Nga foltorja e Kuvendit, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se ky është furnizimi i tretë i një serie që nuk do të ndërpritet. Përveç vaksinave të Pfizer, Shqipëria do të marrë dozat e AstraZeneca.
“7020 doza vaksinash vijnë sot nga kontrata me Pfizer, është e treta e një serie furnizimesh që nuk do të ndërpriten, sepse ne do të vazhdojmë të lëvizim çdo gurë, për të siguruar vaksinimin e popullatës. Siç lidhëm kontratën me Pfizer, do të vijojmë më Covax, pra me dozat e AstraZeneca, që janë dhe pritet që të vijnë me përfundimin e procedurave të Covax”- tha Manastirliu.
“Po punojmë gjithashtu për lidhjen e marrëveshjeve direkte me shtete partnere për të siguruar edhe më shumë doza vaksine”, shtoi më tej Manastirliu nga foltorja e Kuvendit./shendeti.com.al
No comments:
Post a Comment