Friday, August 20, 2021

Pse ndiheni të lodhur pasi keni ngrënë, ja çfarë ndodh në organizëm

Përshtati në shqip: Anxhela Cami

Ngrënia e një vakti supozohet se i jep trupit tuaj energji gjatë gjithë ditës. Kjo është arsyeja pse është pak konfuze kur bën pikërisht të kundërtën,  por ngopja dhe qetësia vështirësojnë mbajtjen hapur të syve dhe dëshira për gjumë  është shumë e madhe. Ndjenja e lodhjes pas ngrënies është mjaft e zakonshme dhe ka një mori arsyesh pse ushqimi juaj mund të veprojë si e kundërta e “karburantit”.

Metabolizmi tretës harxhon shumë energji për të tretur ushqimin pas buke. Sa më e madhe të jetë sasia e konsumuar, aq më e madhe do të jetë dhe energjia e harxhuar për tretjen e tij. Kjo energji e harxhuar më pas bëhet shkak i lodhjes ose përgjumjes.

Ja disa arsye:

Kur konsumoni alkool: Gota e verës mund të nxisë përgjumjen tuaj pas vaktit. Alkooli është qetësues, që do të thotë se mund t’ju lërë të ndjeheni shumë pak energjikë, sipas ekspertëve.

Vakti juaj është i pasur me yndyrna dhe karbohidrate: Ushqimet e shpejta janë të shijshme, por shpesh mund t’ju bëjnë të ndjeheni të plogësht nëse kanë shumë yndyrë dhe karbohidrate. Hormoni kolecistokinin (CCK), i cili lirohet nga zorra e hollë, shpesh është fajtor në këtë rast.

Keni ngrënë shumë: Ndonjëherë, ndjesia e lodhjes pas ushqimit ka të bëjë më shumë me sa keni ngrënë në vend të asaj që keni ngrënë. Arsyeja është e thjeshtë: “Sa më i madh vakti, aq më shumë energji i duhet trupit tuaj për ta tretur atë”, thotë Perst. Shpenzimi i gjithë asaj energjie mund të çojë në lodhje, kështu që përpiquni të zvogëloni madhësitë e ushqimit tuaj.

Një intolerancë e fshehur e ushqimit mund të jetë fajtore: Intolerancën ndaj ushqimit, apo edhe alergjitë ushqimore, shpesh shoqërohen me simptoma të pakëndshme si ngërçet në stomak ose diarreja. Por herë pas here, një intolerancë ndaj ushqimit për të cilën nuk jeni ende të vetëdijshme mund t’ju bëjë të ndiheni të lodhur.

Varësia nga kafeina nuk po ju bën ndonjë favor: Kafeina ju mban zgjuar dhe mund të ketë pasoja për gjumin. Studiuesit kanë treguar se konsumi i lartë i kafesë mund të rrisë sasinë e kohës që ju nevojitet për të fjetur. Kështu që, të ndjerit e lodhur mund të jetë më pak nga ajo që keni ngrënë, dhe më shumë për filxhanin e parë të kafesë në mëngjes./ shëndeti.com.al/ Prevention/

No comments:

Post a Comment