Shefi i Laboratorit të Mikrobiologjisë në QSUT, Andi Koraqi ka folur lidhur me situatën e Covid në vend/
Në një lidhje me Skype në “Abc-ja e mëngjesit”, Koraqi u shpreh se shtimi i rasteve me koronavirus mund të ketë ardhur dhe për shkak të pranisë së mutacioneve në vend, edhe pse kjo gjë ende nuk është konfirmua
“Në radhë të parë është rrjedhojë e festave të fundvitit, por janë larguar shumë festat kështu që pasoja e këtyre ka ardhur duke u amortizuar. Nga ana tjetër janë dhe në një farë mase mosrespektimi i masave për parandalimin por nga ana tjetër do të thoja, është akoma e pavërtetuar, por nuk e përjashtoj mundësinë e pranisë së mutacioneve të Sars cov 2 të cilat kanë një përhapje më të madhe se sa origjinali.”, u shpreh a
Ai tha se moti i ftohtë e rëndon pandeminë dhe për shkak të virozave të tjera. Koraqi shtoi se mutacioni i përhapur në Britani nuk tregon shenja të humbjes së shijes apo nuhatjes, ndërsa theksoi se dy muajt që vijnë do të jenë më të rënd
Sipas tij, rënie të rasteve do të shihen nga fundi i Marsit./CNA.
No comments:
Post a Comment