Vaksina Pfizer nga BioNTech, është e para që shkon përtej licencimit të përkohshëm për përdorim te njerëzit 16 vjeç e sipër.
Sipas Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave, kjo do te hapë rrugën për kërkesat e vaksinimit nga spitalet, kolegjet, kompanitë dhe organizatat e tjera. Pfizer tha se kishte dorëzuar të dhëna në FDA me 44,000 pjesëmarrës në provat klinike në Shtetet e Bashkuara, Bashkimin Evropian, Turqinë, Afrikën e Jugut dhe Amerikën e Jugut. Sipas të dhënave, vaksina është 91% efektive në parandalimin e infeksionit, një përqindje pak më e ulët se dhjetorin e kaluar, kur u lëshua leja e urgjencës.
Sipas industrisë farmaceutike, zvogëlimi i katër pikave është për shkak të faktit se studiuesit kishin më shumë kohë për të identifikuar pacientët e infektuar.
Një sondazh i fundit i Fondacionit Kaiser Family zbuloi se tre nga 10 persona të pavaksinuar thanë se kishte të ngjarë të vaksinoheshin me një vaksinë plotësisht të licencuar.
No comments:
Post a Comment