Spitali Infektiv ndodhet në limitet e tij sa i takon kapacitetit për shtretër, pasi është rritur numri i të hospitalizuarve.
Në një lidhje telefonike për “News24” gazetari Erjon Skëndaj raportoi se 24 orët e fundit kanë dëshmuar një mbushje të shpejtë të spitalit, ndërsa thuhet se në COVID 1 ka mbi 100 të shtruar. Teksa kapaciteti i këtij spitali është 120 shtretër, Skendaj raporton se është informuar që gjatë natës është boshatisur COVID 3, ish-kirurgjia, e cila mendohet se do të kthehet sërish në spital COVID. Sipas tij, mesatarja ditore shkon nga 10-15, ndërsa ka pasur edhe 21 shtrime. Po ashtu ai theksoi se ka pasur raste të riinfektimeve te personat që e kanë kaluar COVID-in por edhe te ata që janë vaksinuar.
No comments:
Post a Comment