Kreu i Urgjencës, Skënder Brataj thotë se Shqipëria nuk mund të ketë lehtësim të masave anti-Covid, ndërsa situata në vend është duke u përkeqësuar.
I pyetur nëse do të kufizohet edhe me dy orë lëvizja duke e zbritur në 18:00, Brataj tha në “News24” se po shihen opsionet që i kanë edhe vendet e tjera të botës. Ai tha se e rëndësishme është të kufizohen ato faktorë që kontribuojnë më tepër në përhapjen e virusit, si shkollat, transporti publik por edhe orari i kufizimit të lëvizjes.
“Ka shumë opsione, kur më pyesin, unë marr opsionet e gjithë botës, që nga ulja e orarit, rishikimi i orareve të shkollës, transporti publik. Të gjithë ato faktorë që ndikojnë në përhapjen e virusit. Kush janë ata faktorë më të dëmshëm. Si masa nuk shtohen të reja apo të vjetra. Kur ka përkeqësim, nuk mund të hiqen masa. Kritike është kjo faza tani deri në pranverë, maj-qershor. Ulen faktorët e përhapjes me diellin e nxehtë, ventilimin. Në këto dy muaj duhet të jemi të kujdesshëm”, deklaroi Brataj.
No comments:
Post a Comment