Tuesday, August 31, 2021

ISHP rekomandon mësimin në oborrin e shkollës, në tualet me shoqërues

Mësimi në klasa këtë vit do të bëhet në bazë të rregullave strikte në një kohë kur nisja e vitit të ri shkollor përkon me një periudhë kur shifrat e infeksioneve me COVID janë gjithnjë e në rritje. Kështu maska do të jetë e detyrueshme për të gjithë nxënësit e ciklit të lartë 9-vjeçar dhe gjimnazet.

Nxënësit do të ndalohen të dalin nga klasa, përveç rasteve kur duhet të përdorin tualetet dhe në këtë moment do të shoqërohen nga një person i rritur, përgjegjës për zbatimin e masave në institucion.  Asnjë nxënës nuk do lejohet të dalë nga godina gjatë ditës dhe të kthehet përsëri.

Gjithashtu ISHP në udhëzuesin e publikuar ditën e sotme rekomandon që nëse shkollat kanë mundësi dhe hapësira, mësimi të zhvillohet në ambient të hapur (oborr), duke respektuar distancën e rekomanduar mes nxënësve.

Nga mbajtja e maskës përjashtohen nxënësit që kanë sëmundje kronike apo patologji të tjera sipas rekomandimeve të mjekut.

Lëvizja e nxënësve nëpër klasa, laboratorë apo palestra duhet të bëhet në mënyrë të organizuar në mënyrë që të shmangen grumbullime. Nxënësit e një klase të caktuar duhet të përdorin vetëm tualetin e katit ku ndodhet klasa e tyre pa u përzier me ata të kateve të tjera, ndërkohë që qëndrimi në korridore do të jetë i ndaluar.

Shkollat duhet të sigurojnë ujë të rrjedhshëm, sapun të lëngshëm, letra për fshirjen e duarve nga xheli me përmbajtje alkooli deri në 60% në të gjitha ambientet e shkollës.

26 viktima nga Covid-19 në Kosovë, ministri i Shëndetësisë: 6 nga personat që humbën jetën ishin të vaksinuar

Sërish një numër i lartë viktimash u shënuan ditën e sotme në Kosovë, ku 26 qytetarë nuk ia dolën që të fitonin betejën me Covid-19.

Mirëpo ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka bërë me dije se 6 nga pacientët që kanë humbur jetën kane qenë të vaksinuar kundër Covid-19.

“Nga 26 pacientë janë 6 pacientë të cilët kanë qenë të vaksinuar, mirëpo nuk është e specifikuar me një apo dy doza. Mirëpo të gjithë me sëmundje shoqëruese”, ka deklaruar ai.

“Janë saktë 1 mijë e 269 pacientë tani në klinikat tona të COVID-19 dhe në spitalet tona. Është lajm i mirë që sot pas një kohe nga filloj ky eksplozion i virusit, sot ka pasur më shumë lëshime se sa pranime të pacientëve me COVID dhe kjo na gëzon pa masë. Ka disa ditë, një ose dy javë që janë duke u përgatitur të gjitha skenarët që të organizojmë edhe spitale ose të karakterit fushor ose të një grumbullim të qytetarëve. Me lajmet që i morëm sot nga SHSKUK, janë lajme që na gëzojnë dhe janë shpresëdhënëse se nuk do të ketë nevojë për një situatë të tilla”, ka shtuar ai.

Shëndeti mendor i punonjësit mbi të gjitha! Kompania “NIKE” i jep stafit një javë pushim

Stafit të kompanisë gjigante të Nike, në Oregon u është dhënë një javë pushim për të mbështetur shëndetin e tyre mendor, përpara kthimit në zyrë në shtator.

Për një javë firma amerikane do të ndalojë së punuari për t’u dhënë punonjësve një pushim pas një viti të vështirë dhe me pandeminë e covid që vijon të jetë një kërcënim serioz për njerëzimin.

“Merrni kohë për t’u çlodhur, për t’u çliruar dhe për të kaluar kohë me të dashurit tuaj”, tha kreu i njohurive të firmës Matt Marrazzo, në një mesazh për stafin.

Firmat e mëdha amerikane si Apple, Uber dhe banka Wells Fargo gjithashtu kanë vonuar planet që stafi të kthehet në zyrë, pasi infeksionet rriten në të gjithë SHBA, shkruan BBC.

Duke bërë njoftimin në Linkedin javën e kaluar, Marrazzo i tha stafit të Nike: “Mos punoni”, ndërsa shtoi se viti i kaluar ishte i vrazhdë dhe ata po jetonin një në kushte që rëndojnë shëndetin mendor.

“Në një vit (ose dy) ndryshe nga të tjerët, marrja e kohës për pushim dhe shërim është çelësi për të pasur një performancë të mirë. Nuk është vetëm një javë pushimi për ekipin është një pranim që ne mund t’i japim përparësi shëndetit mendor dhe të vazhdojmë punën”, shtoi ai.

Sipas raporteve, ajo gjithashtu pasqyron faktin që Nike ka pasur një vit të suksesshëm, me shitjet e rritura dhe aksionet e saj po fitojnë 20%.

Zbardhet dëshmia e infermierit të arrestuar në Korçë, pranon vjedhjen e ilaçeve të pacientëve me COVID-19

“BalkanWeb” zbardh detaje nga arrestimi i infermierit të Spitalit të Korçës, Nikolin Ciko, pasi kishte vjedhur ilaçet dhe pajisjet mjekësore të të sëmurëve me koronavirus dhe sëmundje tumorale, me vlerë 1 milion lekë.

Siç mëson “BalkanWeb”, infermieri Ciko ka pranuar vjedhjen e ilaçeve para uniformave blu.

Burime bëjnë me dije për “BalkanWeb” se infermieri është shprehur se i vjedhur ilaçet për arsye borxhesh, madje ai ka shkuar edhe më tej, duke thënë se ka edhe një kredi për të shlyer.

Nikolin Ciko, infermier në urgjencë, ka shërbyer gjatë periudhës së pandemisë, duke u marrë me pacientët me Covid, të cilëve mendohet t’u ketë shitur medikamentet e vjedhura.

Disa mënyra të dobishme për të rënë në peshë

Hani një mëngjes me proteina. Ngrënia e mëngjesit me shumë proteina mund të zvogëlojë dëshirat dhe konsumimin e kalorive gjatë gjithë ditës.

Shmangni pijet me sheqer dhe lëng frutash. Këto janë ndër gjërat më shume dhjamosëse që mund të futni në trupin tuaj.

Pini ujë para ngrënies. Një studim tregoi se pirja e ujit gjysmë ore para ngrënies e rriti humbjen e peshës me 44% gjatë 3 muajve.

Hani ushqime me fibra të tretshme. Studimet tregojnë se fibrat e tretshme mund të nxisin humbjen e peshës.

Pini kafe ose çaj. Kafeina rrit metabolizmin tuaj me 3–11% .

Bazoni dietën tuaj në ushqime të plota e të papërpunuara. Ata janë më të shëndetshme, japin ndjenjën e ngopjes dhe ka shumë më pak të ngjarë të shkaktojnë “overeating” (ngrënie të tepërt) sesa ushqimet e përpunuara.

Hani ngadalë. Ushqimi shpejt mund të çojë në shtim të peshës me kalimin e kohës, ndërsa ngrënia ngadalë ju bën të ndjeheni më të plotë dhe rritin hormonet që zvogëlojnë peshën .

Peshoni veten çdo ditë. Studimet tregojnë se njerëzit që peshojnë veten çdo ditë kanë shumë më shumë të ngjarë të humbin peshë dhe ta mbajnë atë te ulur për një kohë të gjatë .

Bëni gjumë me cilësi të mirë. Gjumi është arsye e rëndësishme formale, dhe gjumi i keq është një nga faktorët më të mëdhenj të rrezikut për shtimin e peshës .

Monday, August 30, 2021

Situata pandemike në vend, Meta: Covid-19 nuk mbahet nën kontroll me orë policore, shtoni fondet për sistemin shëndetësor

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me masat e reja të vendosura anti-covid në vendin tonë.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, kreu i shtetit thekson se duhet të merren masa efektive pasi situata sipas tij nuk mund të mbahet nën kontroll vetëm me orë policore. Meta i ka bërë thirrje qeverisë që të shtojë fondet për sistemin shëndetësor.

REAGIMI I METËS
Shtimi tepër i lartë i rasteve të infektimeve me COVID-19, fatkeqësisht dhe të humbjeve të jetëve në ditët e fundit, veçanërisht në rrethanat e reja të krijuara me përhapjen e variantin “Delta”, shtrojnë nevojën jetike për marrjen e masave të tjera efektive për të mos lejuar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Ky moment shumë serioz nuk mund të mbahet nën kontroll me orë policore, por me masa shkencore dhe proporcionale, vaksinim shtesë dhe protokolle shëndetësore të konsoliduara dhe të njohura ndërkombëtarisht.
Testimi, gjurmimi, izolimi dhe trajtimi i duhur mjekësor janë hapa jetike në këtë situatë.
Inkurajoj qytetarët, veçanërisht ata me probleme të tjera shëndetësore dhe që nuk e kanë kaluar COVID-19, të vaksinohen sa më parë për të reduktuar mundësinë e përhapjes së virusit të rrezikshëm.
Mbajtja e maskave, respektimi i distancimit fizik dhe higjiena maksimale janë të domosdoshme gjithashtu.
I bëj apel Qeverisë të shtojë sa më parë fondet për sistemin shëndetësor, për të përmirësuar shërbimin e ofruar ndaj qytetarëve dhe për të mos u gjendur sërish para gjendjeve të papranueshme të mjekëve dhe infermierëve në qendra shëndetësore, që luftonin në vijën e parë, pa pajisje mbrojtëse dhe mjetet e duhura diagnostike.

“Vaksinim me detyrim për disa kategori”, Manastirliu: Shtatori muaj i hapur, vaksinohuni

Në fjalën e saj në mbledhjen e komitetit të eskpertëve, ministrja e Shëndetisisë Ogerta Manastirliu ndërsa komentoi situatën e covid si pasojë e shtimit të rasteve me variantin Delta, tha se mbetet shqetësuese mes moshave të reja, ka raste të formave të rënda të sëmundje.

“E dhëna tjetër shqetësuese është se mes moshave të reja, ka raste të formave të rënda të sëmundjes.
Ndërkohë, e përsëris se pavarësisht moshës, për ata pak qytetarë të vaksinuar që janë prekur nga ky variant i ri dhe janë spitalizuar, në shumicën dërrmuese të tyre mjekët më informojnë se nuk kanë shfaqur rrezik për jetën si rezultat i krijimi të mbrojtjes imunitare nga vaksina.

Neglizhenca dhe refuzimi i vaksinës, deri pak javë më parë, kur regjistronim 0 vdekje dhe shumë pak infeksione, mund të ishin reagime të kuptueshme, edhe pse aspak të arsyeshme.
Sot, qasja indiferente ndaj thirrjes për t’u vaksinuar dhe mosvaksinimi ndërkohë që rreziku rritet përditë, janë thjesht të papranueshme.

Sepse sot, në Shqipëri ashtu si kudo në botë, mosvaksinimi është bërë një pengesë e rrezikshme në përballimin e valës së re të infektimeve. Kjo sjellje ia shumëfishon forcën goditëse Armikut të Padukshëm.” tha Manastirliu, ndërsa foli me shifra lidhur me numrin e personave të vaksinuar në vend.
“Mbi 615 mijë qytetarë janë vaksinuar deri më sot me dy doza. Afro 813 mijë kanë marrë të paktën një dozë. Dhe kemi ende rrugë përpara, për të arritur atë nivel imunizimi me vaksina, që ta pengojë deri në maksimum përhapjen e Covid.

Ekspertët vlerësojnë se Shqipëria ndodhet sot në një situatë më të kontrolluar, në lidhje me infektimet, shtrimet në spital dhe fatalitetet, krahasuar me vendet e tjera të rajonit. Në listën e arsyeve, është fare e qartë se arsyeja e parë është shpejtësia e futjes në fushatën e vaksinimit dhe shtrirja e saj domethënëse në një periudhë relativisht jo të gjatë.

Zërat më autoritarë të shkencës dhe mjekësisë në botë, janë UNANIME NË KËTË PIKË: Vaksina shmang format e rënda të sëmundjes dhe fatalitetet. Vaksina bën dallimin a madh, mes jetës dhe vdekjes. Zgjedhja për të bërë apo jo vaksinën nuk është thjesht personale. Nuk është rasti klasik “ç’punë ke ti ç’bëj unë me trupin tim”. Jo! Refuzimi i armës mbrojtëse, që sot çdo qytetar e ka në dispozicion, falas, në çdo qendër shëndetësore në çdo cep të Shqipërisë, vë në rrezik jo vetëm jetën e kujt refuzon.
Ai vë në rrezik jetën e familjarëve. Vë në rrezik jetën e miqve. Vë në rrezik jetën e shoqeve dhe shokëve në klasë apo auditor, të kolegëve e kolegeve në vendin e punës.” tha Manastirliu.

Ndër të tjera ministrja e shëndetësisë u shpreh se shtatori do të jetë muaji i dytë i hapur për vaksinimin, duke theksuar se për disa kategori, vaksinimi do të jetë i detyruar.

Shtatori do të jetë muaji i dytë i hapur për vaksinimin. Do të nisim shumë shpejt zbatimin e planit për kalimin në një tjetër fazë të fushatës së vaksinimit, ku detyrimi i disa kategorive për t’u vaksinuar do të bëhet në emër të së drejtës së të tjerëve për të mos u infektuar. Të gjitha vendet po lëvizin në këtë drejtim dhe ne do ta bëjmë pa humbur kohë në ditët në vijim. Nga ana tjetër plani i masave për përballimin e vjeshtë dimrit është gati po ashtu. Vaksinohuni, vaksinohuni, vaksinohuni!” tha Manastirliu.

Mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve/ Nga karantina te ora policore, ja cilat janë masat e reja anti-covid

Duke nisur nga data 1 shtator, vendi ynë do të aplikojë masa të reja anti-covid, të cilat janë forcuar për shkak të rritjes së rasteve të infektimeve.

Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi që të ndryshojë orën policore, e cila do të hyjë në fuqi nga 23:00 deri në orën 06:00. Po ashtu, masa të reja do të aplikohen dhe në pikat kufitare të Shqipërisë, ku qytetarët duhet të plotësojnë 3 kushte.

Kështu, kush do të hyjë në kufijë e territorit shqiptar duhet të këtë pasaportë vaksinimi, test PCR brenda 72 orëve ose provë të kalimit të covid, 6 muaj pas shërimit, si dhe karantinë për 10 ditë. Komiteti Teknik më tej vendosi, bërjen me detyrim të vaksinës për mjekët, studentët dhe mësuesit.

“Komiteti Teknik ka ndjekur me vëmendje dinamikën e COVID-19 në Shqipëri, në Rajon e në Botë. Ajo që është vënë re është që indikatorët në Shqipëri gjatë kësaj jave kanë treguar tendencë përkeqësimi. E kam fjalët për rastet ditore dhe incidencën dy javore. Duke analizuar më në thellësi shkaqet që çojnë në këtë përkeqësim, komiteti teknik ka marrë vendim për disa masa. Duke filluar nga data 1 shtator, ora policore do të shkojë në 23:00 deri në orën 6:00. Qytetarët që hynë në Republikën e Shqipërisë duhet të paraqesin tre kushte, të paraqesin certifikatën e vaksinimit. Të kenë testin PCR brenda 72 orëve, ose të kenë provë të kalimit të infeksionit të vlefshme deri në 6 muaj. Fëmijët deri në 6 vjeç nuk i nënshtrohen të tilla rregullave.

Qytetarët rezidetë që nuk kanë këto tre rregulla, duhet të vendosen në karantinë 10 ditore. Komiteti Teknik ka vendosur të detyrueshëm vaksinimin për bluzët e bardha, mësuesit dhe studentët. Përjashtim do të bëhet për ata që kanë indikacion mjekësor për mosbërjen e vaksinës, që do të vlerësohet me përgjegjshmëri.

Për studentët bëjmë thirrje për vaksinim brena muajit shtator, e të lehtësohet ecuria e procesit shëndetësor. Në Aeroporte do të lejohen të hyjnë pasagjerët që udhëtojnë, duke përjashtuar të afërmit e tyre. Ata duhet të jenë të pajisur me maska. Mbetet në fuqi urdhri për përdorimin e maskave në ambientet e mbyllura, e në ato vende ku nuk sigurohet distancimi fizik”, tha Rkacolli.

Varianti Delta/ Manastirliu: Te Infektivi rreth 100 të shtruar, kush nuk është vaksinuar ende po rrezikon seriozisht

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nga mbledhja e Komitetit Teknik të Ekspertëve e fokusoi fjalën e saj te fushata e vaksinimit, ndërsa theksoi se ata që nuk vaksinohen po rrezikohen seriozisht.

Ajo pohoi se varianti Delta po përhapet me shpejtësi të frikshme në mbarë botën.

“Para e të flas për situatën aktuale në vend, po përmbledh disa fjalë; në 18 muaj COVID na e ka bërë të qartë se nuk njeh kufijtë. Përballë forcës goditëse, masat janë të ndërlidhura. Shifrat nga Kosova, Maqedonia dhe vendet e rajonit janë të dhimbshëm, nga më të lartat, qysh prej fillimit të pandemisë. Varianti Delta po vërteton tezën e studiuesve se ky është një variant me infektueshmëri më të lartë. Në Angli shifrat janë 26 herë më të larta se këtë periudhë një vit më parë. Delta po përhapet me shpejtësi të frikshme. Po prek njerëz që nuk e kanë bërë vaksinën. Dhe pandemia ia ka lënë në dorë termit; ‘pandemia e të pavaksinuarve’. Në COVID 1 janë pothuaj 100 të shtruar, 17 në terapi intensive. Janë shumë më pak se në rajon, falë shpejtësisë që Shqipëria nisi vaksinimin. Janë shumë, po të kemi parasysh se jemi në gusht. Kush nuk është vaksinuar ende po rrezikon seriozisht.”, tha ajo.

Efektet anësore të mbajtjes së maskave në shkollë tek fëmijët

Guvernatori i Floridës, Ron deSantis, është një nga të paktën qeveritarë sot në botë që është kundër vendosjes së maskave në shkollë. Ai i ka bazuar argumentat e tij në besimin që prindërit janë ata që vendosin se çfarë është më e mirë për fëmijën. Gjithashtu deSantis ka shumë dyshime në lidhje me uljen e kurbës së Covid nga përdorimi i maskave. Po ashtu ai ka cituar dhe efektet negative të mbajtjes së maskave në shkollë: ka efekte anësore shumë negative nga mbajtja e maskes gjatë tetë orëve në ditë nga fëmijët, duke u bazuar në argumenta që kanë të bëjnë me zhvillimin e fëmijës, anës emocionale të tij, anës akademike si dhe nga pikëpamja mjekësore. Por shumë pak studime janë bërë për këtë gjë.

Sipas një studimi të bërë nga Universiteti Johns Hopkins “përdorimi i maskave mund të rrisë nivelet e dioksidit të karbonit në gjak” dhe “mund të zhvillohen një sërë bakteresh patogjene nëse ka lagështirë dhe nëse maskat përdoren për një kohë të gjatë”.

Studiues të tjerë kanë paralajmëruar për efektet negative përsa i përket komunikimit verbal dhe jo verbal. Madje ka edhe psikologë që pretendojnë që “vënia e maskës së fëmijëve përbën një abuzim psikologjik me to.”

Për studiuesit shkencorë është e provuar tashmë që vendosja e maskës te fëmijët mund të përbëjë një rrezik më të madh sesa vetë Covid-i. Por disa efekte anësore në lidhje me frymëmarrjen apo pengimin e frymëmarrjes nuk kanë baza shkencore dhe nuk mbështeten nga studiuesit. Ndërkohë që mbështeten argumentat që maska mund të shërbejë si një pengesë për socializimin në klasë./ Alert.al/

Mbërrijne 30,000 doza të vaksinës AstraZeneca/ Manastirliu: Vaksinimi nuk pret

Përmes një postimi në Facebook, ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka njoftuar mbërritjen e 30,000 doza të vaksinës AstraZeneca, falë Letonisë.
Postimi i plotë
“30,000 doza të vaksinës AstraZeneca i shtohen sasisë së vaksinave anticovid të disponueshme në vend, falë mbështetjes dhe bujarisë së Letonisë.
1,929,172 kanë mbërritur deri tani në Shqipëri, teksa janë kryer mbi 1,4 milion vaksina anticovid.”

Rekord i zi në Kosovë/ Mbi 1 mijë e 500 të infektuar nga Covid-19, 36 viktima në 24 orë

Kosova vazhdon të regjistrojë shifra të larta të infektimeve me Covid-19. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike informon se  nga 11.017 testime, 1630 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19. Sipas raportit ditor, 61 pacientë janë në kujdes intensiv, ndërkaq 1.060 janë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi.

Po ashtu sot është regjistruar një rekord viktimash ku në 24 orë 36 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me Covid-19. Ky është numri më i lartë i viktimave i regjistruar deri tani në vend. Në total numri i rasteve aktive është 26.575.

Sunday, August 29, 2021

Mblidhet Komiteti Teknik, javën e ardhshme pritet të shtrëngojë masat

Java e ardhshme pritet të sjellë masa kufizuese në vendin tonë, për shkak të rritjes së rasteve me Covid-19. Top-channel shkruan se Komiteti Teknik i Ekspertëve pritet të marrë një vendim pasi vetë kryeministri Edi Rama ha se vaksinimi mund të bëhet me detyrim për një kategori personash. Ekspertët janë duke diskutuar gjithashtu për kufizimin e lëvizjes, pasi mutacioni Delta, i cili ka dhe transmetueshmëri të lartë pritet ta përkeqësojë edhe me shumë situatën.

Aktualisht janë 8866 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 96 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit u shënuan dy viktima dhe 905 raste të reja me Covid-19. Numri i të shëruarve ka shkuar në 132 mijë e 723 që nga fillimi i pandemisë në vend. Po bëhet gati hapja e spitalit Covid-3

Friday, August 27, 2021

Zbulohet simptoma kryesore e COVID-19/ Nuk është as kolla dhe as ethet

Është zbuluar një simptomë e Covidit si treguesi më i besueshëm që ju jeni të infektuar dhe nuk është një kollë e vazhdueshme ose ethe e lartë, thonë ekspertët.

Studiuesit nga studimi i aplikacionit ZOE Covid në King’s College London, kanë gjetur mënyrën më të sigurt për të zbuluar nëse jeni pozitiv dhe ajo është humbja e shijes ose erës.

Dikush që ka këto dy simptoma, ka 17 herë më shumë gjasa të ketë kontraktuar koronavirus sesa dikush pa të, pohon ekipi.

Në fillim të pandemisë, aplikacioni përdori raporte simptomash dhe teste nga miliona kontribues për të konfirmuar anosminë (humbjen e nuhatjes), ethet dhe kollët mund të parashikonin që dikush kishte virusin edhe pa u testuar. Humbja e nuhatjes ose humbja e shijes ka qenë vazhdimisht parashikuesi më i fortë i një infeksioni Covid në të gjitha platformat, rajonet dhe popullatat.

“Për më tepër, humbja e nuhatjes ose e shijes mbeti parashikuesi më i mirë i një rezultati pozitiv të testit pavarësisht nga mosha, gjinia ose ashpërsia e një personi. Sidoqoftë, analiza e ekipit gjithashtu tregoi se të kesh një temperaturë të lartë (ethe) dhe simptoma të mushkërive si gulçim ose kollitje ishin gjithashtu të lidhura fort me Covid-19.

Gjetjet tona konfirmojnë se humbja e erës është një parashikues i fortë i një infeksioni. Falë këtyre gjetjeve, anosmia u shtua në listën e simptomave zyrtare për të marrë një test PCR së bashku me kollën dhe ethet”, thuhej në një deklaratë të ZOE. Rezultatet e studimit janë në një punim të publikuar në Lancet Digital Health.

“COVID-19: Shërimi mund të zgjasë për më shumë se një vit/ Të kuptuarit e simptomave mbetet sfidë

Sipas një raporti të ri të botuar në një nga revistat më të rëndësishme në fushën e mjekësisë, simptomat që zgjasin edhe pasi një person e ka kaluar COVID-19-n, kuptohen pak nga mjekësia.

Në revistën “The Lancet” thuhej se të kuptuarit e këtyre simptomave përbën “një sfidë për mjekësinë moderne me rëndësi parësore”, për një përgjigje të përshtatshme ndaj kësaj çështjeje.
Sipas revistës shërimi nga i ashtuquajturi “COVID-i i gjatë” mund të zgjasë më shumë se një vit. Simptomat që zgjasin në kohë përfshijnë “lodhje të vazhdueshme, gulçim, mjegullim të trurit dhe depresion”.

Sipas revistës gjetja e përgjigjeve rreth misterit që paraqet “COVID-i i gjatë” do të kërkojë përdorimin e plotë të njohurive shkencore e mjekësore krahas ofrimit të një trajtimi me dhembsuri e shumëdisiplinësh ndaj atyre që janë prekur nga sëmundja.
Ndërkohë në Shtetet e Bashkuara me qindra mijëra njerëz, të cilët nuk kanë qenë në gjendje të paguajnë qiranë e shtëpisë gjatë pandemisë, përballen me mundësinë e dëbimit pas një vendimi të Gjykatës së lartë për të mos e zgjatur një moratorium mbarëkombëtar mbi dëbimet, të vendosur gjatë pandemisë. Tre nga gjykatësit nuk u pajtuan me këtë vendim.

Jen Psaki, sekretarja e shtypit e Presidentit amerikan Joe Biden, tha në një deklaratë se “si rezultat i këtij vendimi, familjet do të përballen me ndikimin e dhimbshëm të dëbimeve dhe komunitetet në të gjithë vendin do të përballen me një rrezik më të madh të ekspozimit ndaj COVID-19”./ VOA/

Zbulohet periudha më e rrezikshme kur një person i infektuar mund të përhapë Covid-19

COVID-19 është një sëmundje shumë e transmetueshme. Ky është një fakt i vërtetuar dhe përhapja e shpejtë e këtij virusi në të gjithë globin gati dy vjet më parë dëshmon për këtë. Ajo që nuk ishte shumë e qartë deri tani ishte se si njerëzit e infektuar përhapin virusin.

Ose, për të qenë më të saktë, kur saktësisht dhe në çfarë mase, njerëzit e infektuar me virusin kanë më shumë gjasa ta përhapin atë tek të tjerët. Por tani, një studim në Universitetin e Bostonit thotë se njerëzit që kanë këtë sëmundje janë më ngjitës dy ditë para dhe tre ditë pas shfaqjes së simptomave. Ky studim është botuar në revistën JAMA Internal Medicine.

Koha e ekspozimit ka rëndësi

Sipas studiuesve të këtij studimi, nëse një person ka marrë virusin nga një person i infektuar, ai gjithashtu ka të ngjarë të jetë pa simptoma nëse personi i parë i infektuar ishte gjithashtu asimptomatik. Ata thonë se koha e ekspozimit në lidhje me simptomat e rastit parësor është e rëndësishme për transmetimin. Ata shtojnë më tej se ky kuptim sugjeron që testimi i shpejtë dhe izolimi i një personi të sëmurë është kritik për të kontrolluar pandeminë.

Gjurmimi i transmetimit të kontakteve të rasteve parësore

Për qëllimin e studimit, ekipi kërkimor gjurmoi dhe studioi transmetimin e COVID-19 midis rreth 9,000 kontakteve të ngushta të rasteve parësore në provincën Zhejiang të Kinës nga Janari 2020 deri në Gusht 2020. Ndër ‘kontaktet e ngushta’ të gjurmuara nga studiuesit ishin individë që jetonin në të njëjtën familje ose hanin së bashku me kolegët, punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe njerëzit që ndajnë automjetet me të infektuarit. Pas analizave të plota, studiuesit panë disa pika interesante në lidhje me transmetimin.

-89 përqind zhvilluan simptoma të lehta ose të moderuara.
-11 përqind ishin asimptomatike.
-Askush nuk zhvilloi simptoma të rënda.

-Anëtarët e familjes të rasteve parësore dhe njerëzit që u ekspozuan ndaj rasteve parësore shumë herë ose për periudha më të gjata kohore, kishin shkallë më të lartë të infeksionit sesa kontaktet e tjera të ngushta.

Studiuesit thonë se kontaktet e ngushta kishin më shumë të ngjarë të kontraktonin sëmundjen virale nga individi i infektuar parësor nëse ato ekspozoheshin pak para ose pas shfaqjes së simptomave. Në krahasim me individët simptomatikë të butë dhe të moderuar, individët parësorë asimptomatikë kishin shumë më pak të ngjarë të transmetonin virusin në kontaktet e ngushta. Por në rast se ata e bënin këtë, kontaktet gjithashtu kishin më pak gjasa të përjetonin simptoma të dukshme.

“Vaksina mbrojtje deri në 66% nga varianti i ri”/ Neurokirurgu shqiptar në SHBA: Dëmet e parikuperueshme në tru që mund të sjellë Delta

Neurokirurgu Gentian Toshkezi, i cili punon si mjek në një spital në SHBA-të, në një lidhje skype në rubrikën “Opinion” në News24 foli në lidhje me situatën e shkaktuar nga koronavirusi.

Toshkezi pohoi se rastet me Delta në SHBA dhe jo vetëm janë rritur ndjeshëm, ndërsa cilësoi se vaksina mund të mbrojë shëndetin e qytetarëve, duke shmangur shtrimet në spitale, apo dhe rastet fatale me vdekje.

Varianti Delta është më infektues se i pari. Në SHBA ka rritje të madhe të të infektuarve me variantin e ri. Ka pasur 150 mijë të infektuar në SHBA. Vdekjet kanë qenë nga 1 mijë të vdekur. Në SHBA ka qenë predominante virusi alfa. Vazhdon procesi i vaksinimit. Madje po flitet për një dozë të re, për të rritur imunitetin. Për persona me imunitetit të dobët do të bëhet doza e tretë. Dhe për ata që e kanë bërë 8 muaj para psh vaksinën. Thuhet se do të fillojë në shtator aplikimi i dozës së tretë. Ka skepticizëm në kategori të ndryshme. Kjo pandemi ka prekur çdo fushë të jetës, financiare, politike e sociale. Perceptimi për këto viruse dhe për trajtimit apo parandalimin nga vaksina ka qenë i ndryshëm. ‘Termi i detyruar’ është pak i papranuar, por po shkohet drejt vaksinimi total të popullatës. Vaksina nuk të mbron nga prekja nga virusi, pasi edhe të vaksinuarit mund të marrin virusin, por e kalojnë me lehtë. Personat që nuk janë të vaksinuar kanë rrezikshmëri të lartë të hospitalizohen.”, -tha mjeku.

Mes të tjerash neurokirurgu tha se varianti Delta është dy herë më shumë infektues se sa varianti i parë Alfa. Po ashtu Toshkezi tha se dëmet që mund të shkaktojë Delta mund të jenë edhe të parikuperueshme.

 

 

“Pritet që ky varianti delta më infektues se varianti i parë. Infektimi është dy herë më i lartë, kjo lidhet me receptorët që kanë më tepër. Personat kanë ngarkesa virale më shumë. Do të thoja që vaksinimi që ka filluar në shumë vende ka një mbrojtje. Vaksinimi të mbron deri në 66%. Ndërsa më variantin Alfa ishte 93 %. Ndoshta kjo nuk do të na çojë drejt një mbyllje tjetër. Simptomat ndryshojnë nga varianti Alfa dhe nuk ka këto shenja Delta. Por rreziku është i njëjtë. Për pjesën e trurit und të shkaktojë dëme me pasoja që mund të jetë të vështira dhe mund të zgjasin gjatë gjithë jetës. Delta mund të sjellë bllokim të gjakut dhe ajo pjesë e trurit dëme të parikuperueshme. I njëjti trajtim bëhet edhe për deltën, siç përdornim për Alfën.”, pohoi ai.

Situatë e frikshme në Kosovë: Mbi 2 miijë raste të reja me Covid-19 dhe 16 viktima në 24 orë

Kosova ka regjistruar sërish shifra të larta të infektimeve me Covid-19.

Sipas Ministrisë së Shënmdetësisë gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 2098 raste të reja ndërkohë që 16 qytetarë kanë humbur betejën ndaj Covid-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 780.637 doza të vaksinës ndërkohë që numri  total numri i rasteve aktive është 25.407.

Zbulohet një variant i ri i Covid-19 në Turqi

Autoritetet në Turqi njoftuan se kanë zbuluar variante të reja COVID-19 në provincën bregdetare perëndimore të Izmirit (Smirna).

Dhoma Mjekësore e Izmirit dhe Shoqata për Ekspertizën Klinike të Mikrobiologjisë deklaroi se përveç mutacioneve kryesore të virusit – variantet Alpha, Beta, Gamma dhe Delta – u zbuluan edhe lloje të reja.

“Duhet të kryhen analizat e sekuencave të acidit nukleik dhe rezultatet duhet të bëhen të ditura për publikun, në mënyrë që të hetohen karakteristikat e këtyre varianteve”, tha Dhoma.

Raportet thonë se në analizën e kryer me testet PCR që synonin tre mutacione kryesore në variantet Alpha, Beta, Gamma dhe Delta në Izmir, u zbuluan versione që nuk i mbartin të trija mutacionet.

Njoftimi nxiti spekulimet se ekziston një variant Covid-19 ekskluziv në Turqi. Ndërsa vendi regjistroi 18,857 infeksione të reja të hënën dhe 232 vdekje, shkencëtarët turq janë duke punuar në kërkime për të përcaktuar nëse ekziston një variant ekskluziv turk.

Kërkimet në Turqi po vazhdojnë për variantin e ri të mundshëm të Covid-19

Daily Sabah raporton se studiuesit në Universitetin e Stambollit, kanë analizuar mostra nga 500 pacientë nga i gjithë vendi dhe duan ta dyfishojnë këtë shifër.

Turqia, si pjesa tjetër e botës, ka përjetuar rritje të rasteve nga variantet në zhvillim si delta dhe delta plus, pas më shumë se një viti që nga fillimi i pandemisë. Shkencëtarët sugjerojnë që të kryhen modifikime në programet e vaksinimit dhe testet e bazuara në reaksionet zinxhir polimerazë (PCR) për të identifikuar saktë pacientët e infektuar me variante.

Hartimi i gjenomit do ta ndihmojë vendin që të identifikojë variantet e reja që mund të prekin ekskluzivisht publikun turk. Studiuesit shpresojnë që të gjejnë përgjigje brenda pak muajsh. “Përgjigjet mund të ndryshojnë mënyrën si ne e luftojmë pandeminë, nga diagnoza në trajtimin e saj”, tha Dr Faruk Berat Akçeşme për DHA.

Numri i rasteve Covid-19 në Turqi është rritur nga më pak se 5,000 në ditë në fillim të korrikut, kur qeveria lehtësoi masat kufizuese, në mbi 20,000 në fund të muajit të kaluar, duke arritur nivelet më të larta që nga prilli.

Shkalla e vaksinimit në Turqi është nën mesataren e parë në Europë. Vendi ka vaksinuar rreth 35.5 milionë të rritur me dy doza, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë. Turqia ka një popullsi prej rreth 85 milion njerëz, që do të thotë se numri i të vaksinuarve ka arritur në vetëm 41.8 përqind të qytetarëve./Monitor/

Kosova drejt izolimit nga COVID-19/ Paralajmërohet kthimi i orës policore dhe shkurtimi i orarit të gastronomisë

Rritja e numrit të rasteve me COVID-19, por edhe rritja e numrit të viktimave ka bërë që Ministria e Shëndetësisë të shqyrtojë miratimin e masave më strikte anti COVID.

Në kuadër të masave të reja që pritet të zgjasin nga 1 shtatori deri më 13 shtator është paraparë edhe rikthimi i orës policore. Lajmin e ka bërë të ditur Oda e Hotelierisë dhe Turizmit, e cila sot ka zhvilluar një takim me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, transmeton Telegrafi.

Sipas Odës së Hotelierisë dhe Turizmit, këto janë disa nga masat që do të merren:

• Orari i punës do të reduktohet për një orë nga 22:30 në 21:30;

• Gastronomia do të funksionojë vetëm me hapësirat e jashtme, dhe vetëm 70% të hapësirës;

• Në qendrat tregtare gastronomia nuk do të funksionojë fare;

• Sallat e dasmave, klubet e natës, kinematë dhe të tjera do të vazhdojnë të jenë plotësisht të mbyllura;

• Seminaret dhe konferencat në hapësira të mbyllura mund të mbahen vetëm deri në 30 persona;

• Ora policore do të jetë nga ora 22:00 deri në ora 5:00 të mëngjesit.

“Për shkak të numrit të madh të rasteve të të infektuarve me Covid-19 ju lusim t’i respektoni këto dhe masa të tjera që priten të hyjnë në fuqi së shpejti”, thuhet në njoftimin e Odës së Hotelierisë dhe Turizmit. Qeveria e Kosovës më 12 gushte ka miratuar vendimin për masat e reja kufizuese kundër COVID-19, të cilat kanë hyrë në fuqi më 20 gusht. Ndryshe, ditëve të fundit në vendin tonë është shënuar rritje alarmante e numri të infektuarve me COVID-19. Ndërrsa sot janë regjistruar edhe 18 viktima nga coronavirusi.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit u konfirmuan edhe 2.295 raste të reja me koronavirus, bazuar në 12.406 mostra të testuara në laboratorët publikë dhe privatë.

Shifrat e Eurostat: Shpenzimet për shëndetin u kushtojnë shqiptarëve 34 herë më shumë se mesatares së BE

Pandemia, që ka zhytur botën në kaos dhe në vitin e dytë ende nuk po i duket fundi, nxori më në pah rëndësinë dhe mundësinë, apo pamundësinë e kujdesit për shëndetin.

Të dhënat krahasuese të Eurostat, që publikon treguesin e barazisë së fuqisë blerëse për shëndetin dhe shërbimet spitalore për vendet e Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor, tregojnë se në Shqipëri kujdesi për shëndetin është 34 herë më i shtrenjtë se mesatarja e 27 vendeve të Bashkimit Europian.

Në këto nivele, shqiptarët kanë ndër kostot më të shtrenjta të kujdesit për shëndetin në Europë. Në rajon, rekordin e mban Serbia, që e ka këtë tregues 41 herë më shumë se mesatarja e BE-së. Më e shtrenjta në Europë është Hungaria, që e ka këtë tregues 163. Pas Shqipërisë renditet Maqedonia e Veriut (19.7), Norvegjia (19.5), Suedia (17.5).

Edhe për shërbimet spitalore, Shqipëria renditet ndër më të shtrenjtat. Indeksi për barazinë e fuqisë blerëse për shërbimet spitalore për Shqipërinë është 18.7 (nga 1 që është mesatarja referencë e BE-së), e pesta më e shtrenjtë në Europë pas Hungarisë, Norvegjisë, Suedisë e Serbisë. Pas Shqipërisë renditet Maqedonia e Veriut (17), Çekia (13.6), Danimarka (10).

Në rajon, kurimi është më i lirë në Mal të Zi e Bosnjë-Hercegovinë.

Niveli i çmimeve sipas barazisë së fuqisë blerëse (PPP) tregon se sa njësi monetare kushton një sasi e veçantë mallrash dhe shërbimesh në vende të ndryshme, duke eliminuar efektin e diferencave të nivelit të çmimeve në të gjithë vendet dhe duke i bërë të krahasueshme me nivelet e të ardhurave.

Sipas metodologjisë së përbashkët të OECD dhe Eurostat, për shëndetin, barazia e fuqisë blerëse (PPP) llogaritet duke mbledhur së pari informacionin e çmimeve për një shportë përfaqësuese produktesh dhe shërbimesh, duke i mesatarizuar ato brenda grupeve. Këto grupe të produkteve janë konvertuar në çmime relative, të cilat më pas janë të peshuara dhe mesatarizuar për çdo nivel agregrim (për shembull spitalet, kujdesin shëndetësor, ose GDP).

Ndonëse çmimet e shërbimeve shëndetësore dhe spitalore, në krahasim direkt janë përkatësisht sa 28% dhe 15% e mesatares së BE-së, (po sipas Eurostat) për shkak të të ardhurave shumë më të ulëta që ka Shqipëria (sa 30% e mesatares së BE-së), realisht kurimi në vend kushton shumë më shtrenjtë se në pjesën dërrmuese të vendeve të BE-së.

Krahas çmimeve të shtrenjta, në raport me të ardhurat, edhe shpenzimet për kurimin nga xhepi janë të larta. Të dhëna të tjera të Bankës Botërore tregojnë se Shqipëria ka performancën më të keqe, pasi banorët shpenzojnë nga xhepi për shërbime shëndetësore më shumë se të gjithë (të dhënat e 2014), ndërsa shteti ka shpenzimet më të ulëta për frymë për sistemin e shëndetësisë.

Shpenzimet e drejtpërdrejta nga xhepi arrijnë 50% për shqiptarët, më të lartat në rajon dhe në krahasim me mesataren europiane, ndërsa shpenzimet publike për frymë për shëndetësinë ishin 304 dollarë, më të ulëtat në rajon dhe shumë poshtë mesatares së vendeve të BE-së./ Monitor/

Maskat nuk po përdoren/ Edhe në ambientet e mbyllura dhe në mjetet e transportit publik

Komiteti Teknik i Ekspertëve, në mbledhjen e fundit, vendosi të lërë në fuqi, masat aktuale kundër Covidit, por bëri thirrje të forte, për mbajtjen e maskave në vende të mbyllura dhe atje ku nuk mund të respektohet distanca.

Por cilat janë ato vende ku nuk respektohen rregullat antiCovid?

“Autobusët dhe dasmat. Nuk e shikoni çfarë bëhet në të gjitha linjat urbane. 2-3 njerëz shikoni me maska brenda një autobusi të mbushur plotAutobusët janë fare, fare.

Unë isha në një dasmë në Fier dhe nuk bëhej fjalë për maska.

Unë shkoj në farmaci, që supozohet një vend sanitar, dhe unë si klient jam me maskë, dhe ai që shërben, farmacisti, nuk ka maskë.

Këtu nuk zbatohet asnjë rregull, janë liruar fare. Në Itali nuk bëhet fjalë të mos e mbash maskën, në vende të mbyllura, dyqane, markete, etj.

Unë nuk e mbaj maskën asgjëkundi, sepse jam dy herë I vaksinuar. Dhe jo vetëm unë, por e gjithë familja ime. Pse duhet ta mbaj maskën?

Unë nuk e kam hequr asnjëherë, e mbaj edhe në rrugë. Sepse jam I përgjegjshëm. Njeriu duhet të ruajë vetveten në radhë të parë, të afërmit, shokët e tij, të ruaje komunitetitin. Por ne, nuk e respektojmë fare njëri-tjetrin.

Maskat I mbajmë nëpër canta. Sa shikoj që ka radhë, apo grumbullim, e vendos. Në autobus, supermarket, qendër tregtare, etj. Pavarësisht se jemi vaksinuar, ne prapë ruhemi”, shprehen qytetarët./ Top Channel/

A ka variante të reja të Covid? Silva Bino: Vaksinat deri tani nuk kanë dalë jashtë loje

Në këtë situatë të pandemisë Covid-19 shkencëtarët në botë po hetojnë mutacionet që po pëson koronavirus dhe si mund të ndryshojë ai në stinën e ftohtë.

Mutacionet sipas Silva Binos ndodhin në proteinë S të koronavirusit, i cili bën lidhjen e tij me qelizat njerëzore. Varianti Delta që po dominon në Europë është shqetësues por nuk ka të dhëna se ka nxjerrë jashtë loje vaksinës.

Sipas Binos ka mutacione të tjera, si Kappa apo Lamba, të cilat janë nën hetim nëse janë ato shkaktare të vdekshmërisë së lartë dhe a i shpëtojnë vaksinës. Kjo mbetet për tu parë nga të dhënat që po grumbullohen në ato vende ku janë shfaqur mutacione të variantit klasik të koronavirusit.

Thursday, August 26, 2021

Letrat e lagura shqiptare “OPTIMAL”, rrezik për fëmijët/ Komisioni Europian njofton se përmbajnë lëndë kimike të ndaluara

Portali i Komisionit Europian, Safety Gate, në të cilin denoncohen rastet e alertit për kategorinë e produkteve jo -ushqimore, përmban vetëm dy raste denoncimi të produkteve shqiptare. Të dyja produktet janë letra të lagura të prodhuara në Shqipëri të markës Optimal, ndërkohë që vendi i cili ka bërë denoncimin për rrezikshmërinë e tyre ka qenë Qipro. Sipas alertit të publikuar në faqen e internetit të Komisionit Europian për rrezikshmërinë e produkteve jo-ushqimore, produktet e letrave të lagura me origjinë nga Shqipëria, njëra me kamomil dhe tjetra me Aloe Vera (Lot 143, Lot 158, Lot 204 dhe Lot 252), janë produkte kozmetike të cilat kanë prezencë të shtuar të disa lëndëve kimike të dëmshme dhe alergjike për personat që vuajnë nga alergjitë apo që kanë lëkurë të ndjeshme. Substancat kimike të cilat janë të dëmshme për lëkurën kur bien në kontakt me të janë MCI (metilkloroizotiazolinon) dhe MI (metilizotiazolinon), përdorimi i të dyjave është i ndaluar në kozmetikë.

Letrat e lagura të markës Optimal prodhohen në Shqipëri dhe duke iu referuar të dhënave të kompanisë në internet, janë prodhuar këtu që nga viti 2011, dhe gjithnjë sipas saj është i vetmi prodhues i letrave të lagura sot në Shqipëri.

Të gjitha lotet e letrave të lagura të bllokuara në Qipro janë denoncuar në fund të vitit 2020, por ndërkohë data e tyre e skadencës është përkatësisht në qershor dhe në korrik të vitit 2023, kështu që nuk dihet akoma me siguri nëse këto lote ndodhen të shpërndara edhe në tregun shqiptar. Është detyrë e institucioneve shqiptare që ta verifikojnë këtë gjë dhe të na informojnë për sigurinë e këtyre produkteve dhe nëse ata përbëjnë një rrezik për qytetarët shqiptarë, të cilët janë dhe konsumatorët kryesorë të tyre./alert.al/

BE-ja paralajmëron vendet që rekomandojnë doza shtesë të vaksinës: Pasoja ligjore

Vendet e Bashkimit Evropian mund të përballen me pasoja ligjore për shkak të rekomandimeve për një dozë shtesë të vaksinës kundër koronavirusit. Kjo për faktin se një dozë përforcuese ende nuk është miratuar nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), tha Komisioni Evropian. Agjencia ka thënë vazhdimisht se duhet të ketë më shumë të dhëna para se të miratojë përdorimin e një doze shtesë.

Deri më tani tetë vende evropiane kanë rekomanduar vaksinimin me një dozë shtesë dhe disa të tjera pritet të marrin të njëjtin vendim. “Dozat përforcuese aktualisht nuk janë pjesë e autorizimit të vaksinave për COVID-19 dhe ende nuk i janë nënshtruar një vlerësimi shkencor nga EMA në mungesë të të dhënave të mjaftueshme”, tha Komisioni Evropian në një deklaratë për Reuters të enjten.

Komisioni Evropian tha se vendet anëtare mund të vendosin veç e veç për një rekomandim të tillë, mirëpo tërhoqi vërejtjen se ato mbajnë pastaj barrën e çdo pasoje ligjore dhe kërkesash për kompensim, në rast se dikush ka efekte anësore të papritura.

Komisioni gjithashtu tha se edhe kompanitë do të kenë përgjegjesi nëse dozat shtesë administrohen pa miratimin e EMA-s. “Për shembull, nëse një efekt anësor pas një doze përforcuese shkaktohet nga problemet e prodhimit, prodhuesi i vaksinave do të mbetet përgjegjës për të”, tha Komisioni. Disa vende të BE -së, përfshirë ato më të mëdhatë, kanë skema kompensimi që kanë për qëllim të dëmshpërblejnë viktimat e mundshme jashtë gjykatave, por kriteret për rimbursimet ndryshojnë shumë.Në disa vende, pacientët që kanë ankesa do të duhet të shkojnë drejtpërdrejt në gjykata, për të zgjidhur çështjen e tyre. Të dhënat zyrtare nga Danimarka, Gjermania, Norvegjia dhe Zvicra tregojnë se që nga fillimi i fushatës së vaksinimit, qindra padi për kompensim janë paraqitur nga individët.

Disa këshilla për kocka të shëndetshme

Nga Blerina Bombaj, dietologe
Disa fakte të rëndësishme mbi shëndetin e kockave:
1. Për të arritur maksimumin e masës kockore është shumë e rëndësishme që ushqimi të ofrojë sasinë e nevojshme të Kalciumit 3 vitet e para të jetës.
2. Vajzat e moshës 9-18 vjec duhet të konsumojnë 1300mg Kalcium cdo ditë ( =3 gota qumesht)
3. Fëmijët dhe adoleshentët që konsumojnë qumësht kanë dendësi më të madhe kockore.
4. Përvec kalciumit, janë edhe lëndë të tjera ushqyese që luajnë rol kritik në formimin dhe ruajtjen e masës kockore: magnezi, kaliumi, vitamina D, K, A, C, yndyrnat omega 3 dhe proteinat.
5. Hormonet femërore dhe mashkullore luajnë rol të rëndësishëm në mineralizimin e kockës.
6. Gratë duhet të mendojnë për masën kockore gjatë gjithë jetës dhe jo vetëm kur të hyjnë në menopauzë, ku osteoporoza është shumë më e shfaqur.
7. Nëse nuk siguroni dot sasinë e nevojshme të kalciumit me dietën e përditshme, mund të kërkoni një suplement i cili duhet marre rregullisht.
8. Për të provuar se sa e lehtë është për stomakun të tresë suplementin e kalciumit që keni zgjedhur, hidheni atë në një gotë me uthull. Një suplement lehtësisht i tretshem do duhet të shpërbehet për gjysmë ore.

Ja cilat janë përfitimet e tjera të aktivitetit fizik, përvec rënies në peshë

Nga Blerina Bombaj, dietologe

Aktiviteti fizik mund të përmiresojë shëndetin e mëlcisë tek personat me obezitet, edhe nëse nuk shoqërohet me rënie në peshë. Kështu shprehet një studim japonez me 83 pjesëmarrës, të cilët për një periudhë 3 mujore u morën me aktivitet fizik dhe u ushqyen me një dietë të shëndetshme.

Në këtë grup pati përmirësim të shëndetit të mëlcisë, ulje të inflamacionit të përgjithshëm dhe rritje të forcës muskulore, pavarësisht nëse kishin rënë në peshë apo jo.  Ky studim i shtohet një sërë të tjerëve që pohojnë se aktiviteti fizik dhe dieta e shëndetshme sjellin përfitime që shkojnë përtej rënies në peshë.

Thjerrëzat, një burim i shkëlqyer i proteinave dhe fibrave

Nga Blerina Bombaj, dietologe

Thjerrëzat janë një burim i shkëlqyer i proteinave, fibrave, kaliumit dhe polifenoleve. Gjysmë kupe racion thjerrëza përmbajnë rreth 9gr., 3gr. hekur dhe 25-30gr. fibra.

Thjerrëzave me kokërr të plotë u duhet më shumë kohë për t’u gatuar (rreth 15-20 minuta) ndërsa ato të përgjysmuarat ziejnë më shpejt. Thjerrëzat me ngjyrë jeshile dhe ato kafe janë perfekte për supa dhe pjata shoqëruese. Ndërsa thjerrëzat e kuqe dhe të verdha (ashtu si edhe ato jeshile e kafe) janë perfekte për ti bërë pure e për ti përdorur që supa ose gjella të bëhet më e trashë. Ato janë edhe një zëvendësues shumë i mirë i mishit.

Varianti Delta i COVID-19, mjeku Alimehmti publikon studimin: Imuniteti natyror mbron më shumë se sa dy doza të vaksinës Pfizer

Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti, nëpërmjet një statusi në rrjete sociale, ka shpjeguar se imuniteti natyror, mbron më shumë e më gjatë se imuniteti i përftuar nga injektimi i vaksinës.

Duke iu referuar një studimi nga Universiteti i Tel-Avivit në Izrael, mjeku thotë se nga mostrat e marra, rezulton se një person që e ka kaluar virusin, por i pa vaksinuar, ka 13.6 fish më shumë mbrojtje ndaj variantit Delta, 27 fish më shumë nga infektimet simptomatike dhe 5.06 fish më shumë nga shtrimet në spital.

Në konkluzionin e autorëve të këtij studimi, mjeku Alimehmeti citon se: “ Në krahasim me dy doza Pfizer, imuniteti natyror ofron mbrojtje me të gjatë dhe më të fuqishme kundër infektimit, sëmundjes simptomatike dhe shtrimit në spital të shkaktuar nga varianti Delta i SARS-CoV-2”.

Postimi i plotë:

 

 

“Vështro thellë brenda Natyrës dhe do të kuptosh çdo gjë më mirë.”
Cit.: Albert Einstein

Natyra nuk na lë kurrë në baltë miqtë e mi, edhe kundër variantit Delta!

Edhe vaksina funksionon, por mbetet në vend të dytë sa herë garon kundër Natyrës.

Siç ishte e pritshme prej muajsh, Izraeli do të na kthjellonte mendimet mbi efektin e imunitetit natyror përkundrejt efektit të vaksinës
Pfizer edhe ndaj variantit Delta!

Dhe kjo ndodhi!

Hulumtuesit e Universitetit të Tel-Avivit dhe të fondit të sigurimeve Maccabi Healthcare Services studiuan dhe krahasuan ndërmjet tyre efektivitetin kundër variantit Delta në:
673.676 persona të vaksinuar por të painfektuar më parë,
62.883 të infektuar më parë dhe të pavaksinuar, dhe
42.099 të vaksinuar e të infektuar më parë.

Efektet janë krejtësisht të pritshme por tani marrin edhe dimension numerik!
Rezultatet kur grupet futen në garë në të njëjtën kohë, pra kur infektimi natyror apo vaksinimi ka ndodhur në të njëjtën periudhë (janar-shkurt 2021):

Në krahasim me vaksinën Pfizer, imuniteti natyror (të infektuar e të pavaksinuar) mbron:
13.06 fish më shumë nga infektimet Delta (tabela 2a),
27.02 fish më shumë nga infektimet simptomatike Delta (tabela 2b),
8.06 fish më shumë nga shtrimet në spital nga Delta (tabela S1).
Rezultatet kur nuk merret fare parasysh koha kur është kaluar infeksioni apo kur është marrë vaksina, që do të thotë se infektimi ka ndodhur shumë muaj më parë dhe niset në disavantazh me vaksinon:

Në krahasim me vaksinën Pfizer, imuniteti natyror (të infektuar e të pavaksinuar) mbron:
5.96 fish më shumë nga infektimet Delta (tabela 3a),
7.13 fish më shumë nga infektimet simptomatike Delta (tabela 3b),
7.03 fish më shumë nga shtrimet në spital nga Delta (tabela S2).
Çfarë ndodh kur të infektuarit më parë e të pavaksinuar krahasohen me të infektuarit më parë dhe të vaksinuar?

Kur vaksinohen personat e infektuar më parë:
Risku i infektimit ulet në mënyrë statistikisht sinjifikante me 47% (tabela 4a).
Risku i infektimit simptomatik nuk ulet në mënyrë sinjifikante (p = 0.194) (tabela 4b).
Mbrojtja më e mirë nga imuniteti natyror që tregohet në këtë analizë mund të shpjegohet nga përgjigja imunitare më e gjerë kundër proteinave të SARS-CoV-2 në krahasim me përgjigjen e gjeneruar vetëm kundër proteinës spike që bën vaksina.
Konkluzionet e autorëve:
Në krahasim me dy doza Pfizer, imuniteti natyror ofron mbrojtje me të gjatë dhe më të fuqishme kundër infektimit, sëmundjes simptomatike dhe shtrimit në spital të shkaktuar nga varianti Delta i SARS-CoV-2.

Individët e infektuar më parë dhe që morrën një dozë të vetme vaksine përfituan mbrojtje shtesë kundër variantit Delta.
Post Scriptum:
Në asnjë nga grupet nuk u regjistrua asnjë vdekje e vetme!

Infektivi drejt ezaurimit të shtretërve/ Nisin përgatitjet për hapjen e COVID 3

Spitali Infektiv ndodhet në limitet e tij sa i takon kapacitetit për shtretër, pasi është rritur numri i të hospitalizuarve.

Në një lidhje telefonike për “News24” gazetari Erjon Skëndaj raportoi se 24 orët e fundit kanë dëshmuar një mbushje të shpejtë të spitalit, ndërsa thuhet se në COVID 1 ka mbi 100 të shtruar. Teksa kapaciteti i këtij spitali është 120 shtretër, Skendaj raporton se është informuar që gjatë natës është boshatisur COVID 3, ish-kirurgjia, e cila mendohet se do të kthehet sërish në spital COVID. Sipas tij, mesatarja ditore shkon nga 10-15, ndërsa ka pasur edhe 21 shtrime. Po ashtu ai theksoi se ka pasur raste të riinfektimeve te personat që e kanë kaluar COVID-in por edhe te ata që janë vaksinuar.

“Mite dhe fakte për Covid”/ Silva Bino thirrje qytetarëve: Vaksinohuni askush nuk është imun

Silva Bino, shefja e Departamentit të Epidemiologjisë  ISHP ka ndarë një video ku tregon mitet dhe e vaktet ndaj Covid. Ajo shprehet se edhe nëse e ke kaluar Covid-in nuk je imun, teksa u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të vaksinohen.

“Ku nuk më ka zënë deri tani, jam imun ndaj Covid19”- një mit thuhet në video.

“Është një përshtypje shumë e gabuar pasi cdo person mund të infektohet nga Covidi. Këta persona mund ta kenë kaluar në mënyrë asiptomatike, por që mund të riinfektohen me variantet e reja. Pra variantet e reja që janë tepër të trasmetueshme dhe të cilat duke mos qenë të vaksinuar mund të bëhen forma të rënda të sëmundjes. Bile mund të shtrohen, por mund të shkaktohen për fat të keq edhe vdekje. Kjo është arsyeja pse cdo person duke të vaksinohet” shprehet Bino.

Rama: Vaksinimi për studentët do bëhet i detyrueshëm

Vaksinimi për studentet dhe pedagogët në auditore do të bëhet i detyrueshëm. Lajmi është dhënë nga kryeministri Edi Rama ditën e sotme gjatë një inspektimi në Rezidencën Universitare Studentore numër 2.

“E rëndësishme është që mund të vijë momenti duke pasur parasysh me atë që po ndodh nëpër botë që vaksinimi të jetë i detyrueshëm për studentët në auditor dhe duhet t’ia komunikojmë intensivisht që kur ky moment të vijë mos thonë pse s’na thanë. Për të gjithë ata që janë pjesë të aktivitetit për të qenë bashkë me të tjerë duhet të vaksinohen. Vaksina nuk të heq rrezikun e infektimit, por bën që kur të infektohesh ta kalosh më lehtë. Askush s’ia ka borxh askujt për të shkuar në spital se të tjerët thonë s’dua”, tha Rama.

Çfarë janë Sinapset?

Nga Alket Koroshi, mjek nefrolog
Midis fundit të një fibre nervore dhe qelizës tjetër nervore ose muskulare ka një të çarë në linjën e komunikimit ( e cara sinaptike ku sic duket lidhja vendoset në mënyrë kimike .
Sinaps quhet kontakti funksional i membranës së një qelize nervore me membranë e një qelize tjetër nervore ose të një qelize tjetër ( muskulore ose gjendërore ).
Lidhjet ndërmjet qelizave mund të jenë një sinaptike sic janë ato neuromuskulare ose shumë sinaptike sikurse janë lidhjet ndërmjet qelizave nervore. Numri i sinapseve në një qelizë nervore motore të palcës së kurrizit arrin mesatarisht në 10 mijë.
Kalimi i impulsit nëpër lidhjet sinaptike bëhet kryesisht me anë të ndërmjetësve që janë mediatore kimike dhe shumë rrallë elektrike që ndodh kur trasmetimi i impulsive bëhet me anë të joneve . Por ka edhe raste që trasmetimi të jetë i përzier (kimiko-elektrik). Te njeriu pothuaj të gjitha sinapset janë kimike . Përkatësisht në proceset që ndodhin në sinapset apo në llojet e receptorëve që ndodhen në to.
Në fakt ka shumë lloj sinapsesh që kryejnë proceset e frenimit apo të nxitjes etj.
Neurotrasmetuesit që percojnë sinjalet nëpërmjet sinapseve janë në fakt substancë kimike që klasifikohen si më poshtë:
1. acetil kolina
2. noradrenalina adrenalina dopamine serotonina dhe histamine.
3. aminoacidet: glicina, glutamate, aspartati acidi gama-aminobutirik.
Sinapset marrin emrin e neurotrasmetuesve nepermjet te cilit behet trasmetimi nga nje neuron te tjetri. Ne sistemin nervor sinapset elektrike jane te pakta . ato ndodhen kryesisht ne zemer ku impulsi kalon nga nje qelize muskulare te tjetra me mekanizem elektrik.
Receptoret jane ato molekula qe presin sinjalin. Ne baze te shpejtesise te veprimit receptoret ndahen ne ato me veprim te shpejte e te drejtperdrejte sikurse jane kolinoreceptoret dhe receptoret me veprim te ngadalshem e te terthorte ku per tu shfaqur nje efekt i caktuar i qelizes apo i indit duhet te zhvillohen nje sere procesesh nepermjet te disa proteinave te caktuara enzimave fosforilimeve etj.

COVID-19: A na gjeti varianti Delta më të lodhur mendërisht?

Blerta Brati, mjeke mikrobiologe
Rëndësia e shpresës në luftimin e frikës nga varianti Delta! Pasiguria i bën njerëzit të ndjehen të shqetesuar! A na gjeti Varianti Delta më të lodhur mënderisht? Rritja e rasteve, a po e përkeqëson shëndetin mental, për të cilin fatkeqesisht s’ka vaksinë?
Për dekada, studiuesit kanë vënë në dukje rolin vendimtar që luan shpresa në shëndetin mendor. Përhapja e vaksinës siguroi një nxitje shumë të nevojshme pas muajsh të lajmeve tronditese. Kishte një moment kur njerezit ishim në gjendje të ritakoheshim përsëri, të përjetonim gëzim dhe të rigjallëronin marrëdhëniet. Humbja e asaj shprese dhe frika për t’u izoluar përsëri shkakton kaq shumë ankth dhe një ndjenjë të thellë vetmie.
Sipas studiuesve, mënyra se si politika ndërhyn në masat themelore si mbajtja e maskave dhe vaksinimi kundër Covid-19 shton shtresën e vet të stresit.
Zemërimi gjithashtu shkon në drejtim të kundërt: njerëzit që kanë ndjekur procedurat e rekomanduara po lodhen gjithnjë e më shumë perkundër atyre që i kundërshtojnë.
Këto emocione të forta mund të mos çojnë në dhunë, por na e bëjnë më të vështirë të ndihemi të sigurt.
Është një krizë e shëndetit publik. Kur e gjejmë veten në situatat “ne / ata”, fillojmë të humbasim ndjeshmërinë tonë. Sidoqoftë, ndjeshmëria është e rëndësishme në gjetjen e zgjidhjeve dhe punën së bashku si komunitet. Kjo është ajo që ndez zemërimin, ndjenjën se “ju nuk po bëni atë që supozohet se jeni duke bërë”.
Ekspertët në të gjithë botën po paralajmërojnë për një nevojë në rritje për shërbime të shëndetit mendor.
Si ti bejmë ballë efekteve te dëmshme psikologjike të valës së re?
1. Besojini instinkteve tuaja. Bëni atë që e bën familjen tuaj të ndihet e sigurt. Merrni më shumë informacion, pastaj ndiqni shkencën.
2. Ndaloni së gjykuari veten. Nëse ndiheni të vetmuar ose mbani zi për humbjen që ka shkaktuar Covid, lërini emocionet të vijnë e të largohen dhe përpiquni të gjeni mënyra për t’u ndjerë të lidhur me njerëzit e tjerë.
3. Kujdesuni për veten. Ushqehuni shëndetshm, beni ushtrime fizike, respektoni gjumin. Gjumi i mirë i natës mund të kontribuojnë në një qëndrim më pozitiv.
4. Mundohuni të zvogëloni ankthin. Meditimi, të folurit me veten, muzika qetësuese, të gjitha mund t’ju ​​ngrenë moralin.
5. Mos harroni se nuk jeni vetëm. Pavarësisht nëse jeni fizikisht të izoluar nga të tjerët ose thjesht ndiheni sikur askush tjetër nuk po ndjek të njëjtat protokolle si ju, ka mënyra për t’u ndier të lidhur.
6. Qëndroni në të tashmen. Në vend që të stresoheni për atë që tashmë ka ndodhur ose të shqetësoheni për atë që mund të ndodhë, thjesht mendoni për sot. WebMD

Gjendja skandaloze e urbaneve/ Mjeku Kalo: Brengosuni dhe për ne, ish-afganët e para 30 viteve

Mjeku infeksionist, Tritan Kalo prek problematikën e transportit urban në Tiranë. Teksa poston një fotografi nga autobusi i linjës së “Unazës” me të cilin udhëton drejt punës, rendit kushtet e këqija të transportit publik dhe fton kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun Erion Veliaj të “bëjnë një xhiro” me këtë linjë.

Postimi i mjekut Kalo:

Kohë kovidiane….26.08.2021….Zotërinj KM/ER dhe KB/EV.

Ju mirëkuptoj për brengosjen ndaj Afganëve të sotëm, POR mos na nënvlerësoni edhe ne “ish Afganët e para 30 viteve”….

Nëse doni t’a nisni ditën me nerva të cingërisura, ju ftoj të merni me mua çdo mëngjes linjën e Unazës për të shkuar në punë….E keni të garantuar pritjen më së paku 30 minuta në stacion, autobuza pa kondicioner që edhe breshka do t’ua kishte zili për “ecjen e tyre”, mbingarkesën në pasagjerë duke rritur rrezikun e transmetimit të virusit Sars-Cov2/Covid-19, etj, etj…. Mirë uji që na mungon nëpër çezma, pluhuri e papatërtia që gëlojnë kudo dhe kurdoherë, POR së paku të ndiheshim të mirëtrajtuar dhe mirëkuptuar si qytetarë taksapagues të rregullt në Kabulin/ Tiranën tonë….JU FALEMINDERIT PËR MIRËKUPTIMIN tuaj edhe në këtë rast!!!!

DW: Shqipëria në pritje të valës tjetër të Covid, varianti “Delta” po mbush spitalet

Përballimi i valës tjetër të epidemisë korona duket se do të jetë një detyrë prioritare e qeverisë së re që pritet të krijohet javën e ardhshme.

Komiteti Teknik i Ekspertëve lë në fuqi masat kufizuese

Paralajmërimi për kohë të vështira për shkak të përhapjes së shpejtë gjatë këtij muaji të variantit Delta bëhet kur numri i rasteve të reja, të infektuara me këtë variant arriti në 24 orët e fundit në 800 të prekur, shifra më e lartë gjatë kësaj vere, e afërt me pikun e pandemisë, në mars të këtij viti dhe numri i viktimave në 24.

Një përhapje e tillë e virusit Delta u reflektua këtë muaj edhe në përfshirjen e Shqipërisë nga Departamenti Amerikan i Shtetit ndër vendet me nivel të lartë të infektimit me variantin Delta dhe në paketën e udhëzimeve për qytetarët amerikanë që udhëtojnë drejt këtyre vendeve.

Në përgjigje të kësaj situate Komiteti Teknik i Ekspertëe, vendosi mbetjen në fuqi të masave kufizuese ekzistuese.

“Situata mund të mbahet nën kontroll nëse zbatohen masat mbrojtëse në fuqi dhe vazhdon vaksinimi. Numri i të infektuarve me variantin Delta, është 32 herë më i lartë se ai i të vaksinuarve. Personat që paraqesin forma të rënda infektimi dhe janë të shtruar në spitalet anti-covid janë pjesa më e madhe të pavaksinuar,” tha sot zv. ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli.Masat ekzistuese që mbeten në fuqi janë vendosja e detyruar e maskave mbrojtëse në mjediset e mbyllura dhe kudo ku ka grumbullime njerëzish; ndalimi i grumbullimeve në mjedise të jashtme të më shumë se 50 vetëve; vazhdimi i orës policore nga 24:00 – 06:00; reduktimi 30 për qind i kapaciteteve njerëzore për aktivitetet sportive dhe kulturore – artistike.

Gjatë muajve të verës, masat e sipërpërmendura edhe pse ishin në fuqi nuk janë zbatuar nga qytetarët dhe autoritetet nuk e kanë bërë të detyrueshme zbatimin e tyre. Disa qindra spektatorë, vendas dhe turisë të huaj, morën pjesë p.sh. në festimet e “Ditës së Birrës” në qytetin e Korꞔës.

Autoritetet thirrje qytetarëve të vaksinohen

Autoritetet shëndetësore u bënë sërish thirrje qytetarëve të vazhdojnë vaksinimin me ritme të larta si në javën e fundit të këtij muaji edhe gjatë shtatorit, që janë shpallur “muaj të hapur” për vaksinimet anti-covid.

Burime zyrtare nga Instituti i Shëndetit Publik, thanë për DW që “vaksinimi nuk është i detyruar por për profesione të tilla si mjekët dhe arsimtarët, të cilët kanë për detyrë të ruajnë edhe komunitetet, ka mënyra alternative si paraqitja e statusit si “jo infektues” për të vazhduar punën”

Dr. Silvia Bino, drejtuese e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, tha në takimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve se ndër qytetarët vaksinuar deri tani 27 për qind janë qytetarë që kanë marrë të dyja dozat dhe 37 për qind ata që kanë marrë vetëm një dozë.

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, nga fillimi i vaksinimeve anti-kovid, në janar të këtij viti dhe deri tani janë kryer gjithsej 1.386.713 doza vaksinash./DW

Sërish rritje të rasteve me COVID-19/ 844 raste të reja dhe 3 humbje jete në 24 orët e fundit

Sërish rritje të rasteve me COVID-19 në vendin tonë. 844 raste të reja dhe 3 humbje jete janë regjistruar në 24 orët e fundit.

Aktualisht janë 7070 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin, ndërsa në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 91 pacientë.

NJOFTIMI I MSH
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.
Muaji Gusht është muaj i hapur i vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç.
Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:
Janë kryer 7725 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 844 qytetarë, në këto bashki:
246 raste në Tiranë, 119 në Shkodër, 41 në Durrës, 37 në Vlorë, 35 në Lezhë, nga 29 raste në Kavajë, Krujë, 26 në Sarandë, nga 23 raste në Vau i Dejës, Fier, 21 në Elbasan, nga 20 raste në Berat, Kamëz, 19 në Kurbin, nga 18 raste në Malësi e Madhe, Lushnje, 11 në Kukës, 10 në Kuçovë, 8 në Gramsh, 6 në Vorë, nga 5 raste në Rrogozhinë, Divjakë, Gjirokastër, Pogradec, Peqin, nga 4 raste në Librazhd, Belsh, Kolonjë, Korçë, Selenicë, nga 3 raste në Shijak, Dibër, Patos, Himarë, Maliq, Cerrik, nga 2 raste në Poliçan, Dimal, Devoll, Këlcyrë, Libohovë, Mallakastër, Mat, Has, nga 1 rast në Mirditë, Klos, Delvinë, Përmet, Memaliaj, Skrapar,
Aktualisht janë 7070 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 91 pacientë. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë tre qytetarë: një qytetar 20 vjeç nga Korça me sëmundje bashkëshoqëruese, një qytetar 69 vjeç nga Shkodra dhe një qytetar 81 vjeç nga Vlora. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 204 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 131,812 që nga fillimi i epidemisë.

 

 

Statistika (25 Gusht 2021)

Raste të reja ditore 844
Të shëruar në 24 orë 204
Të shtruar në spitale 91

Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 7725

Testime totale 1,013,266
Raste pozitive 141,365
Raste të shëruara 131,812
Raste Aktive 7070
Humbje jete 2,483

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2687
Shkodër 1215
Vlorë 640
Fier 551
Durrës 477
Lezhë 367
Elbasan 332
Berat 269
Gjirokastër 198
Korçë 156
Kukës 102
Dibër 76

Rritja e sëmundjeve të rralla dhe diabetit shtojnë shpenzimet për rimbursim të barnave/ Çfarë thonë të dhënat

Fondi i dhënë për rimbursimin e barnave pësoi rënie më 5 për qind në vitin 2019, por Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor pohoi se ka një rritje të ndjeshme të fondeve të rimbursuara për diganoza të rënda, si diabetiket dhe paaftësi psikikë. Shpenzimet e rimbursimit barnave e pajisjeve në vitin 2019 ishin 10,5 miliardë lekë ose 550 milionë lekë më pak se viti 2018, mirëpo për rimbursimin e sëmundjeve të renda pati rritje të shpenzimeve.

Rritja më e madhe në shpenzimet e rimbursimit vërehet në Grupi L “Barnat antineoplazike dhe imunosupresore” me 61,9 milion lekë më shumë se vitit 2018, duke zënë rreth 22,3% të totalit të shpenzimeve të rimbursimit vjetor. Ky grup përbëhet kryesisht nga barna spitalore me ndikim të lartë financiar dhe që trajtojnë diagnoza të rënda si Tumore, Leucemi, Hepatit B dhe C, etj.

Te ky grup rritja më e madhe krahasuar me vitin 2018 konstatohet tek barnat e ` Nilotinib 150 mg me një rritje prej 14,4 milion lekë më shumë se një vit më parë; ` Ribociclib 200 mg me një rritje prej 105 milion lekë më shumë se një vit më parë; ` Trastuzumab (Herceptine) me një rritje prej 44,3 milion lekë më shumë se një vit më parë; ` Abiraterone acetate 250 mg me një rritje prej 67,1 milion lekë më shumë,etj.

Rritje e shpenzimeve për rimbursim ishte edhe për grupin e barnave që trajtojnë diabetin. Grupit A “Trakti digjestiv dhe metabolizmi” u financua në vitin 2019 me 8 milion lekë më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë. Për vitin 2019 ky grup zuri 18.3% të shpenzimeve të rimbursimit. Te ky grup rritja më e madhe krahasuar me vitin 2018 konstatohet tek barnat e nëngrupit të Antidiabetikëve të cilët zënë 96,4% të shpenzimeve të gjithë grupit ose 17,6% të shpenzimeve vjetore të rimbursimit. Konkretisht për barnat: ` Insulinë Aspart solution 100 Nj.N/ml-3 ml me një rritje prej 28,2 milion lekë më shumë se viti 2018 ` Insulinë Glarginë solution 300 Nj.N/ml (Lantus solostar) me një rritje prej 14,8 milion lekë më shumë.

Për grupin e sëmundjeve “ Të paaftë fizik e psiqik” pati rritje të shpenzimeve të rimbursimit me 24,2 milion lekë më shumë me 2019 se një vit më parë. Kjo kategori zë 3.7% të shpenzimeve të rimbursimit për vitin 2019. Rritja për këtë kategori është shkaktuar nga rritja e numrit te recetave me rreth 5,346 receta më shumë se në Vitin 2018, si tregues i rritjes se rasteve të trajtuara me barna të rimbursuara.

Për vitin 2019, 20 barnat që tregtohen në farmacitë e rrjetit të hapur me impaktin më të lartë financiar në shpenzimet e rimbursimit, zënë rreth 29,1% të totalit të rimbursimit ose 3,104 milion lekë, ndërsa 20 barnat spitalore me impaktin më të lartë financiar, zënë rreth 24.1% të shpenzimeve të vitit 2019 ose 2,524 milion lekë.

Bari spitalor me rimbursimin më të lartë është Nilotinib 150mg (i përdorur për të trajtuar leuçeminë kronike) dhe bari ambulator (i rrjetit të hapur) me rimbursimin me të lartë është Rivaroxaban 20mg ( hollues gjaku).

Lista e Barnave të Rimbursuara që filloi efektet në Korrik 2019 u zgjerua me 14 barna të reja, nga të cilat 12 barna lëvrohen në farmacitë e spitaleve. Kjo listë kishte 1,150 alternativa tregtare, nga të cilat 585 janë alternativa të para dhe të vetme, si edhe 350 principe aktive./Monitor/

Wednesday, August 25, 2021

Britania miraton ilaçin që parandalon infeksionin dhe trajtimin spitalor nga koronavirusi

Një trajtim i ri që lufton COVID-19 është miratuar në Mbretërinë e Bashkuar. Trajtimi i zhvilluar nga Regeneron, një firmë në Nju Jork, përdor një kombinim të dy antitrupave monoklonalë të prodhuara në laborator të cilat imitojnë antitrupat natyrorë të prodhuar nga trupi dhe sulmojnë virusin.

Këto antitrupa janë proteina të sistemit imunitar dhe testimet tregojnë se ilaçi përmirëson rezistencën e pacientëve me COVID-19, parandalon infeksionin dhe zvogëlon nevojën për trajtim spitalor. Gjithashtu, ilaçi administrohet me injeksion ose me infuzion intravenoz.

Një studim i bërë në spitalet britanike zbuloi se trajtimi shpëtoi jetën e shumë prej atyre që nuk kishin antitrupa. Individë të tillë përbënin rreth 1/3 e rreth 10 mijë pacientëve që janë testuar për këtë trajtim të ri. Megjithatë, trajtimi është shumë i shtrenjtë dhe ka të ngjarë të rezervohet për ata që rrezikojnë më shumë të sëmuren rëndë nga koronavirusi.

Nga ana tjetër, edhe kompania AstraZeneca po teston një trajtim me antitrupa. Të dhënat e kompanisë paraqesin se nga testimet e bëra trajtimi e ka ulur rrezikun tek personat që shfaqin simptoma të COVID-19 deri në 77%. Krahas vaksinave anti-COVID, testimet e këtyre trajtimeve po i japin shpresa personave që kanë reagim të dobët ndaj imunizimit.

Çfarë pritet në vjeshtë-dimër/ Albana Fico: Kemi përgatitur planin, ja pse nuk i ndryshuam masat anti-Covid

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, tregoi në një lidhje për “News24” arsyet pse Komiteti Teknik i Ekspertëve nuk i ndryshoi masat anti-Covid, pavarësisht rritjes së infektimeve. Fico deklaroi se Komiteti ka vlerësuar se masat në fuqi janë të mjaftueshme, por duhen implementuar.

“Komiteti Teknik i Ekspertëve ka komunikuar përgjatë gjithë kësaj kohe, shpërndarë informacione dhe vëzhguar se çfarë ndodh mes nesh. Në këtë mbledhje ne deshëm të kishim një komunikim publik për të shpjeguar situatën ku ndodhemi dhe për masat që nuk do të ndryshonin. Kemi rritje të infektimeve, kemi zona që kanë një përqindje më të lartë të rasteve të reja, si Saranda, Malësia e Madhe, Shkodra, Tirana e me radhë; kemi dhe një indikatorë interesat që tregon se mosha 35-64 vjeç ka më tepër infektime në këto momente. Janë mosha që nuk kanë vendosur akoma të vaksinohen.

Sa i përket vendimit për mos ndryshim të masave, gjetjet tona kanë qenë që këto masa nuk respektohen. Duhet të fuqizohet implementimi i masave që kemi. Nëse përdoret maska në ambientet e mbyllura dhe në vendet ku nuk ruhet distancimi social, frenohet përhapja e virusit. Duhet zhbërë praktika e shoqërimit të pasagjerëve në aeroporte. Po të krahasojmë shtator për shtator, puna e madhe e bërë nga të gjithë, përfshirë dhe qytetarët, ka bërë që të kemi më pak të shtruar në spital. Pozitiviteti i mostrës, që është një indikator teknik, e kemi 7.8%, ndërkohë që vjet e kishim te 52%. Pra, situata është nën kontroll. Kjo është arsyeja pse nuk i kemi ndryshuar masat. Por kjo nuk do të thotë se nëse do të ketë përshkallëzim të situatës, ne nuk do të marrim masa shtrënguese”, deklaroi drejtoresha e ISHP.

E pyetur se “Çfarë parashikimesh bëni për vjeshtën dhe dimrin? A do të kemi një valë tjetër?”, Fico u shpreh se “Së pari, ka një ndryshim vitit të shkuar dhe këtij viti. Fakti që ne po përshkallëzojmë vaksinimin, ku edhe shtatori është një muaj i hapur, na çon drejt ambicies tonë për të rritur mbulesën vaksinale. Vjeshta dhe dimri sjellin me vete viruse respiratore, diarre, të vjella, të përziera, temperatura, etj. Ndërkohë, koronavirusi i përket viruseve respiratore, dhe nëse këto bashkohen, pa diskutim që kemi një situatë më të vështirë. Shkurtimi i ditës, rënia e temperaturave, tendenca për grumbullim në ambiente që nuk ajrosen, janë elementë që të bëjnë të mendosh për një rëndim të situatës. Koronavirusi pëson mutacione, që do të vazhdojnë të jenë aty. Për sa kohë të mos kemi atë lloj imunizimi, që të paralizojë shpërndarjen, do të ketë gjithmonë variante të reja, që do të sfidojnë sistemin dhe do prekin performancën e vaksinës. Por, ne nuk kemi ndenjur duarkryq, kemi parë të gjithë protokollet e ISHP, kemi përgatitur planin vjeshtë-dimër për çështjen e koronavirusit dhe për vaksinimin. Nuk kemi frikë, kemi më shumë dije, por kemi dhe vaksinën”.

Studimi më i fundit: COVID-19 vret njësoj si helmi i gjarprit

Një enzimë shumë e ngjashme me atë të helmit të gjarprit është mekanizmi kryesor përgjegjës për vdekshmërinë nga Covid-19.

Zbulimi u bë nga studiues të Universitetit të Arizonës, në bashkëpunim me Universitetin Stony Brook dhe Shkollën e Mjekësisë të Universitetit Wake Forest. Studiuesit analizuan mostrat e gjakut nga dy grupe të pacientëve Covid-19, një nga 127 pacientët që u përfshinë në studimin e Universitetit Stony Brook midis janarit dhe korrikut 2020, dhe një grupi të dytë të pavarur prej 154 mostra pacientësh të mbledhura gjithashtu nga Stony Brook dhe Banner University nga qendra Mjekësore e Tucson midis janarit dhe nëntorit 2020.

Nga analizat rezultoi se qarkullon një enzimë (sPLA2 -IIA), që mund të jetë faktori më i rëndësishëm përgjegjës për vdekshmërinë tek pacientët me Covid. “Kur enzima e aktivizuar qarkullon në nivele të larta – (te individët që nuk kanë sëmundje shoqëruese gjendet në nivel të ulët) ajo ka aftësinë të “bluajë” membranat e organeve vitale. Shumë pacientë në studim që vdiqën nga Covid kishin nivele shumë të larta të kësaj enzime

Pse enzima është vdekjeprurëse? Ku ajo zhvillohet në nivele shumë të larta ajo shkatërron membranat qelizore të pacientit duke kontribuar kështu në vdekjen e shumë organeve. Një mekanizëm i ngjashëm ky në karakteristika me ato të një enzime të pranishme në helmin e gjarprit.

SHBA futi Shqipërinë në ‘Nivelin 3’, Bino: Gjithë Ballkani ka rritje rastesh, shkak sezoni veror, grumbullimet e moszbatimi i rasteve

Drejtuesja e Departamentit të Kontrollit të Sëmundjeve Infektive, Silva Bino tha se gjithë Ballkani tashmë po shënon rritje rastesh.

Lidhur me vendimin e SHBA për ta future SHqipërinë në nivelin 3 të riskut, ajo thotë se nga lista ka mbetur jashtë vetëm Rumania, teksa në po të njëjtin nivel janë dhe Franca me Italinë. Ajo thekson se shkak i rritjes së rasteve ka qenë sezoni veror dhe kryesisht grumbullimet e moszbatimi i masave antiCovid.

“Nuk është vetëm Shqipëria, gjithë Ballkani përveç Rumanisë, është Italia, Franca, Kroacia. Jo vetëm Shqipëria në nivelin 3. Pra, këtë gjë doja të theksoja. Duket sikur është vetëm Shqipëria. Gjithë Ballkanin vihet re rritje, me sezonin veror, mos zbatimi i masave dhe grumbullimet. Ka domethënie kjo gjë.

Vaksinimi, ju e shihni që do ketë prap vaksinim të hapur. Kjo kryhet për të rritur vaksinimet dhe për të ulur numrin e infektimeve. Politika e fushatës së hapur është politika e cila bëhet për të ulur numrin e infektimeve dhe vdekjet. “- tha Bino.

A do të mbyllen shkollat/ Rakacolli: Me këto shifra që kemi, nuk diskutohet fare

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, ka deklaruar se nuk do të mbyllen shkollat nga koronavirusi. Gjatë konferencës së Komitetit Teknik të Ekspertëve, Rakacolli theksoi prerë dhe qartë se me këto shifra, që janë sot, nuk diskutohet fare mbyllja e shkollave.

“Shkollat do të hapen atëherë kur është përcaktuar, në bazë të protokolleve të përcaktuara. Tashmë kemi stafe të vaksinuara, por edhe një pjesë e mirë e familjarëve të nxënësve janë vaksinuar. Në shifrat që jemi sot, nuk diskutohet fare hapja e shkollave”, tha zv.ministrja Rakacolli.

Gjirokastra me numrin më të lartë të vaksinimit/ Silva Bino: Rastet e vaksinuara, 32 herë më pak të infektuar se të tjerët

Drejtuesja e Departamentit të Kontrollit të Sëmundjeve Infektive, Silva Bino, tha në konferencën e Komitetit të Ekspertëve se fushata e vaksinimit po vijon me ritme të larta.

Duke folur për vaksinimin, Bino deklaroi se Gjirokastra është qyteti me mbulesën më të lartë vaksinale, duke shtuar se rastet e vaksinuara janë 32 herë më pak të infektuar se rastet e pavaksinuar.

“Fushata e vaksinimit ka vazhduar me ritme të mira. Aktualisht kemi një mbulesë vaksinale me të dyja dozat, që po i afrohet 27%. Në drejtim të mbulesës me një dozë, ajo po i afrohet 37%. Gjirokastra është qyteti me mbulesën vaksinale më të lartë, por ka një mbulesë vaksinale edhe në Tiranë. Vazhdojmë të kemi vaksinime masive, sa i përket të gjitha grupmoshave. Sa i përket vaksinimit, duhet të themi që rastet e vaksinuara me një dozë që janë shfaqur në popullatë janë 12 herë më pak se rastet e pavaksinuara. Kurse rastet e vaksinuara me të dyja dozat janë 32 herë më pak se rastet e pavaksinuara”, tha Bino.

A do të ketë penalitete për personat që refuzojnë vaksinën antiCovid? Ja si përgjigjet drejtoresha e ISHP-së

Drejtoresha e ISHP, Albana Fico siguron se Shqipëria do të vijojë të mos e ketë vaksinimin me detyrim.

Ajo thotë se kjo strategji do të ndiqen, por problem sipas saj qëndron tek mjekët dhe arsimtarët që përpos mbrojtjes së vetes kanë detyrë të mbrojnë edhe komunitetin. Sipas Ficos, ka mënyra alternative që një person të punojë brenda parametrave të punës, dhe njëra prej tyre mund të jetë statusi joinfektiv i vetes.

“Vaksinimi nuk është i detyruar, e kemi ndjekur dhe do të vijojmë ta ndjekim. Referencat tuaja i kemi parë edhe ne, çështja qëndron, që ka disa element siç janë mjekët, arsimtarët, që përpos detyrën qytetare kanë detyrë të mbrojnë komunitetet. Nuk detyrojmë, por ka mënyra alternative që një person të punojë, port ë jetë brenda parametrave të punës. Nuk detyron njeri, por mund të kërkosh statusin joinfektiv të vetin. Për shkollat, ne ndjekim me shumë përgjegjësi, qoftë me vaksinim të hapur apo alternative. Ne shohim situatën dhe do të vijojmë.’’- tha Fico.

Komiteti Teknik i Ekspertëve nuk ndryshon masat antiCovid/ 27% e popullsisë e vaksinuar me 2 doza

Komiteti Teknik i Ekpsertëve vendosi të mos ndryshojë masat antiCovid të paktën për 2 javët e ardhshme, pavarësisht rritjes së numrit të rasteve të reja me koronavirus në Shqipëri dhe rritjes së shtrimeve në spitalin infektiv.

“Ka një rritje të rasteve, rritje të shtrimit të pacientëve në spitale. Arsyeja kryesore është prania e virusit Delta”, tha kryetarja e komitetit, Mira Rakacolli.

Ndërsa shefja e departamentit të Sëmundjeve Infektive, Silva Bino tha se vaksinimi në vend ka vijuar me ritme të mira. “27% e popullsisë është vaksinuar me të dy dozat. 37% me një dozë. Rastet e vaksinuara me një dozë janë 32 herë më pak sesa rastet e pavaksinuara. Pra kjo tregon efektin e rëndësishëm të programit të vaksinimit”, tha Bino.

Masat që janë në fuqi:
Detyrimi i mbajtjes së maskës në ambientet e mbyllura dhe ku ka grumbullime njerëzish, sidomos në aeroporte.

Grumbullimet në ambientet e jashtme do vazhdojnë të jenë të lejuara deri në 50 persona.

Ora policore do vazhdojë të mbetet në fuqi 00:00-06:00 dhe muzika deri në 23:00. Vijojnë të lejohen aktivitetet sportive, teatro, me kapacitete të reduktuara deri në 30%.
Ne mendojmë se nëse këto protokolle zbatohen me rigorozitet dhe nëse vazhdojmë të vaksinohemi, situata mbahet nën kontroll. Vaksinimi dhe zbatimi i masave janë të vetmet mënyra që ne mundet të kontrollojmë infeksionin dhe të mos përballemi me valë të tjera”, tha zv.ministrja Rakacolli.

 

Gjithashtu, edhe drejtoresha e ISHP, Albana Ficos,deklaroi se “masat nuk kanë ndryshuar, por duhen zbatuar ato që janë, si përdorimi i maskës, mbajtja e distancës dhe higjiena”.

 

“Mesatarja javore e rasteve të reja ka shkuar në 482 raste, nga 291 që ishin një javë më parë. Numri total i rasteve aktive në vend është rritur nga 5573 në 5792, që çon në rritje të incidencës dyjavore me rreth 5 herë nga dy javët e shkuara.

Sa i përket pozitivitetit të mostrës, mbetet në shifrën 7.8%. Raporti i infeksionit mes femrave dhe meshkujve mbetet 52 me 48. Raporti i fataliteteve është 1.8%. Grupmoshat 35-64 vjeç kanë një rritje në numër të konsiderueshëm të rasteve të reja. Saranda, Himara, Malësia e Madhe, Shkodra, Tirana dhe Vlora janë bashkitë me incidencën më të lartë”, tha Fico.

Shkak për rritjen e infektimeve është bërë qarkullimi masiv i variantit Delta në vend, që është një variant shumë herë më i transmetueshëm se variantet e tjera të virusit Covid-19.

Varianti Delta/ Profesor Dhimitër Kraja: Kemi rreth 90 të shtruar në spitalin COVID-1, 30% forma të rënda

Profesor Dhimitër Kraja ka informuar mbi situatën me shtrimet në spitalin COVID-1 pas shfaqjes së variantit delta në vendin tonë. Kraja thotë se sot ka 90 shtrime në spitale, nga të cilët 60% janë meshkuj, 55% mosha të treta dhe 30% forma të rënda.

Ai garanton se spitali po funksionon me potencial maksimal për të shtruarit e infektuar. “Kjo gjendje epidemiologjike komunitare reflektohet edhe në rastet në spitale. Tani funksionin COVID-1, që ka pasur këtë ecuri statistikore që shtrohen, në korrik të këtij viti arritëm 1 raste 2 raste në ditë ose javë. Patëm ditë dhe javë ku nuk kishim jo vetëm vdekje por as raste shtrimesh të reja. Në korrik pasi u evidentua dhe varianti Delta, nga një rast kaluam në gusht në 24 raste, sot që flasim janë të shtruar 90 raste.

Çfarë karakteritikash kanë rastet?

40% femra, 60% mehkujt. Grupmosha të ndryshme, 15% të reja, 25% të mesme, më shumë madje, 55% janë mosha të rritura e tretë, 8% mosha e katërt. Situata e tyre nga ana shëndetësore është e tillë që, 40% janë forma të mesme serioze ose me ndërlikim ose në subjekte që kanë probleme. Rreth 30% janë forma të rënda. Pjesa tjetër ndahet në problematike ose ndërlikime të rezikshme kërcënuese.

Pak a shumë këto janë të dhënat sa i përket  të sëmurëve. Sa i përket COVID-1, mund të themi që funksionon me potencialin maksimal. ‘’- tha profesor Kraja.

OBSH: Rreth 1.3 miliardë njerëz jetojnë me tension të lartë të gjakut

Rreth 1.3 miliardë njerëz në botë jetojnë me tension të lartë të gjakut, sipas një studimi të publikuar më 25 gusht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Kolegjit Imperial në Londër.

Hulumtimi ka ardhur në përfundim se 41 për qind e grave dhe 51 për qind e burrave me presion të lartë të gjakut nuk ishin në dijeni të gjendjes së tyre shëndetësore, pavarësisht faktit se sëmundja mund të trajtohet shumë lehtë me ilaçe që kanë kosto të ulët.

“Megjithë përparimet që janë bërë gjatë dekadave të fundit në mjekësi dhe farmakologji, menaxhimi i hipertensionit ka qenë i ngadaltë dhe shumica dërrmuese e njerëzve me hipertension mbeten të patrajtuar“, tha Majid Ezzati njëri nga autorët e studimit.

Studimi gjithashtu tregon se vendet e pasura e kanë vënë nën kontroll këtë sëmundje, mirëpo situata më e keqe është në vendet me të ardhura të ulëta. Presioni i lartë i gjakut rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, goditjes në tru dhe sëmundjeve të veshkave, raporton Radio Evropa e Lirë. Kanadaja dhe Peruja kishin përqindjen më të ulët të njerëzve me presion të lartë të gjakut në vitin 2019, me rreth një në katër njerëz që jetonin me këtë gjendje, tregoi studimi. Tajvani, Koreja e Jugut, Japonia, Zvicra, Spanja dhe Britania e Madhe kishin nivelet më të ulëta të hipertensionit tek gratë, më pak se 24 për qind, ndërsa Eritrea, Bangladeshi, Etiopia dhe Ishujt Solomon kishin normat më të ulëta te meshkujt, më pak se 25 për qind.

Në anën tjetër më shumë se gjysma e grave në Paraguaj dhe Tuvalu kishin hipertension, dhe më shumë se gjysma e burrave në Argjentinë, Paraguaj dhe Taxhikistan vuajnë nga sëmundja.

Autorët e hulumtimit thanë se rezultatet e tij tregojnë se ekziston një nevojë urgjente për të rritur shkallën e diagnostikimit dhe qasjen në trajtim. Tensioni i lartë shkaktohet nga faktorë gjenetik, por ekzistojnë edhe faktorë rreziku që lidhen me stilin e jetës, duke përfshirë ushqimet jo të shëndetshme, pasivitetin fizik, pirjen e duhanit dhe alkoolit, diabetin e pakontrolluar dhe mbipeshën.

Komiteti i Ekspertëve: Masat anti-Covid nuk kanë ndryshuar/ Qytetarët të vaksinohen

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka dalë sot në një konferencë për media, prej ku ka thënë se ka një rritje të rasteve të reja ditore, për shkak të virusit Delta.

Shefja e ISHP, Albana Fico, deklaroi se mesatarja javore e rasteve të reja ka shkuar në 482 nga 291 që ishte një javë më parë. Sipas Ficos, “masat nuk kanë ndryshuar, por duhen zbatuar ato që janë, si përdorimi i maskës, mbajtja e distancës dhe higjiena”. “Mesatarja javore e rasteve të reja ka shkuar në 482 raste, nga 291 që ishin një javë më parë. Numri total i rasteve aktive në vend është rritur nga 5573 në 5792, që çon në rritje të incidencës dyjavore me rreth 5 herë nga dy javët e shkuara.

 

 

Sa i përket pozitivitetit të mostrës, mbetet në shifrën 7.8%. Raporti i infeksionit mes femrave dhe meshkujve mbetet 52 me 48. Raporti i fataliteteve është 1.8%. Grupmoshat 35-64 vjeç kanë një rritje në numër të konsiderueshëm të rasteve të reja. Saranda, Himara, Malësia e Madhe, Shkodra, Tirana dhe Vlora janë bashkitë me incidencën më të lartë”, tha Fico. Shkak për rritjen e infektimeve është bërë qarkullimi masiv i variantit Delta në vend, që është një variant shumë herë më i transmetueshëm se variantet e tjera të virusit Covid-19.

OBSH: Numri i rasteve me COVID-19 është rritur gjatë 2 muajve

Numri i rasteve të reja të Covid-19 të raportuara globalisht është rritur për gati dy muaj, thotë Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH).

OBSH raportoi më shumë se 4.5 milionë raste të reja dhe 68,000 vdekje të reja në të gjithë botën javën e kaluar – vetëm një rritje e lehtë nga më shumë se 4.4 milionë raste dhe 66,000 vdekje të raportuara një javë më parë. Sipas përditësimit epidemiologjik javor të OBSH, numri total i intefktimeve me Covid ka kapur shifrën 211 milionë, me 4.4 milionë vdekje.

Numri i rasteve të reja globale tani duket të jetë i qëndrueshëm, pasi është rritur që nga mesi i qershorit, vuri në dukje OBSH në raport. Shpërthimet e infektimeve, pjesërisht të nxitura nga varianti i transmetueshëm Delta, kanë sjellë rritje të rasteve në shumë vende në dy muajt e fundit.

Në raportin javor, OBSH vuri në dukje se shfaqja e varianteve shqetësuese të Covid-19, përfshirë variantin Delta, ka nxjerrë në pah nevojën për të rritur vaksinimin, si dhe rëndësinë e respektimit të masave të shëndetit publik dhe social.

Shqipëria në 24 orët e fundit ka regjistruar rritje të infektimeve Covid-19 sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Shqipëria rrezikohet nga shpërthimi i fruthit, ISHP ngre alarmin: Mbulesa vaksinale ka rënë në 91%

Sipas të dhënave të bëra publike në raportin e INSTAT për Treguesit e Shëndetit Publik, për vitin 2020 rezulton se nga vaksinat që janë të detyrueshme për fëmijët në vendin tonë, që janë pjesë e kalenadarit të vaksinave, mbulesa vaksinale është mesatarisht në nivelet mbi 97 % duke përmbushur kështu dhe kriterin bazë, ku çdo antigen vaksinal duhet të jetë mbi 95 % në nivel kombëtar.

Në raportin e INSTAT, shkruhet se përjashtim bënë vetëm grupi Fruth-Rubeolë dhe Parotit, me mbulim 91 %. Ky grup vaksinash, në vitin 2020, ka rënë me 4 pikë përqindje, krahasuar me vitin 2019.

Ulja e mbulesës vaksinale në rang kombëtar e kësaj vaksine është shumë e lartë sipas ekspertëve të vaksinimit, pasi në vitin 2018 që rezulton dhe si vitit më i keq, ku mbulesa ra nën 95% dhe arriti në 94.1% pati shpërthime të disa rasteve të fruthit të fëmijët e pavaksinuar. Sipas ISHP u identifikuan rreth 800 raste me fruth dhe dy fëmijë të vegjël humbën jetën.

Nga viti në vit numri i fëmijëve të pavaksinuar ka ardhur në rritje kjo për arsye se shumë prindër kanë zgjedhur të mos i vaksinojnë fëmijët e tyre, nga frika e efekteve anësore duke e lidhur kryesisht me autizmin. Fruthi mund të parandalohet me dy doza të vaksinës që injektohen në moshën 1 dhe 5 vjeç./ TVKLAN

Manastirliu: Parandalimi është më mirë se kurimi/ Edhe shtatori muaj i hapur për vaksinim

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, përmes një postimi në Facebook, ka dhënë lajmin se edhe shtatori do të jetë muaj i hapur për vaksinimin e çdo qytetari mbi 18 vjeç.

Postimi i Manastirliut:

Aksioma “PARANDALIMI ËSHTË MË MIRË SE KURIMI”, sot ka rëndësi më shumë se kurrë më parë!

Shtatori do të jetë një muaj vendimtar për të rritur mbulesën vaksinale, ndaj kemi vendosur që sërish të jetë një muaj i hapur për vaksinimin e çdo qytetari mbi 18 vjeç.

Le t’i shfrytëzojmë këto ditë për të mbrojtur jetën dhe shëndetin, duke u vaksinuar sa më parë në qendrat shëndetësore, poliklinika apo në qendrat e vaksinimit të përqëndruar në të gjithë vendin.

Fauci: SHBA mund ta vërë nën kontroll COVID-19 deri në pranverë 2022, nëse shtohen vaksinimet

Shtetet e Bashkuara mund ta vendosin COVID-19 nën kontroll deri në fillim të vitit të ardhshëm nëse rritet ritmi i vaksinimit, tha Dr, Anthony Fauci të martën, një ditë pasi kompania Pfizer mori miratimin e plotë të FDA-së për vaksinën e saj.

Dr. Fauci, eksperti më i lartë i sëmundjeve infektive në vend, tha në disa intervista dhe një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë se miratimi i plotë nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave për vaksinën Pfizer-BioNTech hap rrugën për vaksinimin e më shumë njerëzve. Miratimi i plotë për vaksinën Moderna pritet në javët e ardhshme dhe autorizimi i vaksinimit për fëmijët më të vegjël deri në vjeshtë.

“Do të doja t’u bëja thirrje atyre që nuk janë të vaksinuar të kuptojnë se ne kemi aftësinë, ta shkurtojmë kohën e fundit të kësaj pandemie,” tha Dr. Fauci, kreu të Institutit Kombëtar për Alergjitë dhe Sëmundjet Infektive, në një konference për shtyp të martën. “Mendoj se është e arsyeshme të parashikosh” se Pfizer ose Moderna do të marrin miratimin nga FDA për të vaksinuar fëmijët nën 12 vjeç para sezonit të ardhshëm të festave, tha ai për NBC News.

“Shpresojmë nga mesi i vjeshtës dhe fillimi i dimrit.” Gjatë konferencës për shtyp të së martës, zyrtarët amerikanë gjithashtu u bënë thirrje punëdhënësve privatë dhe qeverive shtetërore dhe vendore që të kërkojnë që personeli të vaksinohet në një përpjekje për të rritur normat e vaksinimit. “Ka ardhur koha” që punëdhënësit amerikanë të fillojnë mandatimin e vaksinimeve, tha koordinatori i Shtëpisë së Bardhë për COVID, Jeffrey Zients, duke u bërë jehonë komenteve të Presidentit Joe Biden të hënën.

Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë po përgatitet të sigurojë dozat e treta përforcuese duke filluar nga mesi i shtatorit për amerikanët që u vaksinuan më shumë se tetë muaj më parë. Dr. Fauci tha gjithashtu se ofruesit e kujdesit shëndetësor gjithashtu duhet të përdorin më shumë trajtimet me antitrupa për COVID-19, përfshirë ato nga Eli Lilly & Co, Regeneron Pharmaceuticals dhe GlaxoSmithKline Plc/Vir Biotechnology Inc. Trajtime të tilla mund të ulin shtrimet në spital dhe vdekjet deri në 85% nëse përdoren herët tek njerëzit e infektuar, tha ai.

Shtetet e Bashkuara po luftojnë me një valë tjetër rastesh për shkak të variantit shumë ngjitës Delta. Edhe shtrimet në spital dhe vdekjet po rriten, veçanërisht në Florida, Misisipi, Luiziana, Teksas dhe pjesë të tjera të jugut të SHBA-së. Numri mesatar i vdekjeve nga COVID-19 është rritur me 23% gjatë shtatë ditëve të fundit, tha të martën Dr. Rochelle Walensky, drejtoreshë e Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Shtetet e Bashkuara kanë tani mesatarisht 1,000 vdekje nga COVID dhe mbi 150,000 raste të reja, sipas një njoftimi të Reuters. Zyrtarët amerikanë të shëndetësisë kanë vënë në dukje gjithashtu se edhe numri i vaksinimeve është rritur javët e fundit dhe shpresojnë se miratimi përfundimtar i vaksinës Pfizer nga FDA të nxisë më shumë njerëz që të vaksinohen.

Tuesday, August 24, 2021

Përkeqësohet situata me COVID-19: Rriten me 65% rastet e reja

Të dhënat e përpunuara nga Zëri i Amerikës, tregojnë se në 7 ditët e fundit (17-23 gusht), numri i të prekurve rishtaz u rrit me 65 përqind, krahasuar me javën pararendëse (10-16 gusht) duke kapur një total prej 3574 rastesh, ose një mesatare ditore prej 510 rastesh. Ky është niveli më i lartë javor që prej periudhës 16-22 mars. E premtja shënoi dhe ditën me kuotën më të lartë, me 658 të prekur, një nivel që nuk ishte rregjistruar që prej 21 marsit. E hëna ishte dita me më pak raste, 397 të infektuar, të shpërndarë në 32 bashki të vendit: 88 raste në Tiranë, 44 në Durrës, 42 në Vlorë, 38 në Shkodër, 23 në Kavajë, 18 në Fier, 16 në Lezhë, 14 në Gjirokastër, nga 11 raste në Korçë, Divjakë,nga 10 raste në Malësi e Madhe, Berat, 9 në Krujë, 8 në Lushnje, 7 në Sarandë, 6 në Rrogozhinë, nga 5 raste në Përmet, Librazhd, nga 4 raste në Peqin, Kamëz, Vau i Dejës, nga 3 raste në Tropojë, Kurbin, Dibër, nga 2 raste në Gramsh, Tepelenë, Mat, nga 1 rast në Mirditë, Vorë, Mallakastër, Këlcyrë, Poliçan. Edhe pozitiviteti (raporti mes rasteve të reja dhe testimeve) po ngjitet në nivele gjithnjë e më të larta, ndonëse testimet vijojnë të shtohen, duke kapur një mesatare ditore prej 5791 tamponësh. Mesatarja e pozitivitetit, në 7 ditët e fundit u ngjit në 8.8 përqind, nga 6.7 përqind që ishte një javë më parë.

Pozitiviteti është treguesi i transmetueshmërisë së virusit në komunitet. Rritja e shpejtë e të prekurve ka çuar në një shumëfishim të rasteve aktive të cilat kanë arritur në 5792 persona, ose 100 herë më shumë se fundi i muajit qershor. Shtimi i rasteve, sipas autoriteteve, i detyrohet qarkullimit të përhapur të variantit Delta, i konfirmuar zyrtarisht disa javë më parë. Gjatë javës së fundit, u vu re dhe një dyfishim i viktimave. Janë 12 persona që humbën jetën, niveli më i lartë javor që nga periudha 11-17 maj. E vetmja ditë pa viktima ishte kjo e hënë.

Paralelisht, numri i pacientëve që kërkojnë trajtim të specializuar, është rritur progresivisht. Sipas të dhënave të ditës së sotme në spital ndodhen 84 të shtruar, ndërkohë që të hënën e kaluar (16 gusht) kishte 47 pacientë. Që nga fillimi i muajit gusht janë rregjistruar 6608 raste, gati 1 mijë më shumë se sa ishin gjatë gjithë prillit, dhe më shumë se trefishi i totalit të rasteve në muajt maj-qershor-korrik, të marrë së bashku. Megjithatë autoritetet nuk kanë dhënë asnjë sinjal për të shtrënguar masat kufizuese, Masat që janë në fuqi, shpërfillen haptazi, me miratimin e heshtur të institucioneve të ngarkuara për të ndjekur respektimin e tyre.

Vëmendja e autoriteteve është përqëndruar te vaksinimi, me thirrjet e përsëritura drejtuar popullatës, duke qenë se gushti është dhe muaji i hapur për moshat mbi 18 vjeç. Të dhënat e fundit zyrtare për këtë proces i përkasin 18 gushtit, dhe sipas tyre janë kryer 1.340.339 doza të vaksinës ndaj koronavirusit. Bazuar në to, rezulton, sipas përllogaritjeve të bëra nga Zëri i Amerikës, se 35.4 % e popullsisë mbi 18 vjeç ka marrë të paktën një doze. Prej tyre, 25.9 %, ose mbi 575 mijë persona i kanë marrë të dyja dozat./abcnews.al

Sërish shifra të larta nga Kosova: 13 të vdekur dhe 1,901 të infektuar me COVID-19

Sërish shifra të larta me koronavirus nga Kosova. Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, bëhet e ditur se nga 10.848 testime, 1.901 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

MSH njofton se gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 13 raste të vdekjes. Po ashtu mësohet se janë shëruar 433 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 107.999. Në total numri i rasteve aktive është 21.922. Në 24 orët e fundit janë dhënë 21.719 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 729.554 doza të vaksinës. Deri më sot 244.235 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Ja pse po ju bien flokët

Rënia e flokëve është një fenomen tepër i zakonshëm tek të gjithë, kjo mund të ndodhë gjatë dushit të mëngjesit, ndërsa jeni duke tharë flokët, ose kur u jepni flokëve një krehje të shpejtë , dhe kjo është plotësisht normale. Por ndonjëherë është shumë frustruese, sidomos tek gratë pasi flokët identifikohen aq ngushtë me feminitetin,  dhe mund të ndikojë në vetëvlerësimin tuaj.

Stresi: Stresi mund të shkaktojë ndryshime hormonale. Studimet tregojnë se ndryshimet hormonale lënë shumë pasoja tek floku dhe përshpejtojnë rënien e tij. Mundohuni të menaxhoni stresin.

Ndryshimi i shampo-s: Ndryshimi i shpeshtë i shampove dhe produkteve të tjera për flokët nuk i jep kohë skalpit të kokës të përshtatet me këto produkte dhe substancat e tyre. Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj kimikateve të ndryshme prish pehashin e flokut dhe shkakton rënie të flokëve.

Krehja e flokut të lagur: Krehja e flokëve kur janë të lagur i këput dhe i shkul ato. Ekspertët thonë se flokët e lagur janë shumë të brishtë dhe krehja duhet bërë kur floku të jetë i thatë.

Problemet e lëkurës së kokës. Sëmundja e lëkurës së kokës, mund të shkaktojë edhe rënien e flokëve. Psh, kjo mund të jetë pasojë e dermatitit seboreik, psoriazës, etj./ shëndeti.com.al/ Prevention

E ardhmja e pandemisë/ Çfarë do të ndodhë me mutacionet dhe vaksinat

Në një studim të botuar në një revistë shkencore,  studiuesit kanë paraqitur faktet mbi atë që do të ndodhë në të ardhmen në lidhje me variantet e reja dhe rrjedhën e pandemisë.

Dr Holmes është një nga virologët më të njohur në Universitetin e Sidneit dhe nuk i pëlqen të bëjë parashikime për të ardhmen e virusit. Sidoqoftë, në maj 2020, 5 muaj pas fillimit të pandemisë, ai diskutoi disa nga skenarët e mundshëm në lidhje me evolucionin e ardhshëm të virusit SARS-CoV-2. Ai tha se virusi ndoshta do të evoluonte për t’i shpëtuar imunitetit ekzistues, por me kalimin e kohës ka të ngjarë të shkaktojë sëmundje më pak serioze duke theksuar se transmetueshmëria e tij nuk do të ndryshonte ndjeshëm, raporton abcnews.al

Me pak fjalë, ai besonte se evolucioni i virusit nuk do të luante një rol të rëndësishëm në të ardhmen e afërt të pandemisë. “Një vit më vonë rezultoi se çdo gjë që ai tha ishte e gabuar,” tha Dr. Holmes.

Jo saktësisht: “SARS-CoV-2 ka evoluar për t’i shpëtuar imunitetit ekzistues, por gjithashtu është bërë më ngjitës. Kjo ndikoi në rrjedhën e pandemisë. Varianti Delta që po dominon sot, është një nga katër llojet e identifikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe ka karakteristika të ndryshme në krahasim me virusin origjinal që u zbulua në Wuhan, Kinë, në fund të vitit 2019.

Për shkak të përhapjes së variantit Delta, shumë vende janë detyruar të ndryshojnë masat e tyre dhe në veçanti të përshpejtojnë programet e vaksinimit, apo edhe të rivendosin përdorimin e maskave mbrojtëse dhe masave të tjera të shëndetit publik. Imuniteti i tufës për shkak të variantit Delta është i pamundur të arrihet”, tha Dr. Çevik, specialist i sëmundjeve infektive në Universitetin e St. Andrews, raporton abcnews.al

Dr. Holmes është një nga studiuesit që studioi një nga gjenomet e parë të SARS-CoV-2 më 10 janar 2020. Që atëherë, më shumë se 2 milion gjenome janë analizuar dhe publikuar, duke krijuar një pamje të detajuar të ndryshueshmërisë së virusit.

Shumica dërrmuese e mutacioneve nuk i japin virusit një avantazh evolucionar dhe identifikimi i atyre që japin një avantazh nuk është i lehtë. Ndryshimi i SARS-CoV-2 deri më tani ka qenë rritja e infektivitetit të tij. Në fund të vitit 2020, u zbulua varianti Alpha, i cili është rreth 50% më ngjitës se sa ishte në fillim, dhe  Delta, e cila u zbulua për herë të parë në Indi dhe tani dominon botën, dhe është 40% deri 60% më ngjitës sesa Alpha.

E ardhmja

Edhe pse nuk është e lehtë të përcaktohet saktësisht se si mund të parashikohet infektiviteti, por ne ende mund të parashikojmë se cilët faktorë do të ndikojnë në këtë zhvillim. Një parametër është imuniteti që ndërtohet në komunitet. Nga njëra anë, imuniteti zvogëlon mundësinë e transmetimit dhe gjithashtu kufizon zhvillimin e mutacioneve të reja, raporton abcnews.al

“Kjo do të thotë se do të krijohen më pak mutacione nëse vaksinojmë më shumë persona, tha ai. Çevik.

Për momentin jemi në një pikë kritike, tha Dr Holmes: Me më shumë se 2 miliardë njerëz të vaksinuar me të paktën një dozë dhe qindra miliona të shëruar nga COVID-19, mutacionet e rezistente kundër imunitetit ekzistues mund të kenë një avantazh ndaj rritjes së infektivitetit viral.

Diçka e ngjashme ndodhi me gripin H1N1 që u shfaq në 2009 dhe shkaktoi një pandemi, tha Dr. Kölle, biolog evolucionar në Universitetin Emory. Virologu evolucionar Dr. Andersen tha se virusi mund të bëhet edhe më  ngjitës. Kufiri i infektivitetit së viruseve është fruthi, i cili është rreth tre herë më ngjitës se varianti Delta. Si përfundim, ndërsa e ardhmja është e vështirë të parashikohet, ekziston një sekret i zakonshëm që rritja e fushatës së vaksinimit jo vetëm që do të zvogëlojë transmetimin, por gjithashtu do të reduktojë krijimin e varianteve të reja.

Arma më e rëndësishme e njeriut për t’u përballur me pandeminë është vaksina dhe ky nuk është një parashikim por një fakt i padiskutueshëm.