Përshtati në shqip: Daniela Burnazi
Kakao është një nga zgjedhjet më të mira për t’u konsumuar në mëngjes. Nëse jeni në dilemë të zgjidhni mes kafes dhe kakaos, do t’ju sugjeronim kakaon. Në këtë postim do t’ju paraqesim arsyet pse.
Kakaoja mbron nga sëmundjet kardiovaskulare, stimulon neuronet si dhe mund të kurojë gjendjen e rënduar shpirtërore. Mund të thuhet se ajo ka të gjitha vetitë e çokollatës. E njohur si stimuluese, antidepresive, për disa persona nuk ka shumë ndryshime nga një ilaç. Kakaoja, është gjithashtu burimi më i pasur me “flavanoli”, substanca biologjikisht aktive, të cilat gjenden tek ushqimet bimore.
Ja disa arsye pse duhet ta filloni mëngjesin me kakao dhe jo kafe:
- Kakao ndihmon në uljen e tensionit të lartë të gjakut dhe përmirëson elasticitetin e enëve të gjakut.
- Ndihmon në përmirësimin e shëndetit mendor dhe parandalon çështje të tilla si depresion, çmenduri etj.
- Ndihmon në uljen e sheqetit në gjak.
- Parandalon zhvillimin e qelizave kancerogjene dhe nxir prodhimin e qelizave të shëndetshme.
- Përmirëson shëndetin e lëkurës.
- Ul nivelin e kolesterolit të keq në gjak. / shëndeti.com.al / Health
No comments:
Post a Comment