Numri i rasteve me koronavirus (COVID-19) në mbarë botën ka shkuar mbi 210 milionë.
Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, deri më tani në të gjithë botën janë regjistruar gjithsej 210.135.043 raste me COVID-19. Numri më i madh i rasteve deri më tani është regjistruar në SHBA, me gjithsej 38.072.656.
Pas SHBA-së radhiten India me 32.320.898, Brazili 20.458.221, Rusia 6.663.473, Franca 6.533.383, Britania e Madhe 6.355.887, Turqia 6.138.452, Argjentina 5.106.207, Kolumbia 4.877.323 dhe Spanja me 4.745.558 raste.
Deri më tani, në të gjithë botën për shkak të COVID-19 kanë humbur jetën 4.405.953 persona ndërsa numri i të shëruarve ka arritur në 188.247.125 persona.
Aktualisht, në botë ka 17.481.965 të prekur nga COVID-19 të cilët janë në trajtim.
No comments:
Post a Comment