Një 22-vjeçare e infektuar me koronavirus ka sjellë në jetë foshnjën e saj tek spitali “Shefqet Ndroqi”. Pas lindjes mësohet se ajo ndodhet në gjendje të rëndë, e intubuar. Foshnja është sjellë në jetë me anë të një ndërhyrje cezariane, në spitalin “Koço Gliozheni”. E reja ishte në muajin e fundit të shtatzënisë, ndërsa aktualisht ndodhet në gjendje të keqe shëndetësore.
Jo më larg se dje, një 28-vjeçare nga Elbasani që ishte shtatzënë humbi jetën. Mjekët u detyruan, që me anë të një cezariani, të sillnin në jetë foshnjën e 28-vjeçares edhe pse e reja ishte në muajin e shtatë.
No comments:
Post a Comment