Anisa Dedja, mjeke onkologe në Durrës, është ndarë sot nga jeta në mënyrë të parakohshme.
Lajmi bëhet i ditur nga Urdhri i Mjekut Durrës, nëpërmjet një postimi në facebook, ku shkruajnë se mjekja vuante nga një sëmundje e rëndë.
Fatkeqësisht mjekja nuk mundi ta fitonte betejën me sëmundjen.
Postimi:
Me dhimbje të thellë Urdhëri i Mjekut, Durrës, njofton ndarjen e parakohshme nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë të Doktoreshë Anisa Dedja.
Dr. Anisa Dedja përfundoi studimet e larta në vitin 2018 në Fakultetin e Mjekësisë, të Tiranës, me rezultate të shkëlqyera.
Më pas u largua drejt Gjermanisë për të studime të mëtejshme në Onkologji.
Sot la një vend bosh doktoresha jonë Anisa Dedja!
Rruga e jetës së saj, misioni i saj si mjeke e përkushtuar, energjia diellore që rrezatonte me të gjithë u pre në mes!
Me ikjen e saj të parakohshme la trishtimin dhe keqardhjen për jetën e saj të papërmbushur siç ajo dëshironte!
Urdhëri i Mjekut, Durrës përcjell ngushëllimet më të sinqerta për familjarët, miqtë dhe kolegët për këtë humbje të rëndë.
I paharruar qoftë kujtimi i saj!
No comments:
Post a Comment