshuar prej mëse dy dekadash, dhe që përbënte më shumë se 75% të vdekshmërisë foshnjore në 2018. Problemet neonatale, apo të lidhura me lindjen, shkaktuan të paktën 46.3% të vdekjeve foshnjore në 2010 dhe 69.2% në 2018. Raporti krahasimisht i lartë i vdekjeve neonatale mes vdekjeve foshnjore nënvizon nevojen urgjente të forcimit të shërbimeve të kujdesit perinatal, si në nivel kombëtar, por sidomos në zonat më të paprivilegjuara të vendit, për të adresuar problemet në lindje të kategorive më vulnerabël dhe grupeve të margjinalizuara apo minoriteteve.

Shkaqet kryesore të vdekjeve tek adoleshentët dhe të rinjtë në Shqipëri kanë të bëjnë me shkaqet e jashtme (psh aksidentet dhe vdekjet e dhunshme). Ndërkohë që niveli i pergjithshëm i vdekshmërise nga shkaqet e jashtme përfshirë aksidentet rrugore ka qënë në ulje prej vitit 2012, niveli i vetëvrasjeve ka ngelur i pandryshuar në vite. Megjithëse vdekshmëria për këtë grup moshe është në dukje e ulët, ajo është përgjegjëse për një numër të madh vitesh të shëndetshme të humbura. 5 faktorët kryesorë të riskut në Shqipëri në 2017 ishin tensioni i lartë i gjakut, dieta e pashëndetshme, duhani, mbipesha dhe hiperglicemia. Rreth 33% e gjithë vdekjeve dhe 17% e gjithë barrës së sëmundjeve në popullatën shqiptare i atribuohet tensionit të lartë te gjakut, duke e bërë atë faktorin risk më të rëndësishëm në vend. Risqet lidhur me dietën, janë faktori risk i dytë më i rëndësishëm dhe llogariten si shkaqe fillestare në 27% të gjithë vdekjeve dhe 15% të gjithë barrës së sëmundjeve.

Duhanpirja është faktori i tretë më i rëndësishëm që shkakton 19% të vdekjeve dhe 13% të të gjithë sëmundjeve në popullatën shqiptare. Ka dëshmi të qëndrueshme se prevalenca e duhanpirjes është në rënie në Shqipëri, sidomos mes meshkujve të rritur. Megjithatë, duhanpirja mes meshkujve në vendin tone ngelet e lartë krahasuar me shumë vende perëndimore.

I shtruar prej ditësh në spitalin Infektiv, humb jetën nga COVID-19 mjeku nga Berati

Një tjetër humbje nga radhët e bluzave të bardha për shkak të koronavirusi. Gazetarja Eneida Petova raportoi për “BalkanWeb” se ka humbur jetën nga COVID-19 mjeku i ekografisë në Berat 63-vjeçari Gëzim Lamaj.

Mjeku ishte i shtruar prej ditësh në spitalin infektiv në Tiranë ku nuk e ka mposhtur dot virusin COVID-19. Mjeku Lamaj punonte prej vitesh në spitalin rajonal të Beratit si ekografist dhe radioskopi.

Thursday, February 25, 2021

Nuk ka ndryshim të masave! Ora policore mbetet në fuqi, nga 20:00 deri në 06:00!

Nisur nga situata nën kontroll me covid-19 në të gjithë vendin tonë, Komiteti Teknik i Ekspertëve kë vendosur që të zgjasë masat e marra më parë për të frenuar përhapjen e virusit.

Sot Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që ora policore të jetë në fuqi nga ora 20:00 deri në orën 06:00.

Drejtoresha e ISHP, Fico: Në të gjithë këtë proces kemi monitoruar shifrat. Mesatarja ditore ka pësuar një rënie. Mbetet i qëndrueshëm ajo çka është në totalin e personave testohen sa prej tyre janë pozitiv. Incidenca dy javore edhe pse ka transmetim të gjer. Ka një tendencë ulje. Dua të sjellë në vëmendje, sot ka qenë që moshat kanë ndryshime dinamike. Moshat 24-45.45-54 kanë një shtim të madh. Sot nga moshat 15-24 deri në 55-64 janë 79% e rasteve të infektimit. Ka vlerë për të kuptuar se prekja e këtyre moshave mund të ndryshojë vetëm nëse tregojmë kujdes. Respektimi i mësimit online disatncës, fluturimeve etj. Nuk e kemi fituar ende betejën. Duhet të vijojmë të kujdesshëm. Fillimi i vaksinimit me një total me 9910 të vaksinuarish Ku mbi 600 kanë bërë vaksinën e dytë. Kemi filluar për të parë dritë në fund të tunelit. Duhet të vijojmë zbatimin e masave.

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Brataj: Fakti pozitiv është kontrolli i infeksionit. Ka një ulje të numrave nga 2500 thirrje jemi tek 2200-2300 thirrje. Maksimumin me 15 ku ishin numri i shtrimeve me shumë. Nuk ka rritje progresive. Situata është nën kontroll. Në bazë të shifrave kemi numrat e saktë. Nëse do jetë e nevojshme edhe skenar të tjerë do të bëhen.

Rakacolli: Situata në vend është delikate dhe duhet të monitorohet. Shifrat tregojnë se ka qenë situatë e qendrushme dhe kemi një tendencë ulje. Duhet të shohim. Kemi vënë re tendencë ulje për indikatorin R. Konkluzioni shte që masat po japin efekt. Ndaj do të vazhdojmë të mbetemi aty. Pra në masat që vazhdojnë të mbeten në fuqi është ajo e lëvizjes që nga ora 20:00 deri në orën 06:00. Baret e restorantet do vijojnë të mbyllen në orën 20:00. Shkollat e mesme në ato vende që ishin dy javë më para do të jenë online. Universitetet do jenë online

Mjeku bën thirrje: Jo kortizonikë në të sëmuret me COVID që nuk janë në terapi me oksigjen

Sindromi i rreptë akut i frymëmarrjes nga koronavirus 2 (SARS-CoV-2), që është shkaku i sëmundjes koronavirus 2019 (Covid-19), u shfaq në Kinë në fund të vitit 2019 nga një burim zoonotik. Shumica e rasteve të Covid-19 ose janë asimptomatike ose rezultojnë vetëm në sëmundje të lehtë. Sidoqoftë, në një përqindje të konsiderueshme të pacientëve, zhvillohet një sëmundje e frymëmarrjes që kërkon kujdes spitalor, dhe infeksione të tilla mund të kalojnë në gjendje kritike me vështirësi të frymëmarrjes e gjendje hipoksemike që kërkon mbështetje të zgjatur të ventilimit.

Midis pacientëve me Covid-19 të cilët u pranuan në spitalet në Mbretërinë e Bashkuar në gjysmën e parë të vitit 2020, shkalla e fatalitetit të rasteve ishte përafërsisht 26% në përgjithësi dhe më shumë se 37% në mesin e pacientëve që ishin duke kaluar ventilim mekanik invaziv. Megjithëse remdesivir është sugjeruar për të shkurtuar kohën deri në shërim në pacientët e shtruar në spital, asnjë agjent terapeutik nuk është treguar ne gjendje për të zvogëluar vdekshmërinë.

Karakteristikat patofiziologjike të Covid-19 të rënde dominohen nga një proces akut pneumonik me perde të gjerë radiologjike dhe, në autopsi, dëmtim difuz alveolar, infiltrime inflamatore dhe trombozë mikrovaskulare. SARS, dhe gripi pandemik dhe sezonal, jane semundje ku përgjigja imune e bujtësit mendohet të luajë një rol kryesor në patofiziologjinë e insuficiences të organeve. Dëmtimi inflamator i organeve mund të ndodhë në Covid-19 të rëndë, me një nëngrup të pacientëve që kanë nivele të ngritura dukshëm të shënjuesve inflamatorë, përfshirë proteina C-reaktive, ferritin, interleukin-1 dhe interleukin-6. Disa ndërhyrje terapeutike janë propozuar për të zbutur dëmtimin e organeve inflamatore në pneumoninë virale, por vlera e glukokortikoideve është debatuar gjerësisht.

Megjithëse një studim i vogël ka raportuar rezultate të përmirësuara klinike në pacientët me Covid-19 të cilëve u është dhënë metilprednisolon, mungesa e provave të besueshme nga studimet klinike të rastësishme në shkallë të gjerë do të thotë se ka pasiguri në lidhje me efektivitetin e glukokortikoideve në pacientët me Covid-19. Shumë udhëzime për trajtimin e pacientëve të tillë kanë deklaruar se glukokortikoidet ose ishin kundërindikuar ose nuk rekomandohen, megjithëse në Kinë, glukokortikoidët janë rekomanduar për raste të rënda.

Megjithatë, në 6 muajt e parë të pandemisë, praktika ndryshonte shumë në të gjithë botën : në disa seri, deri në 50% të pacientëve janë trajtuar me glukokortikoide

Studimi RECOVERY i publikuar sot ( 25 shkurt) ne revisten autoritare : New England Journal of Medicine, siguron prova se trajtimi me deksametazon në një dozë prej 6 mg një herë në ditë për deri në 10 ditë zvogëlon vdekshmërinë 28-ditore në pacientët me Covid-19 që marrin mbështetje të frymëmarrjes (dmth qe marrin oksigjen ose jane te intubuar). Por nuk u gjet asnjë përfitim (dhe madje ka mundesi te demtoje) në mesin e pacientëve që nuk kërkonin oksigjen.

Edhe para përfundimit të këtij studimi, shumë udhëzime për trajtimin e Covid-19 kane deklaruar se përdorimi i glukokortikoideve është ose kundërindikuar ose nuk rekomandohet.

Kujdes mjekët tanë qofshin edhe infeksionistë që me konsulta telefonike u japin nëpër shtëpi në masë të sëmurëve me Covid kortizonike (deksametazon) sikur të ishin karamele.

 

Wednesday, February 24, 2021

COVID-19/ Numër i lartë vdekjesh në 24 orët e fundit, 1021 raste të reja

Numër i lartë vdekjesh nga COVID-19 në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë tha sot se nga 3897 testime, 1021 kanë rezultuar pozitivë, ndërkohë që janë shënuar 19 humbje jete në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale iu bën apel të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19, vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga Covid19.
Gjatë ditës së sotme janë kryer 1134 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 9104 vaksinime antivCOVID.

Ju informojmë mbi situatën e COVID19 në 24 orët e fundit si vijon:
Në 24 orët e fundit janë kryer 3897 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1021 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 451 raste në Tiranë, 42 raste në Durrës, 40 raste në Vlorë, Sarandë, 38 raste në Fier, 34 raste në Shkodër, 32 raste në Kavajë, 28 raste në Elbasan, Gjirokastër, 25 raste në Krujë, 23 raste në Berat, 21 raste në Pogradec, Gramsh, 19 raste në Kuçovë, 16 raste në Lushnje, 14 raste në Kamëz, 13 raste në Kukës dhe Lezhë, 12 raste në Librazhd, 11 raste në Kurbin, Tepelenë, 10 raste në Korçë, 9 raste në Mallakastër, 7 raste Ura Vajgurore, Kolonjë, 6 raste në Mirditë, 5 raste në Devoll, Pukë, Mat, 4 raste në Vorë, 3 raste në Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Bulqizë, Cërrik, 2 raste në Tropojë, Përmet, Dibër, Prrenjas, Peqin, Skrapar, Poliçan, 1 rast në Has, Delvinë, Divjakë, Roskovec, Libohovë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 906 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 66,309 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 647 pacientë, 45 në terapi intensive, nga të cilët 16 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 19 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 4 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetarë nga Vlora, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetarë nga Lezha, 1 qyetar nga Korçë, 1 qyetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Përmeti, 1 qytetar nga Tepelena, 1 qytetar nga Kuccova, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Kavaja, të moshave 41-85 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Telefononi në numri unik 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë.
COVID-19 – Statistika (24 Shkurt 2021)
Raste të reja ditore 1021
Të shëruar në 24 orë 906
Të shtruar në spitale 647
Humbje jete në 24 orë 19
Testime ditore 3897

Testime totale 451,643
Raste pozitive 103,327
Raste të shëruara 66,309
Raste Aktive 35,303
Humbje jete 1,715



Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 22,294
Fier 2714
Durrës 1760
Vlorë 1793
Shkodër 1402
Elbasan 934
Lezhë 831
Berat 1012
Korçë 946
Gjirokastër 939
Dibër 322
Kukës 356

Shënimi i lënë nga i riu që u hodh nga dritarja e Covid2, dyshimet e gazetarit: Celulari u hap në spital, si e mësoi familja

Artan Hoxha nga studio e ABC këtë të mërkurë ka deklaruar se SPAK duhet të hetojë dhe të merret me abuzimet në radhët e bluzave të bardha duke filluar nga vetëvrasjet.

Gazetari ka përmenduar rastin e vetëvrasjes së 28-vjeçarit nga Durrësi në gusht të 2020 ku është shprehur se si ka mundësi që pas lajmit të vetëvrasjes është publikuar një letër e lënë nga ai.

Ndër të tjera Hoxha ka deklaruar se Xhino Koça kishte shkruar një mesazh në celular por nuk ja kishte dërguar atë askujt, dhe mesazhi ka dalë para se celulari të sekuestrohej nga policia.

Mesazhi sipas gazetarit ka dalë në media në momentin që familja po kërkonte protokollin e mjekimit për të afërmin e tyre.

Si ka mundësi që ky një ndër të sëmurët me celular kontaktonte herë pas here çfarë ka ndodhur me këtë, celulari i të cilit u mor dhe në telefon u gjet i shkruar një tekst që prezumohet se e ka shkruar ai por që nuk ja ka dërguar askujt. Unë e kam tekstin dhe celularin e filmuar.

Kush ja dha medias? Si e mori vesh kur unë e hap dhe e shkuaj si sms. Menjëherë pasi ka ndodhur vetëvrasja, është njoftuar policia dhe celulari është provë material në varësi të hetimit. Celulari i viktimës është hapur dhe teksti i gjetur aty është marrë dhe i është dërguar medias.

Por si ndodhi një gjë e tillë? Edhe sot e kësaj dite familja nuk di protokollin që është përdorur, familjes që ka kontaktuar me mjekët më të mirë se ajo s’ka folur me Tiren. Familjes nuk i është dhënë asnjë fakt. Kur familja del dhe kërko transparencë, ato i nxjerrin letrën, telefoni nuk është hapur në polici por është hap në spital dhe në media ka dalë para se telefoni të shkojë në polici.

Pas këtij rasti kanë ndodhur edhe pesë vetëvrasje të tjera ku familjarët kanë kërkuar transparencë por nuk është lejuar asnjë nga familjarët që të cënonin imazhin dhe në asnjë rast nuk është çuar deri në fund  asnjë hetim”, ka thënë gazetari.

A do mbyllemi në orën gjashtë? Flet Skënder Brataj: Këta dy muaj janë kritikë, shohim opsionet që…

Kreu i Urgjencës, Skënder Brataj thotë se Shqipëria nuk mund të ketë lehtësim të masave anti-Covid, ndërsa situata në vend është duke u përkeqësuar.

I pyetur nëse do të kufizohet edhe me dy orë lëvizja duke e zbritur në 18:00, Brataj tha në “News24” se po shihen opsionet që i kanë edhe vendet e tjera të botës. Ai tha se e rëndësishme është të kufizohen ato faktorë që kontribuojnë më tepër në përhapjen e virusit, si shkollat, transporti publik por edhe orari i kufizimit të lëvizjes.

“Ka shumë opsione, kur më pyesin, unë marr opsionet e gjithë botës, që nga ulja e orarit, rishikimi i orareve të shkollës, transporti publik. Të gjithë ato faktorë që ndikojnë në përhapjen e virusit. Kush janë ata faktorë më të dëmshëm. Si masa nuk shtohen të reja apo të vjetra. Kur ka përkeqësim, nuk mund të hiqen masa. Kritike është kjo faza tani deri në pranverë, maj-qershor. Ulen faktorët e përhapjes me diellin e nxehtë, ventilimin. Në këto dy muaj duhet të jemi të kujdesshëm”, deklaroi Brataj.

“S’po flas kuturu”, Eglantina Bardhi përplaset me zv.ministrin: Qytetarët s’kanë besim te spitalet

Qeveria në perceptimin e vlerësimit publik ka shfaqur një rënie sa i takon menaxhimit të sektorit të shëndetësisë. Këtë trend e zbuloi sondazhi i dytë kombëtar i radhës i kryer për Euronews Albania nga kompania prestigjioze MRB.

Drejtorja e shoqatës “Together for Life”, Eglantina Bardhi, thotë se rënia e vlerësimit për qeverinë do vazhdojë, kjo e ndikuar edhe nga rastet e fundit korruptive të zbuluara tek spitali “Shefqet Ndroqi”. Ajo thotë se qytetarët vijojnë të trajtohen në shtëpi pasi kanë frikë të shkojnë në spitale.

“Nuk mendoj se është një shifër e mirë. Mendoj se është në rënie dhe unë them se do të bjerë. Sot kemi mijëra e mijëra pacientë, që mjekohen nëpër shtëpi e nuk kanë besim tek spitalet. Propaganda po fillon të bëhet bajate. Edhe propaganda nuk po jep efektin e duhur”, tha ajo.

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Albert Nikolla shprehet në Euronews Albania se deklarata e znj. Bardhi se qytetarët nuk pranojnë të shkojnë në spitale nuk janë aspak të vërteta.

“Të thuash publikisht se njerëzit nuk shkojnë në spitale se kanë frikë, kjo është papërgjegjësie, janë me qindra persona që shkojnë çdo ditë nëpër spitale, janë me qindra që mjekohen në shtëpi nën kujdesin e mjekut të familjes. Ka persona që kurohen në shtëpi jashtë kujdesit të mjekëve dhe ky është një gabim i madh. Aty po ndodhe diçka mrekullueshme çdo ditë. Ata që kurohen në shtëpi me oksigjen mendoj se bëjnë gabim”, tha ai.

Teksa replikoi ashpër me z. Nikolla, drejtorja e shoqatës “Together for Life” solli në debat një rast personal, i cili sipas saj tregon realitetin në sektorin shëndetësor.

“Nuk kanë besim, që këtu fillon. Unë s’po flas kuturu, por mund të them një shembull personal. Kolegia ime, që punoj me të i ka dy prindërit me oksigjen duke u trajtuar në shtëpi dhe nuk shkon në spital. BombolaT e oksigjenit nuk po shiten kot, sepse janë kthyer në një treg të frikshëm. Nëse ke 1000 bombola oksigjeni të shitura në një ditë, do të thotë se po përdoren ato”, shtoi ajo.

Bllokohen në Durrës 27 ton mish pule që vinin nga Argjentina, ankohet kompania: Kontrollet po bëhen në kushte të papërshtatshme, rrezikon prishjen e mishit

Inspektoriati Doganor në Portin e Durrësit, ka kaluar në sitën e kontrollit 27 ton mish pule, të mbërritur nga Argjentina.

Sipas drejtuesve të kompanisë, verifikimet janë kryer në kushte të papërshtatshme, pasi duhen ruajtur në temperaturë shumë të ulët, të paktën -18 gradë sepse në të kundërt, kjo sasi e konsiderueshme mishi rrezikon të prishet.

Ndërkohë, përfaqësuesi i kompanisë thotë se ka kërkuar nga autoritetet që produkti t`i nënshtrohet procedurave në ambientet e kompanisë, aty ku është edhe temperatura e përshtatshme për të ruajtur mishin.

Por, kërkesa e firmës është refuzuar nga autoritetet doganore dhe nga policia kufitare.

Jam alergjik! A është e sigurt vaksina anti-COVID?

Nga Blerta Brati, mjeke mikrobiologe
Alergji nga penicilina!
Jam alergjik ndaj penicilinës, a mund ta bëj vaksinën pa ndonjë problem?
E gjitha varet nga alergjia. Nëse është alergji e menjëhershme, me ënjtje të fytit dhe skuqje që shfaqet brenda një çerek ore, vaksinimi me një vaksinë të dërguarit ARN si Pfizer ose Moderna nuk rekomandohet. Po kështu, nëse puçrrat shfaqen në lëkurë më vonë, nuk rekomandohet.
Sidoqoftë, nuk ka kundërindikacione për alergji me vaksinën AstraZeneca.
Alergjik ndaj ilaçeve anti-inflamatore, a mund të vaksinohem?
Natyra e saktë e alergjisë ndaj ilaçeve anti-inflamatore duhet të diskutohet me mjekun tuaj për të përcaktuar se cilën vaksinë favorizoni. Nëse keni dyshime, është më mirë të merrni në konsideratë një vaksinë AstraZeneca.
Insuficence renale, mund të vaksinohem?
Mund te vaksinoheni, ska kunderindikacion mARN vaksina.
Disa alergji përfshirë grenzën(person që gjithmonë ka adrenalinë në çantën). A do të jetë e mundur vaksina një ditë?
Kjo është saktësisht kundërindikimi për vaksinat e ARN-së dërguese (COMIRNATY nga laboratori BioNTech-Pfizer dhe COVID-19 Vaccine Moderna): kjo është arsyeja pse do të duhet të merrni vaksinën AstraZeneca ose ato të mëposhtmet (si Jansen ose Novavax) . Për vaksinën vektoriale virale ruse, Sputnik V, do të duhet të presim për miratim nga Agjencia Evropiane e Barnave
Analizat e fundit të revistës së specializuar The Lancet e konsiderojnë atë të efektshme 91.6% kundër formave asimptomatike!
Hipotiroidizmi nga Hashimoto! Mund të vaksinohem?
Sëmundja Hashimoto nuk eshte kundraindikacion per vaksinen mARN. Po mund te vaksinoheni.
Alergji ndaj një produkti kimioterapie! Mund të vaksinohem?
Po mund te vaksinoheni. Nuk ka kundraindikacion per vaksinen mARN.
Kam një sëmundje auto imune! Mund të vaksinohem?
Po mund te vaksinoheni me vaksinen mARN. Deri më tani, nuk është demonstruar asnjë papajtueshmëri. Në provat klinike dhe as në jetën reale (në SH.B.A., MB, Izrael) nuk ka pasur ndonjë rast të raportuar të përkeqësimit të sëmundjes autoimune.
Kur keni angioedemë!
Po, kjo është një situatë ku gjithçka do të varet nga mosha juaj: nëse jeni mbi 75 vjeç, kjo varet nga alergjeni me të cilin keni pasur edemën: vaksina AstraZeneca do të ishte e mirë, ose vaksinat e ardhshme të Jansen ose Novavax.
Diabet, kolesterol dhe presion të lartë të gjakut, a ekziston rreziku për t’u vaksinuar?
Pa ndonjë rrezik të veçantë, unë ju rekomandoj që të vaksinoheni.

Një cist hipofizë, po marr hidrokortizon dhe Levothyrox, a mund ta bëj vaksinën?
Po, por së pari duhet ta diskutoni përsëri me mjekun tuaj, para se të bëni një takim për t’u vaksinuar.

Tuesday, February 23, 2021

Mjeku Dasho: Mbi 50% e të prekurve në Shqipëri nën 70 vjeç, në vende të tjera vetëm 10%

Mjeku shqiptar në Gjermani, Erion Dasho tha në emisionin Shqipëria Live ditën e sotme se mbi 50% e të prekurve me covid janë në 70 vjeç, kurse në vendet e  Evropës janë deri në 10%.

Ai ka kundërshtuar strategjinë që po përdor qeveria shqiptare, duke theksuar se është e papranueshme kjo gjë në Shqipëri. Mjeku theksoi se  edhe të rinjtë infektohen me covid dhe jo vetëm të moshuarit.

“Variantet e ndryshuara kanë nivel më të lartë për tu përhapur. Ato arrijnë të prekin persona që mund ta kenë kaluar më parë covidin dhe të infektojnë persona që mund të kenë edhe mbrojtje imunitare më të mirë. Mua më vjen keq i shpreh ngushëllime familjes së djalit, dua të ndaj një shqetësim timin.  Problemi kryesor që ne shohim është se më shumë se gjysma janë nën 70 vjeç. Kjo vlerë luhatet midis 5%-10% kurse në Shqipëri është mbi 50%, kjo tregon se cilësia jonë e kujdesit lë për të dëshiruar. Të gjithë e dimë se me kalimin e moshës rreziku rritet. Është e papranueshme humbja e jetës në Shqipëri në këtë moshë. Në këtë rast nuk bëhet fjalë për kulturën, bëhet fjalë për dështim të skemës gjurmo trajto lufto”, tha mjeku shqiptar.

Solli në jetë foshnjën tek Sanatoriumi, në gjendje të rëndë 22-vjeçarja me Covid-19

Një 22-vjeçare e infektuar me koronavirus ka sjellë në jetë foshnjën e saj tek spitali “Shefqet Ndroqi”. Pas lindjes mësohet se ajo ndodhet në gjendje të rëndë, e intubuar. Foshnja është sjellë në jetë me anë të një ndërhyrje cezariane, në spitalin “Koço Gliozheni”. E reja ishte në muajin e fundit të shtatzënisë, ndërsa aktualisht ndodhet në gjendje të keqe shëndetësore.

Jo më larg se dje, një 28-vjeçare nga Elbasani që ishte shtatzënë humbi jetën. Mjekët u detyruan, që me anë të një cezariani, të sillnin në jetë foshnjën e 28-vjeçares edhe pse e reja ishte në muajin e shtatë.

Vdes nga Covid edhe babai i 17-vjeçarit

Ka ndërruar jetë si pasojë e Covid edhe babai i 17-vjeçarit, Qamil Seiti. Lajmi i trishtë është bërë i ditur gjatë emisionit “Shqipëria Live” pak minuta më parë.

Luftar Seiti ndodhej i shtruar në spitalin Covid në gjendje të rëndë shëndetësore.

Një ditë më parë Covid i mori jetën 17-vjeçarit Qamil Seiti. Ditën e sotme, në një lidhje direkte për “Shqipëria Live”, shoku i Qamilit tha ai nuk kishte asnjë sëmundje tjetër, prandaj u duket si ëndërr vdekja e tij.

“Kur flisnim për virusin, ai kishte merak vetëm nënën e babanë, nuk e mendonte se do të shkonin gjërat kështu. Ka pasur një vëlla dhe motër më të madh, që janë në gjendje të mirë shëndetësore”, tha Xhuliano Mata.

 

Rasti ‘Tire’: Apeli liron infermieren dhe sanitaren e spitalit “Shefqet Ndroqi”, burg për 2 të tjera

Gjykata e Apelit liroi sot infermieren Sidorela Cela dhe sanitaren Rukie Hoxhaj të spitalit Covid 2, të arrestuara për “Shpërdorim detyre” dhe “Mashtrim” të pacientëve të shtruar me koronavirus në këtë spital.

Kujtojmë që, sipas hetimeve të prokurorisë, si dhe zbardhjes së tabulateve telefonike, të dyja akuzohen se kishin biseduar shpesh herë me Tiren për mënyrën se si do t’i ndanin paratë e marra nga pacientët.

“Vetë vendimi i gjykatës dilte në konkluzionin se nuk kishin bashkëpunuar me Tire Alldervishin. Vendimi i gjykatës është i drejtë”, tha avokatja e tyre para mediave.

Kujtojmë që Apeli vendosi për të dyja masën “detyrim paraqitje”.

Ndërkohë për dy infermieret e tjera, Mira Bushi dhe Sheqerie Koçi nuk u pranua ankimi i masës, duke mbetur në burg.

Vaksinimi i mjekeve të familjes në Qendrën e Vaksinimit në Arenën Kombëtare

Qendra e Vaksinimit në Arenën Kombëtare – Ministrja Ogerta Manastirliu me ekipin e Urgjencës Kombëtare dhe mjekët e familjes në Tiranë, të cilët po vaksinohen me dozën e parë të vaksinës antiCOVID, ndërsa vijon vaksinimi me dozën e dytë i mjekëve të QSUT dhe disa spitaleve bashkiake.

Shumë shpejt të gjitha bluzat e bardha do të jenë të vaksinuara

Dr. Alket Koroshi: Çfarë është plakja e qelizave ?

 

Alket Koroshi, mjek nefrolog

“Plakja” ( senescense) rrjedh nga latinishtja “senex” që do të thotë “e vjetër” dhe u përdor fillimisht nga biologët në vend të termit senex me termin “senescense” për të përshkruar rënien e funksionit të organizmit me kalimin e kohës. Një përshkrim baze eshte bere nga nga Leonard Hayflick në 1961 i asaj që tani njihet si plakje replikative për shkak të shkurtimit progresiv të telomeres me kulturë të zgjatur qelizore in vitro dhe kjo ndihmoi në formësimin e kuptimit tonë modern të termit. Plakja ne mjekesi tani njihet si një përgjigje ndaj kulturës së zgjatur ose stresit qelizor in vitro dhe si një stres i rëndësishëm qelizor dhe përgjigje e plakjes in vivo.

Megjithëse shkurtimi i telomeres pranohet si i mjaftueshëm për të nxitur ndalimin e rritjes dhe plakjen in vitro, rëndësia kryesore e telomeres se shkurtuar në plakjen njerëzore është më pak i saktesuar , . Megjithëse lidhja midis kalimit te viteve dhe plakjes është e njohur mirë, vetëm kohët e fundit është treguar se eksperimentet që varfërojnë qelizat e plakjes në modelet e miut jane te dobishme për të shtyrë fillimin e sëmundjeve te lidhura me moshën dhe te zgjasin jetëgjatësinë e shëndetshme, duke ringjallur interesin klinik dhe kërkimor.

Pavarësisht nga mos respektimi i ciklit qelizor, qelizat e plakjes mbeten metabolikisht aktive, duke lëshuar një sekretome të modifikuar në indet lokale që mund të ndikojë ndjeshëm në qelizat fqinje dhe në fund të fundit funksionimin e indeve. Ky sekretim i citokinave, kimokinave, faktorëve të rritjes dhe proteazave quhet fenotipi sekretor i shoqëruar nga plakja (SASP). Perberesit e SASP përfshijnë IL-1β, IL-6, IL-8, TGFβ1 dhe ËNT16B dhe këto mund të veprojnë në një mënyrë parakrine dhe autokrine që çon në qëndrueshmëri dhe përhapje të plakjes brenda indeve.

Qelizat e plakjes dihet që janë të pranishme në nivele të rritura në shumë sëmundje renale dhe duket se plakja luan një rol në riparimin e keq adaptimit i cili kontribuon në shumë raste të fibrozës progresive renale pas lëndimit . Pleqëria, siç tregohet nga qelizat që shprehin p16ink4a, rritet në pacientët me sëmundje glomerulare krahasuar me kontrollet .. Në nefropatinë IgA, gjatësitë më të shkurtra të telomereve gjenden në qelizat mononukleare të nxjerra nga koleksionet e sedimenteve urinare kundrejt kontrolleve të shëndetshme dhe ne menyre mjaft të rëndësishme tregohet korrelacioni midis gjatësisë telomere dhe kreatininës . Analiza e fundit bioinformatike e dëmtimit eksperimental të veshkave të miut dhe transplantimi i veshkave njerëzore identifikon rregullimin domethënës të Cdkn1a (p21cip1) në pasojat e lëndimit dhe në veshkat e transplantuara njerëzore që kalojnë nga AKI-në-CKD. Së fundmi, plakja mund të jetë një faktor në progresin e nefropatisë diabetike (DN). Nivelet e rritjes së p16ink4a dhe SA-β-gal në qelizat epiteliale renale në mostrat e biopsisë nga pacientët me DN. Modeli i miut me nockout bigenik p21cip1 / p27kip1 i DN tregon proteinë të reduktuar, hipertrofi glomerulare dhe dëmtim tubular-intersticial, gje qe implikon induksionin e pleqërisë duke kontribuar në përparimin e sëmundjes.

Se cceshte terapia kunder plakjes se qelizave ose terapia senolitike do te diskutohet nje moment tjetër.

Pandemia ‘i mësoi’ shqiptarët të paguajnë me kartë, rritje 17% në 2020

Numri i pagesave me kartë në Shqipëri arriti në më shumë se 5.8 milionë gjatë vitit 2020, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë.

Numri i pagesave me kartë në Shqipëri arriti në më shumë se 5.8 milionë gjatë vitit 2020, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se pagesat në pikat elektronike të shitjes kanë shënuar një rritje domethënëse me 17% krahasuar me një vit më parë.

Pas shpërthimit të pandemisë, konsumatorët nisën të përdornin më shumë kartat në pagesat për blerjen e mallrave dhe shërbimeve, kryesisht për shkak të perceptimit se kontakti me paranë cash mund të sillte një rrezik të shtuar për përhapjen e koronavirusit që shkakton COVID-19. Ky faktor duket se ka sjellë një ndikim pozitiv në prirjen e shqiptarëve për të përdorur më shumë pagesat elektronike. Kjo tendencë duket se konfirmohet në mënyrë të tërthortë edhe nga një numër më i vogël i tërheqjeve cash në bankomate në 16.1 milionë, nga 16.5 milionë që kishin qenë një vit më parë.

Sidoqoftë, efekti i pandemisë është ndjerë edhe në ecurinë e pagesave elektronike, e lidhur kjo sidomos me rënien e ndjeshme të turizmit hyrës. Si vlerë, pagesat me kartë në pikat POS të bankave tregtare shqiptare ranë lehtë vitin e kaluar në 25.5 miliardë lekë, rreth 2.7% më pak krahasuar me vitin 2019. Sipas ekspertëve, ulja drastike e numrit të vizitorëve të huaj, që kanë një shkallë të lartë të përdorimit të pagesave me kartë bankare, duket të ketë qenë faktori kryesor që ka sjellë këtë rënie të lehtë. Një efekt të ngjashëm ka pasur edhe pakësimi drastik i udhëtimeve të shqiptarëve jashtë vendit, duke sjellë si pasojë më shumë pagesa me kartë për prenotime biletash apo hotelesh. Pavarësisht efektit të pritshëm negativ nga faktori i turizmit, rritja e numrit të pagesave me kartë dëshmon se në përgjithësi pandemia ka ndikuar pozitivisht përdorimin e pagesave elektronike nga shqiptarët.

Studimet krahasuese të Visa dhe Master Card kanë treguar se Shqipëria është një ndër tregjet me përdorimin më të ulët të pagesave jo cash me karta. Pagesat me kartë në pikat elektronike të shitjes përbëjnë vetëm 10% të volumit total të transaksioneve me kartë, duke e renditur Shqipërinë si një nga vendet me me nivelin më të ulët të këtij treguesi në Europë.

Bankat kanë rritur ndjeshëm numrin e terminaleve elektronike të shitjes (POS) në vitet e fundit, pavarësisht përdorimit relativisht të ulët dhe rezistencës së tregtarëve, të motivuar pjesërisht nga informaliteti. Në fund të vitit 2020, numri i terminaleve POS arriti në më shumë se 12 100, në rritje me 8.7% krahasuar me një vit më parë.

Në fund të vitit 2020, shqiptarët kishin në përdorim 1.26 milionë karta bankare aktive, në pjesën dërrmuese karta debiti të lidhura me llogaritë rrjedhëse. Numri i kartave u rrit me 4.8% krahasuar me një vit më parë./ Monitor.al

Në Shqipëri ka rreth 82 mijë të moshuar mbi 80 vjeç, sa po vaksinohen (përveç personaliteteve)?!

Shqipëria ka filluar gradualisht procesin e vaksinimit, fillimisht me mjekët dhe personat mbi 80 vjeç, por deri tani vetëm me ata që kryeministri Rama i ka quajtur personalitete dhe që po numërohen me gishtat e dorës.

Por, a e dini se sa persona ka në Shqipëri që janë në moshën mbi 80 vjeçare? Sipas të dhënave të INSTAT në vitin 2020 numri i tyre ishte rreth 82 mijë. Rreth 53% e tyre janë femra, për arsyen se gratë jetojnë mesatarisht 3-4 vjet më shumë sesa burrat.

Për shkak të plakjes së popullsisë, por edhe të rritjes së jetëgjatësisë, numri i tyre mëse është dyfishuar në raport me 2011 (në atë vit numëroheshin rreth 38 mijë persona të moshës mbi 80 vjeç në vend). Të moshuarit mbi 80 vjeç përbënin 2.9% të totalit të popullsisë në 2020-n, nga 1.3% në vitin 2011.

Plakja e popullsisë, por edhe emigracioni kanë ndryshuar tërësisht strukturën e popullsisë në 20 vitet e fundit, duke e moshuar atë dhe duke e bërë më të prekshme ndaj problemeve shëndetësore dhe valëve pandemikë. Grupmosha nga 0-44 vjeç ka rënë me 27%, ndërsa ajo mbi 45 vjeç është rritur me 52%, në raport me vitin 2001.

Grupmosha mbi 60 vjeç, e cila ka qenë objektivi i vaksinimit të shteteve që kanë ecur me shpejtësi në këtë proces, në Shqipëri përbënte rreth 21.3% të popullsisë, ose rreth 605 mijë persona. Si rrjedhojë, 500 mijë dozat e siguruara nga qeveria deri tani (nga marrëveshja me Pfizer) do të arrinin të mbulonin vetëm 41% të kësaj kategorie në risk (një vaksinim i plotë kërkon dy doza) dhe linin në dorë të imunitetit të tufës pjesën tjetër të popullsisë. Për më tepër që pjesa më e madhe e këtyre vaksinave pritet të vijë nga shtatori.

Deri në 20 shkurt, Shqipëria kishte administruar 0.11 doza për 100 banorë, sipas Our Worldindata, duke mbetur pas në Europë, së bashku me shtetet e tjera të rajonit, përveç Serbisë, e cila renditet e dyta pas Mbretërisë së Bashkuar për vaksinimet në raport me popullsinë.

Ndërkohë, pandemia ka rritur ndjeshëm vdekshmërinë në vend. Sipas INSTAT rreth 5,700 persona humbën më shumë jetën në 2020-n, në raport me vitin e mëparshëm, me rritje prej rreth 26%.

Vaksina po jep efekt për uljen e infeksionit të të moshuarve

Izraeli, një nga shtetet që ka ecur më shpejt me procesin e vaksinimit, ka bërë të ditur se dozimi i popullsisë mbi 60 vjeç ka dhënë efekt. Teksa mbi 80% e popullsisë mbi 60 vjeç e kanë marrë dozën e parë, Izraeli bëri të ditur se tek kjo grupmoshë kishte 56% më pak infeksione, 42% më pak shtrime në spital dhe 35% më pak vdekje nga COVID-19 pas dozës së dytë.

Në Mbretërinë e Bashkuar, grupet e prioritetit për vaksinimin janë punonjësit e sistemit shëndetësor, shtëpitë e të moshuarve, ata që kujdesen në shtëpi për të moshuarit, si dhe grupmosha mbi 80 vjeç dhe ajo 70-80 vjeç, që duhet të mbarojnë vaksinimin brenda shkurtit, përfshirë dhe personat me shenja të rënda klinike nën 70 vjeç, sipas BBC. Deri në prill, synohet vaksinimi i popullsisë 50-69 vjeç si dhe grupmosha 16-64 vjeç me kushte të rënda shëndetësore, ose që kujdeset falas për të moshuarit dhe personat me paaftësi. Deri në vjeshtë, program i Mbretërisë së Bashkuar synon vaksinimin e gjithë popullsisë së rritur.

Burimi: Monitor

Monday, February 22, 2021

Tjetër rast i rëndë! Covid i merr jetën edhe një 32-vjeçareje shtatzënë nga Elbasani! Mjekët i sollën në jetë foshnjën para kohe

TIRANË- Një tjetër rast tragjik është shënuar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku një 32-vjeçare ka ndërruar jetë për shkak të koronavriusit.

Mësohet se 32-vjeçarja me inicialet Q.S, nga Elbasani, ishte shtatzënë dhe mjekët janë detyruar që të bëjnë një ndërhyrje “prerje çezariane” për të mbajtur fëmijën në jetë.

Megjithatë 32-vjeçarja nga Elbasani nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të përkeqësimit të shëndetit nga koronavriusi.

Po ditën e sotme në spitalin “Shefqet Ndroqi” ndërroi jetë një 18 vjeçar po nga Elbasani. Sipas burimeve i mituri nuk kishte asnjë problem tjetër shëndetësor, por sëmundja kishte agravuar në 100% të mushkërisë së tij duke i marrë jetën. E gjithë familja e 17-vjeçarit po ashtu është e infektuar, por mësohet se nëna e tij ka lënë spitalin ndërsa babai ndodhet ende tek Covid 2./top channel

 

Pa asnjë sëmundje, kush është 17-vjeçari që vdiq nga koronavirusi tek “Shefqet Ndroqi”

Koronavirusi po i merr jetën çdo ditë një numri të madh shqiptarësh duke u kthyer në vrasësin më të madh gjatë muajve të fundit.

Sëfundmi, tek spitali “Shefqet Ndroqi” ndërroi jetë një 17-vjeçar, i cili nuk kishte asnjë sëmundje tjetër shoqëruese. I riu, i cili siç mëson abcnews.al nga burime pranë spitalit, quhet Qamil Seiti është me origjinë nga Tepelena dhe banon në Tiranë.

Mësohet se 17-vjeçari ishte i shtruar prej disa ditësh në spital dhe koronavirusi i kishtë dëmtuar tërësisht mushkëritë duke ia bërë të pamundur frymëmarrjen në mënyrë të pavarur.

Krahas 17-vjeçarit, në spitalet Covid ndërroi jetë edhe një 28-vjeçare nga Elbasani.

Propozimi i Piperos:Shkollat dhe lokalet të mbyllen deri në fund të marsit

Pëllumb Pipro  në një dalje mediatike ditën e sotme rekomandon që shkollat 9 vjeçare dhe ato të mesme të qëndrojnë mbyllur deri në fund të marsit, për të shmangur kështu përhapjen e pandemisë COVID-19.

Gjithashtu, Pipero kërkon që të reduktohet dhe orari i aktiviteteve të lokaleve dhe restoranteve, në mënyrë që të parandalohet përhapja e koronavirusit.

Deri nga fundit i marsit masat duhet të ishin më të shtrënguara, orari i kafeneve më i shkurtuar, të mos shërbehet në tavolina, por “delivery”. Shkollat e arsimit 9-vjeçar dhe të mesëm të ishin mbyllur deri në fund të marsit. Edhe pse nuk është zgjidhje e problemit, është zgjedhje e detyruar për nga ritmet e pandemisë pasi nuk janë kështu vetëm në vendin tonë”, u shpreh Pëllumb Pipero për A2CNN.

Mjeku shprehet se krahas rritjeve të infektimeve, janë shtuar shumë edhe humbjet e jetëve te moshat e reja, teksa këshillon që të mbahet maska, të shmangen kafenetë dhe ambientet e mbyllura.

“Kemi raste të shtuara të sëmundjes dhe forma të rënda dhe humbje të jetës dhe tek moshat e reja. I këshilloj të jenë të kujdesshëm që do të thotë të mbajnë maskë, distancë dhe higjienë. Edhe një lutje kam për ta, të frekuentojnë sa më pak, kafenetë dhe mjediset e mbyllura”, shtoi Pipero./Opinion.al

Manastirliu nga Kuvendi: Sot mbërrijnë 8190 doza të tjera nga Pfizer

Ministria e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu nga Kuvendi ka bërë me dije se sot do të mbërrijnë edhe 8190 doza të tjera të vaksinës Pfizer.

 Ajo është shprehur se qeveria ka bërë një përpjekje të jashtëzakonshme për të siguruar vaksinat, teksa ka theksuar se 70% e vaksinave janë marrë nga shtete më të mëdha për vitin 2021.

Ndër të tjera ajo ka thënë se në vend nga kontrata me Pfizer kanë mbërritur 8190 doza dhe se tani më janë më të sigurt për jetën e tyre dhe të mbrojtur nga Covid 4600 mjekë dhe infermierë dhe qindra të moshuar.

“Një studim i Lancet thotë se të gjitha shtetet me të ardhme të larta kanë siguruar 70% të dozave për vitin 2021. Tani ta imagjionojmë vete përpjekjen e jashtëzakonshme për të nënshkruar një kontratë me Pfizer. 8190 doza të tjera sot dhe duke vijuar me kalendarin e ardhshëm.

Sot ne kemi mbi 4600 jetë mjekësh dhe infermierë më të mbrojtur për shkak të vaksinimit dhe 800 të moshuar më të mbrojtur. Shumica janë qytetarë të zakonshëm. Të shpreh keqardhjen për dizinforminin për disa qytetarëve se ishin mbi 80-vjeç dhe që janë personaliteti, por ishte pjesë e procesit,” tha ajo./newsbomb

Vaksinat kundër COVID-19 pritet të arrijnë në Kosovë në fiillim të marsit

Muaji shkurt ishte paralajmëruar si periudhë e arritjes së vaksinave të para kundër COVID-19 në Kosovë. Deri tani asnjë asnjë nuk është siguruar.

Megjithatë, Isme Humolli nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, i tha Zërit të Amerikës se dozat e para të vaksinave pritet të arrijnë javën e ardhshme ose në javën e parë të muajit mars.

“Siç jeni në dijeni Kosova një sasi të madhe të vaksinës do ta marrë nga mekanizmi i COVAX-it. Dëshira e të dy palëve, edhe e Kosovës edhe e COVAX-it është që vaksina të vije sa më parë, por jemi dëshmitarë të asaj që ka mungesë të vaksinës për shkak të pamundësisë së prodhimit të sasisë së nevojshme apo aq sa po kërkohet nga shtetet. Pra kapacitetet janë më të ulta”, tha zonja Humolli.

Ajo tha se Kosova nuk ka ngecur prapa në këtë proces, por vonesat janë rrjedhojë e kufizimeve në prodhim si dhe e mundësive më të mëdha financiare të shteteve tjera.

“Në rastin konkret Serbia ka ecur shumë përpara edhe shumë shteteve tjera, jo vetëm shteteve të rajonit, Shqipëria është duke vaksinuar me donacion me një numër jashtëzakonisht të vogël të vaksinave, Maqedonia dhe shtetet tjera jemi në fazën e njëjtë. Pra nuk mund të themi se Kosova ka ngecur por duhet ta kemi parasysh edhe një gjë tjetër, që shtetet të cilat janë më të pasura ato kanë zotuar miliona për vaksinat në kohën kur vetëm ka filluar prodhimi i vaksinave”, thotë ajo.

Sipas planit kombëtar për imunizim, në Kosovë së pari do të vaksinohen disa kategori më të rrezikuara, ndërkaq pritet që deri në fund të këtij viti të vaksinohet më shumë se 60 për qind e popullsisë.

“Grupet që kanë përparësi janë fillimisht punëtorët shëndetësorë, por jo të gjithë, punëtorët shëndetësor të cilët drejtpërsëdrejti janë të përfshirë në trajtimin e pacientëve me Covid, pastaj personat të cilët marrin strisho dhe mostra nga rastet e dyshimta me Covid dhe në të njëjtën kohë janë kategorizuar edhe personat 80 vjet me sëmundje kronike, pastaj personat 70 vjet me sëmundje kronike dhe kështu gradualisht do të arrihet të përfshihet popullata”, tha ajo.

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, thotë se çdo vonesë në këtë proces është rrezik për zgjerim infektimesh dhe humbje të mjekëve në vend. Deri tash afro katër mijë punonjës shëndetësor janë prekur nga COVID-19, dhe 18 kanë humbur jetën, thotë ai.

“Ky mund të thuhet se nuk është numër i madh, por kur shikojmë se cili është kapaciteti jonë, flasim për rreth 40 përqind të mjekëve. Jemi në pritje, është e vërtetë që kemi shpresuar mjaft shumë në ardhjen e vaksinës pak më herët, së paku një kontigjent i cili do të siguronte që kapacitetet tona njerëzore të sistemit shëndetësor të jenë të vaksinuar dhe të jenë të përgatitur për valë të re nëse është e projektuar apo nëse ndodhë”, thotë ai.

Bashkimi Evropian tha se për të lehtësuar procesin e vaksinimit në Ballkanin Perendimor, në partneritet me Organizatën Botërore të Shëndetësisë ka nisur një projekt të ri rajonal me vlerë mbi 7 milionë euro.

Pfizer dhe AstraZeneca janë dy vaksinat e autorizuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për përdorim kundër COVID-19. COVAX ndërkaq është nismë e kësaj organizate që synon të furnizojë me vaksina vendet e varfra.

Në Kosovë rastet e para me koronavirus u regjistruan në muajin mars të vitit të kaluar dhe që nga atëherë janë regjistruar 66 mijë e 380 të infektuar, 58 mijë e 169 të shëruar si dhe një mijë e 572 persona që kanë humbur jetën nga pasojat e tij.

Gjatë dy ditëve të fundit janë regjistruar 690 të infektuar me COVID-19, ndërkaq katër persona kanë humbur jetën nga pasojat e kësaj sëmundjeje./syri

OBSH hodhi poshtë teorinë, habit shkencëtari gjerman: Jam 99.9% i sigurt që pandemia doli nga laboratori në Whan

Një shkencëtar gjerman thotë se ai është ‘99.9 përqind i sigurt’ se koronavirusi doli nga një laborator në Wuhan të Kinës, aty ku shpërthyen edhe infektimet e para, për tu përhapur më pas si një fatalitet në të gjithë botën.

Dr Roland Wiesendanger, një fizikan nga Universiteti i Hamburgut, ka botuar një shkrim 100-faqëshe që paraqet ato që ai pretendon se janë prova që tregojnë një rrjedhje infeksioni në Institutin e Virologjisë Wuhan, në qytetin ku filloi pandemia.

Profesori thotë se fakti që nuk është gjetur asnjë strehë kafshësh, shqetësimet për sigurinë në lidhje me laboratorin dhe fakti që studiuesit ishin të përfshirë në hulumtimet e diskutueshme për t’i bërë viruset më infektive ndaj njerëzve, të gjitha konfirmojnë pikëpamjen e tij.

Megjithatë shumë të tjerët e kanë kritikuar ‘kërkimin’ e tij – duke thënë se është joshkencor, mbështetet në raportet e gazetave dhe videot YouTube si burime, dhe theksojnë se ai nuk është një ekspert i viruseve.

Shkrimi i tij u botua vetëm 10 ditë pasi shkencëtarët e OBSH-së duke hetuar origjinën e Covid në Wuhan u kërkuan shkencëtarëve të hidhnin poshtë teoritë e rrjedhjeve të laboratorit, duke thënë se mundësia është “jashtëzakonisht e pamundur”.

Dr Wiesendanger pranoi hapur për mediat gjermane se ai nuk ka asnjë “bazë shkencore” për të besuar se virusi u arratis nga laboratori i Wuhan.

Por ai këmbënguli se ka mjaft ‘prova rrethanore’ që sugjerojnë se një rrjedhje laboratori është shpjegimi më i mundshëm.

“Unë jam 99.9 përqind i sigurt që koronavirusi erdhi nga laboratori,” i tha ai gazetës gjermane ZDF.

Ndër provat që Dr Wiesendanger paraqet është fakti që, përkundër këmbënguljes së Kinës që janë kryer kërkime të hollësishme, ende nuk është gjetur ndonjë strehim natyror për virusin.

Versioni më i afërt i Covid që gjendet në natyrë është një koronavirus i gjetur në lakuriqët e natës që jetojnë në një minierë në Mojiang në 2012 – etiketuar RaTG13 nga studiuesit.

Dr Wiesendanger tregon se këta lakuriqë jetojnë rreth 1,200 milje nga Wuhan, që do të thotë se nuk ka gjasa që ata ta mbartnin virusin në qytet.

Shkencëtarët e OBSH-së gjithashtu theksuan në raportin e tyre se kontakti midis qytetarëve të Wuhan dhe lakuriqëve të natës është i pamundur.

Ai argumenton se mënyra më logjike që koronavirusi të ketë arritur në Wuhan ishte përmes mostrave të mbledhura në Institutin e Virologjisë Wuhan për kërkime.

Ai thotë se virusi më pas u adaptua nga njerëzit në të ashtuquajturën hulumtim ‘fitim-i-funksionit’, i krijuar për ta bërë atë më infektues dhe potencialisht më vdekjeprurës.

Dr Wiesendanger tregon për prova që tregojnë se Covid është përshtatur mirë për të infektuar qelizat njerëzore . Ai thotë se shqetësimet e sigurisë të ngritura në lidhje me laboratorin para fillimit të pandemisë tregojnë se një rrjedhje infektimi do të ishte e mundur dhe më tej pretendimet se shkencëtarët që punonin në institut ishin ndër disa nga të infektuarit e parë.

Ai argumenton se punimi i tij nuk ka për qëllim komunitetin shkencor, por për të ndezur debat publik – veçanërisht rreth hulumtimit se si erdhi virusi.

Përfundimet e Dr. Wiesendanger pajtohen me disa zyrtarë amerikanë, të cilët kanë argumentuar se një rrjedhje laboratorike është shpjegimi ‘më i besueshëm’ për pandeminë.

Por studiuesit e OBSH-së të udhëhequr nga Dr Peter Embarek, një ekspert se si viruset kërcejnë nga kafshët tek njerëzit, nuk pajtohen.

Duke vizituar Institutin Wuhan në qendër të teorive të rrjedhjes së virusit, Dr Embarek tha se është ‘jashtëzakonisht e pamundur’ që virusi të dalë në shesh dhe bëri thirrje për asnjë studim të mëtejshëm të kësaj teorisë.

Ky qëndrim është ndjekur që nga shefi i OBSH-së Dr Tedros i cili këmbënguli që të gjitha teoritë të mbesin në tryezë, megjithëse është e paqartë nëse ai propozon të studiojë më tej rrjedhjet laboratorike./Top Channel

Dr Blerta Brati: Ja pyetjet më të shpeshta që bëhen në lidhje me COVID-19

Blerta Brati, mjeke mirkobiologe

Në përgjithësi, para çdo lloj vaksinimi, ju nuk duhet të keni një infeksion në zhvillim, dhe sidomos të mos keni një temperaturë.

Sepse kur keni koronavirus, ose një infeksion tjetër, trupi juaj do të përpiqet të luftojë dhe do të krijojë antitrupa për të hequr qafe infeksionin.

Pra, nëse shtojmë një vaksinë, e cila gjithashtu do të prodhojë një reagim imunitar, trupi do të jetë në një lloj “stuhie imuniteti” që mund të shkaktojë shfaqjen e më shumë simptoma dhe efekte anësore.

Por, deri më tani, vaksina Covid-19 nuk ka pasur ndonjë efekt anësor.

Kështu që ekspertet nuk e kane ne protokoll një test PCR para vaksinës, madje edhe duke e menduar se mund të jenë asimptomatike personat.

Thjesht duhet të jeni të sigurt se nuk keni ethe në atë kohë. Pra nqs keni temperature ne ate moment ose dhe 24 h para, prisni.

Ne protokolle gjithashtu, personi pyetet nese ka qene COVID pozitiv gjate 3 muajve te fundit. Nqs po vaksina do te shtyhet per nje etape te dyte.

Gjithashtu, nje person me hunde qe rrjedhin, nuk perben kundra indikacion per vaksinim..Pas vaksinimit personi survejohet gjate 15 deri 30 min.

Duhet thene se xhestet barrierë dhe maskat do jene pergjate gjithe 2021, pavaresisht vaksinimit!

Beneficet e vaksinimit!

Falë vaksinimit, një person i vaksinuar me një vaksinë mARN ka 20 herë më pak të ngjarë të sëmuret se sa një person i pavaksinuar nëse është i ekspozuar ndaj virusit.

Ky është një efikasitet i shkëlqyeshëm për një vaksinë (efikasiteti i vaksinës 95%).

Ju filloni të mbroheni dy javë pas dozës së parë të vaksinës, mbrojtja maksimale do të merret pas dozës së 2-të të vaksinës.

Rezultatet tregojnë se kemi 20 raste të Covid-19 të vërejtura në popullatën e pavaksinuar, perkundrejt vetem 1 rasti Covid-19 në popullatën e vaksinuar.

Saturday, February 20, 2021

Ishte prekur nga Covid, ndahet nga jeta ish-shefi i Infektivit, Petro Shamo

Një tjetër mjek ka ndërruar jetë sot nga koronavirusi. Bëhet fjalë për mjekun Petro Shamo, i cili është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare.

Shamo ka mbajtur më parë postin e shefit të Infektivit. Mësohet se mjeku prej 5 ditësh ishte i shtruar në spital, ku po merrte trajtim, por nuk ka mundur që të fitojë betejën me COVID-19.

Kujtojmë se COVID-19 i ka marrë jetën disa mjekëve në vendin tonë.

Friday, February 19, 2021

Nis vaksinimi në Fier, sot do të vaksinohen 135 persona

Procesi i vaksinimit anti Covid ka nisur edhe në qytetin e Fierit, ku do të vaksinohen 135 persona.

80 janë personel mjekësor dhe 55 prej shtëpisë së moshuarve nga qyteti i Fierit. Ditën e nesërme, procesi i vaksinimit pritet të nisë edhe në qytetin e Elbasanit.

Më parë, doza e vaksinës së Pfizer është dhënë për stafin mjekësor dhe të moshuarit në Tiranë, Shkodër, Vlorë dhe Gjirokastër.

Statistikat e ministrisë së shëndetësisë tregojnë se pas Tiranës, Fieri është qarku i dytë me më shumë raste aktive sa i përket koronavirusit./tch

“Abuzimi i adoleshentëve dhe të rinjve në Shqipëri” – një analizë e thelluar e disa raporteve dhe studimeve të dekadës së fundit

Tiranë, 19 shkurt 2021 – Sot në Kuvendin e Shqipërisë u organizua një seancë dëgjimore për prezantimin e gjetjeve kryesore të raportit “Abuzimi i adoleshentëve dhe të rinjve në Shqipëri”, i përgatitur nga ekspertë me eksperiencë në fushën e shëndetit publik dhe të mbrojtjes së fëmijëve dhe të rinjve dhe mbështetur nga UNFPA.

Ky raport ofron një paraqitje të plotë të gjithë kuadrit ligjor dhe politikave kombëtare në mbrojtje të të drejtave të adoleshentëve dhe të rinjve në Shqipëri, si dhe një analizë të thelluar (sekondare) të bazës ekzistuese të të dhënave, në lidhje me disa studime të rëndësishme që janë kryer në Shqipëri në dekadën e fundit. Kështu sigurohet informacioni i nevojshëm në lidhje me karakteristikat e abuzimit të fëmijëve e të rinjve me një fokus kryesor në ndryshimet e mundshme gjinore, ato social-ekonomike dhe diferencat e tjera që lidhen me kategoritë e rrezikuara të popullsisë.  Raporti vë në dukje se edhe pse gjatë dekadës së fundit ka një trend zbritës të prevalencës së formave të ndryshme të abuzimit të adoleshentëve dhe të rinjve në Shqipëri, determinantët përcaktues të abuzimit mbeten të njëjtë.

Gjatë prezantimit të saj, Dr. Gentiana Qirjako, specialiste e Shëndetit Publik theksoi se “Ekziston një nevojë urgjente për të marrë masa dhe për të siguruar të gjitha shërbimet mbështetëse të specializuara të nevojshme, të përshtatshme e të arritshme të ndihmës për vajzat dhe djemtë e abuzuar, veçanërisht në rastin e dhunës seksuale. Këto shërbime duhet të kenë kapacitete të mjaftueshme për të mbuluar të gjithë territorin e vendit, ato duhet të kenë numrin e duhur të profesionistëve të përshtatshëm, duhet të jenë të mbështetura plotësisht me buxhetin e duhur dhe duhet të funksionojnë gjithmonë bazuar në standardet e kërkuara dhe të përshtatshme.”

“UNFPA  e vlerëson bashkëpunimin dhe partneritetin me Kuvendin, me institucionet e pavaruara të të drejtave të njeriut dhe organizatat e shoqërisë civile që të dënohet, luftohet dhe adresohet dhuna në çdo formë të saj. Një jetë pa dhunë është garanci drejt një vendi të shëndetshëm dhe me prosperitet”, deklaroi Zj. Dorina Tocaj, Analiste e Programit të Shëndetit Seksual dhe Riprodhues dhe të Rinjve në zyrën e UNFPA në Shqipëri.  Gjetjet e kësaj analizë të thelluar synojnë të ndihmojnë vendimmarrësit, institucionet arsimore dhe kërkimore, prindërit dhe vetë doleshentët e të rinjtë që të kuptojnë përhapjen e fenomenit të dhunës si dhe determinantët e rëndësishëm përcaktues për hasjen e saj. Shpresojmë shumë që ky raport të ndikojë në përmirësimin e të gjitha atyre masave që synojnë të përmirësojnë mbrojtjen e adoleshentëve dhe të rinjve nga çdo formë e dhunës.

Në seancë ishin të pranishëm Nënkryetarja e Kuvendit, Zj. Vasilika Hysi, Kryetari i Komisionit Parlamentar për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, Z. Enver Roshi, Kryetarja e Nënkomisionit Parlamentar për Barazinë Gjinore dhe Parandalimin e Dhunës ndaj Gruas, Zj. Eglantina Gjermeni.

Ky aktivitet është organizuar nga UNFPA Albania, në kuadër të Programit të Përbashkët të OKB “T’i Japim fund Dhunës ndaj Grave” financuar nga Qeveria e Suedisë dhe zbatuar nga UNDP, UN Women dhe UNFPA në partneritet me Qeverinë Shqiptare.

Disa të dhëna dhe gjetje shkurt nga Raporti

Raporti përbën një analizë të thelluar të katër studimeve kombëtare të kryera në Shqipëri, të detajuar më poshtë:

  • Studimi “ Sjelljet Shëndetësore të fëmijëve të moshës shkollore 11, 13 dhe 15 vjeç, 2017/18
  • Studimi “Mirëqenia dhe siguria e grave”, OSBE, 2018
  • Studimi “Dhuna ndaj grave dhe vajzave në Shqipëri”, INSTAT 2018
  • Studimi “ Prevalenca e përvojave negative gjatë fëmijërisë tek të rinjtë shqiptarë, OBSH 2012

Studimi “Sjelljet Shëndetësore të fëmijëve të moshës shkollore 11, 13 dhe 15 vjeç, 2017/18:

  • Gati një në tre fëmijë (32%) raportuan se ishin lënduar ndonjëherë fizikisht nga prindërit ose të rriturit e tjerë në familjet e tyre përkatëse.
  • Prevalenca e abuzimit emocional gjatë gjithë jetës ishte 16% (13% tek djemtë kundrejt 18% tek vajzat).
  • Lidhur me abuzimin seksual, rreth 8% e të fëmijëve raportuan se ishin prekur / përkëdhelur ndonjëherë gjatë jetës së tyre, ndërsa prevalenca e marrëdhënieve seksuale gjatë gjithë jetës me një të rritur (e tentuar dhe / ose e përjetuar) ishte rreth 3%.
  • Vetëm 5% e të rinjve të moshës 15 vjeç raportuan se kanë qenë dëshmitarë të dhunës në familje gjatë jetës së tyre.
  • Korrelacione të rëndësishme të abuzimit seksual gjatë gjithë jetës ishin papunësia e nënës, përdorimi i duhanit dhe alkoolit gjatë gjithë jetës, marrëdhëniet seksuale gjatë gjithë jetës, si dhe dhuna në familje.

Studimi “Mirëqenia dhe siguria e grave”, kryer nga OSBE, 2018:

  • 67% e grave dhe vajzave raportuan se kishin përjetuar ndonjë formë dhune (nga një partner ose jo-partner) që nga mosha 15 vjeç.
  • gratë dhe vajzat që jetonin në zonat urbane kishin 30% më shumë gjasa për të raportuar ndonjë lloj dhune që nga mosha 15 vjeç krahasuar me homologët e tyre që jetonin në zona rurale.
  • Gjasat për të qenë më të reja në moshë ishin 2.5 herë më të larta tek gratë që raportonin ndonjë lloj dhune që nga mosha 15 vjeç.
  • Varfëria ishte një parashikues i fortë dhe kyc i dhunës së përjetuar: gjasat për të qenë shumë i deprivuar ekonomikisht në krahasim me ato që nuk kishin një deprivim të tillë ishin 2.2 herë më të larta tek gratë që raportuan ndonjë lloj dhune që nga mosha 15 vjeç.

Studimi “Dhuna ndaj grave dhe vajzave në Shqipëri”, INSTAT 2018:

  • 3% e grave dhe vajzave raportuan se ishin dhunuar fizikisht që nga mosha 15 vjec nga dikush tjeter përvec bashkëshortit/partnerit/të dashurit. Në 13.9% të rasteve kjo gje kishte ndoshur para moshës 18 vjeç.
  • Autorët kryesorë të dhunës fizike para moshës 18 vjeç ishin prindërit (nëna 32.7% dhe babai 25%), të pasuar nga mësuesit (15.3%) dhe motrat/vëllezërit (12%).
  • 1% e grave dhe vajzave raportuan se ishin abuzuar seksualisht gjatë fëmijërisë
  • 6% e grave dhe vajzave kishin qenë dëshmitare të dhunës në familje

Studimi “Prevalenca e përvojave negative gjatë fëmijërisë tek të rinjtë shqiptarë”, OBSH 2012:

  • Prevalenca e abuzimit fizik dhe seksual gjatë 18 viteve të para të jetës (gjatë fëmijërisë) ishte përkatësisht 41.5% dhe 14.7%.
  • Rreth 30% e studentëve kanë qenë dëshmitarë të dhunës në familje gjatë 18 viteve të para të jetës.
  • Gjinia mashkullore, vendlindja dhe/ose vendbanimi rural, niveli i ulët arsimor i prindërve, papunësia e babait, të ardhura të ulëta familjare, të jesh dëshmitar i dhunës në familje, të jesh përdorues i duhanit, alkoolit dhe drogave, fillimi i hershëm i marrëdhënieve seksuale dhe numri i lartë i partnerëve seksualë, ishin determinate të rëndësishëm të abuzimit fizik gjatë fëmijërisë.

Abuzimi i adoleshentëve dhe të rinjve në Shqipëri_Albanian

Vaksinimi i mjekëve dhe të moshuarve në Gjirokastër

78 doza të vaksinës anti Covid kanë mbërritur në total në DSHP e Gjirokastrës.

63 prej tyre janë shpërndarë në shtëpinë e të moshuarve. 47 janë aplikuar për të moshuarit nga 52 që ka institucioni.

16 doza për personelin nga 23 punonjës të institucionit. Janë përjashtuar nga marrja e vaksinës personat që kanë probleme shëndetësore si reaksione.

Ndërsa një pjesë e mjekëve të Gjirokastrës janë nisur drejt Vlorës për tu vaksinuar./ Top Channel

Ndanin lekët me Tiren: 3 infermieret dhe sanitarja e Sanatoriumit kërkojnë lirinë

Infermieret dhe sanitarja kokeulura ne gjykate

Tre infermieret dhe një sanitare e spitalit “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, të dënuara nga Gjykata, kërkojnë lirinë. Infermieret Sheqerije Koçi, Mira Bushi dhe Sidorela Çela, si dhe sanitarja Rukije Hoxha kanë ankimuar vendimin e shkallës së parë në Gjykatën e Apelit.

Afro 10 ditë më parë, Prokuroria i mori të pandehura 4 shtetaset e mësipërme dhe i akuzon ato për “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion”. Gjykata e shkallës së parë dha për to masën paraprake të sigurisë 45 ditë burg, dhe kërkoi nga organi i akuzës prova të reja.

Këto shtetase, bashkëpunonin me sanitaren Tire Alldervishi që i mori 8 milion lek vajzës së një paciente me Covid-19 duke pretenduar se ishte infermiere. Nga hetimet e Prokurorisë doli se dhe tre infermieret dhe sanitarja tjetër kishin bashkëpunuar me Tiren dhe kishin marrë para nga pacientët dhe familjarët e tyre./newsbomb

Dy gra maskohen si “gjyshe” për t’u vaksinuar kundër Covid

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Florida, ku dy gra janë maskuar si dy të moshuara për të marrë vaksinën kundër koronavirusit.

“Ato ishin veshur me doreze, kapele, size,” tha Dr. Raul Pino, drejtori i Departamentit të Shëndetësisë në Florida.

Autoritetet kanë rënë në dyshime për shkak të kartës së identitetit. Ato ishin duke marrë dozën e dytë të vaksinës kur janë nxjerrë zbuluar, pasi me të parën ja kanë hedhur paq.

Mediat e huaja bëjnë me dije se gratë e masakuara ishin të moshave 44-vjeç dhe 34-vjeç, ndërsa në Florida vaksinimi i bëhet të moshuarve mbi moshën 65-vjeç.

Drejtori i Departamentit të Shëndetësisë tha se numri i njerëzve që përpiqen të falsifikojnë identitetin e tyre është shumë i lartë kohët e fundit.

Thursday, February 18, 2021

“Do të vaksinojmë fillimisht personalitetet”, Fuga për Ramën: Një i rrezikshëm që merr rolin e zotit e që duhet lidhur

Akademiku Artan Fuga ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili është shprehur se vaksinimi do të nisë me personalitetet mbi 80 vjeç.

I revoltuar Fuga shkruan se  “jeta e njeriut vlen njësoj, si e atij që ka punuar 40 vjet në minierë, si e nobelistit, si e një njeriu që e ka kaluar jetën në burg, si e një njeriu që jeta e la pa shkollë, por është një gjyshe e dashur”.


Ai e konsideron Ramën të rrezikshëm, duke e cilësuar si një të marrë që merr rolin e Zotit.

“Vaksinimi me prioritet i te ashtuquajturve personalitete do te ishte nje krim, një genocid, një marrje pergjegjesie për vdekjen e kujtdo tjetër, do te ishte nje eugjenizem i tipit hitlerian, jeta e njeriut vlen njësoj, si e atij që ka punuar 40 vjet në minierë, si e nobelistit, si e një njeriu që e ka kaluar jetën në burg, si e një njeriu që jeta e la pa shkollë, por është një gjyshe e dashur. Kush përcakton se kush do të vdesi ose kush do të jetojë me kritere meritash shoqërore është një i marrë që merr rolin e Zotit, është një i rrezikshëm që duhet lidhur. E kap edhe kodi penal veç të tjerash. Thirrini mendjes o personalitete!”, shkruan Fuga.

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 1112 raste të reja dhe 17 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19, vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga Covid19.

Procesi i vaksinimit ka vijuar sot në tre qendrat e vaksinimit në Tiranë, Shkodër, Vlorë. Gjatë ditës së sotme janë kryer 736 vaksinime antiCovid për personelin shëndetësor dhe në shtëpitë e të moshuarve. Që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 3049 vaksina antivCOVID.

Ju njohim me situatën e COVID19 në 24 orët e fundit si vijon:
Në 24 orët e fundit janë kryer 3935 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1112 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
392 raste në Tiranë, 107 raste në Kavajë, 86 raste në Durrës, 54 raste në Vlorë, 50 raste në Elbasan, 43 raste në Sarandë, 40 raste në Fier, Tepelenë, 39 raste në Berat, 29 raste në Mirditë, 24 raste në Shkodër, 20 raste në Kukës, 18 raste në Krujë, Lushnje, 16 raste në Librazhd, 15 raste në Korçë, 13 raste në Gjirokastër, 11 raste në Kamëz, 10 raste në Bulqizë, 9 raste në Kuçovë, 8 raste në Kurbin, Mat, 7 raste në Përmet, 6 raste në Lezhë, 5 raste në Gramsh, 4 raste në Pogradec, Delvinë, Vorë, 3 raste në Has, Mallakastër, Vau Dejës, Skrapar,  Cërrik, 2 raste në Ura Vajgurore, Dibër, Malësi e Madhe, Prrenjas, Kolonjë, 1 raste në Devoll, Pukë, Rrogozhinë, Tropojë, Divjakë, Selenicë, Shijak, Memaliaj, Patos, Poliçan.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 991 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 60,675 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe në spitalet rajonale po trajtohen 594 pacientë, 36 në terapi intensive nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 17 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 4 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Durrësi, 2 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetarë nga Kavaja, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Cërriku, 1 qytetar nga Peqini, 1 qytetar nga Korça, të moshave 43-79 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (18 Shkurt 2021)
Raste të reja ditore         1112
Të shëruar në 24 orë      991
Të shtruar në spitale      594
Humbje jete në 24 orë   17
Testime ditore                3935

Testime totale           428,654
Raste pozitive            96,838
Raste të shëruara      60,675
Raste Aktive               34,546
Humbje jete                1,617

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 20973
Fier     2827
Vlorë      1802
Durrës    1782
Shkodër  1454
Elbasan   1148
Lezhë   1005
Korçë   988
Berat       980
Gjirokastër 843
Kukës   420
Dibër    324

Denoncuan vdekjen e babait tek Infektivi, procedohen penalisht 2 motrat

Dy motrat të cilat denoncuan mjeken M.Q. për vdekjen e babait te tyre tek “Infektivi” po hetohen në gjendje të lire sepse akuzohen për veprën penale “Shpërndarje të informacionit të rreme” në rrjetet sociale dhe në median e shkruar.

Lidhur me këtë ngjarje materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

“Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 4 filluan procedimin penal ndaj shtetaseve E. L. dhe I. L., sepse nëpërmjet rrjeteve sociale dhe medias së shkruar, kanë përhapur informacione të rreme për shtetasen M. Q., me detyrë mjeke. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia./Opinion.al

8 fëmijë të infektuar me Covid-19 nga 2 deri në 12 vjeç të shtruar te Infektivi, 2 prej tyre në terapi intensive

Në repartin Infektiv në pediatri janë të shtruar rreth 8 fëmijë, të cilat janë infektuar me koronavirus.

Mësohet se dy prej tyre ndodhen në terapi intensive për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

Sipas informacioneve për Report Tv, fëmijët e shtruar në repartin infektiv të pediatrisë janë nga 2 deri në 12 vjeç.

Deri tani në vendin tonë ka rreth 2.000 fëmijë të infektuar me koronavirus.

Nis vaksinimi në Vlorë, Manastirliu: Sot kanë mbërritur mbi 200 doza, të dielën nis vaksinimi i personaliteteve +80 vjeç

Sot ka nisur procesi i vaksinimit në qytetin e Vlorës.

Për të ndjekur nga afër këtë proces në Vlorë ndodhej Kryeministri Rama i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila u shpreh se pas vaksinimit të stafit mjekësor do të vijojë vaksinimi në shtëpinë e të moshuarve. Vaksinimi po ecën me ritme të shpejta, ku vetëm dje janë kryer mbi 600 vaksinime.

“Tashmë ka filluar vaksinimi për personelin shëndetësor edhe në Vlorës. Pika e vaksinimit që ne kemi hapur do të ofrojë vaksinimin sipas një procesi dhe zinxhiri të sigurt, duke filluar nga mjekë dhe infermierë të spitalit të Vlorës, duke vazhduar me mjekë dhe infermierë të spitaleve të qarqeve. Me ardhjen e vaksinave do të vazhdojë edhe shtrirja me kategorinë +80 vjeç edhe do vijojë duke u kryer edhe në pole të tjera të Shqipërisë. Kemi një ritëm shumë të mirë të vaksinimeve, vetëm dje janë kryer mbi 600 vaksinime, duke përfshirë edhe të moshuarit dhe stafet e shtëpisë të moshuarve.

Manastriliu shton se sot kanë mbërritur mbi 200 dozë dhe procesi vaksinimit deri më tani ka shkuar shumë mirë.

“Sot kanë mbërritur rreth 200 doza vaksinash, kemi ambicjen të kryejmë sa më shumë vaksinime. Me 7020 doza të ardhura duam të vaksinojmë sa më shpejt, sepse aq më shpejt krijohet barriera mbrojtëse. Me ardhjen e dozave të tjera do të shtrihet vaksinimi edhe te bluzat e bardha edhe ashtu siç kryeministri tha. Kemi kapacitete për të vaksinuar popullatën jo vetëm në këto qendrat të vaksinimit të përqendruar por edhe në spitalet, poliklinikat, qoftë qendrat shëndetësore. Vaksinimi është një sfidë për të gjithë.Procesi ka vajtur mirë deri në këto momente. Do të vijojmë me vaksinimin. Me ardhjen e dozave të tjera të hëna do të shtrijmë akoma më shumë vaksinimin.

Ditën e dielë do të nisë vaksinimi i personaliteteve të cilët janë +80 vjeç, shton më tej ministrja.

“Ditën e dielë do të nisë vaksinimi i personaliteteve të cilët janë +80 vjeç që kanë sëmundje të tjera, për të vijuar më pas me të moshuarit e tjerë të kësaj grup moshe. Ne nuk do të ndalemi me kaq, sepse të gjithë të moshuarit +80 vjeç edhe ata +75 vjeç sipas kalandarit do të vaksionohen. Do të fillojmë me ta por do ta shtrijmë më tej. Brenda 14 muajve të përfundojmë vaksinimin e popullatës. Kapacietet i kemi të vaksinojmë mbi 200 individë.

Mjekja ngre shqetësimin: Janë rritur rastet me Covid tek fëmijët, 2 janë në terapi intensive. Kemi përfshirjen e sindromës së frikshme Kasasaki, që prek zemrën

Xhorxhina Kuli

Mjekja e njohur pediatre, Xhorxhina Kuli, ka thënë se shtimi i rasteve të koronavirusit në vend, ka sjellë automatikisht dhe shtimin e shifrave tek fëmijët.

Ajo tha për gazetaren Eni Vasili se reparti i fëmijëve është 80% i ezauruar, dhe nga 12 fëmijë të shtruar, 2 janë në terapi intensive.

Më tej Kuli tha se është parë tek fëmijët sindroma e frikshme e kavasakit që prek jo vetëm mushkëritë, por edhe organe të tjera të trupit.

Kuli: Shtimi i rasteve të reja është reflektuar edhe te fëmijët. Numri është gjithnjë e më i madh krahasuar me kohën kur nuk ishte pandemia. Sepse kemi pasur raste pozitive kur prindërit nuk janë identifikuar si pozitivë, por e kanë transmetuar. Kemi ritëm të shtuar të hospitalizmit që nga nëntori. Nga 1 korriku që ishin rastet e para, në nëntor ishim në kapacitet të plotë. Përgatitëm skenaret e tjera sepse u mbush reparti. 75-80% të shtretërve janë ezauruar. Format klinike te fëmijët janë: Shumica e rasteve e kalojnë në kushte familjare me ulës temperature, vitaminë, lëngje e kështu gjërash. Pavarësisht që shihet një trendencë që të fillojnë antibiotikët, por ne mundohemi t’i mbajmë në kushte shtëpie me këto trajtime. Ata të hospitalizuar janë fëmijët shumë të vegjël foshnje 1-2 muajshe të infektuar nga nënat, kanë pneumoni, infeksione respiratore pavarësisht që graviteti s’ka qenë i madh mosha e fëmijëve me këto komplikacione sigurisht do të trajtohen me kujdes dhe prioritet. Deri tani ka hospitalizim 10-14 ditë. Kemi të shtruar rreth 80% të reaprti, 12, fëmijë, 2 prej të cilëve në terapi intensive, jo të intubuar. Kategoria tjetër është përgjigja inflamatore e ekzagjeruar. Kjo konsiston në sëmundjen e kavasakit që e bëri alarm OBSH dhe mediat e huaja. Kemi goxha fëmijë me sindromën e kavasakit. Kjo përcaktohet nga disa kritire laboratorike, ka përfshirje të shumë organeve. Kjo shfaqet shumë kohë më pas infektimit te fëmijët. Shkon 4 javë. Temperatura e kalon 3 ditë në shifra të larta dhe përfshirje të disa organeve, përveç mushkërive dhe përfshirje të sistemit renal, pamjaftueshmëri pra të veshkës, vështirësi në qarkullimin e gjakut. Puçra në lëkurë, përfshirje të zemrës./newsbomb

Dr. Blerta Brati: Nëse vendosni të merrni shtesa të vitaminës D kini parasysh këto këshilla

Blerta Brtai, mjeke mikrobiologe

  1. Fëmijët nga 1 deri në 10 vjeç nuk duhet të kenë te marrin me shumë se 50 mikrogramë në ditë,
  2. Foshnjat (më pak se 12 muaj) nuk duhet të marrin më shumë se 25 mikrogramë në ditë,
  3. Të rriturit nuk duhet të konsumojnë më shumë se 100 mikrogramë në ditë dhe nëse duhet të marrin shtesa, sasia e rekomanduar është 10 mikrogramë në ditë.

Duhet te dini se Vitamina D ka efekte anti-inflamatore dhe kapsulat janë në dispozicion , dhe mund te blihen me shitje te lire.

Doza më të larta ndonjëherë mund të rekomandohen nga mjeku për pacientët me mungesë të provuar të vitaminës D.

Disa njerëz me gjendje të caktuar mjekësore, siç janë problemet me veshkat, nuk mund ta marrin vitaminën D në mënyrë të sigurt.

-Nje pyetje e bere gjeresisht eshte se a mund ta kurojë COVID – 19, Vitamina D?

Jo. Nuk ka asnjë provë që tregon zvogëlon rrezikun e kapjes ose sëmundjes nga koronavirusi.

Por ekspertët besojnë se mund të ketë efekte të dobishme gjatë pandemisë.

Shtojcat e vitaminës D do të përmirësojnë shëndetin e njerëzve në nevojë.

Disa studiues kanë sugjeruar që njerëzit me mungesë të vitaminës D mund të jenë më të sëmurë nëse kapin koronavirusin e ri. Por faktorë të tjerë themelorë të rrezikut, të tilla si sëmundja e zemrës, janë gjithashtu të zakonshëm në këta pacientë, duke e bërë të vështirë për të nxjerrë përfundime.

Studiuesit spanjollë dhe francezë kane bërë prova klinike për të parë nëse vitamina D ndihmon pacientët me koronavirus të përmirësohen.

Sipas profesorit Jon Rhodes, Profesor Emeritus i Mjekësisë në Mbretërinë e Bashkuar, vitamina D ka efekte anti-inflamatore dhe disa hulumtime sugjerojnë që mund të dobësojnë reagimin imunitar të trupit ndaj viruseve.

Kjo mund të jetë e rëndësishme në pacientët shumë të sëmurë me koronavirus, ku dëmtimi i rëndë i mushkërive mund të rezultojë nga një “stuhi citokine” inflamatore në përgjigje të virusit, megjithëse shumë më tepër kërkime janë të nevojshme për të eksploruar këtë pikë, thotë. ai.

OBSH gjithmone ka theksuar se marrja e vitamines D do ndihmonte femijet ne trajtimin e pneumonive akute e cila rradhitet nder shkaqet e para te vdekjeve.

Vitamina D është një grup molekulash të tretshme në yndyrë të cilat janë mikronutrientë të rëndësishëm për shëndetin. Të dy vitaminat D2 dhe vitamina D3 mund të merren nga ushqimi por në sasi relativisht të vogla. Vetëm peshqit yndyror si salmon, ton, sardele ose merluc kanë një përmbajtje të konsiderueshme të vitaminës D3.

Shumica e vitaminës D3 sintetizohet në lëkurë pas ekspozimit ndaj rrezeve UVB nga dielli. Për fëmijët në disa vende, ushqimet e fortifikuara si drithërat, djathi dhe qumështi janë një burim i rëndësishëm i vitaminës D, përkundër përmbajtjes së tyre të ulët dhe shpesh të ndryshueshme të vitaminës D 15, 16, 17.

Në të rriturit , dieta kontribuon vetëm 10 deri në 20% të dyqaneve të vitaminës D, dhe kjo përqindje ka të ngjarë te jetë edhe më e ulët te fëmijët.

Gjatë muajve të dimrit, kur sinteza e vitaminës D natyrisht zvogëlohet për shkak të ditëve më të shkurtra, këndi i rrezeve të diellit dhe ekspozimi më i ulët i lëkurës, infeksionet akute të poshtme të frymëmarrjes janë më e zakonshme si tek të rriturit ashtu edhe tek fëmijët . Vitamina D besohet se luan një rol të rëndësishëm në rregullimin e sistemit imunitar, dhe mund të mbrojë potencialisht kundër infeksioneve, por edhe kancerin, sëmundjet kardiovaskulare dhe autoimune si diabeti i tipit I . Plotësimi i vitaminës D duket se zvogëlon incidencën dhe efektet e dëmshme të këtyre dhe kushteve të tjera, siç janë infeksionet akute të poshtme të frymëmarrjes, si dhe vdekshmërinë gjithëpërfshirëse.

“Më mirë vdes, se në spital në Tiranë” të sëmurët me covid udhëtojnë drejt Kosovës

Dhjetëra pacientë të infektuar me COVID-19 nga bashkitë veriore të Hasit, Kukësit dhe Tropojës janë kuruar me sukses në spitalet kosovare të Prizrenit dhe Gjakovës gjatë pandemisë së koronavirusit të ri, pasi refuzuan të shtroheshin në Tiranë, raporton Reporter.al.

Shkëlzen Ibra – mjek pneumolog në spitalin bashkiak të Krumës, ka fituar statusin e veteranit të UÇK-së për kontributin që ka dhënë si mjek gjatë luftës për pavarësi të Kosovës në vitin 1999.

Dy dekada pas përfundimit të luftës, doktor Ibra e gjeti përsëri veten në vijën e parë të frontit pas shpërthimit të pandemisë së COVID-19 në Shqipëri.

Por ndryshe nga viti 1999, kur iu bashkua UÇK-së për të luftuar spastrimin etnik të shqiptarëve të Kosovës, tashmë janë kolegët e tij nga Prizreni dhe Gjakova që i kanë ardhur në ndihmë për të shpëtuar pacientët e tij të infekuar nga koronavirusi i ri në Krumë.

“Aktualisht në Gjakovë janë 14 të shtruar nga Hasi, ku 2 prej tyre janë në intubim, ndërsa një është në përkujdesje intensive,” tha Ibra.

“Me rastin e COVID-19 na kanë shlyer borxhin e vitit 1999,” shtoi ai.

Të dhënat e siguruara nga BIRN nga Ministria e Shëndetësisë në Prishtinë dhe spitalet e Gjakovës dhe Prizrenit tregojnë se prej shpërthimit të pandemisë, dhjetëra pacientë nga Shqipëria kanë marrë kurim të specializuar në pavionet e Kosovës.

Pacientët shqiptarë që u kthyen të shëruar nga spitalet e Kosovës lavdërojnë jo vetëm kushtet dhe përkujdesjen e mjekëve, por edhe aksesin që u mundësohet familjarëve për përkujdesje ndaj të sëmurëve.

“Kurrë nuk e kam menduar të shkoj në Tiranë,” i tha BIRN Emerli Çaushi nga fshati Zaharisht i Hasit, i cili i mbijetoi koronavirusit falë trajtimit në spitalin ‘Isa Grezda’ të Gjakovës, ndonëse u shtrua me stadin e katërt të COVID-19.

Më mirë të vdisja se të shkoja atje – izolimi është i papërballueshëm për të sëmurin,” shtoi ai.

Një tjetër arsye që i shtyu pacientët nga veriu drejt Kosovës është dhe perceptimi i korrupsionit të gjithëpërhapur në sistemin shëndetësor në Shqipëri.

“Më ka shkuar në mendje të jap para dhe kam provuar, por i kanë refuzuar kategorikisht,” tha Çaushi duke iu referuar mjekëve në Kosovë. “Mjeku atje as nuk e mendonte që t’i merrte para pacientit,” shtoi ai.

Që prej shpërthimit të pandemisë në Shqipëri në mars 2020, më shumë se 88 700 persona janë infektuar nga virusi SARS-CoV-2 dhe 1517 pacientë kanë humbur jetën. Qarku Kukës – i cili përfshin bashkitë Has, Tropojë dhe Kukës ka regjstruar 2016 raste dhe 31 viktima.

Gati gjysma e këtyre rasteve janë regjistruar në bashkinë e Kukësit.

“Që nga fillimi i pandemisë deri me 31 janar të këtij viti, bashkia e Kukësit ka të evidentuar me tamponë 1027 raste pozitive,” i tha BIRN shefja e epidemiologjisë pranë Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Kukës , Denisa Duraku në një intervistë në fillim të shkurtit.

Me rritjen e numrit të infektuarve gjatë valës së dytë të pandemisë në muajt e dimrit, kapaciteti i shtretërve për trajtimin e rasteve të rënda në spitale – në mënyrë të veçantë i shtretërve në terapi intensive është kyç në luftën kundër COVID-19.

Spitali bashkiak i Krumës nuk i ka kushtet për të trajtuar pacientë me COVID-19, pasi i mungon oksigjeni dhe laboratorët, ndaj stafi mjekësor ka qenë i detyruar që pacientët t’i dërgojë në Tiranë. Megjithatë, më shumë kanë preferuar të kurohen në Kosovë dhe disa raste në Turqi.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë, në spitalin ‘Isa Grezda’ në Gjakovë janë kuruar 49 pacientë nga zona të ndryshme të Shqipërisë dhe 21 të tjerë janë kuruar në spitalin “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren që prej fillimit të pandemisë. Aktualisht janë të hospitalizuar në Kosovë 8 prej tyre.

Elmi Shala, drejtor i spitalit “Isa Grezda” në Gjakovë i tha BIRN se edhe pse nuk është detyrim ligjor, stafi i spitalit e ndjen si një detyrim moral shërbimin ndaj pacientëve nga Shqipëria.

“Spitali i Gjakovës e ka si detyrim ligjor të trajtojë vetëm të sëmurët që bëjnë dializën nga Hasi e Tropoja,” tha Shala. “Por e kemi si detyrë morale t’i shërbejmë popullit të Hasit e Tropojës në këtë pandemi dhe këtë e bëjmë me kënaqësi,” shtoi ai.

Ndryshe nga spitali bashkiak i Krumës ku mungon oksigjeni, në spitalin rajonal të Kukësit, me iniciativë të drejtorisë spitalit dhe të një numri mjekësh, u ngrit enkas një mini-pavion që trajton të sëmurët me COVID-19 – kryesisht për trajtimin e tyre me oksigjen.

“Kemi hapur një pavion me disa shtretër për të trajtuar të sëmurët me COVID-19,” tha mjekja gastrohepatologe Fjoralba Prifti. “Të sëmurët trajtohen me oksigjen deri në 4 orë, por ka pasë raste që i kemi trajtuar edhe për 24 orë,” shtoi ajo.

Prifti shpjegoi se spitali i Kukësit nuk ka një mjek infeksionist në staf dhe për shkak të mungesave në burime njerëzore, rastet e rënda me COVID-19 dërgohen drej Tiranës ose Prizrenit.

“Në Kukës mjekojmë vetëm rastet e lehta,” tha Prifti. “Ato që janë më rëndë, i nisim ose në Tiranë ose në Prizren,” shtoi ajo.

Drejtori i spitalit të Prizrenit, Afrim Avdaj i tha BIRN se kapacitet që ka ky spital e bëjnë të mundur trajtimin edhe për pacientët nga Shqipëria.

“Aktualisht janë tetë pacientë të hospitalizuar nga Kukësi, ndërsa të trajtuar nga fillimi i pandemisë kemi 21 pacientë,” tha Avdaj.

“Pacientët nga Shqipëria trajtohen njëlloj si pacientët nga Kosova dhe do vazhdojmë t’i trajtojmë njëlloj,” shtoi ai.

Përveç rasteve nga qarku Kukës që janë dërguar për kurim në Tiranë apo Kosovë, ka pasur edhe pacientë që kanë fluturuar drejt Turqisë për t’i mbijetuar koronavirusit.

Shkëlzen Ibra, mjek pneumolog në spitalin bashkiak të Krumës | Foto : Bashkim Shala

Bardhyl Peka, ish-kryetar i Bashkisë së Krumës është një ndër pacientët që është kuruar në spitalet e Stambollit në Turqi, pasi u infektua me COVID-19.

“Isha i vendosur të mos shkoja në Tiranë edhe sikur të vdisja,” tha Peka, i cili ka qëndruar për 14 ditë në një spital në Stamboll dhe ka paguar 1400 euro nata.

“Atje nuk e kuptoje se je në spital,” tha ai, ndërsa shtoi “trajtimi ishte tepër njerëzor.”

Edhe 65-vjeçari Muhamet Peka kishte planifikuar të udhëtonte drejt Turqisë pas infektimit me COVID-19, por e anuloi planin falë këmbënguljes së doktorit Shkëlzen Ibra.

Kam tre djem që punojnë në Angli, të cilët siguruan paratë që të shkoja në Turqi,” tha Muhameti. “Por nuk shkova, pasi kurimin e mori përsipër mjeku pneumolog Shkëlzen Ibra,” shtoi ai.

Pas një muaji terapi në shtëpi, ku u trajtua me oksigjen në konsultë me mjekët e spitalit të Krumës, Muhameti u shërua dhe shpenzimet totale i shkuan në 200 mijë lekë, më pak se dy netë shtrimi në Stamboll.

Ibra tregon se Muhameti nuk është i vetmi pacient me COVID-19 që ka kuruar në kushte ambulatore.

“Mbi 18 të infektuar i kam kuruar në shtëpi,” tha ai. “Nuk i kam lejuar të shkojnë dhe falë Zotit dola me sukses,” përfundoi Ibra./ Bashkim Shala për Reporter.al