Qofte me lulelakër
Persona: 5
Koha e përgatitjes: 15 minuta – Koha e gatimit: 20 minuta
INGREDIENTËT
- 1 lulelakër
- 120 gram djathë grana
- 1 vezë
- 3 lugë gjelle bagetë (bukë e thekur e grirë)
- 1 tufë majdanoz e copëtuar imët
- Kripë
- Vaj ulliri
UDHËZIMET
1 -Pastroni lulelakrën dhe e vendosni të ziejë për 15 minuta.
2- Më pas e kulloni dhe e lini mënjanë. (Kujdes: Lulelakra nuk duhet të zbutet shumë).
3- E merrni në një tas dhe e shtypni me pirun. Shtoni djathin, vezën, bukën, pak kripë dhe në fund majdanozin.
4- I përzieni mirë të gjitha bashkë me dorë.
5- Me dorë formoni disa qofte me forma sipas dëshirës.
6- Merrni një tavë dhe vendosni një letër kuzhine. Radhisni njëra pas tjetrës qoftet dhe i fusni në furrë për 20 minuta në temperaturë 180 gradë. Ju bëftë mirë!/neps.al
No comments:
Post a Comment