Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim kryesor që ndikon jetën e përditshme.
Sëmundje si artirti, dhimbja e shpinës apo pjes ëtë tjera të trupit janë shumë të përhapura që ndikojnë në jetën e përditshme. Si gjithnjë ushqimet dhe stili i jetesës janë zgjidhja më e mirë për të përballuar çdo shqetësim të organizmit. Në këtë artikull ju tregojmë disa prej këtyre mënyrave të cilat do ju ndihmojnë të forconi kockat tuaja natyralisht.
Hani perime: Frutat dhe perimet janë nga burimet më të mira të vitaminës C, e cila stimulon prodhimin e qelizave që formojnë kockat dhe mbron kockat nga dëmtimi. Studimet tregojnë gjithashtu se konsumimi i shumtë i perimeve në dietën tuaj rrit dendësinë minerale të kockave. Qepa në veçanti, zvogëlon rrezikun e frakturave në 20%, kundrejt personave që nuk konsumojnë kurrë qepë. Kale, brokoli dhe spinaqi janë gjithashtu një ndihmë e madhe për kockat që duhet të jetë në dietën, pasi ato përmbajnë vitaminë K.
Më shumë kalium: Kaliumi është miku më i mirë kur bëhet fjalë për mbrojtjen e shëndetit të kockave tuaja. Aftësia e tij për të neutralizuar acidet metabolike që shkatërrojnë kockat është e jashtëzakonshme. Bananet janë veçanërisht të pasura me kalium, si dhe magnez prandaj bëjini pjesë të dietës tuaj të përditëshme.
Më pak alkol dhe kafeinë: Nisja e ditës pa kafienë mund të duket si një mision i pamundur, por nëse doni të mendoni për shëndetin e kockave tuaja duhet të hiqni nga kjo substancë. Studimet tregojnë se pirja e 3 ose më shumë flixhanëve me kafe në ditë zvogëlon thithjen e kalciumit nga trupi gjë që mund të ndikojë negativisht në densitetin e kockave tuaja. Alkoli bën gjithashtu të njejtën gjë për organizmin tuaj prandaj provoni të konsumoni ndonjë çaj bimor ose më shumë lëng frutash.
Merruni me aktivitet fizik: Ushtrimet fizike janë kryesore për të ndërtuar kocka të forta. Vrapi, ecja apo sportet në përgjithësi që përfshijnë stërvitje rezistente siç janë palestra e ushtrimet e peshes mund të jenë një alternativë e mirë. Gjithnjë kujdesuni të mos i dëmtoni kockat edhe duke i bërë këto ushtrime.
Merrni Vitaminë D: Vitamina D funksionon paralelisht me kalciumin për zhvillimin e shëndetit të kockave dhe kur këto të dyja mungojnë mund t’i më shumë dëm sesa të mirë për shëndetin tuaj. Një mënyrë e shkëlqyeshme për të luftuar mungesën tuaj të vitaminës D është të bëni një shëtitje në diell. Jo vetëm që do të stërviteni, por do të merrni edhe rreze.
Pini qumësht: Këshilla e përherëshme, konsumoni qumësht për të përfituar më shumë kalium. Qumështi është një burim i shkëlqyeshëm i kalciumit që është një nga përbërësit kryesorë në ndërtimin e kockave më të forta. Alternativat e qumështit të pasur me kalcium që variojnë nga qumështi i bajameve deri tek ai normali që konsumoni çdo ditë. Ushqime të tjera të pasura me kalcium janë djathi me pak yndyrë, kosi natyral, sardelet, salmoni dhe bajamet. /AgroWeb
No comments:
Post a Comment