Lëkura është organi më i madh dhe më i rëndësishëm në trupin e njeriut. Duke qenë një organ i ekspozuar kujdesi që duhet të tregohet është shumë i madh. Në një intervistë për gazetën “Shëndet plus” mjekja dermatologe Dr. Monika Fida tregon më shumë rreth këtyre patologjive të lëkurës dhe ndikimit të Covid-19.
Doktoresha, cilat janë disa nga problemet më të shpeshta të lëkurës gjatë periudhës së dimrit?
Problemet më të shpeshta të lëkurës gjatë stinës së dimrit, janë përkeqësimi i patologjive si:
- Ekzema ose ndryshe dermatiti atopik
- Xerosis Cutis (lëkura e thatë)
- Pruriti që vjen si rezultat i patologjive që përmenda.
Ndërsa në stinën e verës është grupimi tjetër i infeksioneve si:
- Infeksionet bakteriale – vijnë si rezultat i frekuentimit të plazhit, pishinave të mbi ngarkuara me një numër të madh të njerëzve
- Infeksionet bakteriale mykotike
- Infeksionet virusale
Këto janë më të shpeshta në stinën e verës.
Në cilën stinë lëkura është më e ndjeshme?
Në të dyja rast do të thoja, por në dimër agravohen shumë individët të cilët vuajnë nga dermatiti atopik, kanë predispozitë për të patur një lëkurë më të ndjeshme.
Ndërsa gjatë verës, duke qenë se jemi më të ekspozuar ndaj ambientit dhe ajër alergenëve. Në këtë rast lëkura është më e ndjeshme sepse ekspozohet më shumë në diell. Ekspozohet më shumë duke qenë më e zhveshur dhe bie më në kontakt me insektet dhe kjo shkakton infeksione të ndryshme.
Cilët kanë më shumë probleme të lëkurës, personat me lëkurë të thatë apo të ndjeshme?
Sot trendi ka ndryshuar goxha. Qoftë mjekët dermatologë ose media kanë insistuar dhe kanë bërë një sensibilizim të popullatës. Njerëzit janë të prirur për të kontaktuar mjekun e familjes ose mjekun dermatolog për problemet e tyre të lëkurës. Kryesisht lëkura e thatë shoqërohet me më shumë prurit. Të kesh më shumë prurit do të thotë të kesh më shumë mundësi për të shfaqur infeksione në lëkurë.
Ndërsa lëkura sensitive/e ndjeshme është më e prirur për të shfaqur reaksionet alergjike.
Si po ndikon përdorimi në masë i dezifektantëve në lëkurë?
Që në fillim të pandemisë u vërejt një numër i madh i njerëzve me lëkurë të induktuar nga detergjentët e ndryshëm, të fortë, nga larja e shpeshtë e duarve dhe nga përdorimi shumë i shpeshtë i dizifektantëve. Tani që mund të jemi në mesin e pandemisë por që jemi me një eksperiencë në këtë fushë por këto problem ekzistojnë, dermatitet e përkeqsuara dhe jo vetëm dhe nga përdorimi i maskës kanë sjellë probleme të tipit:
- Grupi I dermatiteve
- Aknet rozace
- Rënja e flokëve
Rënja flokve është një nga shenjat dhe problematikat postCOVID-19. Manifestohet rreth dy muaj pas kalimit të virusit, kjo lidhet shumë me:
- Stresin që kalon pacienti
- Medikamentet e përdorura
- Ujen e saturimit të oksigjenit në gjak.
Është mirë që ti drejtohen mjekut dermatolog për të marrë një terapi specifike për rënien e flokëve post COVID-19.
Si po ndikon COVID-19 tek fëmijët? Po tek adoleshentët?
Dermatitet dhe ekzemat kanë qenë një grup patologjishë në rritje. Nevoja për t’ju drejtuar dermatologut për këshillim dhe trajtimin nga ky grup ka qenë më i lartë. Edhe adoleshentët të cilët vuajnë nga aknet kanë patur shumë më tepër nevojë për të kërkuar asistencë mjeksore dhe trajtim të patologjive që lidhen me sëmundjet e shkaktuara nga maska,
Ne kemi patur raste ku kemi diagnostikuar pacientë me COVID-19 edhe mosha pediatrike, nisur thjesht nga infeksionet në lëkurë, qoftë kjo Urtikaria (fenomen alegjik), enjta në ekstremitetet e poshtme. Janë këto lezionet që kanë cuar në diagnostkimin e COVID-19.
No comments:
Post a Comment