Dehidrimi është një gjendje e cila krijohet pasi trupi të ketë humbur më shumë ujë sesa ka konsumuar. Konsideruar ndryshe si ndryshim i nivelit të kripës dhe sheqerit në gjak, që rrjedhimisht ndikon në funksionet e tjera të trupit. Çdo qelizë, ind dhe organ në trup varet nga uji.
Uji ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit të lëngjeve të trupit. Rregullon dhe ruan temperaturën e trupit. Lubrifikon nyjet dhe sytë tuaj. Ai mbron indet, shtyllën kurrizore dhe nyjet tuaja. Ndihmon trupin tuaj që të largojë mbeturinat dhe toksinat. Ndihmon tretjen. Ndihmon në kontrollin e marrjes së kalorive. Ndihmon lëkurën tuaj të duket e bukur dhe rinore.
Të qenit i dehidratuar nuk ju bën vetëm të ndjeheni të etur, ajo gjithashtu mund të ketë një ndikim të madh në mënyrën se si funksionon i gjithë trupi juaj. Ja çfarë duhet të dini
Simptomat e dehidrimit dallojnë në varësi të nivelit të tij. Sa më shumë që të rritet niveli i humbjes së ujit, paraqiten edhe më shumë shenja dhe simptoma, siç janë:
Dhimbje koke dhe ndjeshmëri: janë disa nga shenjat e mundshme që tregojnë se trupit tuaj i mungon uji. Kjo shkakton dhimbje koke të bezdisshme, si dhe migrenë. Për më tepër, dehidratimi redukton qarkullimin e oksigjenit dhe gjakut në tru. Kur vuani nga dhimbjet e kokës, pini ujë.
Përqendrim i dobët: Mungesa e ujit në tru mund të ndikojë në vendimmarrjen tuaj, kujtesën dhe gjendjen shpirtërore. Dehidratimi madje mund të shkaktojë simptoma të mjegullimit të trurit, të tilla si harresë dhe vështirësi për t’u fokusuar, menduar dhe komunikuar.
Aromë nga goja dhe gojë e thatë: Aroma e keqe nga goja është një tjetër shenjë që trupi tuaj i mungon uji. Për shkak të mungesës së ujit, trupi juaj prodhon më pak pështymë, e cila përmban veti antibakteriale. Kjo çon në një rritje të tepërt të baktereve në gojë, duke shkaktuar erën e keqe. Së bashku me aromën e keqe, mund të keni një gojë të thatë. Uji punon si një lubrifikant, i cili mban membranat e mukozës në fyt të lagura, duke parandaluar kështu tharjen e gojës.
Lodhja: Nëse ndiheni të lodhur dhe të fjetur, mund të jetë për shkak se trupi juaj është dehidratuar. Mungesa e ujit shkakton presion të ulët të gjakut dhe furnizim joadekuat të oksigjenit në të gjithë trupin, përfshirë edhe trurin. Mungesa e oksigjenit shkakton përgjumje, lodhje dhe një ndjenjë letargjike. Për më tepër, kur je i dehidratuar, trupi duhet të punojë shumë më tepër për të siguruar qarkullimin e duhur të gjakut, transportimin e ushqyesve dhe madje edhe frymëmarrjen./ shendeti.com.al/ Prevention
No comments:
Post a Comment