Dy javët e fundit, vendi ynë është përballur me një rritje të numrit të të infektuarve me koronavirus duke rritur ndjeshëm bilancin e rasteve të reja.
Deri më tani në Shqipëri janë kryer mbi 1 milion e 350 mijë vaksina. Këtë e ka bërë të ditur ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu përmes një postimi në rrjete sociale.
Ajo i bën thirrje qytetarëve për të shfrytëzuar muajin e hapur të vaksinimit për të marrë dozat duke theksuar rrezikun e shtuar të variantit Delta.
“Një ftesë për çdo qytetar për të shfrytëzuar deri në fund MUAJIN E HAPUR TË VAKSINIMIT, edhe sepse situata e epidemisë në vend me variantin e ri të koronavirusit, i cili po shqetëson seriozisht të gjitha vendet, kërkon prej të gjithëve një akt moral e qytetar për mbrojtjen e shëndetit, po edhe të të tjerëve
Vaksinimi ndaj Covid19 bëhet në qendrat shëndetësore, poliklinika si dhe në pikat e vaksinimit të përqëndruar. Deri tani janë 1,358,228 vaksinime të kryera.” –shkruan Manastirliu.
No comments:
Post a Comment