Profesor Dhimitër Kraja ka informuar mbi situatën me shtrimet në spitalin COVID-1 pas shfaqjes së variantit delta në vendin tonë. Kraja thotë se sot ka 90 shtrime në spitale, nga të cilët 60% janë meshkuj, 55% mosha të treta dhe 30% forma të rënda.
Ai garanton se spitali po funksionon me potencial maksimal për të shtruarit e infektuar. “Kjo gjendje epidemiologjike komunitare reflektohet edhe në rastet në spitale. Tani funksionin COVID-1, që ka pasur këtë ecuri statistikore që shtrohen, në korrik të këtij viti arritëm 1 raste 2 raste në ditë ose javë. Patëm ditë dhe javë ku nuk kishim jo vetëm vdekje por as raste shtrimesh të reja. Në korrik pasi u evidentua dhe varianti Delta, nga një rast kaluam në gusht në 24 raste, sot që flasim janë të shtruar 90 raste.
Çfarë karakteritikash kanë rastet?
40% femra, 60% mehkujt. Grupmosha të ndryshme, 15% të reja, 25% të mesme, më shumë madje, 55% janë mosha të rritura e tretë, 8% mosha e katërt. Situata e tyre nga ana shëndetësore është e tillë që, 40% janë forma të mesme serioze ose me ndërlikim ose në subjekte që kanë probleme. Rreth 30% janë forma të rënda. Pjesa tjetër ndahet në problematike ose ndërlikime të rezikshme kërcënuese.
Pak a shumë këto janë të dhënat sa i përket të sëmurëve. Sa i përket COVID-1, mund të themi që funksionon me potencialin maksimal. ‘’- tha profesor Kraja.
No comments:
Post a Comment