Onko – hematologjia pediatrike është shërbim kombëtar, unik, qendër e referencës nacionale, që mban përgjegjësinë për diagnostikimin dhe trajtimin e patologjive onkologjike e hematologjike të moshës pediatrike në tërë vendin. Ky pavion herë pas here përballet me mungesa të medikamenteve, që janë jetike për jetën e fëmijëve. Ndërkohë, që kostoja e këtyre medikamenteve jashtë spitalit, është tejet e lartë (pa përmendur faktin, që medikamentet për përdorim spitalor nuk duhet të gjendjen në rrjetin e hapur farmaceutik).
Gazeta Shëndet plus, prej disa javësh po e monitoron këtë pavion, dhe ka mundur të komunikojë me familjarë të fëmijëve që marrin shërbim në këtë pavion (edhe pse gjatë kësaj periudhe, për shkak të pandemisë, numri I fëmijëve të hospitalizuar është I pakët).
E.M, 31 vjeç nga Lezha ka të birin 6 vjeçar të shtruar në pavionin e onkohematologjisë në pediatrinë e QSUT-së, i diagnostikuar me leucemi akute.
Ilaçet për kimioterapitë kushtojnë shtrenjtë. E.M është i pa punë, ka dhe tre fëmijë të tjerë. Më të voglin e ka 10 muajsh. E.M qëndron me të birin në spital sepse e shoqja i duhet të kujdeset dhe për fëmijët e tjerë që ka në shtëpi, edhe ajo është e pa punë. Lekët për të blerë ilaçet e kimioterapisë i ka marrë borxh pasi kursimet e një jete i mbaroi.
Për 8 muaj radhazi unë ilaçet e kimioterapisë i kam ble me lekë të gjitha. Nga ilaçi i parë deri tek i fundit i kam blerë me lekë.
Kam filluar me barnat:
- Doxorubicin (ose si e quanim ne ilaci i kuq)-
- Metroteksat
- Citozinë
- Acid Folinik(Leucovorin)
Doxoribuxina ka kushtuar 50 mijë lekë. Metroteksati kushton 15 mijë lekë flakoni. Për një seancë terapie unë kam blerë 17 copë flakon. 17x 15=255 mijë lekë të vjetra një séance. Fëmija ka bërë 4 seanca; Citozinat i kam blerë 90 mijë lekë një flakon, më janë dashur tre të tilla.
Ndër të tjera E.D tregon që medikamenti Metroteksat është akoma në mungesë, ndërsa citozinën kur e ka bërë nuk e ka blerë pasi ishte në gjendje në spital.
Në mungesë është edhe acidi folinik i cili kushton 20 mijë lekë një flakon.
6-Mercaptopurina është në mungesë dhe nuk gjendet kollaj.
O duhet të bëntë seancën e fundit me Metrotoksati-n me datë 10 Shkurt 2021 por gjendja e tij u përkeqësua.
Efektet ansore janë nga më të shumtat që jepen. Tani fëmija është me hemorragji nga goja. Personeli i pavionit është shumë i mirë dhe shumë të kujdeshëm ndaj pacientëve. Minimumi këtu harxhohen 20-25 mijë lekë në ditë. Këtu ne kemi patur edhe një rast kur një zonjë nuk ka patur para për ti blerë ilaçe të birit. Të githë si pavion i kemi blerë nga 5 flakon ku më pas I bëri kimiot,
Këto ilaçe gjenden në farmacinë jashtë spitalit të QSUT-së përballë pediatrisë infektive. E gjithë procedura për të marrë medikamentet bëhet nëpërmjet celularit, ku merret farmacistja në telefon dhe i tregon se cfare medikamenti të duhet, pasi ajo të jep konfirmimin që është shkon e merr. Më jep faturën por nuk shkruan mbishkrimin e medikamentit që ti merr.-tregon E.M
No comments:
Post a Comment