Rënia e flokëve është një fenomen tepër i zakonshëm tek të gjithë, kjo mund të ndodhë gjatë dushit të mëngjesit, ndërsa jeni duke tharë flokët, ose kur u jepni flokëve një krehje të shpejtë , dhe kjo është plotësisht normale. Por ndonjëherë është shumë frustruese, sidomos tek gratë pasi flokët identifikohen aq ngushtë me feminitetin, dhe mund të ndikojë në vetëvlerësimin tuaj.
Stresi: Stresi mund të shkaktojë ndryshime hormonale. Studimet tregojnë se ndryshimet hormonale lënë shumë pasoja tek floku dhe përshpejtojnë rënien e tij. Mundohuni të menaxhoni stresin.
Ndryshimi i shampo-s: Ndryshimi i shpeshtë i shampove dhe produkteve të tjera për flokët nuk i jep kohë skalpit të kokës të përshtatet me këto produkte dhe substancat e tyre. Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj kimikateve të ndryshme prish pehashin e flokut dhe shkakton rënie të flokëve.
Krehja e flokut të lagur: Krehja e flokëve kur janë të lagur i këput dhe i shkul ato. Ekspertët thonë se flokët e lagur janë shumë të brishtë dhe krehja duhet bërë kur floku të jetë i thatë.
Problemet e lëkurës së kokës. Sëmundja e lëkurës së kokës, mund të shkaktojë edhe rënien e flokëve. Psh, kjo mund të jetë pasojë e dermatitit seboreik, psoriazës, etj./ shëndeti.com.al/ Prevention
No comments:
Post a Comment