Monday, August 23, 2021

AKU: Pjesa më e madhe e akulloreve kancerogjene u konsumuan

Gjatë ditës së sotme, 23 gusht, Autoriteti Kombëtar  i Ushqimit (AKU) ka reaguar në mënyrë zyrtare dhe ka publikuar shifrat në lidhje me skandalin ndërkombëtar të  oksidit të etilenit në akulloret e kompanisë Mars. Ndërkohë që në vendet perëndimore paralajmërimet dhe informacionet për publikun ishin dhënë që në shtator të vitit 2020, në Shqipëri reagimi erdhi tepër vonë, vetëm pas publikimeve të njëpasnjëshme të Qendrës Alert, për masat e marra në vende të tilla si Franca, Italia, Belgjika por edhe vendet fqinje, në  Serbi dhe në Qipro.

Skandali u thellua akoma më shumë kur AKU deklaroi për Qendrën Alert që ishte informuar nga institucionet për sigurinë ushqimore të Komisionit Europian (RASFF) dhe ishte në  dijeni të rrezikut që përmbanin këto ushqime, por megjithatë kishte zgjedhur që ti asgjësonte në heshtje ato, pa informuar zyrtarisht publikun dhe konsumatorët. Në këtë mënyrë, konsumatorët ishin të fundit që u informuan në lidhje për rrezikshmërinë që paraqesnin këto produkte, emërtimin, datat e skadencës dhe numrat e loteve të bllokuara.

Ajo që vihet re nga publikimi i deklaratës zyrtare të AKU është fakti që ata njoftojnë si datën kryesore të marrjes së alertit nga Sistemi i Emergjencave për Ushqimin të Komisionit Europian (RASFF) datën 31 korrik të këtij viti, ndërkohë që pohojnë që sasia e shpërndarë në treg ka qenë 16 tonë dhe ndërkohë 11.747 tonë ka rezultuar e shitur. Sasia e kthyer nga tregu është 4.356 ton akullore me prezencë të oksidit të etilenit, gjë e cila do të thotë që pjesa më e madhe e tyre fatkeqësisht është konsumuar.

Më poshtë njoftimi i plotë i AKU:

LIDHUR ME SHQETËSIMIN NDËRKOMBËTAR TË KONSUMIMIT TË DISA MARKAVE TË AKULLOREVE

AKU informon se:

Referuar informacionit të ardhur me e-mail zyrtar më datën 31.07.2021, nga sistemi RASFF i kategorisë: Alert me temë: “Substancë e paautorizuar oksid etileni në stabilizuesin lygomme të përdorur për prodhimin e akullores nga Franca”, me numër reference 2021.3976, në të cilin Shqipëria është etiketuar për ndjekje,  AKU me marrjen e këtij njoftimi mori masa të menjëhershme për bllokimin dhe tërhqjen nga tregu të këtij produkti konkretisht:

Gjatë kontrollit zyrtar të kryer në 2 subjektet të cilat kishin importuar këtë produkt u konstatua se nga sasia prej 35984.53 kg e importuar, u gjend gjëndje e pa tregtuar sasia prej 19880.4 kg e cila u bllokua.  Me anë të kontrollit të sistemit të gjurmueshmërisë u evidentuan subjektet të cilat janë furnizuar me këtë produkt në të gjithë teritorin e Shqiperise.

Me marrjen e ketij informacioni u morën masa të menjehershme nga Drejtorite Rajonale te AKU-se per bllokimin e produktit akullore me lot te specifikuar me prani te substances se paautorizuar  të derguara nga sistemi RASFF dhe terheqjen nga tregu me destinacion asgjesimin e saj perkatesisht.

Sasia e shperndare ne treg – 16104.13 kg

Sasia e kthyer nga tregu – 4356.69 kg

Sasia qe rezulton e shitur – 11747.44 kg

Sasia prej 19880.4 kg e gjendur gjendje ne subjektet importuese dhe sasia e terhequr nga tregu 4356.69 kg  u asgjesuan.

Na kontaktoni për çdo problematikë, pasi jemi në shërbimin tuaj dhe në këtë angazhim jemi bashkëpunëtorë!/ Alert/

No comments:

Post a Comment