94,2% e të rriturve në Angli kanë zhvilluar antitrupa ndaj Covid-19, sipas një raporti të ri nga Zyra e Statistikave Kombëtare në Mbretërinë e Bashkuar.
Afërsisht 80.7% e popullsisë angleze është vaksinuar plotësisht, ndërsa pjesa e tjetër kanë fituar antitrupa nga infeksioni natyror i koronavirusit.
Raporti është një lajm i madh për Anglinë, e cila ka regjistruar një nivel të rasteve ditore afërsisht 25 mijë në ditë. Vdekjet kanë mbetur jashtëzakonisht të ulëta, me një mesatare shtatë ditore prej 81 vdekjesh në ditë. Mbretëria e Bashkuar është një nga vendet më të goditura nga Covid-19, me mbi 6.36 milionë raste dhe me më shumë se 131 mijë vdekje që nga fillimi i pandemisë.
“Në të katër vendet e Mbretërisë së Bashkuar, përqindja e antitrupave në grupmoshën 25 deri në 34 vjeç, që kanë marrë një ose më shumë se një dozë vaksine shkon në 82.3% deri në 90.1%”, tha Zyra e Statistikave Kombëtare. “Një rritje e ngjashme vihet re edhe te ata të moshë 16 deri në 24 vjeç në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar që nga qershori, me 51.3% dhe 56.6% që raportojnë se kanë marrë të paktën një dozë vaksine”.
Vaksina Moderna u miratua në Mbretërinë e Bashkuar për fëmijët e moshës 12 vjeç këtë javë, ndërsa vaksina Pfizer u miratua për atë grupmoshë disa javë më parë. Fëmijët nën 12 vjeç ende nuk kanë të drejtë për ndonjë vaksinë Covid-19 në Mbretërinë e Bashkuar, ashtu siç nuk janë ende në SHBA.
Shumica e të rriturve në MB u vaksinuan me vaksinën AstraZeneca, e cila mbështetet në metodën e vjetër të vaksinave që nuk përfshin teknologjinë e mRNA të Pfizer dhe Moderna. Por kjo do të jetë më mirë për të rriturit britanikë në planin afatgjatë, pasi një studim i ri ka treguar se ndërsa Pfizer ka efikasitet më të lartë se AstraZeneca për disa janë, efikasiteti i Pfizer ulet me kalimin e kohës, sipas BBC./ Monitor
No comments:
Post a Comment